BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Tani që kanë dhe një “tradhëtare” tjetër në Amerikë, “Foltorja” nuk ka më frikë!

Tani që kanë dhe një “tradhëtare” tjetër

“New Bolsheviks” e Foltores në Tiranë, kanë gjithmonë “tradhëtarë” dhe armiq të brendshëm për të zbuluar dhe sulmuar! Zakonisht të gjithë tradhëtarët janë ose gjetje – zgjedhje e dikurshme politike si kolegë të Berishës ose katapultime të tij ose në fillime, themelues edhe para tij të PD! Por kësaj rradhe, ka një “tradhëtare” dhe për më tepër në Amerikë! Sërish afrim i Berishës, biles gati gati, në formim të një partie të vërtetë konservatore  si Evi Kokalari e cila në “revolucionin “ anti Basha” në PD, ishte në krah të Berishës, e pranuar nga Berisha, e mbrojtur nga ai dhe e rritur politiksht nga po ai! Kokalari sigurisht që do ti dilte – tradhëtare dhe në shërbim të dikujt. Sepse e mësuar në “USA” nuk do të mund të kuptohej kaq shumë me pikërisht “new bolsheviks” e SHQUP-it dhe me filozofitë staliniste të tyre.  Kokalari padyshim donte karierën, sepse kështu i kishte thënë mendja se mundesh me një “bolshevik” të vjetër si Berisha të bënte “konservatorizmin” në Shqipëri. Donte PD e Berishës si trampolinë konservatorizmi! Që në fillimin, kjo ishte një marrëzi sa politike dhe filozofike. Por nuk e kam fjalën këtu! E kam fjalën se Berishës i duhet një ”tradhëtare grua”, dhe në Amerikë! I shërben të ketë një  “trashëtare grua”! Mjaft me burra! I duhet të forcohet me gra që e tradhëtojnë dhe i thonë diçka. Si të them - ndjehet më i plotësuar në filozofinë e tij folkbolshevike duke pasur dhe gra tradhëtare. Pastaj i duhet dhe në Amerikë. Me ndjenjën antiamarikane që ka forcuar dhe propoganduar deri sot i duhet nën zë dhe mbi zë, një tradhëtare amerike. E bën më pluraliste kacafytjen idioteske politike të Berishës me “mullinjtë me erë” por i shërben si vazhdim antimarikanizmi që ti mbajë të karikuar “berishkët militantë të tredhur” që e dinë se Berisha fiton me Amerikën! Po po dhe i hedh në det - amerikanët! Dikur Kokalari që i bënte  ditirambe  Berishës sot thotë kështu:  Në radhë të parë, mos harroni se Berisha mund të jetë Zot për ju, por jo për mua. Unë, i lutem Jezu Krishtit nëse keni dëshirë ta dini. Si e tillë, nëse unë nuk bashkohem me çfarë bën Berisha, besoj se është e drejta ime, ashtu siç është e drejta juaj të vazhdoni të mbështesni atë. Nuk ka më “tradhëtare” se sa kjo zonja që beson Krishtin dhe jo Berishën! E ka bërë “realisht për borxh” ta shpallësh “spiune dhe tradhëtare” në shërbim të Ramës dhe të Veliajt, biles dhe të Spiropalit!  Biles duhet me statut të partisë shpallur – tradhëtare! Gabim e kanë që nuk e bëjnë me statut statusin “Tradhëtar i Partisë”! Por Kokalari vazhdon: Ndërkohë, i sugjeroj Berishës të vazhdojë çfarë po bën, por ta lërë pjesën e konservatorizmit jashtë fjalimeve të tij, sepse konservatorizmi mbron të drejtat individuale, ku futet dhe e drejta e votës. Pra, Berisha pa adresuar me seriozitet, manipulimet e Këshillit Kombëtar, Kryesisë, të Forumit Rinor dhe primaret për bashkitë, nuk mund të flas më për konservatorizëm.  