Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Të bukur demokraci që bëmë!

Postuar: 10/01/2019 - 07:13

Rënia e ekonomisë në vendin tonë solli të detyruar ndryshimin e sistemit, që lamë pas. Do të bëheshim edhe ne si bota, që të mos e shikonim njëri-tjetrin me bisht të syrit. Bënte gabim një teleshman në familje dhe mballosej e gjithë familja. Por këto erdhën në rritje dhe thuajse shumica e familjeve ishin bërë si vatra të nxehta, se u ishte vënë shiriti i kuq. Po e nis me nja dy fakte, që më kanë ndodhur mua. Atëherë punoja në aparatin e Komitetit Ekzekutiv të rrethit dhe detyra më shpinte në çdo fshat e familje. Vijën e kuqe ne e dinim dhe nuk shkelnim kurrë mbi të. Por një ditë, puna më shpuri në fshatin Shpatanj të Tomorricës. Mbarova punë që në orën 12:00 dhe do të nisesha në një fshat tjetër, ku më prisnin. Mirëpo kryetari i këshillit të fshatit më kapi për krahu dhe më tha: “Ore të kam vënë re, se në këtë fshatin tonë nuk ke qëndruar asnjëherë, nuk të pëlqen ty kjo buka jonë”. Edhe pse e sqarova, se bukën kooperativa e bën dhe është e njëllojtë për çdo fshat, ai nuk më lëshoi nga krahu. Atëherë pranova të më sillte pak bukë te zyra sa për adet, se nuk kisha kohë për të vajtur nëpër familje. Dhe ai solli bukën, hëngra dy kafshita dhe ika. Sa zbrita nga makina në Çorovodë më ndalon operativi i zonës e më pyet, se ku kisha ngrënë bukë në Shpatanj. E sqarova atë me dy fjalë dhe ika. Më pas, si e kishin thirrur kryetarin e këshillit në Byronë e Komitetit të Partisë, e mora vesh se ai e kishte marrë bukën tek një familje e deklasuar. Por më e keqja kishte qenë se, kur u shkatërrua Dega e Brendshme, dikush më solli një kartelë, që më cilësonte mua agjent të mundshëm grek! Edhe tani nuk e di se pse isha cilësuar agjent, se shtëpia ime ishte shpallur bazë e luftës nacionalçlirimtare. I shkreti njeri nuk dinte se çfarë bëhej në kurriz të tij pa bërë asnjë gjë. Dhe unë, agjenti grek, punoja në Komitetin Ekzekutiv të rrethit dhe prisja në shtëpi Sekretarin e Komitetit Qendror të Partisë, Ramiz Alinë!

U bë si u bë atëherë populli nuk e pëlqeu atë sistem dhe e rrëzoi, sepse u bind që tani nuk do t’i mbanim kokat mënjanë e do të bëjmë miqësi me çdo familje. Ata çifte që u ndanë për politikë e gjetën sërish njëri-tjetrin dhe u bashkuan. Demokraci do të thotë liri, por ne e shpërdoruam lirinë dhe e përdorëm për të vjedhur, për të vrarë. Shpërdoruam edhe fjalën e lirë dhe nuk lëmë njeri pa sharë e sikterisur. Flamurin e mban Kuvendi dhe opozita. Atëherë flisnim me familjet e deklasuara, kurse tani na ka plasur një urrejtje e një mëri, që secili po bëhet gati të rrëmbejë pushkën. Rrihet e vritet babai me djalin si të jenë hasëm me njëri-tjetrin. Atëherë kishim dy klasa të kundërta në bindje, pani kemi 120 e ca parti, që nuk flasin me njëra-tjetrën. Kryetari i opozitës, që pretendon të udhëheqë vendin, bën be e rrufe se “me kryeministrin nuk do të bëj marrëveshje kurrë,po edhe marrëdhënien me Kuvendin e kushtëzoj”!

