BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Tamtamet tashmë të “shpuara të SPAK” kur prokuroria e Kosovës gjuan si duhet!

Tamtamet tashmë të “shpuara të SPAK” kur prokuroria e

Zakoni ynë shoqëror i pritshmërive të mëdha, është një retro kulturë folklorike e shëmtuar dhe “asgjëbërëse përveç se shitmendëse kot”, po kot, fare fare. Kulmi i pritshmërive tona në mungesë të ligjit, në mungesë ekstreme të zbatimit të ligjit, në të ashtuquajturën demokraci ishte pikërisht prokuroria e posaçme ose SPAK dhe dega e hetimit ose BKH. Ishin pritshmëri, sepse ne nuk besojmë (pjesa më e madhe e shoqërisë) se PS, PD, LSI dhe të tjerë mbas tyre, që kanë tridhjetë vite që shkallmojnë shtetin e të drejtës, do të bënin reformë në drejtësi dhe ngrinin institucione trime, të drejta, me njerëz të drejtë, profesionistë, jashtë partive me interesa kriminale kundër shoqërisë dhe kundër shtetit ligjor. E në këtë mes, nuk mund të ndash shumë faj, sepse për drejtësinë e shkallmuar kanë përgjegjësi si PD dhe PS apo dhe mikja e tyre herë pas here në pushtet ose LSI. Kanë qenë në pushtet dhe nuk ka pse të ketë “burra të mirë” ose “të këqij jashtë tyre”. Drejtësia në këtë marrëzi anti demokraci dhe anti shqiptare, ka ardhur si pasojë e politikës dhe njerëzve të saj, eltiokracisë dallkauke prej tre dekadash që ka drejtuar këtë vend. Por besimi apo pritshmëria për SPAK nuk vjen nga votat apo pengesat apo dhe nga lojërat politike që bëjnë sërish PS, PD, LSI, por nga një akoma besim gjysmë i lëkundër i shoqërisë te USA dhe UE apo dhe insistimi i tyre apo dhe investimi i tyre. Sa për PS, PD dhe LSI, nuk do të ishte bërë asnjë reformë drejtësie në Shqipëri. Në shoqëri u rrit shpresa dhe pritshmëria se çdo drejtësi e nesërme u lidh me SPAK. Po pra me batutat se “SPAK do të bëjë këtë SPAK atë” dhe fryrja e jashtëzakonshme e tullumbaces SPAK, e cila sigurisht ka rënë pre e folklorizmit tonë, sepse as SPAK nuk mund të dalë me sa duket nga rrethi vicioz i pamundësisë për të bërë drejtësi në Shqipëri. Sepse kudo në Ballkan dhe Europë ka korrupsion, por në Shqipëri sikundër ka shkruar Robinson Vandeleuer, korrupsioni është në absurd. E në këtë absurditet mashtrimi, gënjeshtrash dhe shprese të humbur është dhe institucioni i rëndësishëm dhe shpresë për ne – ose SPAK. U sabotua, u vonua dhe po ashtu gënjyen dhe po ashtu mashtruan, por u ndërtua në një farë mënyre. Maksimumi që ka bërë është një gjykatëse e korruptuar dhe një mjek që ishte “qefli të mbante nëpër xhepa e sirtare para”. Asgjë më tepër se sa kaq. E nuk është se nuk ka dosje, por nuk ka forcë, guxim dhe bindje se mund të fillohet lart. Nuk është se nuk ka fakte (korrupsioni në Shqipëri është idiot dhe arrogant), por nuk është kaq “trim” si institucion. Nuk është se nuk ka “bajlozë” korrupsioni si te partia e tij dhe vetë Berisha, si te partia dhe vetë Meta dhe si te partia dhe vetë Rama apo te të tjerët me radhë. Ka boll, por nuk është ashtu sikundër e kemi fryrë ne dhe të huajt. Kurse në Kosovë ka shembull tjetër pa pasur nevojë për SPAK dhe shitmendje apo hapje si “trimëri drejtësie” kot fare. Pa trumbetuar dhe pa bërë “simfoni” mediatike të kota si në Tiranë veprojnë. Po po aspak si “tam tamet” e shpuara të SPAK në Tiranë. Çfarë ka ndodhur? Po, pa trumbeta dhe pa “tam tame”, Prokuroria e Kosovës sipas pikërisht gazetës “SOT” ka bërë këtë: Pas operacionit të gjerë ditën e mërkurë në Ministrinë e Bujqësisë, ku ranë në pranga 10 zyrtarë të lartë, Prokuroria Themelore në Kosovë ka kërkuar të enjten paraburgimin e 11 personave. Ky vendim vjen pas dyshimeve për marrje e dhënie ryshfeti, keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe dhënie e ndihmës në kryerjen e veprave penale. Masa e paraburgimit është kërkuar për personat e ndaluar pas një aksioni të Policisë së Kosovës më 24 shkurt në komunat Prishtinë, Podujevë, Gjilan, Istog dhe Lipjan. Në mesin e 12 personave të ndaluar nga policia më 24 shkurt, janë edhe 10 zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, që funksiononin në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë në Kosovë. Në njoftimin e Prokurorisë është se përveç 433, 160 eurove, policia ka konfiskuar gjatë bastisjeve edhe 600 dollarë, 200 franga, 275 lira turke, 15 telefona, tetë vetura, një kompjuter, pesë armë, një USB dhe një vulë. Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë se pret hetim të plotë pas aksionit policor. “Fajtorët duhet të marrin dënimin maksimal. Këta njerëz nuk e meritojnë të jenë në institucione”, ka thënë Hoti të mërkurën në një postim në rrjetin social Facebook. Pra asgjë më pak dhe asgjë më shumë se sa detyrën. Ja kjo është prokuroria dhe Policia e Kosovës dhe as iu ka rrjedhur hetimi, as ju është dekonspiruar, as iu ka ikur kush, as nuk iu është sabotuar kërkimi dhe as nuk ka mundur t’iu shpëtojë kush nga tipat e pushtetit që sigurisht, kanë bërë shumë më pak se çfarë bëjnë te ne. Një veprim i tillë që padyshim ka mundësi dhe te ne biles dhe më lart akoma do të ishte fillimi i besueshmërisë.

Do ishte dhe SPAK-u në veprim real dhe të vërtetë. Por sigurisht te ne është e vështirë, shumë e vështirë për të mos shkuar deri në pikën që të konsiderohet i pamundur. Por që të jem realisht është plotësisht i pamundur dhe jo pse nuk ka korrupsion, jo se nuk iu gjenden pasuri tre fish më të mëdha se në Kosovë, por se mbrojtja politike dhe degradimi politik janë në absurd dhe përballë të ashtuquajturve ndërkombëtarë dhe SPAK e nesër BKH. Pse? Po sepse në 360 gradë të politikës janë të tillë. E padyshim në një shoqëri të indoktrinuar ideologjikisht prokuroria është ideologjike dhe vepron ideologjikisht. Sot ne kemi kaluar nga shoqëri ideologjike në atë të indoktrinuar politikisht. E padyshim po kështu në këtë situatë dhe në këtë formë “tam tamesh”, vepron dhe SPAK. Po po, për fat të keq dhe në dëm të shpresës sonë të madhe për drejtësinë e vërtetë dhe vepruese në demokraci. E sa më shumë ditë të kalojnë me tam tame dhe jo veprime të tilla të forta, aq më shumë humb shpresa për drejtësi dhe për veprim të saj për të sjellë shtetin ligjor në Shqipëri. Po kështu rrezikon ose do të shuhet. Padyshim kjo është një nga të këqijat më të mëdha në Shqipëri.