BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

Të arrestohet qytetari dixhital!

Të arrestohet qytetari dixhital!

Ai nuk mund të rrijë dot pa u ndierë. Çdo të enjte e merr dhe e rimerr fjalën sa herë të dojë e çdo mbrëmje do të dalë në dritaren e vet duke postuar aty gjithçka të ditës e të natës, gjithçka të politikës, pa lënë gjë të bjerë në tokë. Dha ia ka marrë dorën kësaj pune, këtij rituali të përditshëm sa të gjitha mediat, para se të ndërtojnë rubrikën e lajmeve, ashtu si pa dashje, hapin një çast fejsbukun e qytetarit dixhital. Kushedi mbase ka thënë ndonjë gjë me mend ky njeri, ndonjë nga ato thagmat e tij me të cilat sikur po mësohemi. Ai tashmë është një i ikur nga politika, një i ikur “de jure” se “de fakto” ai nuk mund të rrijë dot jashtë saj. Ndaj bëhet i ndjeshëm në dritaren e tij të përnatshme. Bëhet i gjallë aty, por çfarë thotë në dritaren e tij? Ai ka një siklet të madh të cilën, më parë se ta ndjejë ai vetë, e kanë ndier shqiptarët. Është në siklet të cilin ia jep pleqëria që po i vjen pak e nga pak, megjithë përpjekjet e tij të mëdha për më mos e pranuar atë moshë. Ai është në siklet sepse pësoi një humbje ndëshkuese, e cila i dha një paranojë, të cilën ai po e përjeton keq. Është në siklet se shqiptarët po dëgjojnë përditë modele të shëmtuara të një qeverisjeje, e cila e ka çuar Shqipërinë në prag të një katastrofe ekonomike. Ai është në një moshë kur duhet të sillej krejt ndryshe. Është në një moshë që do t’i kishin lezet më tepër përrallat me nipër e mbesa, do t’i kishin lezet e bukuri referimet auditore, do t’i shkonin më tepër uljet mbi një fletore duke shkruar kujtimet e tij, të cilat ndoshta do ta fisnikëronin, do t’i largonin pak nga pak ata djaj që i gëlojnë atij shpirti të ngarkuar e të sfilitur nga paranoja. Ai ka humbur tri palë zgjedhje rradhazi dhe humbja e klanit të tij politik është së pari humbje e tij e që nuk ishte si një rrufe në qiell të hapur. Sinjalin e asaj humbjeje ai kishte kohë që e kishte marrë, ndaj më herët se të ndodhte ajo katastrofë, ai duhet të kishte menduar të fillonte të riparonte pak nga fizionomia e tij që ethet për pushtet ia kishin përçudnuar. Ai duhet të kishte mësuar se pas çdo humbjeje, gjëja e parë që vjen ndër mend, është që të heshtte ca kohë, aq sa mund t’i duhet atij që të nivelonte pak dëshirën e tij të përjetshme për pushtet, të mësohej me rregullin bazë të demokracisë se ka edhe humbje, të heshtte ca kohë sa të krijonte ca çaste paqeje me veten e kundërshtarët, me ata që e refuzuan qeverisjen e tij, madje edhe e ndëshkuan atë. Ai tani duhet të rrinte në një vatër dimri e të dëshmonte mençuri si ato të pllakave të vatrës të cilat kanë dëgjuar gjithçka e mirë e të keqe që është folur rreth tyre. Kjo do të ishte më e udhës për të. Por ai nuk bëri asgjë nga këto që cituam më lart. Ai kishte vendosur t’i qëndrojë besnik rrugës së vet nga e cila asgjë nuk mund ta ndajë sa të jetë gjallë. E kanë lënë të flasë ç’të donte e sa të donte në parlamentin e djeshëm duke e njohur mirë dëshirën e tij të përjetshme për t’u faktorizuar, dëshirën e tij të përjetshme për të mallkuar, sharrë, fyer këdo që mendon ndryshe nga ai. Dhe shfaqjet e tij në kuvend kanë qenë shfaqjet më të shëmtuara, dëshmitë më të neveritshme që një politikan paraqet paranojën e vet e që nga kjo paranojë ai vuan tmerrësisht. Se vërtet ai ndihet tmerrësisht i lodhur, lodhja i ka marrë krejt fuqitë, takatin si i thotë populli dhe i ka dhënë inatin (megjithëse edhe inatin ai e ka të lindur) e që ky inat nuk e lë atë të dalë tej vetes. Ai po dëshmon se në fund të fundit ky ka qenë botëkuptimi i tij politik, në koshiencën e tij është një arradhë të cilët e ka sjellë një harbim politik që ai e ka dëshmuar në të gjitha situatat si në qeverisje dhe në opozitë. Ai i njeh vetes delirin e madhështisë deri në amok. Dhe paraqitjet e tij në fejsbuk tregojnë se ai nuk mund të dorëzohet, ai bën përpjekje titanike për t’i mbushur mendjen njerëzisë se vetëm me të mund të eci Shqipëria, se ai është shpëtimtari i Shqipërisë, maratonomaku i demokracisë, ideatori dhe përçuesi i anëtarësimit tonë në NATO, dhe , sikur të mos kishte qenë ai në pushtet viteve të fundit, Shqipëria nuk do të kishte patur “majat”.

