BREAKING NEWS

“Ka njerëz më të mençur se presidenti i republikës”, Frrok Çupi del sërish me deklaratën e fortë: Në Shqipëri fundërrinat...

“Ka njerëz më të mençur se presidenti i
x

Opinion / Editorial

Të ardhurat e munguara në procesin e legalizimit dhe përshtatshmëria ligjore në auditimet e KLSH

Të ardhurat e munguara në procesin e legalizimit dhe

Me gjithë ndryshimet e herëpashershme në ligjin nr.9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar me ligjin nr.141/2013, si dhe me ndryshimet me ligjin nr.62/2015 dhe vendimet e udhëzimet e dala në mbështetje të ligjit, si dhe ndryshimeve të fundit të ligjit 111/2018 për Kadastrën, e cila ka hyrë në fuqi në shkurt të vitit 2019 me emërtimin “ASHK”. Ritmet dhe përfundimi i procesit të legalizimit dhe regjistrimit përfundimtar në Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, vazhdimësia e tyre po ecën me zgjatje të afateve kohore, të papërfunduara plotësisht. Në raportet e auditimit në vitet e fundit nga ndryshimi i dispozitave ligjore e nënligjore në fuqi, ka patur efekt pozitiv në procesin e legalizimit dhe rritjen numerike të objekteve të legalizuara, “por të papërfunduara”. Kjo ka sjellë zgjatjen e procesit të legalizimit me vite, megjithëse poseduesit e objekteve kanë marrë lejet e legalizimit vetëm për objektin, bazuar tek Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr.954, datë 25.11.2015 dhe VKM 1095, datë 28.12.2015 pa likuiduar parcelat ndërtimore pronë-shtet.

