BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Të dëshpëruarit nga integrimi

Të dëshpëruarit nga integrimi

Lajmi se Shqipërisë do i hapen negociatat në datën 17 prill ishte një lajm i paralajmëruar dhe i pritur dhe komentuar jo vetëm këtu por edhe nga shumë organizma prestigjoze dhe agjensi të shteteve me peshë. E njoftuan këtë Franca, Gjermania. Anglia. E la të kuptohet Mogherini dhe Hann. Ambasadorja e BE-së, Vlahutin dhe zyrtarë e deputet nga mazhoranca. Të vetmit që nuk folën ishin krerët e opozitës së bashkuar opozitare. Nga Berlini njoftoi Lulzim Basha se kishte shkuar atje si një nga vendet përcaktuese dhe me peshë të Europës për të kërkuar nga partitë simotra të PD-së, CDU të kontribuojnë në hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë. Pasi përmendi këtë fjali si gjithnjë për të “larë gojën” si të ishte përballë grupit parlamentar të PD në sallën e parlamentit apo selinë qendrore të partisë apo në një takim rakordues të veprimtarisë së opozitës me drejtuesit e partive simotra nuk la pa numëruar për vendin tonë tërë të zezat. Aq demaskues ishte Lulzimi me qeverinë, realisht me Shqipërinë, se dëmi asaj i bëhet, sa askush nga ata që e duan këtë vend, jo në Europë po në gropë nuk ka guxuar të rendisë me kaq egërsi dhe mllef etiketime groposëse. Ai e paraqiti situatën politike si të ishim jo para vlerësimit, po para gijotinës. Përballë dënimit. Sikur jemi para prerjes së kokës ose fundosjes tonë përfundimtare. Lulzim Basha nuk la asgjë pa thënë. Vendi është i mbytur nga krimi. Vuan sundimin e oligarkëve. Pushtetarët janë vetëm disa hajdutë. Janë zhvatës. Se kryeministri, policia dhe prokuroria kanë grabitur në mesnatë 11 të pafajshëm në Kukës dhe i mbajnë në burg si të persekutuar politikë. Dhe për të qenë më “bindës”, këtë e shoqëroi edhe me video. Me zë e figurë. Nuk la mënjanë drogën. Ekonominë. Reformat. Shkurt gjithë të zezat që kanë “pllakosur” Shqipërinë. Me një të rënë të lapsit barazoi vrasjet në bulevard me urdhërin e tij të katër protestuesve paqësorë. Që u shpall kryetar i Bashkisë së Tiranës me procedurë. Që nuk dha asnjëherë llogari për humbjen e 230 milionë eurove në “Rrugën e Kombit”. Këto bëma, as i kujton fare. Për atë, këto janë vetëm disa “dekorata” të fituara në rrugën drejtë demokracisë. Dhe në fund, ai dhe të tijtë, kujtohen të inkurajojnë partneren gjermane të partisë së tij, të ndihmojnë Shqipërinë dhe ta votojnë çeljen e negociatave. Pasi e nxiu me katran, pasi nuk la fjalë pa thënë e bojë pa përdorur për ta paraqitur vendin si delen e zezë të Europës, pasi ia vdiq imazhin e atdheut, e puthi të “vdekur”. Analizë më subjektive e dashakeqëse për vendin tonë nuk kemi dëgjuar kurrë. Në vizatimin e portretit të atdheut në ditën e “dasmës” së madhe, ku bota uron mbarësi dhe suksese në rrugën drejt integrimit, ku konkluzionet e Europës janë ndryshe, të matura, të sinqerta, objektive pa parashtesa e prapashtesa. Më e rëndësishmja, dashamirëse. Pa ecurinë e reformave dhe arritjet e këtyre viteve për prioritetet kyçe që kishte vendosur si detyra shtëpie BE, kurrsesi nuk mund të hapej dera e rëndë e Europës. Shqipëria, statusin e ri nuk e mori me hatër. As për rrjedhojë të situatave politike globale. Ishte fryma me të cilën eci. Ndryshimet që arriti. Përpjekjet titanike që u bënë. Reformat që u ndërmorën. Ecurinë me kryereformën në drejtësi. Politika e jashtme me fqinjët, zero problem me ta, administrata profesionale dhe përpjekjet për ta reformuar atë. Lufta kundër kanabisit dhe migrimit të paligjshëm janë arritje që shtruan rrugën drejtë 17 prillit. Ende liderët tanë opozitarë nuk kuptojnë standartin europian për vlerësimin e shteteve. Për matjen pa subjektivizëm të arritjeve. Për dashamirësinë dhe rreptësinë ndaj shmangieve nga rruga europianizuese të vendeve që synojnë integrimin. Pikërisht