BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Të braktisësh demokracinë dhe të bësh killerin si Nardi ynë!

Të braktisësh demokracinë dhe të bësh killerin si Nardi

Sapo u njoha me shkrimin e analistit gjerman, Grystopher Nehring, mbi rrezikun që vrasjet sekrete të kthehen në normalitet, ku analizohen ngjarjet e ndodhura dy vitet e fundit ndaj individëve të njohur, duke iu referuar 3 janarit, ku u vra Chassem Soleimani në Irak, në gusht 2019 u vra çeçeni, Zelimkhan Khangoshvil në Berlin dhe në 2 tetor 2018, gazetari Jemal Kahsoggo në Stamboll. Atentati mbi gazetarin u krye nga shërbimet sekrete saudite. Le t`i lëmë rastet e cituara më sipër për t`i analizuar individ të tjerë me njohje e ndikim në shkallë botërore, që kanë dijeni për rrethanat që imponuan këto atentate.

Do të ndalemi në thirrjen e habitshme dhe pa sens të një politikani shqiptar, i cili nuk flet në emër të agjencive të inteligjencës, po të opozitës dhe të tijin personal. Sapo mbarova fjalinë e fundit të analizës së Nehring, pa hyrë në detaje dhe shkaqet përse janë kryer këto vrasje, dëgjova intervistën e ish-deputetit dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, aleatit të opozitës, një nga zërat më aktivë në deklarata e fjalime, vet Nard Ndoka. Zoti Ndoka që kryeson një parti në strategjinë e saj duhet të ketë urtësinë dhe mëshirën, paqen dhe dashurinë. E vetmja alternativë e programit të saj politik është dialogu, marrëveshjet në tavolinë, kompromiset dhe butësia. Kështu interpretohet së paku në mjedise shoqërore në vendet ku këto forca politike janë me peshë dhe synojnë pushtetin.

Demokristianët gjithnjë kanë mbajtur të hapur portën e dialogut dhe të paqes sociale dhe kanë luftuar për një mjedis të përshtatshëm e të qetë për qytetarët. Edhe në daljet publike të Nardit për shumë kohë, kjo ka qenë deviza e propaganduar prej tij, sa herë ka qenë në krah të të majtëve, Ramës, më parë Nanos po edhe të djathtëve, Berishës dhe së fundi Bashës. I referohemi kryetarit Ndoka, jo për peshën që ka në elektoratin e vendit, po për shtresën që përfaqëson, e cila shquhet për besimin te zoti dhe e drejta, jeta dhe mëshira, demokracia dhe përparimi, rrugëve paqësore që propagandojnë për të ardhur në pushtet.

Nëse ai do fliste në emër të vet, kjo nuk do përbënte asnjë problem dhe do ta konsideronim një moment lajthitjeje, dëshpërimi apo shpërthim mllefi, dufi, mungesës së shpresës e durimit për t`u bërë sa më shpejt pushtetar për të rrëmbyer ndonjë portofol në qeverinë e re. Lezet që e ka shijuar për vite me radhë. Ndoka merr përsipër të bëjë konkluzionet e koalicionit opozitar në lidhje me situatën politike të Shqipërisë dhe i referohet Edi Ramës si individi si të ishte Soleimani, Zelmkhani, Jamali së bashku dhe të përfaqësonte të keqen e njerëzimit. Individ me fuqi të mbinatyrshme, pengesa e vetme për të ardhur në pushtet. Pasi liston tërë aksionet opozitare, atë që kanë bërë përmes rrugës revolucionare, citon protestat e një viti, revoltat me radhë nga janari në dhjetor, dhunën dhe djegiet, bllokimin e rrugëve e tërë hyneret pa fund kundër qeverisë, del në përfundimin se Rama nuk mundet dot në rrugë demokratike. Pa shumë hamendësime, menjëherë e gjen mekanizmin për ta hequr qafe edhe këtë pengesë. E vetmja mënyrë për ta larguar, - thotë ai me zërin plot, mbetet ta vrasësh. Me fjalë të tjera ta eliminojnë fizikisht. Edhe pse para tij, politikanë të tjerë ia kanë lypur këtë fat, janë lutur, askush nuk ka dal në këtë përfundim, i cili bie në kundërshtim me logjikën njerëzore dhe kapërcen të gjitha caqet. Nuk bëhet fjalë më për demokraci.

