BREAKING NEWS

Momenti i SHUMËPRITUR! Holanda ndryshon qëndrim për Shqipërinë, i jep dritën jeshile për të nisur procesin integrues në BE

Momenti i SHUMËPRITUR! Holanda ndryshon qëndrim për
x
BREAKING NEWS

“LAJMI QE PRISNI”, kryeministri Edi Rama bën publik informacionin e rëndësishëm: Ia dolëm edhe kësaj sfide!

“LAJMI QE PRISNI”, kryeministri Edi Rama bën publik
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës: Ka procese penale në SHBA, ja mesazhi i ambasadores Yuri Kim

Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’ ndaj Lulzim Bashës:
x
BREAKING NEWS

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, Spartak Ngjela tregon dy arsyet dhe plas paralajmërimin e fortë: Do të ketë pasoja për PS-në!

Largimi nga politika i Gramoz Ruçit, Spartak Ngjela tregon dy arsyet dhe
x
BREAKING NEWS

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e rëndësishëm/ KPK merr vendimin e menjëhershëm dhe shkarkon prokuroren e njohur të Tiranës

Ishte krahu i djathtë i Arta Markut kur drejtonte institucionin e
x
BREAKING NEWS

VENDIM zyrtar! Bashkimi Europian jep lajmin e shumëpritur për Shqipërinë

VENDIM zyrtar! Bashkimi Europian jep lajmin e shumëpritur për
x
BREAKING NEWS

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos autorin. Zbardhet shkaku (EMRI+FOTO)

Dhunohet drejtoresha në Bashkinë e Tiranës, policia fundos
x
BREAKING NEWS

Grupimi 'Për PD-në' del në konferencë të jashtëzakonshme, Harxhi bën denoncimet e forta: Vëzhguesit janë kërcënuar! Ja cila është shkelja më e rëndë!

Grupimi 'Për PD-në' del në konferencë të
x

Opinion / Editorial

Superdemokratët e partisë, viktima të kleptokratëve të qeverisë!

Superdemokratët e partisë, viktima të kleptokratëve të

Që nga dita e shpalljes së Sali Berishës non grata nga DASH, zhurma çdo ditë që kalon bëhet më e madhe prej zërave që marrin në mbrojtje ish-presidentin. I bashkohen përditë korit të mbrojtësve të tij, gjithë ata që e gjykojnë këtë vendim të padrejtë dhe si të influencuar e sponsorizuar nga regjimi i rilindjes, qeverisë shqiptare. Nënteksti? E kanë bërë amerikanët, po nxitës, ideatorë, janë këta të Tiranës, zyra e Edi Ramës?! Pas shumë zërave periferikë, minor, revoltës së vet i personit “non grata”, në skenë doli ai, presidenti Ilir Meta. Jo si gjithë të tjerët, po me zërin bas në kupë të qiellit. Bëri zbulimin gjenial. Deklaroi: Kjo është vepër e kleptokratëve të Tiranës. Reagimi i Presidentit ishte i pritshëm. Vendimin amerikan nuk e sheh të veçuar nga vetvetja. Prononcimet prej vitesh, duke akuzuar amerikanët se cënojnë sovranitetin e Shqipërisë, duke na trajtuar sipas tij si Republikë bananesh apo duke i akuzuar se mund ta vrasin nëse duan me raketa në “Malin me Gropa”. Kundërshtimi i dënimit të DASH, përfshinë një rreth të gjerë individësh, funksionarë e ish-funksionarë, jo pak analistë, opinionistë dhe panelistë që gjatë tërë këtyre viteve kanë kënduar të njëjtën melodi, kanë luajtur atë valle që kanë pëlqyer pushtetarët dhe ustallarët, ata që i kanë sponsorizuar, promovuar, i kanë bërë me resorte, biznese, deputet, ministra, shkurt i kanë marrë nga rruga pa brekë dhe i kanë ngjitur në piedestal të pasur e me pushtet. Ndryshe nga të përkëdhelurit e ish-pushtetit, kur debatohet vendimi i Sekretarit të Departamentit të Shtetit, për shpalljen non grata të Berishës, komentet janë shumë më të qarta. Qytetarët e zakonshëm të këtij vendi, populli, ata që në këto vite, vetëm i kanë dhënë demokracisë dhe shërbyer politikës me votë, që nuk kanë fituar asnjë privilegj, e cilësojnë vendimin pa mëdyshje, të drejtë. Shumë prej tyre të vonuar.

