BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Talebanizmi një kërcënim eminent për demokracinë liberale

Talebanizmi një kërcënim eminent për demokracinë

Fitorja e paimagjinueshme e talebanizmit dhe vendosja e hegjemonisë mbi territorin afgan, erdhi si rezultat i papërgjegjshmërisë së forcave amerikane dhe aleatëve të tyre, që premtuan paqen dhe më në fund u larguan me turp. Tabloidi mbi Afganistan që "dizenjuan" talebanët në të gjithë territorin, shënon njollën më tragjike në historinë e tij. Lëvizjet e tyre me hapa të qeta pa iu trembur syri, flet për dështimin e rezistencës dhe forcave që i trajnuan dhe i mbështetën ato, në këtë luftë pa lavdi për më shumë se dy dekada. Rendi i ri që kërkojnë të modelojnë talebanët, nuk mund të mos jetë kërcënim për demokracinë liberale, pavarësisht nga premtimet e tyre të paqarta politike. Sot dhimbja afgane është jo vetëm një keqardhje, por edhe një paralajmërim se gjithçka mund të ndodhë, nëse premtimet e tyre nuk kanalizohen në të mirë të paqes dhe sigurisë. Nëse do të hidhemi larg në histori, disa shembuj janë të ngjashëm me ngjarjet që kanë tërhequr vëmendjen e botës politike, jo vetëm në rajon, por në perëndimin e demokracisë liberale. Kështu mund të përmendim historinë e Tebës, që i dha fund hegjemonisë Lakoniane në shek.e IV p.e.r. kur askush nuk e priste një gjë të tillë. Po ashtu flet edhe beteja e vogël e Pidnas në Selanik, e cila u bë shkak për shembjen e ëndrrës së Aleksandrit të Madh, duke i hapur rrugë lindjes së Perandorisë Romake. Por me gjithë rritjen dhe lulëzimin e saj, ishte beteja e Adrianopojës që nisi për të shkatërruar ostrogotët, duke shënuar kështu aktin e parë të rënies së perandorisë famëmadhe të Romës. Por ngjarjet e Afganistanit me një rrjedhë më të hershme, kanë marrë vëmendjen e politikës, por edhe të analizës, për vetë subjektin dhe karakterin e zhvillimeve të tyre. Krisja fillon kur në Kirkuk të Irakut ish-presidenti Donald Trump, braktisi aleatët që ishin kundër Amerikës. Ky qëndrim paralajmëronte se SHBA nuk mund të humbnin më njerëz dhe kohë në këtë rajon, që paqja dhe siguria nuk dukeshin në horizont. Po i njëjti skenar u shpalos edhe nga Joe Biden, që njoftoi largimin e trupave deri më 31 gusht, duke e lënë Afganistanin në mëshirë të fatit dhe kërcënimeve të talebanizmit. Ky vendim tregonte se SHBA nuk kishin nxjerrë mësime nga Sajgoni i vitit 1975, kur atëherë ish-presidenti Gerard Ford u tërhoq pa lavdi, por të paktën organizoi largimin e mbi 135 mijë vietnamezëve që kishin bashkëpunuar me forcat amerikane. Washingtoni dhe aleatët që operuan në Afganistan, duhet të ndihen të përgjegjshëm për gjithçka që nuk shkoi mirë, pa folur për imazhe patetike të tërheqjes nga Kabuli, kur spektakli i turpshëm u mbyll me 13 viktima. Kjo disfatë shkaktoi valë shokuese, që shkuan deri tek kundërshtarët historikë të SHBA. Kështu buzëqeshi dhe fërkoi duart Irani, i cili tërheqjen e trupave amerikane e quajti disfatë e Satanait të Madh. Këtë deklaratë ai e bëri në korrik të këtij viti, kur dërgoi ministrin e Jashtëm Mohamad Javad Zarif, i cili u takua me liderin taleban Mohamad Abbas Stanikzai. Këto valë që pushtuan botën e shokuar nga pandemia, fshinë besimin, solidaritetin dhe besueshmërinë tek kështjella e demokracisë liberale, siç janë SHBA për mbrojtjen e paqes dhe sigurisë në botë. Po kush janë disa nga të ngazëlluarit, që po argëtohen me këtë dramë tragjike? E para nga kundërshtarët e saj që fërkoi duart ishte Turqia, e cila në bisedimet me presidentin e Rusisë Putin, premtoi për një qasje graduale me talebanët. Nga ana tjetër ishte Putini që në një konferencë shtypi me Kancelaren Merkel, i quajti amerikanët të papërgjegjshëm për gjithçka që ndodhi në Afganistan. Po në këtë korsi po noton edhe Kina komuniste, ku ministri i Jashtëm Wang Yi në takimin e 28 korrikut, me dorën e fortë të talebanëve Abdyl Ghani Barador, që tashmë është dhe një nga figurat kryesore të regjimit, premtoi se do të ndihmojë qeverinë e talebanëve. Kjo dramë që po luhet në Afganistan i dha frymëmarrje internacionales radikale islamike, e cila duke qenë pas Katarit ka tani në dorë një shtet islamik krejtësisht të formuar. Ky shtet është më i organizuar se sa ai në Mosul e në disa qendra të tjera, nga ku mund të shpërndahen materiale propagandistike për sulme ideologjike, apo më keq akoma veprime të karakterit terrorist kundër demokracisë liberale. Ardhja e talebanëve në fuqi në Afganistan, ka gjallëruar edhe hijet e zeza të ISIS-it, të cilët nuk janë më të ndryshëm nga ata. Si të tillë dhe me një histori krimesh, ata mund të bëhen më të rrezikshëm se dje, ngaqë mund të hakmerren nga humbja e njerëzve të tyre dhe bashkëpunëtorëve. Kështu Afganistani me këtë gjendje konfuze dhe të paqartë, po shënon vijën e ndarjes midis demokracisë liberale dhe kundërshtarëve të saj. Nëse talebanët do të pranojnë idetë e guximshme të Perëndimit për bashkëpunim, modelimi i qeverisjes mund të mos jetë ai që shohim sot, por këtë do ta vërtetojnë ngjarjet e mëvonshme. Aktualisht bota po sheh se në atë vend të lojës së madhe prej më shumë se njëçerek shekulli, një rend i ri gjërash po shpalosen, që vetë koha do të konfirmojë saktësisht qëndrimin negativ apo pozitiv të talebanëve. Kjo dramë është tabloja e një paradigme me ndryshim rolesh, që mund të sjellë rritjen e mosbesimit tek aspiruesit e paqes dhe sigurisë në atë rajon. Sot kjo dhimbje që flet për keqardhje, më pas nëse ngjarjet nuk marrin për mirë në dobi të jetës së afganëve, nesër rreziku për demokracinë liberale do të jetë akoma edhe më i madh.