BREAKING NEWS

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar
x
BREAKING NEWS

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping 

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi të ish-drejtorit të Aluiznit. Ja posti drejtues që mban (Emri)

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi
x

Opinion / Editorial

Tani që i njoha Mokrën edhe Gorën, njerëzit trima, bujarë dhe besnikë...!

Tani që i njoha Mokrën edhe Gorën, njerëzit trima,

Do të shprehej Patrioti dhe  Rilindasi i Madh Abdyl Bej Frashëri,  mbas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit i ngarkuar edhe deyrën e “Ministrit të jashtëm” për njohjen dhe zbatimin e vendimeve të kësaj Lidhje në Shqipërinë e Jugut, Gjirokastër, Përmet, Korcë e  Pogradec, që bënin pjesë në Vilajetin e Manastirit... Fill mbas kësaj Lidhje dhe krijimit të Kuvëndit të Dytë në Frashër,  Abdyl Frashëri, bëri edhe një vizitë në Zonën e Mokrës dhe Gorës, ku mbajti edhe një fjalim në Pogradec me pjesmarrjen e të gjitha krahinave të Kazasë së Starovës, për rëndësinë e vendimeve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.. “Kisha dëgjuar shumë për Gorën dhe Mokrën, dëgjova të shprehet Abdyl Frashëri, shkruan në kujtimet e tij Bari Maxhari, por tani që i shkela vetë, i njoha edhe njerrëzit e saj që paskan qënë sa trima aq edhe bujarë e besnikë..”!. Po kush ishte Bari Maxhari? Shfletojmë për këtë studjuesin dhe Historianin Zenun Ferro, apo sic quhet,  “Dostojevski i Mokrës”. “Ishte koha kur Vendimet e Lidhjes së Prizrenit, kishin bërë jehonë të madhe në popull dhe  Abdyl Frashëri do të kalonte edhe në Zonat Gorë, Opar dhe Pogradec. Në fshatin Dërdushë, vijnë tre burra , dy prej të cilëve me veshje xhandari me armë në krah dhe njëri me një veshje të thjeshtë,që mbante një cantë. Ata, takojnë cobanin Spaho nga Dërdusha të cilit i thanë që “vijnë nga Frashëri” dhe sipas kërkesës së tyre i drejtoi për në fshatin,Osnat, pa i njohur se cilët ishin ata. Në fshatin Osnat, Abdyl Frashëri, qëndroi  tek Bari Maxhari, një familje me tradita patriotike dhe kur erdhi nusja e shtëpisë për t’i takuar,Abdyl Frashëri, u ngrit në këmbë dhe kjo, nuses i kishte bërë përshtypje. Askush nga njerrëzit e familjes, nuk e dinin që ai ishte Abdyl Frashëri. Vetëm mua, ma pëshpëritën në vesh xhandarët dhe kur mësova që ai ishte Abdyl Frashëri, sikur u bëra me krahë, kur pashë dhe dëgjoja këtë njeri të Madh, këtë shqiptar të Madh..  U përgatit tryeza dhe u shtrua rakia. U kënduan këngë patriotike dhe u bënë biseda për cështjen kombëtare.Në mëngjez herët, Abdyl Frashëri, u largua nga shtëpia i shoqëruar nga Bari Maxhari.Tek Guri i Kamjes, Abdyli, nxori fletoren nga canta dhe nisi të shkruajë.. Aty dëgjova nga ky burrë i Madh , të shprehet e të vlerësojë aq shumë njerrëzit e Gorës dhe Mokrës. Kurrë nuk do ta harroj atë ditë..” shkruan në kujtimet e tij Bari Maxhari.. Në Pogradec, Abyl Frashëri, krijoi Degën e Lidhjes  së Prizrenit, me përfaqsues edhe nga krahina e Mokrës, Gorës dhe Oparit, për njohjen dhe zbatimin e  Vendimeve historike të Lidhjes së Prizrenit.  Ai u prit edhe nga At Konstandin Pihoni, i cili ishte edhe Kryetar i Komitetit të Shpëtimit Kombëtar i cili e shoqëroi Abdyl Frashërin gjatë qëndrimit në Pogradec. Ky Komitet, luajti një rol kryesor në Krahinën e Mokrës, duke ndaluar pagimin e taksave të turqve dhe duke mbështetur cetat patriotike  të Ismail Dërdushës, Kajo Babienit, Shahin matrakut etj, apo duke refuzuar dërgimin e djemve ushtarë në Turqi, rezistencës me armë në dorë për moslejimin e coptimit të trojeve shqiptare, duke  dënuar  me forcë Traktatin e Shën Stefanit për coptimin e Shqipërisë etj.

