BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Opinion / Editorial

Talenti provokativ "formëzbukurues" i artistit KM që deformon përmbajtjen

Talenti provokativ "formëzbukurues" i artistit KM që

Sigurisht që ylli i Enverit mes kërthizës dhe rripit të pantallonave të KM-së sonë në takim me ministrin Grek të Jashtëm, ishte provokimi i radhës së "artistit" që formën ka si parim për të deformuar apo shkatërruar përmbajtjen. I lindur si provokator, ish-basketbollisti artist, që vjen në Ballkan sëbashku me basketbollistët e tjerë (kryetar shtetesh) në shtetet fqinje, ka epërsinë e artistit ndaj tyre. Ai flamurin kravatë e donte si për të hapur polemika, kur po mundohet të ndalë turrin e Metës dhe inceneratorët e Bashës, por artisti kryeministër (KM) gjuhën e simboleve, ngjyrave, formave dhe gjesteve e ka formë për të deformuar, larguar, fshehur apo shkatërruar përmbajtje. Edi Rama ka ndërtuar "ndërmarrjen Rilindja" me anën e sundimit të formës dhe shkatërruar përmbajtje që për artistin nuk bën më, ose është kundër tij. Duke kaluar nga fantazitë e tij deri në simbole të ashtuquajtura gjysmë satanike apo mistike, por dhe artistike, ai luan dhe me shtetin, njerëzit dhe po ashtu ekonominë e politikën. Kryesisht simbolizmi me një ish "dadaist" si Rama në anarkizmin që duket, por që nuk kuptohet mirë si prodhohet, ka dhe shpjegim. Në art simbolizmi ose më mirë në pikturë është afër ose si një "revival" një ringjallje ose hahaha "Rilindje" të tendencave mistike në traditën romantike dhe janë afër lëvizjes dekadente me vetëdije të sëmurë dhe të privuar. Po po janë Klimt, Moreau, Gauguin, Redon, Toorop etj. etj. E politikisht pikërisht këtë gjë me anën dhe të artit, por dhe formës, ka dëshmuar se bën si "ndërtim shteti" një artist që formën ka parësore, kurse përmbajtjen në shërbim të saj dhe vetëm të vetes së tij për pikërisht sundim. Ai me gjuhën e simboleve dhe formës provokimeve të tyre ndërton shtetin ose më mirë e - pikturon atë. Me yllin e Enverit të "provokacioneve të gushtit" Rama bën "artin e politikës së jashtme". Por dhe provokon dementët e medemek anti-komunizmit në politikë që ata të shajnë poshtë komunizmi dhe Rama pastaj të pasurohet bashkë me rilindistët dhe vëllezërit e tyre të një barku në PD - akoma më shumë. Rama kujdeset për formën dhe sigurisht qendrat e qyteteve marrin një formë të mirë, por brendia mbetet ose ajo folklorikja e Saliut ose më keq e deformuara e Ramës, ku vetëm shteti nuk funksionon, vetëm shteti dhe ligji nuk sundon dhe vetëm interesi i sundimtarit korruptiv prosperon. Rama ju jep me qera maskarenjve shtetin dhe institucionet. Kaq, sepse nuk është ndonjë gjë më e komplikuar se sa kaq. Rama formën e maskës e ka të bukur, por atij as që i plas, sepse e di mirë se populli i tij nuk e do maskën dhe as që e vë atë. Rama e frikëson popullin e tij me blinda dhe pse ishin formë (dukeshin bukur kur parakalonin) dhe jo përmbajtje. Muret e spitaleve të Ramës janë të bukura dhe disa aparatura po ashtu, ose lulet në lulishte, por në spitale po e njëjta marrëzi korruptive dhe delirante vazhdon në mitmarrje dhe padrejtësi shoqërore. Më shumë biles sepse tashmë paret e popullit i jepen privatit dhe ai pastaj "pikturon popullin" dhe i shërben Rilindjes. Po kështu dhe shkollat. Ai e superon Berishën në formë, kurse përmbajtjen e bën ose për hesap të vet ose të deformuar për t’u dukur më mirë se sa Berisha. Forma PPP është padyshim më "e bukur" se forma pa asnjë letër dhe pa garë e Berishës dhe përmbajtje bëhet më e mirë sepse Rama në formë rrit kostot shumëfish që fitimi tenderist të jetë më i lartë se në kohë të Berishës dhe rruga të shtrohet më mirë dhe më ngjyra. Grabitet populli, por kjo nuk është e rëndësishme është thjesht - hahaha përmbajtje dhe jo formë. Po, por grabitja është