Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Të gjithë “happy”, kurse Ai...?!

Postuar: 19/05/2017 - 07:36

Sigurisht që nuk ka filluar akoma zyrtarisht fushata elektorale, sepse tashmë marrëveshjet politike te ne, përbëjnë një të zakonshme që thyen data dhe nganjëherë dhe ligje?! Duke qenë kështu, është e kollajtë dhe të mos ruhesh kaq shumë nga pikërisht zbatimi i ligjit në – fushata e kam fjalën! Hahaha është sigurisht një eufemizëm! Në një thyerje të përgjithshme ligji, në fund të fundit, mund të pretendojmë atë qetësi relative që na jep – biseda dhe kompromiset që riciklojnë e riciklojnë fajtorët e përjetshëm! Në fund të fundit, më mirë kështu – se sa në një gropë të delirit politik të zakonshëm, që prodhojnë politikanë të një zemërimi rural dhe sëmundje akute për pushtet?! U kuptua se zoti Basha mund të bisedojë me atë që kishte konsideruar (edhe ja kanë sugjeruar) fajtorin e madh dhe të përbindshëm me një zhargon të pa etikë politike. Ja pra që mund të bisedosh me atë që e ke konsideruar njeri për tu – shporrur dhe larguar me forcën e revolucionit! Ky është dhe momenti shqiptar arkaik, i pa qytetëruar dhe pikërisht një shkatërrues ligji dhe kushtetute?! Por megjithatë, nuk është vetëm ai dhe sepse kjo klasë politike këtë nerv dhe “bukuri” gojtarie veprimesh cinike e imorale ka. Nuk ke se çfarë t’i bësh, janë kështu pothuaj të gjithë - dhe ata që janë ndryshe, janë të detyruar ose të humbasin ose të mbijetojnë në saj të përshtatjes idiote në grotesk?! Jo ankesat e tërhequra në Kolegj, jo datat që shkelin kushtetuta, jo modele të mbledhjes së burrave të bëjnë kaçamak ligjor – janë të gjitha një moment i trishtë politik, që as të huajt nuk e rregullojnë në Shqipëri. Në fakt – është çështje qytetërimi dhe duke qenë të vonuar qindra vite me Europën, na lejohet të bëjmë si adoleshentë që sapo ju ka filluar periudha e pubertetit politik?! Ajo batuta e Ramës në pritje të intervistës së Bashës – heej erdha unë - në të vërtetë nuk është se na bëri të gjithë vetëm të qeshim, në fakt ç’tensionoi disi momentin, por në groteskun e përgjithshëm, krijoi idenë se tashmë diçka do të lëvizë dhe realisht ashtu ndodhi?! Ishte pjekur kushti nga jashtë, por në fund të fundit, ishin gjëra të lëshuara çadrës nga pikërisht ai që vinte dhe i thoshte - heej erdha unë?! McAllister ato pika i kishte të kuptuara me kryeministrin, por dhe Kryeministri vetë, ju kishte bërë disa propozime dhe USA e Yee nuk bëri asgjë tjetër por dy pranimet e Kryeministrit si të vetat dhe të Europianëve ja vunë në tavolinë Bashës?! Pastaj ky bëri (tentoi) marrëveshje Rama- Basha! Nuk kishte më se ku të shkonte?! Njeriu i Berishës tashmë, nuk do të mundte të shpikte gjë tjetër?! Grackën (politike) tjetër të Gjin Gjonit e kishin te dera dhe kështu mbas asaj të zgjedhjes së Metës ezauroheshin të gjitha mundësitë e ultimatumeve të tjera çadriste dhe opozitare?! Kështu që nga faktori i jashtëm u propozua takimi i brendshëm i politikës (u tha si inisiativë e PR-PAA) dhe ja ku jemi tashmë në bisedat e a dakord mes Bashës dhe Kryeministrit të Shqipërisë që duhej dikur të “dorëzonte çelsa në çadër”?! Por mbetet ajo thirrja e madhe (fatale fatale fatale) e atij që nuk mund të gëzohet plotësisht dhe mund të them me bindje, që po e përjeton shumë keq ose – Doktorit të partisë?! Kur po shkruaja te Doktori kishin shkuar LSI dhe PR, por në FB e Doktorit nuk kishte qoftë dhe një të shkruar për marrëveshjen në fjalë! Asgjë prej gjëje! Mor po, as se është një hap i mirë, as se diçka po lëviz, as se Rama humbi, as se Basha fitoi, asgjë prej gjëje!

