BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Tani nuk po kuptohet “qartë” se kush po i bën më keq Shkodrës?!

Tani nuk po kuptohet “qartë” se kush po i bën më keq

Qyteti i madh i veriut është pengu më i madh urban i Shqipërisë. Shkodra është vendi ku mund të jetojnë si dikur shumë banorë me nivelin më të madh jetësor dhe kulturor të mundshëm për nga resurset njerëzore dhe natyrore dhe që politikisht është shkatërruar dhe drejtuar në një pasmbetje urbane kriminale të përbashkët të partive në pushtet deri tani. Dje nga PS-ja u prezantua si Gjiknuri në vend të Ballës nga Librazhdi (dikur ai bënte emërimet bashkë me aleatin PSD) dhe Bilali si kreu i PS-së në qark për të cilën Gjiknuri në një moment tha: Edona është pa eksperiencë, por ka mësuar këto 6 muaj shumë dhe patjetër që do ketë ndihmën tonë se kjo punë nuk bëhet vetëm, por nëse jemi të mbledhur bashkë të gjithë, të bashkuar... Nejse fjala “bashkim” për PS-në në Shkodër është eufemizëm. PS-ja në Shkodër humbi turpshëm duke i lënë dy deputetë aleatit PSD që ia mori me ndihmën e PS-së të Tiranës dhe forcës së njeriut të rëndësishëm të saj. Po dhe duke e lënë PS-në si asnjëherë tjetër, për turp vetëm me tre deputetë. Fiton e majta në Shkodër në përballje me PD-në (pesë PD dhe gjashtë e majta PS 3, PSD 2 dhe LSI 1) e shpartalluar dhe që reziston vetëm në Shkodër qytet nga që ato kanë neveri për PPSH-në dhe barazojnë PS me të. Kurse një pjesë duke mos votuar, sepse iu është ndyrë dhe PD dhe pjesa tjetër duke mbyllur hundën dhe votuar partinë e Berishës dhe Bashës sot. PD dhe Voltana i kanë bërë keq e mos më keq urbanitetit në Shkodër. Duke u justifikuar me “komunistët e Ramën në Tiranë që nuk japin fonde” zonja ka kërrusur qytetin në një plakje urbane, sëmurje kriminale mos shërbimesh dhe degradim shërbimesh bazike. Ajo nuk ka shtruar trotuare, lyerje, rrugë dhe nuk ka bërë asnjë investim madhor, por dhe nuk ka shërbyer për një qytet në kohë. Ka krijuar armiqësi dhe urrejtje të shumtë në mes qytetarëve shkodranë dhe është figura tashmë prej vitesh që barazohet me një fatkeqësi qytetare shkodrane kundra qytetit të madh në veri. Ka degradim kudo në kulturë, art, urbanitet, ekonomi, qytetërim dhe administrim. Administrata e saj dhe këshilli bashkiak socialist që i mban ison në saj të një morboziteti të përbashkët, (që vjen nga Tirana dhe njerëz biznesi politik) janë fatkeqësi administrimi si një shembull i denjë se si mund të punohet kundra qytetit tënd. Janë një turp i madh që rrënon përditë qytetin. Deri dje thosha se faji është i PD dhe marrëzisë së saj e natyrisht që kjo është arsyeja e të keqes në Shkodër. Por sot, kjo e keqe është toleruar dhe tashmë me një cinizëm akut dhe tragjik po shfrytëzohet jo nga PS, por nga njeriu që merr me sa duket mendjen e njerëzve të frustruar në Shkodrën e 45 viteve të komunizmit në ide hakmarrëse dhe perfide kundër Shkodrës dhe që e ka emrin Edi Rama. Suflerët e tij shkodranë për Shkodrën sigurisht plus vesin e tij arrogant të mos dialogut me ato që kanë, ose ai zbulon se kanë më shumë mend se sa ai – po kryejnë krim irracional dhe urban kulturor në qytetin e madh verior. Ndryshe nuk shpjegohet, akoma ky moment tragjik, i ankesave të