BREAKING NEWS

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të
x
BREAKING NEWS

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes ‘Berisha’, ju tregoj një nga provat e DASH në dosjen e tij ‘non-grata’ dhe roli i Argitës duke përdorur Jamarbër Malltezin në korrupsion dhe pasurim nëpërmjet pushtetit

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes
x
BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x

Opinion / Editorial

Suksesi i takon Silvinjos, futbollistëve, tifozëve dhe Federatës, politika të mos “rrëmbejë” atë që u takon të tjerëve

Suksesi i takon Silvinjos, futbollistëve, tifozëve dhe Federatës,

Për të dytën herë në histori, futbolli shqiptar arrin të realizojë një mrekulli, duke shkuar në fazën finale të një Europiani. Një rezultat i shkëlqyer i futbollit shqiptar, i atyre njerëzve që nisën një projekt të ri, drejtuesve të FSHF-së, duke besuar te trajneri Silvinjo. Ndërkohë që, trajneri brazilian besoi te ky grup futbollistësh, që në fushë treguan se sa vlejnë, duke arritur një rezultat të jashtëzakonshëm e duke bërë një paraqitje të mahnitshme. Ky rezultat u takon edhe atyre mijëra e mijëra tifozëve të zjarrtë që mbushin stadiumet, ndjekin kombëtaren kudo që luan e që festojnë në rrugë me flamurin kuqezi. Këtu historia mbaron edhe pse janë të shumtë ata që duan të “fusin duart” tek ky sukses, duke u përpjekur të përfitojnë prej tij. Politika e para, që si gjithnjë nuk harron të “rrëmbejë” pjesë të suksesit, apo ta përvetësojë tërësisht atë, duke e konsideruar si triumfin e saj. Foto, deklarata, video e mesazhe që duket sikur qeveria dhe veglat në varësi të saj janë triumfatorë, por në fakt nuk është dhe nuk ka qenë kurrë kështu. Ky sukses i përket vetëm futbollit shqiptar, atyre që luftuan fort për të ardhur deri këtu, atyre që luftuan disa vite më parë kundër kësaj qeverie, që donte me çdo mënyrë ta rrëzonte këtë Federatë. Mos harroni se kjo qeveri e mazhorancë, e mësuar të kontrollojë gjithçka, donte me çdo kusht të kapte edhe futbollin e kur nuk ia doli dot mbanë bëri si “dhelpra me rrushtë”. Ndërsa sot, apo prej disa muajsh, po lajkaton Federatën, trajnerin e futbollistët me fjalë të ëmbla, por në fakt ata nuk kanë nevojë për këto lëvdata false. Këta futbollistë duartrokitjet dhe mbështetjen po e marrin vetëm nga ata që e ndjejnë vërtet këtë ekip në zemër, nga tifozët kuqezinj anembanë botës. Kjo Federatë e Futbollit, kjo kombëtare, këta futbollistë e ky trajner, nga qeveria kanë nevojë për ligje dhe politika që ta mbështesin zhvillimin e këtij sporti dhe të gjitha sporteve të tjera. Kanë nevojë për terrene të reja sportive, në mënyrë që të kemi masivizim të sportit, kanë nevojë për politika të përshtatshme që zhvillojnë futbollin dhe sportin shqiptar. Por këto gjëra mazhoranca nuk i bën, qëndron e heshtur, duke shpërdoruar miliona euro për t’i futur më pas në xhepat e saj. Politikanë që dita-ditës po hyjnë në burg apo hetohen nga SPAK për abuzime me fondet, ndërkohë që sporti në Shqipëri thërret e ulëret me të madhe për ndihmë financiare, për ta zhvilluar atë. Kjo është ajo që duhet të  bëjë qeveria shqiptare, të ndihmojë sportin me mbështetje financiare e ligje sponsorizuese, që i japin frymëmarrje sportit dhe e bëjnë atë më konkurrues në Europë e botë. Federata Shqiptare e Futbollit ka kohë që e ka kuptuar këtë gjë dhe rezultatet sot janë të prekshme, me dy kualifikime në 8 vitet në Europian. Kjo nuk është rastësi, por një punë e vizion i qartë i FSHF-së, gjë që i mungon qeverisë shqiptare për sportin, që e harron atë, duke e lënë në mëshirë të fatit, duke lënguar për disa thërrime. Lëreni FSHF-në, trajnerin Silvinjo si dhe këta lojtarë të vijojnë punën e nisur, duke arritur deri këtu me forcat e tyre, për të na bërë të ëndërrojmë edhe më tej. Politikanë e qeveritarë, mos përfitoni nga sporti, por ndihmojeni atë me projekte konkrete, në mënyrë që të gëzojmë sërish në të ardhmen me këtë ekip e jo vetëm. Të gëzojmë në të gjitha sportet, me të gjithë ata kampionë apo të rinj që po vijnë e që kanë nevojë për terrene sportive, për palestra, për bazë materiale e ndihmë financiare. Nëse politika do të bëjë realisht këtë gjë atëherë ka të drejtë të festojë, por këtë sukses të kualifikimit në Euro 2024 mos e prekni, kjo u përket vetëm atyre që e kanë arritur me djersë në fushën e lojës.