BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Takimi i Elbasanit apel i vetëdijes sonë për bashkim kombëtar

Takimi i Elbasanit apel i vetëdijes sonë për bashkim

Takimi i 26 nëntorit midis dy qeverive shqiptare Shqipëri-Kosovë, në kuadrin e bashkëpunimit dy palësh, i ndërprerë për arsye nga më absurdet, ishte një apel dhe vetëgjyqësi para shqiptarëve, Nëse më parë u hodh ideja për takime të përbashkëta, kjo duhej medoemos të vijonte në vazhdimësi, e jo të ndërpriteshin mbledhjet e përbashkëta, për mosmarrëveshjet e drejtuesve të dy qeverive. Çdo takim i çfarëdolloj niveli qoftë ai, mbart dhe transmeton vlera pozitive, që ndihmojnë proceset e zhvillimit politik ekonomik e shoqëror. Nëse sot në Shqipëri drejton Rama, ndërsa në Kosovë Kurti, nesër do të vinë të tjerë kryeministra, për ta çuar edhe më tej rrugën e bashkëpunimit. Momerandumet dhe programet e bashkëpunimit nuk janë pronë e kryeministrave dhe qeverive, por shprehje e vetëdijes së dy popujve, që përbëjnë një komb, një gjuhë një flamur. Çdo shoqëri ka nevojë për bashkëpunim, sepse me vendimet e marra së bashku, i shërbehet jo individëve, por çështjes kombëtare. Aq më tepër për dy popujt tanë në të dy anët e kufirit, që duhet të ndërtojnë një realitet të ri të munguar në shekuj. Sot më tepër se kurrë kemi nevojë për afrimitet, për të lënë mënjanë paragjykimet, deklaratat senile që nxisin armiqësi, sherret, mosmarrëveshjet, mosdakordësitë, por duhet të shohim vetëm përpara, në interes të rrugës së integrimit. Ky bashkëpunim nuk mund të konsiderohet herezi, por as edhe hipokrizi siç po mundohen ta komentojnë ca lapsa, që e kanë bërë vijë hedhjen e baltës në çdo event të përbashkët. Ky bashkëpunim ka brenda jo vetëm dëshirën, por edhe sinqeritetin dhe nxitjen , për qëndrueshmërinë e sistemit politik në të dy anët e kufirit, për t'u siguruar qytetarëve garancinë e të ardhmes së tyre. Ai nuk është thjeshtë një takim zyrtar, por një program bashkëpunimi e zhvillimi, për ndryshimet rrënjësore të dy shteteve, që fatmirësisht sot janë të lirë dhe të pavarur. Ky bashkëpunim si vazhdimësi e atyre të mëparshëm, do të promovojë idetë e ndryshimit të imazhit përpara fqinjëve të BP, se shqiptarët që dikur kanë vënë themelet e qytetërimit Evropian, janë në gjendje të ndërtojnë shtet dhe të konsolidojnë demokracinë. Këto marrëveshje nuk kanë për qëllim t'u vënë notë organizatorëve, por për të modeluar qëndrime të palëkundura, për programe zhvillimore të përbashkëta në të gjitha fushat. Le t'u kujtojmë organizatorëve të këtyre takimeve, një thënie të mençur të ish-presidentit amerikan Xhejms Medison, i cili duke e vlerësuar bashkëpunimin si një domosdoshmëri vlerash shkruante, "Një bashkëpunim i sinqertë dhe i qëndrueshëm, në promovimin e një rindërtimi të tillë të sistemit tonë politik, do të sigurojë lirinë e përhershme të shteteve të bashkuara". Ky takim është prologu i një procesi në vijim, për të krijuar kushtet e realizimit të ëndrrës së hershme, të mbetur në tentativë atë të bashkimit kombëtar. Nënshkrimi i 13 marrëveshjeve në fushat me përparësi, për forcimin dhe konsolidimin e shtetit ligjor, janë vizioni i të ardhmes për të dy popujt, që nesër do të jenë në një ombrellë të përbashkët. E themi këtë sepse flamuri në Vlorën e historisë, nuk u ngrit vetëm për Shqipërinë e sotme të cunguar në vitin 1913 nga fuqitë e mëdha, por për të gjithë hapësirën e etnicitetit shqiptar. Fakti është që jemi i vetmi komb në botë që rrethohemi nga vetvetja, me shqiptarët e mbetur jashtë Shqipërisë mëmë. Për këtë çështje kaq madhore, që lidhet me identitetin dhe dinjitetin tonë, shqiptarët në të drejtën e tyre, i bëjnë apel politikës në të dy shtetet. Sipas tyre ajo duhet të lërë mënjanë interesat personale të luftës për karrierë e pushtet, duke ju përkushtuar çështjes më madhore, të mbetur peng e prapësive historike, asaj të bashkimit kombëtar. Këto takime me karakter të shumëfishtë, duhet t'i shërbejnë sensibilizimit të shqiptarëve, për të zgjuar dhe nxitur tek ata vetëdijen kombëtare. Bashkimi i dy shteteve nuk është çështje dëshire, por aspiratë që buron nga vetëdija jonë dhe amaneti i rilindasve tanë. Ky bashkim nuk duhet kuptuar si një agresivitet ndaj fqinjëve tanë, që i referohen metamorfozës së njohur dhe të fabrikuar prej tyre, asaj të "Shqipërisë së Madhe". Ne jemi kombi i ndarë pafajësish dhe padrejtësisht, nga ish-fuqitë e mëdha duke lënë jashtë trungut 2/3 e etnicitetit shqiptar. Për këtë padrejtësi historike shqiptarëve u lind e drejta, për zbatimin e parimit të vetëvendosjes i diskutuar që më 1919 në konferencën e Parisit. Ata duhet të organizojnë një referendum mbarë kombëtarë, si një e drejtë legjitime për bashkimin e të dy shteteve. Do apo nuk do Serbia dhe mbështetësit e saj, kjo është çështje e politikave të tyre, që nuk janë çliruar nga sëmundja e superioritetit mbi të tjerët. Serbia edhe sot pas gjithë këtyre ndryshimeve në BP, po vuan realitetin politikave kërcënuese, që vetë e ka krijuar. Është për të ardhur keq që 5 shtete brenda BE, mbështesin Serbinë në mos njohjen e pavarësisë së Kosovës. Vetvetiu kushdo mund të ngrejë dyshime për rrolin BE, si komunitet model i botës demokratike, ku në gjirin e saj po demonstrohen divergjenca, mosdakordësi dhe mungesa në vendimmarrje, gjë që e kanë zbehur autoritetin e saj përpara vendeve që aspirojnë integrimin. Por shqiptarët në të drejtën e tyre për vetëvendosje, në të gjithë hapësirën etnike, do të bëjnë gjithçka në zbatim të propozimit, për ëndrrën e bashkimit të dy shteteve Shqipëri-Kosovë.