Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Të “painteresuar” apo armiq të integrimit në BE!?

Postuar: 12/01/2018 - 08:38

Të thuash se klasa e sotme politike është një “fanse” e integrimit në Bashkimin Europian, do të thotë “se të ka mbetur ora” te thirrjet e studentëve në vitin 1990, por që në fakt ke një panoramë krejt ndryshe përpara! Nuk ka se si një klasë, ose shumica njerëzore e një klase politike e cila ka mbi supet e saj veprime të jashtëzakonshme anti demokraci dhe sidomos mungesë të zbatimit të ligjit – të jetë sot një mike dhe e dashuruar për integrimin e Shqipërisë në BE. I vetmi që këmbëngul se do të integrohet dhe pse e di se është shumë “i paintegruar” është populli. Ai është akoma i sinqertë deri në naivitet, se vërtetë të gjithë në këtë vend kanë dëshira dhe “dashuri” foshnjarake deri në fëminore si ai.

Sot mund të bëhet një analizë e shkurtër dhe padyshim e saktë, se pjesa dërmuese e kësaj klase politike, partive në lidershipe, është kundërshtare e ashpër e integrimit në BE! Po ti shtosh dhe sistemin e kalbur, korruptuar dhe kriminal në drejtësi dhe padyshim edhe në një pjesë të administratës akoma të mbushur me prurje djathtas dhe majtas të idiotëve të punës dhe pandershmërisë zyrtare – konkluzioni del vetë i qartë. Nuk po sqaroj akoma më shumë modelin e administratës dhe pushtetit “demoniak” e provincial (vendor) shqiptar – vështirësia e integrimit është kolosale deri në një pengesë pothuaj e pakapërcyeshme.

Pse janë kundër një pjesë e konsiderueshme e politikës dhe atyre që përmenda më lart dhe janë të pa interesuar apo armiq të integrimit.

E para – lidershipi i lartë në pothuaj të gjitha partitë e pushtetit 27 vjeçar dhe atyre partive të vogla të ngritura në pushtete të pamerituara nga votat e kota, kanë llogari të mëdha politike dhe ligjore për të dhënë. Janë armiq, sepse zullumet politike dhe kriminale në drejtimin e shtetit prej kohësh - një afërsi ligjore me BE-në i fut në burg. Nuk duan kurrsesi që ky moment i madh politik dhe ligjor të ndodhë dhe nuk janë vetëm në Shqipëri këto lidershipe, por dhe në Kosovë. Vagabondë dhe horra pushteti, që abuzimin me popullin dhe ligjet, por dhe me ndërkombëtarët në mashtrim dhe gënjeshtra e kanë përdorur me shumicë, tashmë e kuptojnë qartë, se ju vjen fundi ligjor dhe për dikë pritet veprimi penal.

E dyta - nuk janë të interesuar shërbëtorët irracionalë të asaj pjese të vogël të një administrate të lartë, e cila është katapultuar padrejtësisht nga pushtetet e shumta politike dhe që mbajnë poste, përfitojnë të ardhura, futen në tendera, mbajnë dy tre punë dhe kthehen në urithë pushteti që shkatërrojnë themele demokracie çdo ditë - që sjell e nesërmja.

E treta – janë armiq të egër një numër impresionant gjyqtarësh dhe prokurorësh, që në fakt kanë bërë krimin më të madh ligjor dhe kanë ngritur pushtetin okult të korrupsionit si politik dhe ekonomik. Të tillë zyrtarë të shtetit një ballafaqim me modelin europian dhe demokratik, por dhe qoftë dhe pak më ligjor se sa sot i çon në burg.

E katërta – nuk janë të interesuar, një pjesë e madhe e komunitetit të sajuar politikisht dhe pastaj katapultuar lart në universitete publike. Nuk ju intereson, sepse fitimet janë sigurisht në këtë model idiot dhe të indoktrinuar me blerje provimi në Shqipëri.

E pesta – janë armiq shumica e prodhimit politik bashkiak në Shqipëri me përjashtime të vogla. Janë kontroll i jashtëzakonshëm korruptiv i politikave të ndyra zhvillimore, të cilat kanë si qëllim të vetëm pasurimin e “juntës partiako politike rreth kryebashkiakëve partizanë” dhe të korruptuar!