Të tjerë qytetarë se duhet vijuar me të njëjtin temp. Të dënohen ata që kanë bërë kërdinë me pasurinë, popullin dhe demokracinë. Në start duhen vendosur, gjithë ata që kanë cënuar interesat kombëtare, janë pasuruar pa punuar, janë bërë pengesë për demokracinë, kanë prekur fondet publike, shkelur ligjet e shtetit, denigruar reformën në drejtësi dhe sabotuar vetingun. Mosndëshkimin e atyre që cilësohen “peshqit e mëdhenj” të paprekshmit e përjetshëm e kanë vuajtur deri në palcë. Dënimet deri kohë më parë kanë pasur një kahje, vetëm për individët e thjeshtë, pa mbështetje të pambrojturit. Kjo nuk është drejtësia që shqiptarët kërkojnë! Po atë që nuk bëri drejtësia jonë, e bëri SHBA. Steka u ngrit shumë lart. Rrufetë ranë mbi atë që e mendonin të pacenueshëm, të paprekshëm. Kjo është drejtësia që duan shqiptarët dhe vendet mike të Shqipërisë, BE dhe SHBA po na e servirin në pjatë të argjendtë. Përballja me qëndrimet e drejtpërdrejta të vendeve mike për ndëshkimin e të paprekshmëve, atyre që kanë pasur imunitet të padiskutueshëm, që janë mbështjellë me parzmore çeliku që nuk kanë denjuar kurrë të vizitojnë sallën e gjyqit, nuk kanë pranuar të shkojnë para togave të zeza edhe të ftuar, të lutur, si dëshmitarë apo për të dhënë fakte dhe prova, kanë përbuzur ligjin, qesëndisur drejtësinë. Më në fund ndëshkimi ra edhe mbi ta. Kujt ia priste mendja, një vit më parë që Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, të dënohej nga kolegët me dy vite burg dhe pesë vjet për pa të drejtë të ushtrojë poste publike? Askujt! Aq më shumë nuk ua priste mendja të binin rrufetë e ndëshkimit mbi Berishën, jo se është perëndi, po kështu e kishte prezantuar veten para shqiptarëve. Në mes majin e këtij viti, drejtësia amerikane do shkonte deri tek Berisha për të na thënë se, tani e tutje nuk ka të paprekshëm. Se drejtësia në Shqipëri po ndryshon. Se Amerika do jetë në krah tonë deri sa drejtësia të triumfojë. Ky qëndrim nga qytetarët është mirëpritur, vlerësuar me superlativa. Jo si urrejtje për Berishën, po se duan më shumë drejtësinë se pandëshkueshmërinë. Ndëshkimin e cilitdo pa u nisur nga gradat, ofiqet që ka pasur, postet që ka ushtruar. Shembulli i hap rrugën ndëshkimit të zyrtarëve kushdo qofshin. Në realitet, Sali Berisha nuk është zgjedhur si model apo etalon. As si pikë referimi. As kokë turku. Nuk është përzgjedhur për ta treguar si gogol ndaj të tjerëve. Ky qëndrim nuk është i influencuar kurrsesi nga regjimi i Tiranës, siç rreken ta paraqesin ata që rëndom vetëquhen intelektualë të së drejtës dhe kampion të ndershmërisë ndaj të etiketuarëve, banditë, banda, të shitur, të blerë, arrogantë, antikombëtarë, që kërkojnë të dënojnë kundërshtarët politikë për t`i hequr nga mezi për mos t`i patur nëpër këmbë. Po të qe se në këtë vendim do ishte influencë e atyre që cilësohen kleptokratë të Tiranës, pra Edi Ramës e të tjerëve në qeveri, të gjithë ata do të donin që ky vendim të ishte bërë publik para 25 prillit. Dihet që një goditje si kjo do ishte e rëndë për partinë e opozitës, pretendente për pushtet, do shkaktonte tërmet, do hiqte mijëra vota, duke ia bërë fitoren mazhorancës shumë më të lehtë.