Po edhe diktaturat nuk kërkonin eliminime fizike live, kaq açik në këto forma vrastare. Aq më pak mund të tolerohet një thirrje e tillë nga një individ që e mban veten demokristian dhe politikan. Dorëzimi përball fatalitetit imagjinar, sikur partitë opozitare gjenden në prag të marrjes së pushtetit, po që nuk ia mbërrijnë se i pengon lubi- Rama, është një analizë e përmbysur e një fantazisti të sëmurë. Deri sot në këto tri dekada në ndryshim nga gjithë të tjerët që edhe mund t`i kenë përdorur vrasjet apo burgosjet, janë munduar të fshihen pas propagandës dhe ligjit. Vërtet u burgos padrejtësisht Fatos Nano, po së paku formalisht iu bë një gjyq. U dha një vendim gjykate. U mbyll në qeli, po në fund mbërriti shëndosh e mirë në Tiranë dhe menjëherë në krye të qeverisë të pas vitit 1997. Ishte koha kur në krye të shtetit sundonte Sali Berisha, po ai ishte aq i mençur sa të mos ia lejonte vetes të shkaktonte viktima në radhët e opozitës zyrtare, aq më tepër me kryetarin e PS-së dhe ish-kryeministrin e parë pluralist të Shqipërisë post 1990. Berishës nuk i mungonte guximi as urrejtja. Po nuk ia lejonte kultura dhe qenia në krye të piramidës shtetërore të lëshonte broçkulla dhe aguridhe të tilla që të bëjnë të qeshësh dhe ta mëshirosh deklaruesin si killer, Nard Ndoka. Pushtet me vrasje dhe beteja me armë, pa votë, është kërkesë ekstreme. Mendonim se i kishim lënë pas krahëve vitet që kaluara, ku pushkatimi ishte me ligj. Vrasjet bëheshin së paku në emër të ligjit. Ka vite që është abroguar një masë e tillë ekstreme dhe nga ky dënim kanë shpëtuar edhe individë që kanë bërë krime monstruoze që opinioni shoqëror ka dashur të dënohen në ekstrem. Për afro 25 vite asnjëri nuk është dënuar me vrasje apo varje në litar. Po jemi gabuar. Ende tek politikanët tanë është i fortë zakoni se pa gjak dhe vrasje, pa luftë nuk hapet rruga për në pushtet. I provuam të gjitha, deklaron Ndoka. I bëmë detyrat tona. Sakrifikuam nëpër bulevarde. Grumbulluam turmat nga çdo cep i vendit. Dogjëm. Hodhëm molotovët mbi komisariate. Copëtuam duar policësh. U plagosën ruajtës të rendit. Dhe protestuesit u vunë përballë gazit lotsjellës, po nuk ia mbërritëm. Dhe jo për fajin tonë, thotë ai.

E gjithë përgjegjësia është e kryeministrit Rama që nuk lëshon pe dhe nuk hap rrugë për koalicionin e Nardit, që u lodh aq shumë dhe bëri sakrifica të mëdha deri te djegia e mandateve dhe braktisja e zgjedhjeve. I bëmë të gjitha, deklaron kristiandemokrati. Po ç’e do në fund asgjë nuk arritëm. Pikërisht pas kësaj analize, zbërthimit të tablosë sinoptike si në kohë të shkuar, përfundimi që nxjerr politikani Ndoka është: Pa vrasje të Ramës nuk ka pushtet për opozitën. Pra vrasje me urgjencë të atij që i ka penguar rrugëtimin drejtë karrigeve që presin opozitën. Kjo kërkesë ekstreme është heqje dorë nga demokracia, braktisje flagrante e logjikës politike, zëvendësim i rrugëve demokratike me ato ekstreme. Nga politikan dorëzohesh killer me armë. Dhe tani që dëgjova Ndokën iu ktheve edhe njëherë analizës së analistit gjerman. Po ajo që trajton ai është shumë larg me çka analizon ky analisti ynë, politikani Nard Ndoka dhe nuk ka asnjë ngjashmëri. Ky politiko-analisti ynë që fryhet si bretkosa e fabulës për tu dukur sa një ka, kërkon as më shumë e as më pak, po përdorimin e mekanizmit të pushkatimit, kthim në metodat mesjetare të turrës së druve. Që Ndoka dhe tërë Ndokët nuk e duan këtë qeveri dhe dëshirojnë ta largojnë një orë e më parë, kjo është e njohur dhe ata janë në të drejtën e tyre deri sa nuk kapërcejnë caqet. Në këtë kërkesë janë të pakritikueshëm dhe nuk ka pse mbajnë përgjegjësi pasi ndaj janë në politikë që të vijnë në pushtet.

Ndryshe nuk do kishte asnjë motiv për të bërë politikë të madhe. Mjaftonte një pazar dhe zgjidhjet vinin si me magji. Po ja që është i ëmbël pushteti. Ata që e kanë nuk e lëshojnë. Ata që e duan nuk mund ta marrin në rrugë revolucionare aq më pak me kërcënime dhe kanosje për vrasje e prerje. Ndryshe nëse do mbeteshim për pak sekonda te logjika e Nardit, do duheshin të ndërtoheshin gijotina kudo. Dhe jo një, po cilido që pengon marrjen e pushtetit nga opozita, bëhet pengesë për arritjen e objektivit final, do ndëshkohet. Kjo gjuha e vrasjeve dhe pushkatimeve bie era myk. Duket se janë hapur sepetet e diktaturës dhe lexohen aktakuzat e sistemit që lamë pas.

Ajo që çudit më shumë është fakti se deklarata të tilla janë jo vetëm kërcënime për të ngjallur frikë, po edhe paralajmërime për të bërë kujdes. Ku i dihet Nardi mundet të ketë ndonjë plan të mirëhartuar dhe pret momentin për ta vënë në zbatim. Deklarata për vrasje e Ndokës u bë në një kontekst kur partitë simotra të tij, janë ulur në tavolinën e reformës zgjedhore dhe nuk pritej që dikush qoftë edhe Ndoka të hidhte shashkën e radhës e të kërcënonte me vrasje të Ramës. Edhe pse partitë e koalicionit në opozitë ditët e fundit u ulën në tavolinë, dialog i munguar, i vlerësuar nga faktori ndërkombëtar, deklarata Ndoka është një sinjal që nuk duhet përcjellë duke qeshur. Se Nardi ndonjëherë thotë edhe ato që ka dëgjuar dhe jo gjithmonë flet me mendtë e veta.