E gjashta- janë armiq një pjesë e madhe e biznesit politik dhe me afera pushteti në Shqipëri. Janë armiq për vdekje për zhvillimin europian të vendit, sepse kontrolli ligjor dhe jo partiak korruptiv do ti sfidonte ligjërisht që gjashtë muajt e parë të zbatimit të ligjit realisht në Shqipëri!

Të tilla monstra ekonomiko-financiare të stërpasuruara, por dhe në borxhe si te bankat dhe te shoqëria e shteti shqiptar, por dhe ata që kanë pasuri përrallore brenda dhe jashtë, as që bëhet fjalë se duan ligjin dhe zbatimin e tij në Shqipëri. Nuk e duan fareeee! Janë të tjerë ata që e duan e që ndryshojnë prej tyre dhe duan integrim të shpejtë në BE. Janë - por vuajnë në saj të konkurencës së padrejtë nga monstrat politiko-ekonomike! Një pjesë e madhe e këtyre monstrave anti BE, furnizojnë politikanë, shtyp dhe televizion e portale, për të treguar se “shqiptarët janë armiq me europianët” ose se BE-ja është diçka jo e mirë politikisht dhe e korruptuar, njësoj si pushtete te ne dhe ato vetë.

Po ti shikosh këto arsye dhe disa më tepër situata duket tepër e rëndë. Biles dhe pa rrugëdalje dhe pa shpresë. Ne vetë nuk kemi forcë të integrohemi – por ka diçka: akoma shoqëria jonë është properëndimore për fat të mirë. Një pjesë brenda dhe me ndihmë nga jashtë, po tentojnë ta çojnë drejt lindjes, por shqiptari akoma është pro perëndimor. E këtë e dinë si në Bruksel dhe Strasburg, por dhe në Berlin, Paris, Vjenë e Romë si dhe në shumë vende të tjera të rëndësishme. Kjo sot ka më shumë rëndësi dhe padyshim ka dhe modelin që do të shtyjë përpara këtë vend të bukur por të rënë në një nga gropat më të thella dhe të zeza politike të këtyre pothuaj 100 viteve shtet real të shqiptarëve që nga viti 1920 mbas Kongresit të Lushnjes. Do të presim dhe shumë shpejt do të shikojmë, se ato jashtë paskan pasur dhe grafikun e duhur për integrim. Shpresoj ta kenë për mirë./Nga Besi BEKTESHI

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/01/2018 - 08:26

Protestës së opozitës iu shtua ditët e fundit një protestues VIP. Në krye të mitingut do jetë jo thjesht një kryeopozitar, por edhe një superpasunar. Dhe jo nga ata që nuk iu dihet pasuria, si e kanë vënë dhe ku investojnë. Po një supermilionerë që i ra bingo në qendër të Europës.

Postuar: 17/01/2018 - 08:25

Thuhet se sipas një raporti të Komisionit Europian që do bëhet i ditur në fillim të shkurtit, Serbia dhe Mali i Zi mund të antarësohen në BE brenda vitit 2025, kurse Shqipëria,

Postuar: 17/01/2018 - 08:23

Nuk ka ndodhur deri më sot që në të njëjtin “trup”, në të njëjtën parti, “koka” të jetë kundër “këmbëve”, “shpirti” kundër &ldquo

Postuar: 17/01/2018 - 08:21

Pas protestës të 18 dhjetorit ku u zbatua një skenar i njejtë me atë të 14 shtatorit 1998 (ndryshonte vetëm shënjestra), opozita ka lajmëruar një tjetër protestë më 27 janar.

Postuar: 16/01/2018 - 18:54

Në kuadër të vitit të Skënderbeut, Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitet organizuar në Pallatin e Kongreseve.

Postuar: 16/01/2018 - 08:56

Marrëdhëniet shumëplanëshe midis Shqipërisë dhe Greqisë si dhe ato të Greqisë me Maqedoninë dhe Turqinë, kanë qenë në këto kohët e fundit edhe në fokusin e ndërkombëtarëve.

Postuar: 16/01/2018 - 08:54

Nuk e prisja që zoti Donald Lu, ambasador i SHBA, do t’i përgjigjej kaq shpejt kërkesës sime për takim. Për më tepër një përgjigje pozitive.