Mbas pesë orësh që Basha dhe Rama bënin bisedë në Pallatin e Kongreseve asgjë në FB e Doktorit të famshëm. Duke dalë jashtë dhe duke mos thënë asgjë ata asgjë (Rama Basha) as doktori – nothing. E pra marrëveshjen e natës (së mëngjesit më mirë) e kishte përshëndetur ambasadori i duruar dhe tashmë specialist i shpirtit politik shqiptar – “sorosiani” Lu!? Te doktori shkonin vazhdimisht “aspirina” për ta mbajtur në gajret, por ai sërish asgjë për të përshëndetur?! Biles dhe zoti Meta ishte i lumtur nga lajmet e mediave për marrëveshje por – doktori jo?! Ishte me përshëndetje dhe “sorosiania” Vllahutin por doktori jo?! Po ashtu dhe “sorosiani” Flakenshtajn por doktori – jo?! Po ashtu dhe zotërinjtë Yee dhe Mcallister, por njeriu që ka drejtuar dhe opozituar vazhdimisht këtë vend të shkretë – jo?!

Në përgjithësi të gjithë duken – “happy dhe pse është relative në përgjithësi kjo gjë?! Por në fund të fundit ashtu duken?! Problemi i vetëm është se “Ai” nguron, nuk duket, nuk bën as punën kryesore të FB-së që është – deklarata e tij e pritur?!

Por unë (jo vetëm unë sigurisht) kam dhe një model për një diçka të tillë?! Ai është modeli i atij që nuk gëzohet më, sepse i është mbaruar koha? Më një fjalë koha në politikë?! Ai tashmë është i qartë se Basha duke e imituar, por dhe pyetur, por dhe tërhequr sa herë donte doktori – dashje pa dashje e ka zëvendësuar?! Dashje pa dashje e ka pranuar atë të famshmin – “vetting”?! E ky është momenti jo “happy” për doktorin e famshëm?! Ajo – “heeej erdha unë”, është një fatkeqësi e madhe për doktorin?! Fatkeqësi sigurisht politike dhe filozofike?! Politike kuptohet – por është dhe filozofike, sepse pa doktorin politikisht në Shqipëri përfundon vërtetë – Republika e Vjetër në themelin tradicional dhe arkaik të saj?! Të shohim dhe padyshim do të kuptojmë më mirë, se si do të ndërtojnë të gjithë në mungesë të tij (doktorit) atë të renë?! Të shikojmë?! 

Nga Besi BEKTESHI

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 3. Total votes: 39

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/11/2017 - 07:22

Bashkëjetesa me të keqen nuk është një rast i veçuar. Tek ne pothuajse është shndërruar në një fenomen që e takon kudo. Sapo del nga shtëpia. Ecën nëpër rrugët e qytetit. Hyn në një mjedis kulturor, në stadium, në teatër, klub, spital, kudo,ku kërkon një shërbim.

Postuar: 23/11/2017 - 07:21

Projekti TAP, kalimi i gazsjellësit të madh nga Azerbajxhani, sigurisht nuk është as sukses shqiptar, biles as sukses domethënës rrugësh ballkanike – por sukses dhe intere

Postuar: 23/11/2017 - 07:06

Lufta e dosjeve është në pikun e saj. Dosje për këtë, apo për atë protagonist politik, për këtë aferë, apo atë tjetrën. Me shifra astronomike, mbresëlënëse.

Postuar: 22/11/2017 - 07:34

Nga Ramazan Sherja

Postuar: 22/11/2017 - 07:33

Nga Florim ZEQA

Postuar: 22/11/2017 - 07:32

Nga Sokrat NDREÇKA

Postuar: 22/11/2017 - 07:29

Nga Artan Xh. DUKA