Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Te “çejnxhi”!

Postuar: 24/03/2019 - 07:26

Në vendin tonë gjithçka këmbehet në euro. Shtëpitë blihen në euro, kreditë merren në euro apo dollarë. Makinat blihen në euro. Sendet shtëpiake me një vlerë të lartë relativisht, si televizorët, frigoriferët, lavatriçet, etj., vlerësohen në euro. Madje edhe huatë mes njeri-tjetrit, shumë prej nesh i japim në euro, si veprim që detyrimi është më i sigurtë në monedhën evropiane. Pavarësisht se leku ynë ka mbi dy dekada që është i qëndrueshëm, i fortë. Edhe në restorante e hotele pagesat kryhen lirshëm në euro. Shumica prej nesh këtë e konsiderojnë liri tregtare dhe kanë deri diku të drejtë. Mirëpo kur vjen puna për përfitimet ekonomike në rang të ekonomisë sonë kombëtare, nëse veprimet me euro do të përqendroheshin vetëm tek zyrat e “exchange”-it, tablloja ndryshon. Është e vërtetë se “isha te çejnxhi” e thonë edhe shumë syresh prej nesh, pasi këmbejnë eurot (kryesisht) ose dollarët që kanë me lekë, ose e kundërta. Mirëpo jemi të pandërgjegjësuar që një takim të tillë me zyrat e këmbimit valutor e kanë me dhjetëra herë më shumë vende të ngjashme në fuqinë blerëse me ne, por që kanë siguruar forcim të ndjeshëm të ekonomisë së tyre vetëm falë rregullit të fortë që mbajnë që transaksionet të bëhen në monedhën e tyre kombëtare. E bën Maqedonia e Veriut, duke ruajtur denarin e saj. E bën dhe Serbia për dinarin e vet. E bëjnë akoma dhe më fort Polonia me zllotin (monedha polake) apo Kroacia me kunën e vet. Po ne? Ne për 29 vite e kemi lënë të lirë lekun të këmbehet me monedhat e huaja dhe mirë kemi bërë! Por nga ana tjetër, mund të kishim vendosur një rregjim të tillë rregullash, duke kufizuar këmbimin e monedhës sonë vetëm në zyrat e këmbimit valutor (që ne i thërrasim “çejnxhi”). Kështu do të forconim ndjeshëm pozitat e ekonomisë sonë kombëtare. Po pse? Sepse duke kërkuar që këmbimet në restorante, hotele, blerje mallrash e shërbimesh në territorin e Republikës sonë të bëhen vetëm në lekë(pavarësisht këmbimit të lirë me euron, dollarin, etj.) përçojmë më mirë politiken monetare(të parasë). Në këtë mënyrë, kosto e parasë që mbahet në nivele shumë të ulta nga banka jonë qendrore, përcillet në vendimet për kredi dhe kreditë në lekë bëhen më të lira. Qeveritë polake, kroate apo këtu afër nesh edhe ajo e Maqedonisë së Veriut, kanë qenë shumë të qarta dhe të vendosura për këtë dhe aplikojnë me të drejtë gjoba të kripura, kur konstatojnë pranim të shërbimeve apo shitjes së mallrave nga restorante, hotele, kompani e agjenci vendase në monedhë të huaj. Përqendrimi i këmbimit valutor vetëm tek “çejnxhet” (sidomos polaku është shumë i prerë për këtë dhe ekonomia polake ishte e vetmja ekonomi e madhe e Evropës që u rrit në vitin 2011, në pikun e krizës botërore financiare dhe ekonomike) do të na bëjë mirë, shumë mirë. Disa mund ta keqkuptojnë si kthim në diktaturë monetare, largim nga BE-ja e me rradhë. Në të vërtetë, është vetëm një mënyrë për të forcuar pozitat e ekonomisë tënde kombëtare. Dhe me ekonomi më të fortë i afrohesh BE-së, nuk i largohesh. Një qasje që e zbatojnë me shumë sukses ekonomitë e forta të lartpërmendura. Prandaj dhe lind pyetja: përse të mos e ushtrojmë edhe ne? Përse të mos vendosim një rregull të thjeshtë: gjobiteni nëse nuk blini shërbimet dhe mallrat e tregut shqiptar vetëm me monedhën vendase! Pavarësisht se sa do ta zbatojnë këtë fillimisht. Se sa do të besojnë apo jo në këtë masë. Kështu e kanë nisur, me mosbesim, kur vendosën rregullin “vetëm tek çejnxhi!” edhe polakët, kroatët, maqedonasit e me rradhë. Tani kanë vite që po ia ndjejnë lezetin kësaj qasjeje dhe asnjë nuk ankohet më se po ia largojnë ekonominë kombëtare nga eurozona, apo se po kthehen në ekonomi të centralizuar sërish. Po a do ta bëjmë ne? A jemi gati për këtë? 

Nga Fatos ÇOÇOLI

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 07:45

 Paranojat greke në lidhje me qëndrimin ndaj komunitetit shqiptar të Çamërisë që u përzunë me genocide nga trojet e tyre stërgjyshore, duket se nuk po prekin as institucionet shtetërore shqiptare, që me heshtjen

Postuar: 21/04/2019 - 07:44

 Mendonim se slogani komunist “Udhëheqësi e mprehu shpatën edhe njëherë për situatën&r

Postuar: 21/04/2019 - 07:43

 E akuzojnë tani Rudinën, e anatemojnë dhe sulmojnë, sepse guximi i saj për të mos ju bashku

Postuar: 20/04/2019 - 14:29

Kemi thënë më parë plot pezmati, se udha dhe aspirata shqiptare për t’u bërë një ditë një

Postuar: 20/04/2019 - 13:26

Para disa ditësh, parlamenti holandez votoi në shumicë një rezolutë ku i kërkohet BE të pezullojë

Postuar: 20/04/2019 - 07:37

Kryeministri i Shqipërisë, ka një veti të jashtëzakonshme për të bërë armiq si të inatosur të tij

Postuar: 20/04/2019 - 07:34

Berisha vazhdon t’u bëjë thirrje, militantëve, fansave (publikut) të jenë gati për revanshi