akoma më e madhe. E pikërisht kjo përmbajtje ka rëndësi për artistin KM të Shqipërisë si kryemjeshtër i formës. Në Apoloni kishte bërë ndriçim blu "boj qielli" dhe bardhë të një post helenizmi grekofoni dhe padyshim dikujt i ka rënë në sy, por sigurisht që është një provokim, i cili tenton të lëvizë pastaj dhe ide të reja njerëzish që marrin përsipër në kohë pandemie dhe trandjes filozofike të vendosin bazamente të reja kulturore kombëtare, duke prishur përmbajtje në saj të formës provokative moderne. Tandemi Berisha, Basha me firmën e "delimitacionit" të ujërave mes Greqisë dhe Shqipërisë u thye në formë dhe përmbajtje nga tandemi Rama, Bushati që ra kur ra dhe qeveria Tsipras. Forma ishte ndryshe përmbajtja ka shkuar tashmë si e njëjtë në gjykatën ndërkombëtare, sepse artisti e di se asnjëherë shqiptarët dhe grekët nuk do të mund të delimitojnë kufij, sepse asnjëherë nuk ka ndodhur t’i lejojnë ato që kanë bërë kufijtë e Shqipërisë dhe të Greqisë. Grekët e dinë se Duçja kur vranë gjeneral Telinin që po përcaktonte kufirin jugor të Shqipërisë me Greqinë i bombardoi dhe pushtoi për ca ditë Korfuzin. Ai në atë kohë gjeti formën për të përgatitur më vonë përmbajtjen që ishte bashkimi i Mbretërisë Shqiptare me atë Italiane me Duçen dhe me kurorë të Skënderbeut mbretit xhuxhmaxhuxh Emanueli tretë. Ligji luftës që greku ministër i Jashtëm thotë sot se është anakronik, ka bazën mbi sulmin e përbashkët të Mbretërisë Italiane dhe asaj shqiptare me Italinë drejt Greqisë. Të thuash sot është anakronike është simbolike, por po aq simbolike është të kesh yllin e Enverit, mjekrën e Ismail Qemalit simbolet kombëtare të Zogut, rrufjanizmin dhe kërcënimet e Enverit dhe shtatgjatësinë e Kastriotit. Kështu mendon dhe kështu vepron Rama, ose kështu jeton ai me simbole dhe si i "burgosur" i tyre që pastaj na burgos ne si skllevër të simbolizmit të tij flutura pikturues mbi shtetin. Talenti provokativ "formëzbukurues" i artistit KM deformon përmbajtjen gjithmonë. E urren atë kur ajo është kokëfortë. Rama nuk ka ardhur të bëjë shtet. Sa më shumë thotë duke i rënduar SH-së me fjalën shtet, aq më shumë e pikturon dhe deformon atë. Ai ka ardhur të vizatojë shtetin shqiptar. Ta ngjyrosë atë. Ai sigurisht nuk është një diktator. Është një "tiran-osaur forme" që korrupsionin e bën me ngjyra dhe jo gri. Misticizmi dhe grotesku, batuta dhe kravatat, spilat dhe stemat, këpucët dhe shallvaret, këmishët dhe syzet, xhubotet, shallet dhe kruajtjet e kokës, janë format të cilat deformojnë ose shkatërrojnë përmbajtjen. Janë shpeshherë largim nga fokusimi njerëzve të përmbajtjes së vërtetë të individit që kanë mbi krye në shtet. Berisha e la Bashën e firmës së detit, si trashëgimtar, sepse Berisha mbetet një model klinik i përmbajtje pa formë. Por Rama largoi Bushatin e detit sepse aty lindi dhe ndarje ngaqë Rama është artisti klinikisht i formës me përmbajtje dekadente, të deformuar, klonuar keq, të transformuar dhe shkatërruar për t’i shërbyer - Rilindjes së tij. Pasoja është shteti klloun, shteti grotesk, shteti maskara dhe mashtrues, shteti i pa drejtë, shteti në shërbim të formaxhinjve të Rilindjes gra dhe medemek burra dhe shërbëtorëve të tyre të paguar mirë në opozitë. Kaq, asgjë më shumë se sa kaq. Të tillë artistë që komandohen nga një provokator i tillë, nuk i vjen fundi në pushtet nga opozitat akoma më idiote dhe të pazonjat për t’u përballur me të tillë mashtrues dhe dëmtues së demokracisë dhe ekonomisë. Ato i përball ose drejtësia e atyre jashtë ose krijimi i një përmbajtje të re politike si lëvizje që i vendos përpara dy rasteve që janë: ose të ikin nga sytë këmbët prej zemërimit ose të largohen vetë nga pushteti me një urdhër të qartë se mund t’iu vijë fundi vetë atyre dhe pasurive të tyre në mënyrë të shpejtë dhe përbindshme.