se nuk kanë dëgjuar e kuptuar opozitarët. Edhe pse këto përfundime u sollën në Tiranë muaj më parë. Ku Europa evidentoi arritjet në shumë fusha dhe kritikoi mangësitë. BE, fatmirësisht nuk ka shënuar revoltat opozitare. Luftën në kuvend. Përgojimin e gjithçkaje për interesa partiake. Nuk ka besuar Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin, Flamur Nokën, Petrit Vasilin, Sali Berishën e gjithë shpurën që kanë dhënë në këto tre muaj shfaqjet më të shëmtuara e të errëta, të egra e plot mllef, që kanë demonstruar forcën, që kanë shpalosur me mosbindjen civile. Raporti për Shqipërinë është shkruar me objektivitet. Vërtetësi. Origjinalitet. Është realist. I drejtpeshuar. I balancuar. Objektiv dhe i matur. Ky raport nuk është shumësi e artikujve të redaksive të televizioneve dhe shtypit agresiv. Nuk është gjykimi i analistëve të çartur. Nuk është jehonë e atyre që nuk duan një opozitë normale. Po luftarake dhe agresive. Ata që duan në vend të trëndafilave, në duart e opozitës të jenë armët. E atyre që gjithë pushtetet i gjykojnë si ekskluzivitet të një personi. Ka qenë kjo arsyeja, që opozita i përdori tërë skemat. I hodhi tërë gurët. Qëlloi me top. Zbrazi mllefin. Ulëriti e dhunoi. Hodhi miell e gurë mbi parlamentin. Gjuajti me çizme. Vërviti pajisjet e sallës së kuvendit mbi qeverinë. Bojkotoi. Përgatiti revolta kundër taksave dhe TVSH-së. U bë “aleatë” me biznesin e vogël. E mori në mbrojtje sikur ta donte vërtetë. E trajtoi sikur qeveria kërkon rrënimin e tyre, ta varrosë biznesin. Dhe ata janë shpëtimtarët e tyre. Engjëjt mbrojtës. Opozita bëri luftë pa kufi kundër formalizimit. Dhe i tha po, informalitetit. Ashtu siç u vendos kundër gjithë reformave në këto vite. Kështu me energjinë. Me ujin. Investimet. Me ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Opozita i përdori të gjitha. Dhe në fund nuk ia doli të frenojë integrimin. Dështoi të prishë gëzimin e shqiptarëve. Loja me fjalë e Bashës si pro pranimit, është hipokrizi e pastër. Ai vetëm këtë datë nuk do donte të egzistonte në kalendar. Më mirë të mos ishte ditë e muajit. E urren këtë pranim. Dhe jo pa arsye. Kauzat e zhurmat opozitare shkrinë si vesa në diell. Iu hoqën nga duart kauzat false. Nuk u mbetën argumenta për të thënë: -Ja e patë! Europa na e mbylli portën! Si mund të pranonin në gjirin e tyre Shqipërinë, nën drejtimin e kësaj qeverie. Dhe vollën vrer pa fund. Etiketuan. Shanë. U përpoqën, ngritën popullin në revolucion. Po Europa nuk punon me orën e opozitës. Nuk mat me metrin e saj. Nuk peshon me peshoren e Bashës. Nuk surprizohet nga çizmet mbi parlament. Nuk humbet kohën me broçkullat se reformën në drejtësi e ka ideuar e përgatitur Soros e se reforma i është dorëzuar Ramës. Ja që europianët janë, ku e ku më të mençur nga partitë tona politike. Shumë më objektivë dhe largpamës nga liderët tanë. Janë më afër shqiptarëve, kur liderët e opozitës marrin arratinë dhe shajnë Shqipërinë. Sharje është edhe kur i bën drejtpërsëdrejti, edhe kur i ambalazhon dhe sheqeros me dhënie pëlqimi. Sharjet indirekt kanë të njejtën vlerë. Nuk kanë asnjë ndryshim. Ditën e 17 prillit duhet të gëzoheshin të gjithë shqiptarët. Se jemi shqiptarë! Jemi vëllezër, jo armiq. Asgjë nuk kemi të ndarë. Nëse Shqipëria hap një portë, kjo është për të mirën e të gjithëve. Pa të fituar e të humbur. Legjitime është të gjithë të gëzojnë. Të duartrokasin. Është pa vend, që në këtë ditë të shpiken sebepe për të fyer. I kudogjenduri Petrit Vasili edhe ditën e madhe, për ta zvogëluar e bërë si pavlerë, pa u menduar dy herë akuzoi se Kuvendi nuk mori parasysh kërkesën e partisë së tij, të shtynte komisionin me 24 orë. E pse duhet ta bënte? Kaq i zënë ishte Vasili sa të mos gjente pak kohë për të frekuentuar Komisionin e Shëndetësisë dhe çështjeve sociale? Jo, ai kërkoi me sforco një kauzë. Pikërisht