
E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Tartarinët e dikurshëm dhe “revolucionarët” e sotëm!

Shkruar nga Nga Pandeli Bardhi 15 Mars 2023

Është e vërtetë që Historia, herë vjen si tragjedi dhe herë si komedi. Mbasi lamë prapa periudhën shekspiriane të shekullit të XVI- të kur virtyti duhej t’i kërkonte “ndjesë” vesit, erdhëm në periudhën Molieriane të shekullit të XVII-të kur personazhi I tij , Alcesti, megjithëse e urrn hipokrizinë me të cilën është molepsur shoqëria, ai nuk mund ta luftojë këtë ves, sikurse edhe padrejtësitë, veset, dhe zakonet që e ulin njeriun.. Ai, nuk i urren njerrëzit, por veset e tyre të cilat këto, kanë bërë të mundur që të duken si të kohës dhe ata, që duan t’i luftojnë ato, duken si të dalë jashtë kohës..është periudha që po të tregohesh i ndershëm e i sinqertë, do të dukesh qesharak..! Vijmë tani në shekullin e XIX-të të Alfons Dodesë, prozatorit dhe dramaturgur francez me kryeveprën e tij Tartarini i Taraskonit në vitin 1872. Ky personazh, një lloj Don Kishoti provincial shoqërohet me anekdota për frikacakë dhe mburravecë që luajnë burra trima dhe gjuetarë të suksesshëm.. Nga Don Kishoti, ai trashëgon fantazinë e shfrenuar, grykësinë, aventurizmin. Karakteri komik i personazhit buron kryesisht nga kombinimi i veçorive të Don Kishotit dhe Sancho Panza në imazhin e Tartarinit. Në romanin e tij, "Nabob" (1877) Alfons Dode, portretizoi mashtrimin e kudondodhur, i cili u mbulua me një besim të patundur. Aventurierë të të gjitha shtresave ishin në pushtet. Heroi i romanit, Jansule, doli nga familja e të varfërve të thonjve të ndryshkur. Ai spekulon në Tunizi dhe kthehet në Francë si një multimilioner.. Në Paris, ai pret që të blihet famë, njohje, por është e rrethuar menjëherë nga një turmë grabitqare me përvojë. Në krahasim me ta, Zhansule është një fshatar i mjerë. Ai po përpiqet të marrë ryshfet nga të gjithë për t'u bërë deputet. Por, i mashtruar nga të gjithë, ai vdes vetëm. Koha ka ecur e ka ardhur deri në ditët e sotme, dhe personazhet, janë po ata, të paskrupull, të etur për pushtet dhe nuk e kuptojnë që bëhen qesharakë në sytë e shoqërisë. Vijmë tani në kushtet tona, kur personazhi i Alfons Dodesë nga Tartarin është kthyer rë “revolucionar”e vihet në krye të “Revolucionit” për të rrëzuar “Regjimin e Ramës”! Ky “Tartarin” me “kostum revolucionari” bëhet edhe më shumë qesharak nga personazhet e shoqërive të shekujve të kaluar. Bile në shumë aspekte, e ka kaluar edhe Tartarinin e Taraskonit. Ky i fundit shkonte e mburej përpara fshatarëve të tij që do të shkonte në pyll e do të vriste të gjitha kafshët e pyllit që fshatarët kishin gjetur belanë..Shkonte për të vrarë kafshët e pyllit dhe kthehej gjysëm i vrarë mbi gomarin e tij..Herën tjetër, shlkonte në Afrikë, atje ku nuk e njihnin dhe i njëjti avaz... Të vijmë tani tek “Tartarini” jonë që me “Urraganin e tij, revolucionin do të fshijë nga faqja e Dheut regjimin e Ramës”! Vetëm “Revolucionit” të tij I beson! . Nuk ka beësim, që Rama rrëzohet me votë, nuk ka besim as në institucionet demokratike, as në sistemin e drejtësisë, as në Ligjet e miratuara nga Organi Legjislativ, as në rregullat e vendosura nga Parlamenti, as në vendimet e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.Vetëm kur është në pushtet, ka “besim” tek të gjitha, por vetëm me fjalë. “Tartarini” jonë, nuk ka asnjë alternativë për të ardhur në pushtet dhe të vetmet “alternativa” ka sharrjet, urrejtjen, vulgaritetin, goditjen e tavolinave, fryrrjen e bilbilave, marrëzitë, rrëmbimin e mikrofonit dhe bllokimin e foltores. Deputetë pozitarë dhe opozitarë bashkë, më shumë se gazi i Botës”! është po ky personazh që para tridhjetë e tre