BREAKING NEWS

Thellohet tragjedia për familjen nga Vora, babain ia vrau gjyshi dhe nëna ndodhet në burg, aksidentohet për vdekje djali i Kudret Saliajt. Ishte duke udhëtuar me...

Thellohet tragjedia për familjen nga Vora, babain ia vrau gjyshi dhe
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë! Makina përplas për vdekje djalin e Kudret Saliajt

Aksident i  rëndë! Makina përplas për vdekje djalin e Kudret
x
BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x

Opinion / Editorial

Tashmë “mistik grotesk foklorizmi” i doktorit, kërkon mrekullinë e Moisiut me “detin në këmbë”!

Tashmë “mistik grotesk foklorizmi” i doktorit, kërkon

E fundit marrëzi dhe djallëzi njëkëhësisht e Doktorit, është krijimi i kushteve “psikomistike”  për tu krahësuar me misionin e Librit të Shenjtë!  Të krahësohet sigurisht aty ku e besojnë akoma ose në mendjet e grotesk folklorikëve  se është njësoj si Moisiu! Po misionari i madh i cili me bastunin e tij bëri mrekulli në Librin e Shenjtë, por këtë gjë në shekullin 21 dhe vitin 2023 po e pretendon Berisha!  Ai nuk i shikon më asnjë shpresë vetes, pa mrekulli. Tani i duhet një e tillë. Në fakt Berisha ka të drejtë. Atë vetëm një mrekulli biblike e shpëton ! Asgjë tjetër!  Në “perfidien” e tij ai nuk është symbyllur dhe të gjithë e dimë se sa më shumë të jetë koshient se do të humbë aq më tepër uluret se -  po fitoj! Berisha sa më pak njerëz mbledh,  aq më shumë thotë kam mbas vetes! Berisha sa më pak të drejtë ka,  aq më shumë uluret se ka të drejtë.  Berisha sa më tepër i rrëzuar në tokë të jetë,  aq më shumë uluret se jam në këmbë.  Berisha sa më shumë i plakur të jetë, aq më shumë thotë jam i ri.  Berisha sa më në faj të jetë, aq më shumë thotë se jam në të drejtë universale dhe të pa konstestueshme dhe akuzon të tjerët pa faj.  Mirëpo sot po e shikon se janë ezauruar pothuaj të gjitha dhe ka mbetur vetëm mrekullia! Atij i duhet mrekullia se e di, se nuk ka për të më as numra demokracie dhe as faktorë të jashtëm ta ndihmojnë. Berisha e di se nuk e duan shumica në Shqipëri dhe shumica jashtë Shqipërisë. Atij i duhet një mrekulli! E ai e gjeti në atë të ujrave të ndara dhe “detit në këmbë” si veprim i Moisiut që është si në Biblën e Vjetër dhe në Kuran!  Ai thotë në Durrës se: të vetmit që i hyjnë detit me këmbë dhe e kalojnë janë misionarët dhe ne të tillë jemi!! Ai vetëshpallet misionar për flet në shumës sikundër bën gjithmonë për PD-në e cila sigurisht është te Foltorja fytyra dhe brendia e tij! Pikërisht e një tragjikomedianti ish komunist, Stalinist dhe Enverist,  i kthyer nga ashpërsia e anti kapitalizmit dhe revizionizmit në antikomunizmin Berishian nga më groteskët dhe fatkeqësisjellësit në Shqipëri.  Berisha me antikomunizmin e tij të pështirë,  ju ka bërë keq miliona shqiptarëve me 1997, Gërdecin, 21 janarin dhe shumë vepra të qelbura e plot erë dhe sot si politike dhe ekonomiko sociale të korrupsionit në Shqipëri. Ai ka deformuar demokracinë shqiptare dhe ka praktikuar veset e PPSH-së së tij në PDSH-në e tij të kthyer tashmë në një grotesk dhe tragjizëm të pa fund! Berisha po tenton Moisiun! Njerin e detit në këmbë! Ja dhe Libri i shenjtë se çfarë thotë për ata që nuk e dinë, ku është bazuar “te deti në këmbë” Berisha! Te grotesku që shëmton dhe besimin!  