Në ish-Drejtoritë e Legalizimeve të qarqeve Tiranë, Lushnje, Kavajë, Korçë, etj. raportohen se janë legalizuar një numër i konsiderueshëm objekte, por nga auditimet konstatohen se shifrat janë larg realitetit dhe nuk tregojnë pritshmërinë e këtyre drejtorive në procesin e legalizimit mbas daljes së VKM nr. 954, datë 25.11.2015 dhe VKM. 1095, datë 28.12.2015 ku konstatohen se objektet e legalizuara janë ndërtesat, ndërsa parcelat ndërtimore jepen me mbishkrimin në pritje të VKM. Në përgjithësi objektet e ndërtuara pa lejë në zona informale, një pjesë e konsiderueshme janë ndërtuar në pronat e vetë proceduesve dhe pjesa tjetër janë tokë shtet ose e të tretëve. Në trojet “shtet” ndërtimi i objekteve informale zë rreth 55 për qind të objekteve të legalizuara vetëm objekti, pa marrëdhënie me truallin, të cilat nuk kanë marrë akoma certifikatën për vërtetim pronësie nga Agjencitë Vendore e Kadastrave dhe rastet janë të ngjashme në të gjitha Drejtoritë e Aluizni-t të qarqeve në shkallë vendi. Nuk kanë munguar as rastet e ankesave të qytetarve në  institucionin e KLSH, ku me qindra ankesa vinë në çdo vit, për zgjatje të procesit të legalizimit, shkelje afatesh sipas ligjit, mos paisje me certifikatën për vërtetim pronësie në lidhje me truallin ku është ndërtuar objekti, ku bie ndesh me ligjin e legalizimit nr. 9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar me ligjin nr.141/2013, si dhe me ndryshimet me ligjin nr.62/2015 dhe vendimet e udhëzimet e matricat e dala në mbështetje të ligjit si dhe në shkelje të pikës 8 të VKM Nr. 280, datë 1.4.2015 i ndryshuar “Për përcaktimin e kritereve, procedurave e dokumentacionit të zbatueshëm për të kualifikuar ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në lartësi, në ndërtime me leje” i ndryshuar, pika 2 e VKM nr.954, datë 25.11.2015 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave dhe të formularit të lejes së legalizimit” me ndryshime. Me daljen e VKM nr. 954, datë 25.11.2015 dhe VKM. 1095, datë 28.12.2015 ku konstatohet se objektet e ndërtuara në trojet shtet kanë zgjatje të daljeve të VKM në lidhje me truallin e zënë me objektin informal ose e titulluar ndryshe “Parcela ndërtimore”, kanë të palikuiduar detyrimet nga 1 deri 3 vjet pa mbyllur procedurat ligjore në Drejtoritë e Aluiznit duke krijuar të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit, zgjatje të procedurave ligjore, mos përshtatshmëri me ligjin 9482, datë 03.04.2006 me ndryshime, neni 17 ( pika 5 ) ku deri tani janë me miliona lekë të paarkëtuara dhe nuk kanë gjetur opsionin e përshtatshëm për të arkëtuar këto të ardhura në buxhetin e shtetit, duke i krijuar të ardhura të munguara buxhetit të shtetit. Në ish/Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI-t, Qarku Korçë (aktualisht pjesë e Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Korçë)  nga 01.01.2017 deri vitin 2019 janë lëshuar 3386 leje legalizimi për objektet informale, objekte të legalizuara vetëm ndërtesa janë 2431 leje legalizimi ose rreth 72 % e tyre. Lejet e legalizimit janë lëshuar vetëm për objektin me shënimin në lejen e legalizimit “Kalimi i pronësisë për parcelën ndërtimore do miratohet me Vendim të Këshillit të Ministrave” pra, nuk është arkëtuar detyrimi i parcelës ndërtimore në vlerë 123,946,690 lekë dhe bono privatizimi. Në Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI-t, objekt auditimi Tirana Jug, për periudhën nga 01.01.2016 deri 30.10.2018 janë lëshuar 4221 leje legalizimi për objektet informale të legalizuara, nga këto janë 2101 leje legalizimi, ose rreth 50 % e tyre janë lëshuar vetëm për objektin me shënimin në lejen e legalizimit “Kalimi i pronësisë për parcelën ndërtimore do miratohet me Vendim të Këshillit të Ministrave” referuar VKM nr.954, datë 25.11.2015 dhe VKM.1095, datë 28.12.2015, në vlerë 1,059,959,811 lekë + bono privatizimi.  Në ish-Drejtorinë e ALUIZNI-t Kamëz, për 2594 objekte pa likujduar parcelat ndërtimore për vlerën 1,556,400,000 (lekë + bono privatizimi), si e ardhur e munguar në buxhetin e shtetit. Në ish-Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI-t Kavajë (Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Kavajë) për periudhën nga 01.01.2016 deri 31.08.2019 janë lëshuar 2950 leje legalizimi për objektet informale të legalizuara, nga këto 1798 leje legalizimi ose rreth 60 % e tyre janë lëshuar vetëm për objektin me shënimin në lejen e legalizimit “Kalimi i pronësisë për parcelën ndërtimore do miratohet me Vendim të Këshillit të Ministrave”, pa likuidimin e vlerës së parcelave ndërtimore në shumën prej 63,700,768 lekë dhe Bono Privatizimi. Në ish-Drejtorinë e ALUIZNI-t Tiranë 4 (Zona-Turistike ) janë 458 objekte, që duhej të likuidonin për parcelën ndërtimore vlerën 62,300,000 lekë të paarkëtuar, lekë dhe Bono Privatizimi. Pra nga audituesit e KLSH vazhdimisht në shkrimet gjatë viteve 2016, 2017, 2018 kanë ngritur problematika dhe kanë rekomanduar drejtoritë përkatëse, të cilat nuk kanë qenë në përshtatshmëri me nenin 27 me ligjin nr.9482, datë 03.04.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, i ndryshuar me ligjin nr.141/2013, si dhe me ndryshimet me ligjin nr.62/2015 dhe vendimet e udhëzimet e dala në mbështetje të ligjit kryesisht për taksën në infrastrukturës, e cila rezultonte me miliona lekë të munguara në buxhetin e shtetit, por me përmirësimet ligjore në vitin 2019 ka përmirësime të ndjeshme dhe arkëtime në buxhetin e shtetit. Po e njëjta problematikë është dhe në lidhje me marrëdhëniet me truallin e ndërtesave, e cila rezulton se është pronë e shtetit dhe nuk menaxhohet “mirë”,  duke shfrytëzuar hapësirat ligjore për të administruar parcelat ndërtimore në objektin e ndërtuar në truallin shtet. Në pritje të VKM rezulton se: Në ato rastet kur ka dalë VKM dhe proceduesi për arsye të ndryshme nuk paraqitet për të likujduar detyrimin për truallin e zaptuar shtet dhe kalon me “Hipotekë Ligjore” një objekt të cilit i është dhënë leja e legalizimit për objektin dhe certifikata e vërtetimit për pronësinë për objektin. Ndërsa për parcelën ndërtimore nuk interesohet dhe nuk paraqitet fare proceduesi për të përfunduar procedurën e plotë ligjore për të likuiduar truallin shtetëror, për aq kohë kur ai nuk ka ndërmend ta shesë ose ta tjetërsojë këtë pronë, ngelet një e ardhur e paarkëtueshme, e ardhur e munguar dhe e thënë ndryshe “borxhi i keq i pambledhshëm”. Pra Drejtoritë shtetërore të Kadastrës duhet të gjejnë opsionin e duhur për të përshpejtuar procesin e legalizimit të likuidimit të parcelave ndërtimore dhe jo të rendin mbas rritjes numerike të objekteve të legalizuara duke shtuar sasinë dhe duke kaluar të gjitha afatet ligjore në mos nxjerrje në kohë të VKM, duke krijuar të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit ndër vite si dhe shkelje të afateve ligjore sipas ligjit të legalizimit. Pra fatkeqësisht, shohim se ka përsëri veprime të këtyre llojeve, pavarësisht rekomandimeve tona, si dhe propozimeve për ndryshime ligjore për moslikuidimin e parcelave ndërtimore, për zgjatje të procedurave të legalizimit dhe dhënien e lejeve të legalizimit vetëm për objektin, pa likuidimin e parcelave ndërtimore, në pritje të daljes së VKM të objekteve të ndërtuara në kundërshtim të plotë me ligjin për Legalizimin. Zgjatjet e përfundimit të plotë të legalizimeve, në shumë raste, janë abuzive dhe rrisin shkallën e korrupsioni duke e zgjatur këtë proces me vite e dekada të tëra.

* Auditues i Lartë