viteve, solli “tragjedinë” me bekimin e “Idhullit” të tij pas Diktatorit që më pas e mohoi dhe mori revanshin e një aventurieri që sot kërkon të vijë përsëri në pushtet në rolin e protagonistit si “Komedian”!. As vetë nuk e dinte se c’farë demokracie do të sillte me njerrëz të mbledhur nga rruga. Populli, kishte të drejtë të besonte se dicka më mirë do të bëhet nga ajo që kishin hequr më parë..Por, ja që shumë shpejt u zhgënjyen. Ata nuk e dinin atëherë, sot po e kuptojnë që “tragjedia” e kohës e quajtur Demokraci, sot, kërkojnë ta sjellin në formën e Komedisë.! Komediani “revolucionar” nuk është i vetëm në këtë “katrahurë” tridhjetë e kusur vjecare. Askush nuk pyet e nuk mendon se si do t’i dalin Zot Shqipërisë që është në agoni të plotë. Asnjë fjalë se si do ta nxjerin Shqipërinë nga “rreziku” dhe si do t’i vijnë në ndihmë shqiptarëve të vuajtur e të cfilitur..Me gojën e tyre prej “Komediani” e pohojnë që “Shqipëria është në rrezik”. Po nga kushë Po nga këta “komedianë” që Shqipërisë i zgjatin agoninë, që qytetarëvë ja mërrzisin Shqipërinë!. Midis disa dhjetrave personazheve që ky “Komedian” ka me vehte, po marim njërin prej tyre në një fshat të largët, mbasi të gjithë, janë i njëjti model! Në Tiranë nuk kishte shkuar asnjëherë, por që rasti e solli të shkojë sipas mënyrës së Tartarinit të Taraskonit, por jo mbi gomar, por me autobus falas dhe një kartmonedhe njëmijëshe. Nuk do të vriste kafshët e pyllit, por do të përmbyste Kryeministrin me revolucion! “Më bëni gati kostumin, për nesër”! Ku do të shkonië “Do të shkojmë në Tiranë, Shqipëria, është në rrezik”! “Po c’farë do të bëni”ë “Do ta rrëzojmë Edi Ramën..”Sa mirë do tja bëni ce na është bërë si “mortje”, jemi në pikë të hallit!. “Nesër do t’ja shikoni tymin, kur ta “djegim”! Lajmi në fshat u përhap shpejt e morri Dhenë.. E morrët vesh “Tartarinin”ë Nesër shkon në Tiranë, “Shqipëria është në rrezik”! Na i mori të keqen Rama nesër..!. “Thotë që do t’ja vënë zjarrin..”! “Pu, puuuu, qyqja”! “Po po, ndryshe, nuk ik Rama”, bërtistë “Tartarini”, këtë na e tha edhe Tartarini plak, nuk ikën ai, as me vota e as me të mirë, do ta heqim zvarrë...”!. Dita e shumëpritur, erdhi. Në mes të turmës, dallohej “Tartarini” në fjalë, mes kolegëve. Nuk mbante kobure por një cakmak për t’i vënë “zjarrin” Ramës ! “Rama” shfaqet në formën e manekinit.. “Tartarini”, i gatshëm, i vë zjarrin! Më në fund, Shqipëria, “shpëtoi”! Urra”! Turma “Tartarinëve, entusiasmohej.. ”Revolucionari” nga “tribuna” e “revolucionit”, përshëndeste me dy gishta. Kjo ishte “fitorja” e radhës. Me këtë “fitore”, u kthye në fshat edhe Tartarini tepër enthusiast. “Hë, si dualltëë “E dogjëm..”! “Hë më ju lumtë, ç’ja bëtë paq, atij të paudhi.. Shyqyr që “shpëtuamë” nga ay Rama..”!. “Tartarinët” e sotëm, kthehen “triumfatorë”! Iku edhe një ditë nga “revolucioni” me “Revolucionarin komik” që “llokocitet” për tridhjetë e kusur vite. Revolucioni i madh i Tetorit, “Për 10 ditë, tronditi Botën”, do të shkruante shkrimtari Amerikan, John Read, kurse “revolucioni” ynë, ka filluar qysh nga fundi i shekullit të kaluar dhe nuk dihet ku e ka fundin! Avazi, vazhdon e do të vazhdojë me të tjera “skeçe teatrale..”!
Më të lexuarat


Pse Berisha ka vendosur t’ia lërë partinë me testament Ilir Metës?

Kush janë fitimtarët dhe humbësit e vërtetë të luftës?

Të gjithë që “shohin në ëndërr” pushtetin, premtojnë parajsën!

Bëju ballë forcave të liga frymore!

Antikomunizmi dhe viktimat e tij!

Integriteti si kapital politik

A po zhduket profesioni i mësuesit?

Debati për të kaluarën e Kosovës

A po përpiqet Këlliçi ta mënjanojë Berishën në fushatën që po bën?

Për Olltrak u ther një dash, për Kuçovën një kope do bëhet “kurban”!