Shqiptarët e njohin Kalkutën se ky qytet është i lidhur me humanisten tonë të madhe, Nënë Tereza. Por Kalkuta është e njohur në histori edhe për një lider që ai e quante veten historik. Ishte një udhëheqës i opozitës që ka hyrë në histori si “Benerxhiu i Kalkutës”. E burgosi pushteti liderin e opozitës dhe ai, për aq kohë sa ndenji në burg, e ushqeu veten me ndjesinë e një heroi të përjetshëm, se jashtë në rrugë, në qytet e fshat, gjithçka bëhej në emër të tij, se opozita nuk mund të gjente tjetër lider, se opozita mezi po priste lirimin e tij etj. etj. Dhe një ditë ai u liruar nga burgu. Ishte një ditë e zakonshme dhe te dera e burgut, kur ai kishte menduar për vite të tëra se do ta priste i gjithë populli, ai nuk gjeti askënd. Pyeti gjithandej se ku janë njerëzit, pse nuk po e presin dhe dikush i tha se tani ai ishte harruar. Tani koha kishte sjellë të tjerë lider. Benerxhiu i Kalkutës e përjetoi keq këtë harresë dhe pak ditë më pas vdiq. A mos vuan edhe heroi i facebook-ut tonë, qytetari ynë dixhital, nga deliri i Benerxhiut të Kalkutës?! Se ky qytetar është kaq i zverdhur politikisht, sa sigurisht edhe të tijtë e kuptojnë, por askush nuk ka atë guximin t’i thotë diçka të veshi për zverdhjen e tij, fizike dhe politike, ashtu me një zë të dridhur nga frika. Se në përpjekjet e tij për t’i mbushur mendjen qytetarit se është vetëm ashtu si thotë ai, ai po bëhet gjithnjë e më tepër qesharak, ai kërkon të jetë në qendër të vëmendjes edhe kur bota nuk e ka mendjen, ai vuan nga ai makthi që të jep madhështia për të qenë i përjetshëm, dhe bën gjithçka që ai të mos harrohet edhe tej jetës së tij fizike. Në artikulimin e tij të përnatshëm sheh një urrejtje të cilën mund ta shpjegosh vetëm me arsyet e përjetshme që të jep pushteti. I helmuar në gjak, askush nuk e di çfarë ka pirë në moshën e qumështit, megjithëse është rritur me ujë bjeshke e ajër të pastër. Improvizon, driblon kundërshtarin, aludon, paragjykon pa skaj, luan bllofin pa menduar asnjëherë sa i besueshëm është në ato që thotë. Merr një paraqitje solemne dhe të pavërtetat më të mëdha i vesh me një besueshmëri absolute. Pamjet e tij solemne përpara mikrofonit duke tundur dorën e djathtë fort e duke artikuluar se “unë u siguroj”, janë pamjet më të rëndomta, të cilat edhe fëmijët udhëve i improvizojnë. Gjuhën e ligjërimit të tij politik nuk ka shqiptar që nuk e njeh. Ai ka anatemuar krejt ugarin e politikës shqiptare. Politika e ka deformuar atë, nëse nuk ka ardhur në politikë i deformuar. Në hapësirat e përnatshme virtuale ai dëshmon një kulturë urrejtjeje, kultivon sherr, fyerje pa ekstrem, gjithnjë klasik në llojin e tij, i paparashikueshëm. Dhunë, tritol, banda, mafia, vrasës, kriminelë- kjo është së shumti retorika e postimeve të tij në facebook. Ai ka njësuar veten me heroin e të gjitha kohëve e kështu duke shfryrë ai dëshmon paranojën e një humbësi i cili humbjen e përjeton aq keq. Kërkon të turbullojë edhe ato anë të cilat janë qartësisht aq të artikulueshme. Për vite të tëra kemi përjetuar një mëri të madhe dhe zbutja e kësaj mërie, e këtij inati, duhet të ishte fund e krye lajtmotivi i qytetarit tonë të tejndritur dixhital. Por daljet e tij të përnatshme, kanë dëshmuar si është krejt i paaftë të kryejë këtë mision. Asnjëherë ai nuk mund të quhet qetësues, por turbullues. Del në hapësirat e tij virtuale dhe flet për shtetin juridik, ndërsa ai vetë nuk e ngriti dot kurrë. Flet për elementët shtetformues, ndërsa ai vetë e degradoi pushtetin duke e përdhosur atë në kuota si askund tjetër. Se dikush i tha që në agim të demokracisë se “Foshnja lindi i vdekur” dhe se ai vetë këtë foshnje e ka mbajtur në inkubator për 20 e ca vjet dhe për më keq, sipas gjasave, forca e tij politike do të lëndojë dhe ca kohë nën tutelën e tij. Daljet e tij të përnatshme nuk kanë më efekt te qytetarët, ato veç tregojnë mjerimin politik ku ai jeton, tregon se cili paska qenë profili i tij politik që ithtarët e vet e quajnë lider historik e folkloristët i këndojnë me super lëvdata deri te heroi ynë kombëtar, babai ynë i madh etj, etj, epitete vulgare që dëshmojnë mjerimin e verbërinë tonë. Paraqitjet e tij mbjellin përçarje, kur duhet të mbillte paqe, ai nuk mund të sjellë dot asnjë ofertë të re politike, ndërsa shoqërisë sonë i mungojnë antikorpet e nevojshme për të lënë në skaj mikrofonët e kamerën e tij të sëmurë, të nxjerrin jashtë ditës helmin e tij, të flakin jashtë të përditshmes faqen e fejsbukistit tonë më të thekur, që paska bërë një milion e gjysëm fansa!!!