jashtëzakonshme në mbledhjen e Gjiknurit me PS-në në Shkodër. Sërish Shkodra po ju besohet njerëzve jo me dashuri për të dhe jo qytetarëve të saj si komandë dhe si përfaqësim apo nderim për qytetin. Po iu besohet “no name no face” si me kontribute dhe qytetari dhe po ashtu po ju besohet në drejtim pikërisht interesave krejtësisht anti Shkodër që lëvizin shumë te PS dhe po ashtu dhe një pjesë e PD-së duke u bërë bashkë për të keqen e qytetit. E Rama po e lejon dhe josh këtë marrëzi anti urbane në Shkodër. Ai bën vetëm llogaritë e veta të Tiranës. Sot nuk është e qartë se qytetit të madh kulturor në veri po i bën më keq PD e atrofizuar dhe interesaxhie e Voltanës apo PS-ja e Ramës apo aleati i PS apo të tre bashkë, po e shqelmojnë qytetin akoma më keq se sa diktatura e Enverit. Kur e them këtë, kam parasysh se Enveri e degradoi në serinë B qytetin, por nuk e degradoi kulturalisht ekonomikisht dhe energjitikisht si këta sot Shkodrën. Ai i mori erzin ideologjikisht dhe ekonomikisht, por këta sot ja kanë marrë erzin moralisht, financiarisht, në urbanitet dhe kulturalisht e plotësisht politikisht. Rama e ka ngritur në piedestal modelin Voltana, duke bërë vetëm pallavra kundër saj sa për t’i shtuar PH-shin politik dhe ndërkohë institucione të qeverisë e lavdërojnë për “letra të bukura” kur ajo ka degraduar qytetin në mënyrë tragjike prej shtatë vitesh. Rama kështu e do Shkodrën të shtrirë përdhe. Atij i duket se ajo e urren sa më shumë ai i bën ndere, (stadiumi dhe Shiroka) e sigurisht ato aq më shumë e urrejnë, prandaj ju rrit më shumë marrëzinë e kryetares që ka për t’i kthyer në mesjetën e hershme (jo venedikase dhe as pashallëkut të Bushatllinjve) si urbanitet. Emëroi “no name no face” si kandidat bashkie dhe me qëllim la Voltanën (kur duhet të kishte ikur prej kohësh si ligj dhe rregull) që të vijonte “ndërtimin e Shkodrës” së mekur, mbushur plot me zhymile, plakur, dhe rrudhur e që pastaj Rama të zbukuronte Vlorën, Fierin, Lezhën, Pukën, Tepelenën, Përmetin, Belshin, Kukësin etj. etj. Po pra dhe që pastaj t’iu tregonte shkodranëve që e shajnë politikisht – gishtin e mesit. Ose t’iu thotë se: doni PD dhe Voltanën, mirë t’iu bëhet aty rrini. Poooo krenari e madhe kjo... E pastaj nga ana tjetër i beson aleatit drejtoritë dhe krijon përçarje dhe mes socialistëve në qytet e kudo. Sigurisht që i duhen votat në kuvend dhe për këtë po shkatërron dhe Shkodrën dhe të vetët në Shkodër. Kjo tani është e tepërt. Duket sikur Rama është më afër me renegatët e PS-së dhe bashkëpatriotëve të tyre në PD-në Shkodër dhe akoma më shumë urren atë pjesë të sinqertë si në PD dhe PS sidomos pjesë e qytetarëve dhe kontributeve të qarta të tilla në Shkodër. Kjo është e pafalshme. Është një urrejtje që e kalon dhe marrëzinë e kryetares së sotme të bashkisë. E shumë kush e ka kuptuar këtë mekanizëm filozofik dhe ekonomik irracional për qytetin absolutisht më të pasur dhe resurse në Shqipëri. Në mënyrë idiote kur sigurisht po ta shfrytëzonin, do të ishin akoma dhe më me fitime se bie fjala në qytete të tjera të rëndësishme në Shqipëri. E urrejnë në mënyrë tragjike dhe idiote dhe për çfarë... As ata po t’i pyesësh, nuk ta sqarojnë mirë se pse. E urrejnë dhe pikë!