BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Takimi që na “rinoi” e na çoi në moshën nëntëmbëdhjetëvjeçare!

Takimi që na “rinoi” e na çoi në moshën

Iniciatori për t’u takuar ne “nëntëmbëdhjetëvjeçarët” në këto ditë të nxehta të këtyre ditëve u bë Petrit Hasani. I lamë të gjitha mënjanë edhe vitet e moshës edhe stresin edhe hallet e shumta, edhe sëmundjet që na “na dhëmb këtu e na shpon kudo në çdo pjesë të trupit” e shumë të tjera “bashkudhëtare” të kësaj moshe... Më duhet ta shpreh qysh në fillim atë që na bëri të shpreheshim entuziastë, e të nxirrnim kujtimet e ruajtura në “save” për më shumë se gjysmë shekulli. Kjo ishte kënaqësia kur mbasi pyetëm njëri-tjetrin për hallet, për problemet e shqetësimet e moshës apo ato familjare (mbasi koha që kalojmë është e njëjtë për të gjitha). I vetmi ndryshim që ishte, ishin vitet që kishin kaluar, të cilët kanë lënë gjurmët e tyre në rrudhat e fytyrës, në thinjat apo rënien e flokëve, por jo në energji, jo në kujtesë, jo në mendime... Kjo është e natyrshme dhe nuk është “faji” askujt, por vetëm i kohës që bën punën e saj. Të gjithë janë shembull në familje e shoqëri në komunitet ku jetojnë brenda apo jashtë Shqipërisë. Askush prej tyre, nuk kishte asnjë shqetësim në familje me fëmijët apo me nipat dhe mbesat, përjashtuar ato që kanë ardhur nga “Zoti” dhe si të tilla ne, jemi të pafuqishëm të kundërveprojmë dhe duam apo nuk duam jemi të detyruar që t’i bindemi. Mbi të gjitha, kjo është meritë e padiskutueshme e këtyre edukatorëve shembullorë që rrënjët e këtij edukimi i kanë marrë qysh atëherë kur mbi shpatullat e njoma në moshën trembëdhjetë apo katërmbëdhjetë vjeçare, veshëm uniformën ushtarake dhe morëm përsipër detyra të vështira e në kushte të vështira. Kjo edukatë e vlerësim për punën e detyrën, bëri atë që të gjithë këta shokë që u mblodhëm, drejtuan me kompetencë qysh në moshë të re, batalione, Brigada, Korpuse dhe Divizione dhe askush nuk u ndëshkua apo nuk u shkarkua për paaftësi drejtuese. Jam pranë kolegëve të klasës, Feti Ruci, Petrit Hasani, Tafan Tafani, Mico Llupa, Shkëlqim Jaupi, Luci Gjino, Rrapush Zenuni, Novruz Buzi, Petrit Boka, Hektor Sina, Alem Rrokaj. Këta, janë të gjithë pjesë e asaj armate kuadrosh që dolën nga bankat e Shkollës Heroike Ushtarake “Skënderbej” që ishin e janë shembull edhe në sistemin e kaluar dhe në ditët e sotme! Të gjithë i kujtojmë dhe nuk i harrojmë ato vite. Edhe kur dikush ishte i pamundur të merrte mitralozin e rëndë afro 40 kg në stërvitje, Feti Ruci, nuk priste, po e rrëmbente vetë atë. Askush edhe sikur i pamundur të ishte, nuk i bënte bisht stërvitjes dhe as pajimeve për të shkuar tre ditë marshim e me variante luftarake në drejtim të Malit të Dajtit, rreth e qark tij, nga Mali me Gropa, në drejtim të Malit të Salltikut, Krujë, Mamurras, Thumanë, Yzbarish, Kalaja e Prezës e kthim. Herën tjetër e fillonim nga e kundërta nga Shkalla e Tujanit. Këto marshime dhe stërvitje bëheshin ose në ditët më të ftohta të mesit të Janarit, ose në ditët më të nxehta të Korrikut. Kujtojmë pushimin e madh në agim në fushën e ish-Kampit të Punëtorëve në Dajt, kur Sherif Ciciku, me makinën e tij na i sillte fasulet e mëngjesit dhe kur ato i merrnim me lugë në gavetë si fasule dhe i futnim në gojë si akull në temperaturën minus shtatëmbëdhjetë e njëzet gradë. Kështu i kujtojmë edhe ditët e nxehta të korrikut kur