BREAKING NEWS

Kush e kërcënoi dhe kanosi SPAK-un? Vjen paralajmërimi i fortë i SHBA-së, ja çfarë pritet të ndodhë në vijim

Kush e kërcënoi dhe kanosi SPAK-un? Vjen paralajmërimi i
x

Opinion / Editorial

Tani vazhdo pushimet rrugore ekstraparlamentare o "KM i ardhshëm"

Tani vazhdo pushimet rrugore ekstraparlamentare o "KM i ardhshëm"

Sigurisht që Kuvendi i Shqipërisë do të bënte atë që dje - do të bënin. Amendimi i nenit 64 dhe 68 të Kushtetutës krijon mundësinë e hapjes së listave, heq nga Kushtetuta koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor, si dhe vendos prag kombëtar. Listat dhe pse me disa forma tipike të Ramës janë hapur dhe ne kemi mundësi që në mes "tipave deputet" që duan partitë dhe kryetarët, të përzgjedhim atë që na duket së paku më simpatikë, sepse kuptohet për të tjerat deri sa e kanë kandiduar këto soj partish dhe këto lloj kryetarësh se çfarë individi mund të jetë. Personalisht them nuk kanë bërë keq dhe pse ai që i quan të mira këtë punë dhe që është KM-ja Rama - i ka degraduar vetë në përdorim dhe tani deklaron se ka marrë "update". Të tilla ndryshime për listat dhe koalicionet idiote, që nuk kishin në bazë të tyre vullnetin e zgjedhësve, por interesat e kryetarit të partisë dhe lidershipeve të tyre, por dhe pragu është një punë e mirë ose pothuajse e mirë që është bërë. Pavarësisht se kush e ka bërë këtë punë. E pavarësisht në se ju pëlqen apo nuk ju pëlqen zonjës Kim, zotit Soreka apo të tjerëve, edhe nëse ju duket i mirë apo i keq parlamenti ai është sovran dhe i vetmi vend ku mund të votohet. Përndryshe ato duhet të marrin parasysh idenë që të votohet nëpër ambasada ose tek SHQUP apo dhe rrugë e kjo punë merr fund. Por faji sigurisht tashmë nuk është as i tyri dhe as i atyre që janë në Kuvend se sa i njeriut që me naivitetin e shtirë dhe të fajshëm deri në marrëzi, për të mos e rënduar dhe thënë - imoralitet përfitues, bën edhe kryen e PD-së edhe fatkeqësisht atë të kreut të opozitës. Lulzim Basha me vetëdije, duke marrë vendimin e daljes nga Kuvendi i Shqipërisë, ka legjitimuar si hegjemoninë dhe sundimin e Edi Ramës. Ka legjetimuar në foltore gojtarinë dhe hartimet e tij te njerëzit që i "merr përpara" sepse shumica nuk lidhin dy fjalë. Lulzim Basha mirë se lejonte kur ishte në kuvend Sali Berishën të shurdhonte dynjanë dhe turpëronte me marrëzitë e tij të roitura botën mbarë, por tani ikën nga kuvendi dhe i largon si fjalën Berishës ( që ja zgjaste Meta dikur) por i jep fjalën dhe hartim-bërjen Ramës dhe Ballës së Librazhdit. Largimi i opozitës me urdhër nga Kuvendi i Shqipërisë ka sjellë deformimin me qëllim të tij, sepse dikush besonte se kështu ndërkombëtarët dhe populli shqiptar do të rrëzonin Ramën. E dikush tjetër besonte se ndërkombëtarët dhe populli shqiptar do të "emëronte Bashën" si njeriun e vitit apo dhe shekullit. Në fakt, as që u bë kurrgjë, kaloi kohë e gjatë dhe ju dhuruan me qëllim të gjitha bashkitë Ramës dhe tani dhe kodi, koalicionet dhe listat e hapura së bashku me një kotësi si ajo e 5 qershorit që nuk i hyn në punë as dreqit. Kush beson se kjo është thjesht instinkt-gabim i politikës është në "error" të plotë, por kush akoma nuk dyshon se është një "grafik" që Basha duhet ta plotësojë