
SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90 dëshmitarët e mbrojtjes, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe 71 dëshmitarë të akuzës për aferën e “Gërdecit”

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë Shkëlzen Berishën, ja çfarë pritet të thotë dëshmitari “kyç” i tragjedisë së Gërdecit

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria pas sinjaleve të shërbimeve të huaja

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe “Sky” me kriminelët, Balla paralajmëron "tërmet" në Policinë e Shtetit

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i pjesëmarrjes të deputetëve, nis dezertimi nga aksioni politik i ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën në veri të Kosovës, ja dokumenti që zbërthen prapaskenat e bujshme

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë Toptani përballë Ismail Qemalit


Nuk di pse hapat e mija ashtu maramëndshëm, ishin gjendur tek recepsioni i spitalit të zemrës, “Roland Xhaxho'”. Recepsionistja një vajzë, me sytë e ullinjtë, u ndeh të dëgjojë, po sa zëri im filloi të artikulojë për doktor Rolandin. Ngecjet si nëpër përkthimet, shprehnin qartazi për një mungesë njohje. I vetëm rast që fliste ishte takimi rastësor kohë të shkuara ne holli i spitalit ashtu këmbësorçe. Gjithçka ishte një prurje nga jashtë, opinionet e shpërndara gjithë andej nëpër kryeqytet dhe përtej tij nga pacientët e shumtë që kishin gjetur ilaç, nga ky spital e bënin legjitim vendosmërinë e zërit, tek sa përballej me vështrimet e ngulura të vajzës e cila, përpiqej të blinte qysh në ajër qëllimin e kërkesës. Ndërsa ajo vazhdonte të shkruante në email, në holl pashë një karrocë që shtyhej nga një infermiere. Fill pacienti liroi karrocën dhe krejt normal me atë trupin e tij dy metro e ca burrë, s'po ndahej nga takimet me të afërmit që mezi prisnin ta shikonin njeriun e zemrës, mbas një operacioni të rëndë në zemër. Vështrimet e këmbyera me vajzën e recepsionit u ndenë për të kërkuar doktorin i cilin kishte marrë një copë kohë në konsultë me pacientin para se ai të ndahej nga spitali. Fill pashë hapat e doktorit të shpejtonin për të takuar pacientin a thua se kishte lënë diçka mangut për t'i thënë apo meraku nuk e linte për t'ja bërë pjesë edhe familjarëve, këshillat post operacionit. U bëra dhe unë pjesë e atij gëzimi si padashje, duke ndarë shkakun e ndërhyrjes në zemër. Ibrahimi Tërçini banues në Shkodër, por me origjinë nga Konispoli me sa mësova emrin si të isha dhe unë pjesëtar i atij grupimi familjar nuk përmbahej duke më treguar për kujdesin e madh të spitalit, teknologjinë e lartë, mjekët mëndje mprehtë dhe gjithçka tjetër deri në përsosmëri që e kishte bërë atë të futej me barelë dhe të dilte me këmbët e veta dhe me mendjen kupë. Ndërsa Ibrahimi Tërçini fliste, doktori Roland pashë të afrohej, duke ndarë me familjarët kujdeset që duhet të tregonin mbas operacionit si për të mos lënë asgjë mangut ndaj pacientit në ndjekjen deri në shërimin e tij të plotë të sëmundjes së zemrës. Çdo gjë i kishte kaluar rrezikut, por Rolandi kërkonte një vëmendje të shtuar nga familjarët sepse edhe pirja e një cigareje apo gotë rakie mund të sillte çrregullime të cilat mund të ishin me pasoja të pariparueshme. Ishte ky merak i doktorit të cilat më zgjuan betimin e Hipokratit, i cili duhet të jenë udhërrëfyese për çdo mjek, në se do me të vërtetë të jetë në shërbim të pacientit, jo vetëm thjesht në ndërhyrjen kirurgjikale, përcaktimin e diagnozës së saktë, por dhe në këshillat që duhet të shoqërojnë të sëmurin, për t'u bërë dhe ato pjesë e kurimit. Një bisedë e ngrohtë tejet e sinqertë si për t'i treguar pacientit dhe familjarëve se mjeku do t'u shoqëroj me këshillat e tij në çdo kohë e hap edhe pse operacioni