Vendimi nuk është influencuar nga qeveria shqiptare edhe pse nëpër ekranet e televizioneve, opinionistët bërtasin, anatemojnë, mallkojnë, shajnë, pozojnë, dënojnë, japin pretenca shndërrohen të gjithë nga panelistë në penalistë. Momenti që u zgjodh nga DASH për shpalljen non grata të Sali Berishës, ishte mos ndikimi amerikan në zgjedhje, ruajtja e pavarësisë mes palëve, zbatimi i devizës amerikane, konfirmuar nga ambasadorja, Yuri Kim, se SHBA nuk mbështet asnjë politikan dhe asnjë parti politike. Dihet se jo pak analistë tek ne, i bien fyellit në një vrimë. Mbajnë të njëjtat qëndrime prej kohësh, janë aq subjektiv në analizat dhe konkluzionet e tyre, sa askush nuk habitet kur i dëgjon. Nuk i merr seriozisht përpjekjet që bëjnë për kundërvënien ndaj DASH, për shpalljen non grata të Berishës. Sipas tyre kjo që ndodhi, paradoksalisht trajtohet si vepër e qeverisë, infove të shtypit apo OJF-ve. Një konkluzion i tillë është vërtet foshnjarak. Shteti më i fuqishëm në botë, me demokracinë më të avancuar, me radarët dhe indikatorët më të ndjeshëm që mat dhe kontrollon nivelin e demokracisë kudo në glob, nga poli në pol, zbatues perfekt i ligjit, respektues i të drejtave të njeriut, pret që të marri informacione nga shtypi i rrëmujshëm i Shqipërisë, gazetarët që thonë kodra pas bregut dhe kurrë nuk bëjnë analiza të pavarura. Është mungesa e pavarësisë që mjaft televizione tek ne, janë shndërruar në mbështetës të familjes Berisha. Dhe ilustrojnë këtë dënim me ndikim të jashtëm. Reagimi i Berishës kundër këtij vendimi për t`u mbrojtur përmes gjyqit kundër Sekretarit të DASH, ishte përtej cakut të marrëdhënieve dhe raporteve të një ish-presidenti me DASH. Na kujton kohët e shkuara kur dënonim imperializmin amerikan në një kohë kur sot e kemi aleat strategjik. Hapja e gjyqit në Francë, është veprim përtej të pabesueshmes, me argumentin se u fye, iu cenua prestigji dhe të drejtat! Rreshtimi i disa individëve që e mbajnë veten të pavarur dhe intelektualë që fjala e tyre duhet marrë si aksiomë pa vërtetim, flet për mbrojtje dhe mbështetje të njeriut që i ka mbajtur mediat duke i sponsorizuar në të gjitha format. Secili është i lirë të komentojë si ta gjykojë, po nëse mbahen qëndrime të tilla kaq flagrante atëherë fajin nuk na e ka DASH. Të punësuarve në ekranet e televizioneve të familjes që kanë vetëm një detyrë t`i shërbejnë atij që i sponsorizon dhe i paguan kesh apo përmes influencave apo kompanive të biznesit. Opinionistët tanë janë të lirë të komentojnë. Këto qëndrime nuk kanë lidhje me parimësinë aq më pak me mbrojtjen e sovranitetit dhe dinjitetit të ish-presidentit. Nuk është se mbrohet Berisha që u ka marrë erzin shqiptarëve në këto tri dekada dhe vijon sipas infove të qytetarit dixhital. Amerika nuk i merr informacionet nga ky lloj qytetari. Dhe kjo përpjekje nuk është mbrojtje e viktimës që i kanë rënë në qafë. Përkundrazi, është mbrojtje që ka për qëllim t`i shërbejë atij që u ka shërbyer, është kthim nderi, betejë politike. Qëndrime këto shumë larg