BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Taksimi i shumëfishtë në autostradë, shkaku kryesor i pakënaqësisë së shqiptarëve

Taksimi i shumëfishtë në autostradë, shkaku kryesor i

Taksimi i shumëfishtë është shkaku kryesor që sërish do ta vështirësojë zbatimin e pagesës së tarifës për kalimin në Autostradën e Kombit. Të gjithë jemi dakord se duhet paguar për mirëmbajtjen e autostradës, por jo duke na mashtruar dhe duke na mbingarkuar me pagesë pas pagesash. Është skandaloze, veçanërisht, se na kërkohet të paguajmë për një “dreq autostrade” vetëm afro 90 kilometra të gjatë. Janë një varg arsyesh që i kanë bërë kuksianët sërish të mos mirëpresin pagesën e tarifës. Me një zë thonë: “Të paguajmë, por vetëm një herë dhe jo sa herë i teket njërit apo tjetrit të na ngarkojë tarifë mbi tarifë”, thonë kuksianët. “Të paguajmë një herë tarifën dhe jo sa herë u teket oligarkëve tanë, që për vete nuk paguajnë asnjë cent edhe kur fusin lloj-lloj malli nga jashtë, siç ndodh me oligarkët e me nder parlamentit, ndërsa ne dinë vetëm të na taksojnë, aq sa paga nuk na del as për të mbajtur frymën gjallë”, thonë kuksianët. 

Në realitet, paguajmë 3 a më shumë herë tarifën e kalimit në autostradë. Kështu, çdo shqiptar paguan taksën e qarkullimit, atë të regjistrimit. Do të paguajë edhe tarifën e kalimit në autostradë. Si taksapagues do të paguajë edhe 48.5 milionë euro që do t’i paguhen koncesionarit si politikë lehtësuese nga buxheti I shtetit. Pra, ne shqiptarët do të paguajmë si frëngu pulën, vetëm për lëvizjen në afro 90 kilometra autostradë. Sepse autostradë është (bile ende jo tamam) vetëm segmenti Morinë – Kukës – Rrëshen. Pjesa tjetër Rrëshen – Rubik – Milot është segment dykalimësh dhe jo autostradë. Mirë, të paguajmë, por të mos mashtrohemi. Të paktën kjo me nder klasë politike duhet ta dijë mirë se nuk jemi budallenj që të pranojmë çfarëdolloj broçkullash.

Duket qesharake edhe çfarë na u tregua që në fjalinë e parë, se fillimi i pagesës së tarifës do të nisë pas gjysmës së shtatorit, kur mbaron sezoni i plazhit. Pas gjysmës së dytë të shtatorit, numri i lëvizjes së automjeteve në Autostradën e Kombit nuk do të jetë më shumë se 1000 në 24 orë. Ç’domethënie transmeton te kuksianet, hasjanët e tropojanët fillimi i pagesës së tarifës në periudhën e pasplazhit? Këtë mund të na e thonë vetëm oligarkët e me nder politikës albaneze. Po duket sikur vëmendja është përqendruar vetëm në ndëshkimin e banorëve të këtij rajoni dhe jo për gjë tjetër. More, zotërinj! Pse duhet të paguajmë sa herë ua do mendera juve? Kur ende autostradën e keni shumë larg përfundimit!? Ndaj këmbëngulja për të ndëshkuar kuksianët si ua do mendera, është e çuditshme.

T’i kujtojmë disa gjëra të kësaj “dreq autostrade” me rradhë.

Ende edhe sot e gjithë ditën 4 kuksianë vazhdojnë të qëndrojnë në birucë. Me, apo pa faj, kjo mbetet për t’u parë. Pasi edhe vetë kryeministri kërkoi ndjesë, pse u vendos tarifa pa asnjë konsultim me komunitetin.

Ndërsa, befas na kërkohet që në shtator të nisim të paguajmë tarifën e kalimit në autostradë me apo pa dëshirën tonë. Sepse, ende ndonjë bashkëbisedim me komunitetin nuk është kryer. Të paktën, kështu thonë kuksianet, hasjanët, tropojanët. Në rradhë të parë, edhe pse ende është gjysmë autostradë. Apo pse ne shqiptarët, gjithçka e kemi me gjysma, bile edhe vetë shtetin e kemi ende gjysmë shtet dhe demokracinë e kemi gjysmë demokraci. Bile këto gjysma tashmë i kemi pranuar si të qenësishme. Pasi, me nder klasa politike që kemi, nuk di më shumë të ndërtojë. Di të ndërtojë vetëm gjysma…

Na kërkohet të paguajmë, ndërsa vazhdojmë të notojmë në një varfëri ekstreme që vetëm rritet për shumicën e shqiptarëve, aq sa në këtë vend po humbet tërësisht shtresa e mesme. Ka mbetur vetëm grupi i oligarkëve me nder politikanë dhe shumë shqiptarë të tjerë krejtësisht të varfër. Me një mori problemesh që s’di askush t’u japë një zgjidhje, sa jemi bërë turpi i Evropës. Jemi të tillë sepse kemi një klasë me nder politike që nuk di çfarë të bëjë tjetër, veç hallakatjes nëpër mejhanet e Tiranës. Ndërsa ne të tjerët vazhdojmë t’i paguajmë sa nuk u vlen lëkura, apo thjesht, ata dinë vetëm të na plaçkisin neve si t’u vijë më për mbarë.