djersa na delte mbi gjimnastorkë e në pushime, i hiqnim ato dhe i shtrydhnim për t’i veshur përsëri. Netët e ftohta apo të nxehta, do t’i kalonim nëpër shtëpia, në Krujë apo në fshatrat përreth që na prisnin me tërë të mirat që kishin e mbi të gjitha na prisnin me ngrohtësinë e tyre. Do të dilnim zhveshur nga mesi e lart për të bërë krosin e mëngjesit çdo ditë deri në Dajt e në kthim do të merrnim edhe degë shqope për të pastruar territorin. Do të binim gjumë në darkë me komandë e këpucët e lustruara xix me pecet e lara të ishin në një vijë e të mos lëviznin asnjë cm, përndryshe do të ngriheshim nga gjumi. E sa e sa të tjera të tilla që janë shtatë vite me radhë. Të gjitha këto na vlejtën në jetë për t’u bërë të vlefshëm, të edukuar të dashur... A mund të gjendet ndonjë “I mençur” të bëjë ndonjë krahasim me nëntëmbëdhjetëvjeçarët e sotëm? Të gjitha këto i kujtuam një e nga një për të cilën vendosëm qysh më parë që të takohemi, të çmallemi e të bisedojmë me njëri-tjetrin kokës dhe nuk do të kënaqeshim... Është e vërtetë që vendosëm të takoheshim, por sikur ta kishim bërë me fjalë që do të llafosemi sikur të jemi nëntëmbëdhjetëvjeçarë në kohën kur ishim, në vitin e parë të Shkollës së Bashkuar të oficerëve, pra plot pesëdhjetë e katër vite më parë dhe jo si në këtë moshë. Kaluam disa orë të këndshme e nuk u ngopëm tek i kujtojmë ato vite të asaj moshe që ishim si një letër e bardhe ku nuk kishin “zhgarravitur” politikanë, hakmarrës, inatçorë, injorantë, karrieristë, thashethemexhinj e shumë “xhinj” të tjerë. Në ato vite, apo edhe më parë kur veshëm uniformën ushtarake, në vitin 1962, morëm edukatën e dashurisë për njëri-tjetrin, e dashurisë për Atdheun, e dashurisë për familjen e shumë të tjera si këto që sot, politikanët që drejtojnë Shqipërinë në këta tridhjetë e kusur vite, i duken si ëndrra, apo thonë “Pse akoma duhet të mbetemi në mendësitë e të kaluarës”? Kanë të drejtë të thonë kështu sepse lapsin e ka rrëmbyer injoranti, pushkën e ka rrëmbyer krimineli dhe librin e përdor shitësi i kokoshkave për kaushë! Pikërisht këtu ishte edhe lezeti i muhabetit sikur të ishim të gjithë në një mendje sepse edhe neve që jemi në këtë moshë, sikur na pëlqen kur na thonë “jeni të rinj” megjithëse e dimë që nuk jemi të rinj, por të paktën, të kemi ato më kryesoret, mendjen, duart e këmbët sepse “cikërrima” të tjera, kemi sa të duash. Kujt t’i ankohesh? Kujt t’i qahesh? Ku të kërkosh një të drejtë? Të ankohesh në qeveri, ta kritikosh apo të shpresosh për ndonjë zgjidhje është njësoj sikur të mundohesh të rrëzosh murrin me pështymë. Kemi ankesa si: “Nuk fle për tërë natën”, “Bëra sherr me gruan sepse më tha “i ke prishur paratë që të dhashë për bukë””, “E bëre “gropë” këtë divan dhe tani u hodhët nga tjetri”, ”Ju thashë, mos lëvizni sepse e kam larë dyshemenë” etj. etj., të cilat këto janë të përditshme e të pashmangshme sepse po të mos kesh të tilla “grindje”, të duket sikur je vetëm… Po të fillonim nga këto muhabete do të duheshin muaj të tërë të llafoseshim sepse ky “flamë “ pension, fjala vjen, jo vetëm që ikën sa hap e mbyll sytë, por edhe sikur dy milionë në muaj të marrësh përsëri sherri është i pranishëm, sepse në fund të fundit, llogarinë do ta bësh me aq sa ke të ardhurat e përsëri “sherri” do të jetë i pranishëm. Por ka edhe një të veçantë tjetër që është më kryesorja për ne, ish-ushtarakët. Qysh në