Kokalari tashmë është bindur se Berisha – nuk duhet të jetë hahahaha - konservator! Më vjen mirë shumë se arriti disi në këtë pikë me forcat e veta! Po pra pa ndihmën e kujt!  Kokalari është qartësuar se këta “konservatorët vjedhin dhe votat e veta” e jo më të jenë të besuar për vota elektorale! Ajo thotë: përsa i përket mbështetjes time për Këlliçin, po ja u them, nuk do ta ketë kurrë. Nëse kjo ju bën të mendoni se po i shërbej Veliajt, ky është problem juaj! Personalisht nuk do të kontribojë kurrë në marrjen peng të PD, nga një njëri që vodhi vota e manipuloi lista, orientoi votat e kryesisë, dhe ishte element kyç në fiaskon e garës së forumit rinor. Edhe primaret kundër Veliajt i fitoi se Berisha e detyroi Alihmemetin të dalë nga gara. Të gjithë e kuptojnë këtë situatë. Të vetmit që s’kuptojnë që ky popull nuk është budall, është Berisha vetë me ata dy-tre që ka vërdallë, vijon ajo. Por ajo akuzon dhe Vokshin. e cila është edhe kryetare e Forumit të Gruas, se mbështetëset e saj kanë orientuar votën, ndërsa ka premtuar se do të publikojë edhe listën e manipuluar.  Kokalari i drejtohet Albana Vokshit: me që nesër do adresosh listat që publikova, të sugjeroj të bësh transparencë të plotë, se jo vetëm që infon e mora nga kompjuteri jot, por kam dhe foto. Fakti që ti mund të dalësh me Këlliçin në krahë, më thotë që do filloni thjeshte të manipuloni realitetin. Në bazë të një letre që firmosa se nuk do publikoj çfarë pash, PD ka të drejtë të më hedh në gjyq. E mirëpres, por i jeni futur një rruge që do t’ju fundos të tërëve. Ndoshta është koha të flasim se si gratë e tua orientuan votat në kryesi. Faktet i kam”, shkruan Kokalari. E këtu i bën shumë mirë “shpalljes tradhëtare” koseguuente e partisë.  Kokalari biles i futet dhe konkurimit duke thënë:  Nëse PD-ja humb në gjyq, do detyrohet të konkurrojë në zgjedhjet lokale nën logon e LSI. Nëse Berisha e pranon këtë, atëherë ai e ka dhënë PD me koncesion tek Meta. E ajo vazhdon: Në fakt dhe Këllicin kryetar të PD-se, Meta e donte, pikërisht për arsyet e lartpërmëdura. E kam ditur qe ne Mars te 2022, kur Këlliçi dhe familja e tij dilte e thoshte lart e poshtë se ky do ishte kryetari i ri i PD-se, që dikush ishte mbas tij, sepse kofidenca me të cilën e thoshte, tregonte qartë që ai fliste me fjalët e dikujt tjetër. Nuk them që Meta do hiqte Berishën para kohe, por me ikjen e Berishës dhe me Kelliçin në krye, nëse planet do t’i kishin ecur, Meta mund të shtynte bashkimin e PD-se me LSI, dhe nëse do ta merrnin një ditë qeverinë, Meta-Kellici do kishin zëvëndësuar dyshen Rama-Basha. Kokalari është fantastike në jo thjesht fantazinë politke të saj, se sa në mënyrat se si bëjnë në këtë lloj politike tipat si ato që ajo përmend. Ajo nuk është jashtë realitetit. E Berisha as i shkon deri në fund tradhëtisë së saj as lejon që tradhëtarja që jetë më aktore në PD! Atij i shërben si një “Tradhëtare Amerike”! Me një tradhëtare të tillë,  Foltorja nuk ka pse të ketë më frikë! Po, sepse është e plotësuar me tradhëtarë. Nuk i mungon asnjë dhe asgjë. Po pra, tradhëtare,  konservatore, grua dhe në Amerikë! Çfarë duhet më shumë për të pasur tradhëtar dikë!?