të vërtetës. Po qëndrimi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta që heshti dhe vrau mendjen një javë, çfarë synon dhe cilin mbron? Është parimor apo i influencuar nga dashuria e dobësia për doktorin? Është i drejtë dhe bëhet në emër të Republikës për të ruajtur ish-presidentin meqenëse është dobësia e tij e kahershme apo është kundërvënie e qëllimshme që synon ta mbrojë sot që ta ketë në krah nesër? Vlerësimi i vendimit të DASH për shpalljen non grata të Sali Berishës,si vepër e kleptokratëve të regjimit të Tiranës, është, jo vetëm qëndrim ekstremisht subjektivist, po edhe cënim i politikës dhe demokracisë amerikane. Analizë që veç përçmimit nuk ka asnjë objektivitet. Është mbrojtje në boshllëk pa prova e fakte. Nga çdo anë ta analizosh qëndrimin e presidentit Meta, sikur shpallja e Berishës “non grata”, është vepër e imponuar nga kleptokratët në Tiranë, është vërtet fyerje e rëndë e vet politikës së jashtme të vendit me demokracinë më të përparuar të globit, duke i cilësuar ata si të ishin ca kukulla që i blen Tirana zyrtare dhe Kryeministri magjistar i Shqipërisë. Kjo fyerje nuk njeh kufi. Nuk ka asgjë të vërtetë dhe bie ndesh me marrëdhëniet e shkëlqyera SHBA-Shqipëri. Mund të mbroj cilindo presidenti ynë edhe përballë amerikanëve. Mund të justifikojë çdo individ. Ta shpalli si fletërrufe të diktaturës, një vendim që merret me seriozitet ekstrem, i studiuar, i peshuar deri në detaje me shumë fakte dhe prova deri edhe fakte rezervë për të qënë me siguri absolute. Kjo e akuzës se dënimit non grata, sponsorizuar nga zyra e Ramës, kleptokratët e këtushëm, nuk është një shaka, si ato në romanet e Xhek Londonit. As një fabul nga filmat komikë. Është vendim që del nga DASH. I marrë në maturi deri në ekstrem. Ndaj komentet e presidentit Meta, janë as më shumë as më pak, karshillëk flagrant që i bëhet aleatit tonë strategjik SHBA-së për të cilën vet Meta, betohet se ka marrëdhënie të shkëlqyera dhe është miku i madh e SHBA-së. Të gjithëve mund t`u lejohet të bëjnë analiza dhe të japin versione alla shqiptarçe në lidhje me vendimin non grata të DASH për Berishën. Po, presidenti Meta nuk duhet t`ia lejojë vetes një luks të tillë. Ai është kreu i shtetit tim dhe do doja që të ishte në lartësinë e detyrës, burrështetas, i matur deri në infinit. Presidenti nuk e ka luksin ta vlerësojë vendimin non grata të DASH për Saliun, si indicie dhe vepër konspirative e kleptokratëve të qeverisë. Sikur mos të mjaftonte, fjala e Metës, në sulm u hodh edhe eminenca gri, zëdhënësi i kudondodhur, i palodhuri, i njohuri i LSI-së, doktor Petrit Vasili. Gojështhurur, fjalë shumë që ngjitet në podiumet e selisë të partisë dhe bën prokurorin e Shqipërisë kundër kryeministrit dhe qeverisë, duke dhënë pretencën me njëzetë e një pika për Edi Ramën. I duket se kopjon DASH. Për të, ata, amerikanët kanë shpallur non grata Berishën, Vasili kryetarin e qeverisë. Superdemokratët e LSI-së, PD, AN, të ndëshkuarit nga Amerika, i shpall viktima të kleptokratëve të qeverisë!