Mokrarët, të pushtuar, por kurrë të nënshtruar....

Po mbushen afro 100 vjet nga reprezaljet, torturat, shpërnguljet masive, genocidi e  vrasjet masive që  ushtruan pushtuesit bullgarë mbi mokrarët, por ata nuk u  mposhten. Në vitin 1882, u krijua ceta e parë Patriotike nga Shahin Matraku ku ishin luftëtarë si Kajo Babieni e të tjerë. Pas vrasjes së Shahin Matrakut në Janar 1900, Cetën e komandoi Kajo Babieni. Në Luftën e Parë botërore, masakrat dhe internimet mbi mokrarët u shtuan... Ata që nuk i nënshtroheshin pushtuesve, vriteshin ose  internoheshin..C’do fshat i Mokrës. ka shumë për të thënë. Për shpërnguljen e tyre masive nga forcat bullgare, në Mars të vitit 1918. Pushtuesit bullgarë, shkatërruan c’do gjë që kishte mbetur dhe internuan ata që kishin mbetur nga të 19-të fshatrat.. Ata, u larguan nga vëndbanimet e tyre, jo nga fatkeqësitë natyrore por nga përndjekjet e forcave bullgare, për të patur më të sigurtë, frontin e luftës kundër forcave franceze që ndodheshin në Mokrën e Sipërme. Banorët e Mokrës së Poshtëme,  u cvendosën e u shpërngulën për në Maqedoni e Bullgari të detyruar edhe me armët e zjarrit.Forcat e armatosura bullgare, shoqëronin mokrarët drejt fushës së Domosdovës, nën komandën e Komandantit të Regjimentit, Kolonel  Vezhinkovit.Kush kundërshtonte, vritej. Në Strugë, regjistri i mokrarëve të shpërngulur nga trojet e tyre, tregonte 3000 vetë. Rruga e kolonëve mokrarë, për në Strugë, vazhdoi për një  muaj e gjysëm, dyzet e pesë ditë.Masakra nga më cnjerrëzoret.Në Mokër forcat bullgare u përgatitën për luftë.. Kudo u hapën Pika vrojtimi, në Slabinjë, në Liqenas.. Filloi nja luftë frontale me forcat franceze.. Forcat bullgare në Selcën e poshtëme, nuk e kishin  aspak të lehtë situatën, nga goditjet e  cetave patriotike të cilat siguronin ndërlidhjen edhe me forcat e Mokrës së Sipërme. Në fillim të muajit Shkurt 1918, u hodhën në erë depot e rezervave në frontin bullgar në Manastirec e Katjel. Forcat bullgare, në fshatin Velcan, u merrnin me forcë ushqimet banorëve të pambrojtur dhe bënin kërcënime edhe ndaj grave. Nuk  mund të duronin mokrarët nëpërkëmbjen e nderit të tyre.  Këto veprime, indinjuan Pasho Bibën në Velcan i cili  në gropat e Gurit të Celës, i del përpara një skuadre bullgare duke i vrarë të gjithë e duke i lënë një shënim:” U vratë për shkelje të nderit tonë, jo për grabitje..”! Pasho Biba, i shpëton dënimit duke kaluar në frontin francez. Tre barinj, sulmuan një Kompani bullgare duke vrarë 13 prej tyre. Në Fërgovë, vritet një togë me ushtarë bullgarë, mbasi kishin rrëmnbyer gjithë miellin e banorëve.. Lufta me bullgarët ashpërsohet dhe për këtë Gjenerali austriak Vanger Haussen, nxjerr urdhrin për heqjen e banorëve të Selcës së Poshtme. Në dimrin dhe të ftohtin e madh të vitit 1918, forcat bullgare, detyrojnë mokrarët të ndrronin emrat, veshjen, besimin, kombësinë..Të moshuar, gra e fëmijë, vetëm për “fajin” që ishin shqiptarë, i detyronin të futeshin në Kisha duke hequr qeleshen e bardhë  e vendosur kapelen e zezë duke i detyruar të thonin:”Nuk jam shqiptar”, por këtë, nuk e zbatoi asnjë mokrar.  