sigurisht është një qorr i madh politik. A ka të bëjë kjo gjë me kapjen nga ndonjë pallat, nga ndonjë ngjarje e rëndë brenda PD-së (individëve të saj) dhe që Rilindja e përdor, o nga ndonjë aferë e jashtëzakonshme që duhet të shlyhet me pushtetin e Ramës - kjo mbase do të shpjegohet mbas shumë viteve, kur të jetë ftohur fare "hallva" e pushteteve okulte të Ramës dhe opozitës po okulte si shërbim të Bashës, për KM-në e sotëm. Turpi që e ndjek Bashën me shërbimin e tij të çuditshëm që pasohet me aktrimin me sharje dhe akuza, me inisiativa se do të rrëzojmë dhe do ta shkatërrojmë mafien e Ramës dhe krimin në pushtet, janë dhe grotesku që shqiptarët demokratë tashmë të zbërdhylur flamujsh, nuk po marrin vesh dot. E zor se do të marrin vesh ndonjëherë për deri sa dhe plaku i tyre tashmë i lodhur Berisha nuk ju bën të ditur se kush është dhe faji që Rama nuk rrezikohet dhe nuk i tundet pushteti. Sepse dhe Berisha ka hijet e zeza të tija që zbardhen nga që Basha është kreu i PD-së dhe i opozitës humbëse. Po është një "betim tresh apo katërsh" mes Berishës, Bashës përkundrejt Ramës dhe Metës e Berishës, por dhe Metës e Ramës. Një morbozitet katërsh që mban në pushtet më të zotin për hartime dhe veprimtari okulte me firma dhe vula korruptive. Që i mban në pushtet të gjithë morbozët e politikës shqiptare si katërshja fantastike Berisha, Rama, Basha Meta. Basha tani shkon i qetë në vijim të pushimeve verore nën shoqërinë e plazhit dhe anti koronas me temperatura të nxehta vere. Ai dhe të tijët sigurisht do kërcënojnë me "kryqëzata" demokratike, kryengritje popullore dhe revolucione demokratike popullore. Do kërcënojnë me bojkote dhe me molotova sërish, por tashmë vetëm budallenjtë mund të besojnë se e kanë seriozisht dhe se po nisin e do të bitisin ndonjë gjë. Apo as këto kërcënime nuk do ti bëjnë? Si gjithmonë do mashtrojnë, do gënjejnë, sepse nuk kanë dhe të drejtë. Sepse janë tradhtarë të kauzave të shumta të lëna në mes të rrugës dhe kauzave të pa drejta të cilat kanë përfunduar në kazan të plehrave të historisë së tyre të afërt dhe të largët. Ata dhe "revolucionet" e tyre sipas zakonit nuk i shpallën dot. Konferenca për shtyp e tyre ishte ajo e dramaticitetit të Bashës, aktrimit të tij dhe fytyrave të ngrysura dhe të "rrudhosura" të aleatëve. Basha do të shpëtojë me këtë sistem miqtë e tij dhe do të shkrijë partitë kot të tyre, por dhe ju bëri një "shërbim" për përqindjen dhe listat duke i eleminuar paq. Basha duke sharë kuvendin në shërbim të Ramës, ju ka bërë një nder partive të vogla që sigurisht tashmë do të shkrihen dhe kjo është një nga ato "pafajësitë" e tija që njerëzit një pjesë po arrijnë ti kuptojnë... Një aktor i tillë si Basha me anën një teatri të tillë, po shkatërron atë mënyrë deri dje të "frytshme", por dhe pengesë demokracie që janë si listat e mbyllura, koalicionet idiote dhe pragu i përqindjes së një subjekti. Basha mund të shkojë të bëjë pushimet, sepse duke mos qenë burrë ( politik) i vërtetë, i bën "gjërat" me anën e Ramës. Basha po vepron në mënyrë perfide si një "KM" i ardhshëm i Shqipërisë, por realisht një KM plotësisht KM. Po ku e ku më i qartë se sa KM-ja i sotëm Rama në qenien e tij si KM. Pushime të mira o KM-ja i ardhshëm i Shqipërisë.