ato vite na ka hyrë në gjak rregulli e disiplina, korrektësia, sjellja, gatishmëria në çdo kohë dhe kryerja e çdo pune sado e vështirë të duket, mostërheqja asnjëherë para vështirësive, apo zbatimi i orarit me përpikmëri, ndihma për shokun, dashuria dhe vëllazëria për shokët, të cilët ishin për ne edhe vëllezërit e gjakut apo eprorët ishin si prindërit tanë, që kujdeseshin për ne, jo duke na përkëdhelur apo të na pyesnin “doni bukë me gjalpë, mish të pjekur apo petulla”, por të hanim atë që na servirej, fasule në mëngjes dhe ato t’i mbaronim brenda kohës së caktuar! E veçanta tjetër që ne, e mësuam qysh në ato vite ishte edhe mbajtja gjithmonë e një rezerve “101 K” (kështu i thoshim në ushtri rezervës së paprekshme) sepse helbete, për një urgjencë shëndeti që në këtë vapë, mos e dhëntë zoti mund të na bjeri të fikët në mes të rrugës dhe nuk ka kush të zë me dorë. Pse, gabim e kam e aq më tepër për ne, pleqtë që nuk na i hedhin as sytë këta “kokorroçët” që i “pengon” telefoni? Po sikur të takosh një shok dhe ke qejf ta qerasësh me një kafe a nuk duhet një franga në xhep? Ja, për këtë mbajmë nganjëherë ndonjë “101 K” (kështu i thoshim në ushtri rezervës së paprekshme sepse helbete, për një hall, për një urgjencë, duhet). Aq më tepër kjo për ne pleqtë, që në këtë vapë, mos e dhëntë zoti mund të na bjeri të fikët në mes të rrugës dhe nuk ka kush na zë me dorë... Po sikur të të dali një shok dhe ke qejf ta qerasësh me një kafe a nuk duhet një frangë në xhep? Edhe gratë këtë e dinë, por edhe ato, nga halli e kanë dhe bëjnë një “vesh shurdh e një sy qorr” sepse fukarallëku i ka këto gjëra që sidomos ne ish-ushtarakët, një jetë të tërë me mund e sakrifica, megjithëse tërë jetën “nënë urdhër” përsëri qesja mbeti si “kokërr hudhër”.

Kjo ishte e para, e dyta ishte ajo që për disa orë i harruam të gjitha hallet e sotme edhe ato që vijnë nga pleqëria edhe që jo vetëm sikur na pëlqen kur na thonë “jeni të rinj”. Sikur të ishim për këtë në një mëndje, sepse sikur na i kishte qejfi të mos kujtonim vitet e moshës së sotme e të bisedonim “Na dhemb këtu e na shpon këtu”, “Nuk fle për tërë natën”, “Bëra sherr me gruan që më tha i keni prishur të tëra paratë e pensionit”! Po të fillonim nga këto muhabete do të duheshin muaj të tërë të llafoseshim sepse ky “flamë” pension, fjala vjen, jo vetëm që ikën sa hap e mbyll sytë, por edhe sikur dy milionë në muaj ta kesh përsëri sherri është i pranishëm, sepse ne ish-ushtarakët, të bindur e të përkushtuar ndaj familjes sa më s’ka. E megjithatë nuk i biem kujt në qafë, nuk i shtrijmë dorën kujt dhe kemi mbi të gjitha ndershmërinë, kemi qetësinë, kemi atë që nuk ja kemi askujt zilinë sepse askush, asgjë nuk do të marri me vete përveç emrit të mirë, punës së ndershme, mirënjohjes së shoqërisë e të mbahemi mend si të tillë. Se çfarë thonë pastaj ca tipa “Qypash, zemër krunde e gërdhu pa tru” siç lexojmë në ca palo gazeta që vjellin vrer edhe për ish-ushtarakët, kjo është e drejta e tyre në këtë palo demokraci që kanë mbirë edhe të tillë “ferra” që nuk janë pak... U zgjata ca nga derti që kam. Ja, po të kishim vazhduar me këto muhabete me shokët e vjetër të klasës, do të stresoheshim dhe nuk do të ishim kënaqur siç u kënaqëm.. Jetuam disa orë si nëntëmbëdhjetëvjeçarë dhe na u duk sikur u ripërtërimë e u rinuam për të bërë që edhe në të ardhmen të bëjmë të tilla takime “rinore”!