Telegrafistin e Komunes Qukës, bashkë me qindra të tjerë i dergojnë në burgun e Dibrës. Më 14 Shkurt 1918, me forcën e armëve, bullgarët larguan të gjithë banorët e Selcës së Poshtme duke e kthyer atë në shesh lufte.Me forcën e armëve, vendosën pushtetin policor, duke bërë përvec  mobilizimit ushtarak, edhe mobilizimin ekonomik. Të rinjtë, detyroheshin të shkonin në ushtri apo në punët e ndryshme në bujqësi dhe blegtori. Kjo u bë në të 26 fshatrat nga Losniku, deri në Katjel, Slabinjë, Velcan, Laktesh, Somotina, Dëbrova, Straniku Goliku, Radokali, Selca e Poshtme, Krickova, Karkaveci..Stravaj, Manastirec Rrashtan etj.. Në përleshje me forcat franceze, ushtria bullgare pësoi humbje të mëdha.Në Slabinjë,  në largësi nga Zëmca, u vranë shumë ushtarë bullgarë. U vra edhe Halit Balliu, luftëtari trim nga Slabinja. Fshatrat Losnik, Velcan dhe Slabinjë u grumbulluan në fshatin Laktesh për t’i dërguar në Kumanovë, Kërcovë.. Kafshë e njerrëz bashkë, pa bukë e pa rroba. Kush kundërshtonte vritej. Udhëtimi, zgjati një muaj e gjysëm ku gjatë rrugës, vdiqën me dhjetra banorë nga të ftohtit dhe urria. “Në Shkup, tregon Sali Radaku, u dizinfektuan rrobat e grave dhe të burrave, duke i xhveshut te gjithë lakuriq. Të rinj nuk kishin sepse ata dërgoheshin në front.. Punonin në kushte cnjerëzore në bujqësi e blegtori nëpër fshatrat e Maqedonisë, të vendosur në Kampet e përqëndrimit.. Gripi Spanjoll, nga ana tjetër bënte kërdinë edhe në mungesë të ndihmës mjeksore. Vdekjet, ishin masive. I kërkojmë përsëri ndihmën studjuesit Zenun Ferro.” Nga fisi Cela në Slabinjë, vdiqën 9 antarë, nga fisi Dervishi, Losnik, 8 antarë, nga fisi Biba, Velcan, 8 antarë, nga fisi Hoxholli , Katjel 11 antarë, Nga fshati Slabinjë 23 antarë, nga fisi Fero, Slabinjë, 5 antarë, nga fisi Leka, Slabinjë 3 antarë, nga fisi Llapushi, Somotinë,  14 antarë e kështu me rradhë në c;do fis e në cdo familje mokrare... Sa e sa të tjerë për c’do fis  e për c’do familje  u vranë e u futën nëpër burgje si Xhemal Mërtkola që u burgos në Ohër, më pas në Sofje e vdiq nq Shkup. Këtë fat pati edhe Qazim Mërtkola nga ky fis. Shaban Bego, vdiq në një fshat maqedonas. Këtyre e shumë e shumë të tjerëve, nuk u dihen as varret.Në vitin 1918,kur disa banorë u kthyen në fshatin Radokal, panë që kishin mbetur vetëm njëzet shtëpi mbasi shumicën e tyre i shkatërroi lufta  e u dogjën, duke mbetur banorët në fshatrat e huaja.. Në janar 1916, kur forcat bullgare pushtuan Mokrën, vëndkomandën e tyre e vendosën në fshatin Velcan. Përkthyes, ishte Elmaz Lufo, që dinte gjuhën bullgare dhe turke. Fisi Lufo, nuk shkuan muhaxhirë në Maqedoni, por një pjesë e tyre shkuan në fshatin Rashtan të Gramshit. Në fshatin Velcan, Komandanti i Repartit bullgar, mblodhi përfaqsuesit e fshatit dhe u kërkoi atyre 100 kafshë për të shkuar në Bullgari për të marrë municion luftarak. Nga ana tjetër, mbasi përkthyesi Elmaz Lufo i mblodhi dhe i “bindi” bullgarët, për gatishmërinë e kafshëve, i u kthye bashkëfshatarëve të tij në gjuhën shqipe: “ Ju do të shkoni me kafshët tuaja, por asnjëri prej juve nuk duhet të kalojë Qafën e Thanës..”! Dhe kështu u bë. Askush prej tyre ende pa mbërritur në Qafën e Thanës u shpërndanë.. C’do fshat në Mokër, ka një histori, c’do familje ka shumë për të treguar, c’do pasardhës i banorëve të atyre viteve ka për të treguar akte trimërie të atyre trimave mokrarë, që asnjëherë nuk i treguan shpinën pushtuesve.. Dhe jo vetëm Mokra heroike, por edhe Gora e Opari, Pogradeci e Gramshi e gjithë Shqipëria.. Historia, nuk harron...