Nuk është "marrëzi" është diçka më tepër se kaq, është "djallëzi, shejtanzi, ziemazi"! Po pra po, është “zi e ma zi” në djallëzi,  kjo e fundit e “detit në këmbë” dhe qënien e tij si misionar ose Moisiu!  Eksodi - Kapitulli 1.  Po pjesa ku është -  Misioni i Moisiut. Zoti tha: “Kam parë mjerimin e popullit tim në Egjipt dhe kam dëgjuar britmën e tij për shkak të mbikëqyrësve të tij; sepse i di vuajtjet e tij. Unë zbrita për ta çliruar nga duart e Egjiptit dhe për ta nxjerrë nga ky vend në një vend të bukur dhe të gjerë, në një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, në vendin ku kananitët, hititët, Amorejtë, Perezejtë, Evetë, Jebusetë. Prandaj thirrja e izraelitëve më ka arritur dhe unë vetë kam parë shtypjen me të cilën egjiptianët i mundojnë ata. Tani shko! Unë po të dërgoj te Faraoni. Nxirre popullin tim, izraelitët, nga Egjipti!”. Moisiu i tha Perëndisë: "Kush jam unë që të shkoj te Faraoni dhe t'i nxjerr izraelitët nga Egjipti?"  Ai u përgjigj: "Unë do të jem me ju. Këtu është shenja që ju dërgova: kur të nxirrni popullin nga Egjipti, do t'i shërbeni Perëndisë në këtë mal". Beriha tani vetshpallet Misionar njësoj si Mosiu u shpalla nga Zoti! Eksodi - Kapitulli 14.  Këtu del dhe veprimi!  Atëherë Moisiu shtriu dorën mbi det. Dhe Zoti e çoi detin gjithë natën me një erë të fortë lindore, duke e bërë atë të thahet; ujërat u ndanë. Izraelitët hynë në det të thatë, ndërsa ujërat ishin një mur në të djathtë dhe në të majtë të tyre. Egjiptianët i ndoqën me gjithë kuajt e Faraonit, qerret dhe kalorësit e tij, duke hyrë pas tyre në mes të detit. Por në mëngjes, shikoi Zoti nga kolona e zjarrit dhe e resë, duke hedhur një vështrim mbi kampin e Egjiptit dhe e shkatërroi atë.  Ai frenoi rrotat e karrocave të tyre, saqë mezi i shtynin. Atëherë Egjiptasit thanë: "Të ikim përpara Izraelit, sepse Zoti po lufton për ta kundër Egjiptasve!". Zoti i tha Moisiut: "Shtri dorën tënde mbi detin; ujërat do të derdhen mbi Egjiptasit, mbi qerret e tyre dhe mbi kalorësit e tyre". Do fati që në vitn 2023 që mos ta ndjekë kush Berishën kur të çajë Adtriatikun si dikur Egjyptianët ndoqën Moisiun!!  Por po vazhdoj Librin e shenjtë që thotë:  Moisiu shtriu dorën mbi det dhe në mëngjes deti u kthye në nivelin e tij të zakonshëm, ndërsa egjiptianët, duke ikur, u nisën kundër tij. Kështu Zoti i fshiu në mes të detit.  Ujërat u kthyen dhe zhytën qerret dhe kalorësit e të gjithë ushtrisë së Faraonit, që kishin hyrë në det pas Izraelit; asnjë i vetëm nuk shpëtoi. Por izraelitët kishin ecur në tokë të thatë në mes të detit, ndërsa ujërat ishin një mur në të djathtë dhe në të majtë të tyre.  Atë ditë Zoti e shpëtoi Izraelin nga duart e Egjiptasve dhe Izraeli pa egjiptianët të vdekur në breg të detit;  Izraeli pa dorën e fuqishme me të cilën Zoti kishte vepruar kundër Egjiptit, dhe populli pati frikë nga Zoti dhe besoi në të dhe në shërbëtorin e tij Moisi. Tashmë Misionari Berisha po tenton të fundit marrëzi të tij thënë për të shpëtuar politikisht dhe ndoshta penalisht! Po tenton “detin në këmbë”  për të ikur vetë se sa shpëtuar popullin e tij”! Krahësimi nuk është kaq shumë mirë i studiuar nga ai, por në fakt – detin në këmbë sot vetëm misionarë të marrëzisë e kalojnë. Mjerë kush ju ngjitet pas!