duhej goditur më fort qeveria. Ata, “djajtë” e “kriminelët” qeveritarë nuk kanë asnjë të drejtë të gëzohen. Përkundrazi, t`i vënë gishtin kokës që mblidhnin komisionin pa pyetur LSI. Ndaj u etiketuan: Skandalozë. Të marrë. Ngjarje e rëndë. Gjuhë “feste” zgjedhur për një ditë të shënuar, kjo e Vasilit. Se kështu gëzohet ai. Fiks për të pritur ngjarjen e madhe zgjodhi këto fjalë “urimi”. Se ai nuk mund të presi ndryshe edhe ngjarjet e mëdha. Gëzimet e mëdha duhet të shoqërohen me sharje të rënda. Fatkeqësisht filozofi opozitare. Me etiketime drithëruese shkon më mirë festa në logjikën e liderëve të frontit të bashkuar opozitar. Dhe Vasili, deri sot e ka bërë shumë mirë këtë detyrë. kuptohet në emër të partisë. Në interes të saj. Dhe është evidentuar goxha për fjalorin bombastik, që ngjall sa habi edhe frikë. 17 prilli është një ditë e madhe për shqiptarët. Do shënohet në kujtesën e shqiptarëve. Do gdhendet në memorien e tij. Shqipëri bën realitet ëndrrat e brezave për të qenë si gjithë Europa. Një ëndërr që nuk është më fantazi. Ndaj të gjithë kanë të drejtën legjitime të gëzojnë. Kjo arritje është fryt i punës së brezave të këtyre 28 viteve. Janë bijtë e bijat, heronjtë shqiptarë që i kanë vënë gjoksin reformave. Janë ata që mbi krye kanë mbajtur Shqipërinë. Është kontributi i të gjitha palëve. Kjo arritje nuk është as e majtë as e djathtë. Nuk është medalje për qeverinë. Dhe dështim për opozitën. Siç u vu re. Të majtët nuk u mburrën. Nuk vunë tamtamet e nuk u ranë daulleve të festës. Nuk zbukuruan Tiranën. Dhe nuk përskuqën bulevardet. E vlerësuan 17 prillin si një proces. Një hallkë të zinxhirit drejt Europës. Ndaj ishin modestë. Të përmbajtur. Nuk u sollën si triumfatorë. Si të vetmit kontribues. Askush nuk ka të drejtë ta përvetësojë çeljen e negociatave. Jo vetëm sot që është një proces, po edhe nesër kur të bëhemi plotësisht banorë të “Shtëpisë Europiane”. Është kjo arsyeja që nuk pamë askënd të mburret e t`i bjerë gjoksit nga mazhoranca. Jo se nuk është një gëzim i ligjshëm. Po nuk është koha për lavdi. Ka shumë rrugë për të bërë. Ndaj lypset modesti. Vendi ynë ka probleme. Kërkojnë vlerësim e zgjidhje. Mendje të hapura. Bashkëpunim të të gjithë faktorëve politik. 17 prilli nuk lë kohë për kurora me dafina. Në këtë datë është sintetizuar kontributi i gjithë popullit shqiptar. Nga ata që janë në vijën e parë të luftës për më shumë rend e qetësi, tek ata që qëndrojnë syzgjuar në kufi. Është fryt i punës së punëtorëve. Minatorëve, Naftëtarëve që u mungon puna. I intelektualëve që punojnë si idealistë. I mjekëve në shërbim të qytetarëve. I mësuesve. I shtypit progresist. I reformave të qeverisë. Se nuk do arrihej 17 prilli dhe do mbeteshim larg dyerve të BE-së, nëse nuk do kishim një popull kaq europianist. Të shkolluar e përgatitur. Të arsimuar. Një popull të sakrificave. Nga dita e çeljes së negociatave të gjithë shqiptarët kanë të drejtë të krenohen. Ta llogarisin veten si faktor për këtë arritje. Po edhe në këtë festë, edhe në këtë ditë, fatkeqësisht pati nga ata që u dëshpëruan. Pamë fytyra të vrazhda. Të hidhëruarit nga pranimi. Ata që komentojnë ndryshe. Që e pranojnë me përtesë arritjen e madhe. Veprojnë kështu jo se janë kundër, po se iu dogjën kauzat për të gënjyer shqiptarët. Për t`i orientuar në revolta. Për protesta dhune. Për revolucione. E përmbysje. Ata të dëshpëruarit nga çelja e negociatave, janë të keqardhur se duhet të ishin ata, liderët e së vërtetës dhe vetëm ata që u takonte ta shpinin Shqipërinë në BE. Ishte një ngatërresë fatale kjo që ndodhi për ta. E marta ishte vetëm një aksident. Dhe jo se nuk e duan Shqipërinë, po e kanë inatin me qeverinë. Po kjo, pak vlerë ka. Edhe ata kanë të drejtë të gëzojnë. Të lumturohen. Janë shqiptarë njëlloj me të gjithë. Edhe pse janë sot opozitarë./Nga Bardhyl BEJKO