Ne e dëgjojmë në heshtje edhe pse e dimë mirë se ai bën pis gjithçka që nuk del nga vatha e tij politike. Seç ka një mallkim që si një re e zezë i endet mbi ekranin e celularit të tij e ai ndihet triumfues, mjafton të shajë, të shantazhojë, të shpifë, të ulërijë, të baltosë, të sajojë, zanate këto të cilat ai i kryen më së miri. Se shumë shpejt ka harruar qytetari ynë dixhital se dikur ai shkatërroi një shtet të tërë, e dogji atë, se ka gjakosur, ka vrarë, se bleu mercenarë nga një vis i tokës shqiptare e i ndërseu kundër visit tjetër, vetëm për të mbrojtur pushtetin e tij. Ai është gati sot a nesër, ditën a natën të djegë përsëri, se ai rri gjithnjë me gishtin te këmbëza e armës e ndër dhëmbë gati fjalën “zjarr”. Frika nga drejtësia e ka marrosur. Rrjeta e vetingut është ngritur... E ky qytetari ynë i përnatshëm nuk vjen dot kështu në pushtet. Kjo opozitë me kandar të prishur nuk mund të vijë dot në pushtet me këtë gjuhë urrejtjeje, me këtë arrogancë, me skenarë përgjimi, me retorikë boshe, me akuza të sajuara, me pseudoakuza, ndërkohë që shqiptarët presin tjetër alternativë, tjetër paraqitje e tjetër mençuri. Qytetari ynë dixhital veç helmon mjedisin shoqëror dhe meriton veç përbuzjen mbarë qytetare. Sa të jetë ai aty ku është, forca e tij politike do të shkojë drejt asgjësimit të vet. Ne meritojmë tjetër qasje, por qytetari dixhital nuk mund të ofrojë gjë tjetër veç asaj që kemi parë e dëgjuar. Ndoshta ky është një ves e thonë se vesi del bashkë me shpirtin./ Nga Veledin DURMISHI