BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

"Suksesi" i artistëve, i bazuar te një pjesë e politikës kundra tjetrës!

"Suksesi" i artistëve, i bazuar te një pjesë e

 I erdhi një përgjigje Partisë Demokratike nga Brukseli, që thotë:“Komisioni Europian nuk ka asnjë kompetencë për të vlerësuar përputhshmërinë e Ligjit Special me kuadrin ligjor aktual të Shqipërisë”, por nga ana tjetër, ajo shprehet se nuk ka asnjë shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim-Asoci-imit, përkundër asaj çfarë ka deklaruar deri më sot opozita shqiptare. Pastaj në letër shtohet se: Komisioni Europian mirëpret vullnetin e autoriteteve Shqiptare për ta amenduar Ligjin Special, me qëllim hapjen e garës për projektin e Teatrit Kombëtar, në mënyrë që çdo kompani private të mund të aplikojë një propozim për projektin”, thuhet të letrën e Komisionit Europian. Pra me ligjin jeni mirë, po ju mirëpresim vullnetin për amendim mbi hapje gare që çdo kompani të paraqesë projektin e saj! Pastaj Pollo që brohoret fitore duke thënë: BE, pas kërkesës tonë, konstaton se Ligji Fusha shpk, ka shkelur legjislacionin europian për prokurimin publik. Ky ligj shmang garën e hapur dhe i fal 205 milionë euro kompanisë se dy Lalëve.

BE detyron dy Lalët të bëjnë ligj të ri dhe të lejojnë garën. Kjo është fitore e një beteje. Falenderime Komisionit Europian.

Por shkeljet e ligjit shqiptar vazhdojnë, Këshilli Bashkiak i Tiranës është anashkaluar, grabitja e pronës publike ende e mundshme, financimet e drogës presin tenderin; trashëgimia historike në rrezik. Edhe këto beteja do t‘i fitojmë. Lufta vazhdon.

E pastaj dhe Veliaj që thotë në twiter: “Lajm i shkëlqyer Letra e KE për Teatrin e Ri! Kush kërkoi përgjigje nga BE, tani e ka dhe s’duhet ta pengojë progresin! Teksa ligji nuk shkel MSA, kemi shansin ta bëjmë dhe më të mirë akoma! Tani që pengesat ranë, le të bashkohemi dhe të ecim përpara! #TiranaNukNdalet”, shkruan Veliaj.

Si gjithmonë në këtë vend të shpifur politikisht dhe irracional në koherencën morale dhe etike në politikë ka dy fitues gjithmonë! Shteti dhe politika përballë kanë fituar në këtë vend gjithmonë! Kanë humbur interesat e vërteta të publikut. Shteti fitoi, sepse nuk ka shkelur MSA me ligjin dhe Pollo i PD-së ka fituar se ka "këshilla për amendamente të përbashkëta"?! Pra fitoi PD-ja opozitë dhe PS-ja në pushtet! Të dyja brohorasin fitore njëkohësisht dhe unë jam i qartë se njëra thërret kot fare, sepse ka 27 vite që nuk ka fituar përveç vitit të famshëm 1992! Edhe kjo e letrës së Brukselit, është një humbje e tyre përballë opinionit publik dhe Ramës, por sidomos përpara kauzës së teatrit të Tiranës ose "Teatrit Kombëtar! Kjo brohoritje e sotme është e zakonshme e tyre. Ato kanë humbur dhe janë shpartalluar në zgjedhje dhe kanë ulëritur - fituam ose na vodhën, sepse ne kemi fituar me votë "plebishitare"?! Humbën dhe kauzën e "Teatrit Kombëtar" por më shumë se humbën kauzën, e shpërdoruan atë! Të humburit janë një pjesë e artistëve dhe një pjesë e opinionit që "i pranoi në kauzë pikërisht sabotatorët dhe njerëzit më pa ideale kulturore dhe kombëtare" që janë arrivistët dhe lidershipi i inkriminuar dhe butaforik i PD-së?! I pranuan një pjesë e artistëve, sepse "deshën kallaballëk" dhe futën pranë tyre në protestë njerëzit që kishin lënë për vite e vite "Teatrin Kombëtar" si një mejhane dhe si një ndërtesë, ku minjtë kishin shfaqe çdo çast dhe kushtet ishin rënduar deri në mjerim! Njerëzit, që artistët dhe aktorët i duan vetëm për fushatë elektorale dhe me politikat e tyre anti kombëtare shkatërruan artin, teatrin në rradhë të parë, kinematografinë, artin dhe artistët duke i bërë për bukë goje - katandisën teatrin një varfëri mahnitëse! E sot duan të përgatisin dhe një ligj për artin dhe kulturën për të larguar dhe vlerat e mëdha kombëtare artistike në saj të "dekomunistizimit të tyre idiot", intaçor, të vonuar dhe kafshëror, antiart dhe antikulturë! Të tillë njerëz dolën në krah të artistëve të cilëve ju iku mikrofoni real. Ju largua e drejta reale e tyre dhe ju ra vlera në publik, duke u bashkuar ose qenë bisht i njërës palë në politikë, për t’ju përballur palës tjetër! Ju ra dhe ju sabotua dhe kauza e tokës së tyre, mos shembjes së asaj godine dhe nga vetë korifenj të artit të cilët njëherë thanë "kështu dhe pastaj ashtu"?! Ju sabotua vlera e fjalës së "burrave" të cilët luajtën sa mundën dhe nuk kanë faj, sepse jeta dhe aktrimi nuk njohin kufi ndarje me njëra tjetrën! U bashkuan dhe u përdorën nga një palë politike, që nuk ka bërë asgjë realisht për artin dhe sportin përballë ose kundër palës tjetër që mbase qëllimin e ka të kullat, por Teatrin Kombëtar e ndërton?! Shumë nga të drejtat e mëdha të thëna në forumet e tyre (artistëve) tanimë janë sabotuar nga marrëzitë e kërkesave idiote që largojnë thelbin e çështjes së teatrit, duke e çuar në kalendat e duhura prej tyre, për hatrin e interesave të tyre bazike jo vetëm elektorale, por dhe të monopolizmit që luan sa pro dhe kundra tyre në këtë vend njerëzish në politikë, mbushur me afera monopolesh në çdo moment! Ju vjen inat për mungesën e aferave të shumta te ato, për vetë faktin e tetë viteve larg pushtetit politik! Ky është halli i tyre! Ndërsa nëse kam kuptuar diçka unë, por dhe të tjerët si unë, interesi i një pjese të madhe të artistëve ishte "Mbrojtja e Teatrit"?! Me kë! Me njerëzit që as kanë dashur, as duan, as do duan ndonjëherë kulturën dhe interesin kombëtar të saj në Shqipëri! E kanë treguar me vepra se janë një "folkruralizëm" absurd kulturor, që nuk di as të ruajë vepra të kultivuara, as të krijojë të reja dhe akoma më tepër të ndërtojë teatro, stadiume dhe mbrojë monumente! Kushdo alternativë e tyre në politikë e ka kollaj, sepse veprat e tyre lejojnë çdo alternativë politike, të bëjë arroganten në saj të marrëzisë politike përballë tyre! Në këtë kurth dhe kështu e pësuan dhe një pjesë e artistëve dhe aktorëve që besuan te ankesat në Bruksel të PD-së?! Ose te vetë ajo se është e zonja për ti dalë zot kauzave të kulturës!

Nga Besi BEKTESHI