kishte kaluar me shumë sukses, por kujdesja ndaj sëmundjes deshte po atë vëmendje sa dhe bisturitë kirurgjikale. Në atë impresion çasti i nderë mbeta nga mëndmi i lëshuar ashtu si pa u ndjerë i doktorit teksa ndiqte pacientin të lerë spitalin duke mos ia ndarë përshëndetjet me duarve në largim ; Fjala këshilluese e mjekut për të mbetur e ngulitur, jo vetëm tek pacienti, por edhe tek familjarët për të mos neglizhuar përkujdesjen, është kuro mbi çdo kuro. Sëmundja kërkon ndërgjegjësim, për kujdesej deri në vetëmohim, por dhe një paqëtim me shpirtin e të sëmurit për ta bërë shpresë plotë në betejën për të mposhtur sëmundjen. Ndarë nga paciente shumë përzemërsisht dhe familjarët që shoqëronin, me mjekun në zyrë ku qëndronin të heshtura një Laptop dhe dy tre karrige, u futëm fill dhe në bisedë si të ishim miq e kaluar miqtë. Doktori si zot shtëpie e hapi bisedën i pari. Kam lexuar një shkrim tuaj botuar tek gazeta ''Sot '', ''Kur përpiqen të të ''...Më ka mbetur në memorie, por sistemit nuk i ndahet ai i djeshmi. Ndërsa dje thuhej ; Më mirë një mik, se sa një çiflig, sepse ishte fjala e mikut ajo që lëvizte gurët duke bërë ngjitje në shkallët më të larta të pushtetit, sot është paraja është ajo që ngreh ujin përpjetë. Çiret e ngjiret kot për votime e stërvotime, ajo që bën zgjedhjet e pushtetarëve është xhepi i parave të korrupsionit. Këta e kanë marrë peng demokracinë, por demokracia nuk është kjo. Ne ulim kokën dhe ashtu kokë ulur vijmë zvarrë e zvarrë duke iu ankuar pa ngritur zërin dhe vënë me shpatulla pas murit të shtirurit se u qan syri për popullit, kur nuk lenë dy gurë bashkë, vetëm e vetëm për të fituar para që të rrëmbejnë pushtet. Ja të vjen një pacient në orët e vona të natës. Nuk pret asnjë minutë kohë për në sallën e operacionit. Personeli kryen formalitet e shtrimit. Sigurisht. Ky është spital privat ka dhe kostot e veta. Ka kohë personeli të bëjë formalitet e burimit të parave të pacientit!? Nesër penalizohesh dhe ti për të justifikuar pasurinë. Duhet përmirësim legjislacioni, por ja që parlamenti merret me kici - micat e njëri - tjetrit në vend të ndërtimit të një ekonomie tregu bazuar në ligje funksionalë ''. Ndërsa doktori fliste mua sërish m'u kujtua betimi i Hipokratit, ku mjeku s'duhet thjesht të jetë një teknokrat, por edhe një intelektual që shqetësojnë çalesa në sistem, burokracira e të cilit jo rrallë krijon, pasoja direkt e tek i sëmuri i cili financat e tij mund t'i sigurojë në forma e rrugë informale, por që penalizojnë më pas spitalin privat. I futur ashtu krejt pa kuptuar në ullinjtë e spitalit, u ndjeva sikur isha takuar me betimin Hipokratit, i cili duhet të bëhet pjesë e jetës së mjekësisë së suksesshme, jo vetëm në privat, por më tepër tek mjeku që shërben në spitalin shtetëror i cili ka të bëjë me profesionin, ku ndjenja humane, duhet të ngrihet vërtet në lartësitë e betimit të Hipokratit, sepse ka në dorë jetën njerëzore së cilës duhet t'i kushtohet me mish e shpirt, e jo të shikojë duart e pacientit, kur ai ka paguar gjatë gjithë jetës për të marrë shërbimin falas në shtet. Me sa duket këta mjekë, janë larg betimit të Hipokratit...
Më të lexuarat


Nëse thirrja bëhej nga një progresist, unë do isha i gjashtëqindmijë e njëshi idealist

Gjithmonë kam porositur se Kosova duhet të armatoset

2 tetori, fillimi i vitit të ri akademik dhe dështimi i politikave arsimore të qeverisë

Uzay Bulut, analiste apo atentatore politike?

Në SPAK ka plasur sherri për datën e arrestimit të Ilir Beqjas

3 Tetori gjerman dhe bashkimi Shqipëri – Kosovë

Greqia nuk mund të konsiderohet dado e Shqipërisë

Do shkojmë në Beograd dhe do e mundim Serbinë në mënyrë paqësore

Vizioni i shqiptarëve dhe paradoksi i demokracisë

SHBA dhe mbështetja për Kosovën