Mirë, një taksë duhet paguar. Po duhet paguar, kur të përfundojnë të gjitha punimet dhe siguria në rrugë të jetë e plotë. Kjo autostradë vetëm sigurinë e ka shumë larg. Mjafton të përmendim faktin se në segmentin Morinë – Kukës – Fushë Dukagjin, vetëm rreth 25 kilometra të gjatë, gjatë 9 viteve që autostrada funksionon, janë shënuar shumë aksidente me pasojë 18 të vdekur dhe shumë të tjerë plagosur. Për gjithë këto aksidente askush nuk mbajti ndonjë përgjegjësi. Si zakonisht në Shqipëri.

Këtë 25 qershor bëhen plot 9 vjet që është përuruar Autostrada e Kombit. U përurua thjesht për të na marrë neve votën. Sepse atëkohë, zgjedhjet ishin në prag. Pasi na morën votën, pezulluan lëvizjen për disa muaj. Sepse mbarimi si punimeve ishte shumë larg. Bile brenda në tunel pati edhe shembje. Kjo është e vërteta dhe palo politikanët tanë nuk duhet t’u shkojë mendja se shqiptarët janë harraqë të mëdhenj. E thënë ndryshe, shqiptarët nuk u besojnë atyre sa herë pordhin me gojë. Se të thonë fjalë të mençura nuk dinë. Bile as sot e gjithë ditën nuk na tregojnë, se kur do të mbarojnë të gjitha punimet në këtë dreq autostrade?

Mirë, na kërkojnë të paguajmë sa u do mendera atyre. Po i duhet të na tregojnë një herë sa është kostoja e kësaj autostrade? Sepse këtë ende nuk na e thotë açik ndonjë. As nga opozita, as nga pozita.

Sa është kostoja? Jo zyrtarisht thuhet se, është diku rreth 1,2 apo 1,3 miliard euro. Po ky fond është vetëm për 62 kilometra autostradë e ndërtuar nga kompania amerikano turke Bechtel – Enka. Po segmentet e tjera me ç’fonde janë ndërtuar? Kjo autostradë është mbiquajtur autostrada e Kombit Durrës – Morinë. Në të vërtetë, autostradë është vetëm segmenti Morinë - Kukës – Rrëshen, rreth 90 kilometra të gjatë. Ndërsa segmenti Rrëshen – Rubik – Milot vetëm ndonjë budalla i klasës sonë politike mund ta konsiderojë autostradë. Ndërsa autostrada të quhet e përfunduar kërkon të kryhen edhe ndërtime që ende nuk kanë filluar. Kështu duhet nisur ndërtimi I një ure në hyrje të qytetit të Kukësit. Po aty duhet ndërtuar edhe një tunel i gjatë rreth 100 metra, për të eliminuar kthesën e fortë kur del nga ura (të paktën sipas projektit kështu është). Pasi tani për t’i mbrojtur automjetet që të mos bien në liqen kthesa është blinduar me blloqe betoni, që e shëmtojnë edhe më tepër autostradën në sytë e çdo kalimtari. Po ashtu duhen mbyllur punimet për dyfishimin e 7 urave në segmentin Morinë – Kukës. Po ashtu duhen ndërtuar mbi e nën kalimet në fshatrat që ndodhen në të dy anët e autostradës. Po edhe mjaft punime të tjera, si rrethimi i saj që të mos vazhdojë të kthehet në shëtitore për lloj-lloj kafshësh, siç ndodh rëndom edhe sot e gjithë ditën.

Ende pa nisur lëvizja e mjeteve në autostradë, u fol shumë për vjedhjen e rreth 230 milion eurove. Po ende askush nuk po na tregon se çfarë u bë me to, në ç’xhepa shkuan? Askush nuk u dënua për këtë vjedhje skandaloze. Kjo klasë politike nuk është çudi që një ditë të dekorojë hajdutin. Sepse ai di të nderojë vetëm hajdutët. Këtë e dinë mirë shqiptarët, e kanë ndjerë mbi kurrizin e tyre prej afro 30 viteve të kësaj gjysmë demokracie. Aq sa sot edhe vetë autostradën e kombit e kemi mbiquajtur “autostrada e Turpit”. Zaten, kjo klasë politike që po vegjeton prej afro 30 viteve në këtë vend, vetëm turp nuk ka. /Nga Riza HOXHA