Ne e ndryshuam sistemin, që të mos jemi armiq më me veten tonë, por këtë të keqe e futëm edhe brenda familjes dhe fisit. Kush e pa këto ditë rubrikën e televizionit “Klan”, “Shihemi në gjyq”? Vajza ulërinte sa mundte, se “nuk e njoh më babanë”! Dhe babai qante përpara publikut, se tani që kishte investuar për ta rritur, ajo i kthente shpinën. Demokracinë, disa forca politike dhe individë po e përdorin për t’u hakmarrë në emër të luftës kundër komunizmit! Atëherë dënoheshin bijtë e familjeve të deklasuara duke u vënë disa kufij për shkollim e punë në administratë. E njëjta gjë po ndodh tani: Asnjë bir komunisti të mos pranohet në detyra me përgjegjësi! A e besoni se po vemë atje ku ishim? U zhurmua disa ditë për pritjen zyrtare të eshtrave të Mid’hat Frashërit, ish-eksponent i ballit, që i solli shumë andralla vendit të tij. Dihet që ai me bandën e tij u bashkua me pushtuesit, por ajo periudhë u mbyll me fitoren e partizanëve. Kemi ende shqiptarë të kësaj kategorie që nuk po u vijnë eshtrat në vendin e tyre. Por kur themi se përmbysëm atë sistem, do të thotë, se një pjesë e tyre duhet të rehabilituar. Por rehabilitimin nuk e bën dot asnjë fjalim kryeministri, siç u bë për Mid’hatin, as nga Presidenti, atë e bëjnë historianët. Ne kemi një Akademi Shkencash, që pavarësisht se është në gjumë, kur të zgjohet do ta peshojë vlerën e tyre sipas dokumenteve zyrtare, jo nga mendësitë e mbledhura nga partiakët. Mid’hat Frashëri ishte figurë e vendit, që njihej edhe nga jashtë shtetit dhe, pavarësisht se ç’qëndrim mbajti gjatë luftës së dytë botërore, ajo pritje u bë në respekt të njeriut. Kryeministri bëri një gabim në shprehjen, se fitimtarët duhet të ulin kokat! Nëse fitimtari ul kokën do të thotë të ulë kokën kombi shqiptar. Mbase në ndonjë rast kryeministri do ta korrigjojë këtë thënie emocionale, sepse ka ofenduar një popull të tërë. Tani jetojmë në një terren pa luftë klasash, pavarësisht se disa subjekte partiake, por dhe shtetërore shfaqin elementë të rrezikshëm të luftës së klasave. Ballistëve nuk u takon të dërdëllisin për luftën e klasave në ato vite. Derisa u bashkuan me pushtuesin, plumbat nuk dinin se kush ishe, ballist apo gjerman. Historia do të shkruajë për secilin ashtu si ishin. Por e keqja është se ne ende nuk e kemi kuptuar se ç’është demokracia. Kështu si po sillemi me njëri-tjetrin, ka të ngjarë, që të thellojmë luftën e klasave, se ajo ekziston. E tha edhe i ndjeri Azem Hajdari, i cili ishte në krye të asaj lëvizje. Kur e pa që idealet e demokracisë po ktheheshin në diktaturë nga Sali Berisha, mallkoi: “Nëqoftëse do të vijë demokracia kështu mos ardhtë kurrë”. Demokracia nuk është sherr, sharje, vrasje dhe mëri.

Nga Enver CAKAJ

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/07/2019 - 07:15

Nëse i kthehemi retrospektivës për t'u ballafaquar me shprehjen epokale të bashkimit kombëtar, do të na vijë turp nga mos vlerësimi dhe respektimi i jetës tragjike të kombit tonë.

Postuar: 17/07/2019 - 07:14

- 422 mijë të punësuar nuk paguajnë kontributet!182 milionë euro deficit të skemës fundosin buxhe

Postuar: 17/07/2019 - 07:10

(Nuk di, pse mu kujtua kjo thënie e Shvejkut nga Bugjeovica)

Postuar: 17/07/2019 - 07:08

Ai socialisti i mirë aty në periferi, apo në qendër të Tiranës, ai që lexon i vetëm gazetat, ai q

Postuar: 16/07/2019 - 07:15

Nuk ka bërë keq doktor Kalo që me librin e tij, ka dashur të "relativizojë" dhe bëjë të

Postuar: 16/07/2019 - 07:13

Proverbi i vjetër “Njerëzit janë pasuria më e çmuar” rezultoi i gabuar!

Postuar: 16/07/2019 - 07:10

Për të treguar vendosmëri në mbrojtje të kauzës dhe demokracisë, opozita jonë ka kohë që lëshon b