BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

Të dashur aktorë politik e teatror, na e kurseni fjalën “gjak” dhe sjelljen horror! 

Të dashur aktorë politik e teatror, na e kurseni fjalën

Në 7 korrik, “Rithemelimi” ka paralajmëruar protestë madhështore. Sipas  kryetarit të pjesës së PD, foltoristëve, Berisha paralajmëron lëvizjen më madhështore, më të panjohur e të paparë në këto tri dekada post diktaturës. Janë përcaktuar objektivat e protestës. Për sa i përket pjesëmarrjes, veç,forcave politike,shoqëria civile, do jenë në rresht, të pakënaqurit, të revoltuarit nga fjalimi i Ramës në Bruksel, të prekurit nga rritja e çmimeve, ata që besojnë se janë shitur interesat tona kombëtare  dhe se qeveria shqiptare  I shërben presidentit serb Vuçiç.  Protestës do i japi forcë  fakti që trumbetohet nga opozita se kjo qeveria na la jashtë Europës. Zhurmës që shpërndahet si tymnajë me ngjyrë blozë në qiellin e Shqipërisë, thirrjet patetike, melodi e ngjashme me personazhin “Gjeneral gramafoni” në filmin me të njëjtin titull  kërkojnë të rrisin numrin e atyre që do dalin në shesh. Më shumë se arritjet që parashikojnë organizatorët, shtabi qendror i protestës  qëllim primar nuk  ka fare në atë që do arrij se tek e fundit dihet që me protesta aq më tepër kur janë me orientim politik u duhet një alibi se janë vërtet shumë dhe nuk mund të mos llogariten, jo vetëm këtu në Shqipëri po edhe në Europë dhe përtej oqeanit në SHBA. Berisha kërkon tu bëj të gjithëve karshillëk dhe t`iu tregoj dhëmbët dhe peshën që ka në popull. T`u thotë figurativisht se ne jemi fuqi e madhe jemi ortek i papërmbajtur se jemi fuqia e ndryshimit dhe forca e shpëtimit. Politikanët e pjesës tjetër në opozitë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Neritan Ceka deklarojnë se do jenë në krah të Berishës në radhët e para të protestës. Po kështu edhe kryetarë të partive minore që tundin flamurin e partisë me sigël, seli, vulë, po pa anëtarësi. Protesta dhe lëvizjet për të kundërshtuar politikat e qeverisë dhe për t’i thënë në mazhorancës që këtu jemi edhe ne se opozita është pjesë e demokracisë dhe ka detyrimin kushtetues të bëj oponencë qeverisë dhe të kërkoj llogari për arritjet, mirëqenien, rënien ekonomisë, korrupsionin dhe gjithçka tjetër që lidhet drejtpërdrejt me shoqërinë që jeton dhe punën në këtë vend. Opozita është në të drejtën e vet të protestoj dhe këtë ia garanton vet sistemi demokratik e drejta për të protestuar është e drejtë themelore. Në këtë kuptim, protestat janë adrenalina e demokracisë, garancia për ecjen përpara të shoqërisë dhe për të korrigjuar gabimet apo punët që nuk ecin mbarë. Në këtë kuptim, protesta është e ligjshme dhe e mirëpritur. Në se  zhvillohet brenda kornizave demokratike dhe nuk shkelen ligjet, në se është paqësore, atëherë duhet respektuar edhe më shumë. Në këto tri dekada nuk ka forcë politike që nuk ka zhvilluar protesta shumë herë dhe të përmasave të mëdha. Ajo që i ka dalluar protestat ka qenë  mënyra e organizimit të tyre. Kanë qenë paqësore. Apo të dhunshme. Protestuesit i janë përmbajtur ligjit apo kanë kërkuar të shkatërrojnë dhe të përdorin lëndë plasëse, dinamit dhe granata artizanale deri edhe mjete të forta të cilët janë hedhur mbi kokat e policisë që gjendet atje për të garantuar së pari rregullin dhe vet jetën e protestuesve nga provokimet apo veprimet që bien ndesh me qëllimet e protestës. Po si po sillet shtabi organizator deri tani në lidhje me protestën për mënyrën si do zhvillohet? Cila do jetë pjesëmarrja,objektivat, qëllimet që duan të arrijnë? Ka një rrëmujë të paqartë dhe deklarata kontradiktore. Fillimisht deklarohet se do jetë fundi I Edi Ramës. Po nuk jepet asnjë detaj si do arrihet kjo dhe në se do përdoret forcë apo mënyra të tjera jashtë ligjit. Do jetë protestë paqësore apo do synohet të destabilizohet rendi kushtetues? A ka mendje të çartura që synojnë të gjakoset populli  dhe të ketë përleshje me forcat e rendit? Cila është garancia që japin organizatorët e protestës se do kemi protestë që nuk do thyhet asnjë degë nga pemët dekorative apo nuk do këputet një lule në lulishtet e bulevardit. Në se do jetë e dhunshme përgjegjësia do jetë e liderit të rithemelimit dhe tërë funksionarëve që drejtojnë këtë pjesë të opozitës. Në se do tentohet të gjuhen forcat e rendit që ti provokojnë për kundërveprim atëherë përsëri përgjegjësia do jetë Berisha me shtabin organizator. Në se do kërkohet të imitohen protestat e viteve më parë ku u dogjën dhe u shkatërruan institucionet, ku udhëheqës të opozitës u bënë “Ujku I Gramshit” e figura të tjera groteske, atëherë besojmë se një vend anëtar i NATO-së tri dekada demokraci,  kandidat për t`u pranuar në BE do dijë të reagoj me përgjegjësi dhe sipas ligjit, konform Kushtetutës për të mbrojtur rendin kushtetues dhe qetësinë e qytetarëve të Shqipërisë. Protestues nuk janë të gjithë shqiptarët. Edhe kur numri i pjesëmarrësve shumëzohet nga lideri demokrat me njëqind apo një mijë. Pjesa më e madhe e popullit kërkon qetësi dhe jo luftë apo dhunë, sulm ndaj institucioneve më të rëndësishme të shtetit nga godina e qeverisë deri tek ajo e kuvendit apo ministritë  që nuk ka munguar të shpaloset, jo vetëm një herë. Aktualisht, rithemelimi në emër të pjesëmarrjes masive për të treguar fuqi dhe masivitet, ka deleguar ftuesit e protestuesve,delegatët në çdo cep të vendit, ku premtohet rrëzimi I regjimit dhe  mbështetje për pjesëmarrësit. Kanë nisur regjistrimet janë planifikuar autobusët që do transportojnë protestuesit. Janë caktuar vendqëndrimet dhe atje ku do furnizohen me shishet e ujit. Pa harruar këtu, tabelat dhe pankartat. Duke se manifestuesit protestues nga parulla me karton do shkojnë drejt e në revolucion! Si do bëhet të duken sa më shumë? Se tani të tradhton edhe droni. Filmimi nga lart dhe të nxjerr zbuluar. Të gjithë aktorët, duke se janë në provën gjenerale. Në pritje të nisjes së protestës. Po veç aktorëve  politikanë që shumë prej tyre, janë, duke luajtur rolin e vet të mësuar përmendësh se janë mjeshtra të propagandës së joshjes së militantëve dhe mbështetësve, atyre që do jenë në krye të turmës, ata që do armatosen me shkopinj e gurë të tjerë me mjete protonike, bojaxhinjtë me shishet e bojës në duar, hedhësit e parullave, janë gati për të nisur rolin e tyre që t`i japin protestës emocion dhe forcë, që sheshin para kryeministrisë të gumëzhij që oratorët e ngjitur në podium të shpalosin projektet dhe të premtojnë qiejt deri edhe tek përmbysja me dhunë e rendit kushtetues përderisa  kanë shpallur rrëzimin e Edi Ramës zgjedhur me votë popullore. Shtabi i protestës është duke bërë nxemjen e atyre që do nisen për Tiranë. U kujtojnë se janë në prag të fitores. U thonë se ka mbetur edhe pak. Edhe ca ditë, po kupto disa vite. Veç aktorëve politik që kanë hyrë në rol janë shumë edhe nga ata që kanë aktruar vërtet për shumë vite. Unë e kam admiruar, aktorin e njohur, Mehdi Malkaj dhe  Artan Liçaj, siç kam njohur Budinat e shumë të tjerë. Kemi përjetuar emocione, kemi qeshur e bërë humor me batutat e tyre. Edhe ata janë qytetarë dhe kanë gjithë të drejtën të jenë pjesë e protestës. Të kërkojnë   jetë më të mirë. Paga më të larta. Çmime më të ulta. Janë pjesë e popullit tonë. Po ajo që të habit është gjuha e tyre e rëndë. Jo sikur do shkojnë në protestë po sikur do nisen në luftë. Kundër kujt do luftojë? Ndaj meje? Mikut dhe shokut të tyre? Përse kjo gjuhë e drunjtë dhe fjalor shumë I egër? Aktori Malkaj, flet për liri dhe gjak. Për çfarë gjaku e ka fjalën? Nuk do shkojnë për horror as për të prerë koka. Po për të kërkuar të ulen çmimet të korrigjohet ajo që bëhet gabim. Atëherë i pyesim aktorët real e ata imagjinarë të konvertuar këto ditë para protestës si ushtarë: Të dashur aktorë politik dhe jo teatrorë a nuk na e kurseni dot fjalorin me gjak dhe sjelljen horror!