BREAKING NEWS

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe tregon çfarë pritet

A do bashkëpunosh me Sali Berishën? Ilir Meta thyen heshtjen dhe
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

Gazetari i njohur kontaktohet LIVE në emision nga Florenc Çapja, ja
x
BREAKING NEWS

“Ata që s’janë kapur janë emrat më sinjikativët”, Artan Hoxha zbulon detaje nga operacioni i SPAK: Bosët e krimit me buxhet të madh, kanë informator brenda sistemit në polici dhe...

“Ata që s’janë kapur janë emrat më
x
BREAKING NEWS

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj se do kemi më mundësi të shikojmë Talo Çelën

E kanë vrarë?! Artan Hoxha plas “BOMBËN”: Nuk besoj
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin Dumani ditën që u plagos: Nuk kemi pse ta mbajmë më të fshehtë

Artan Hoxha tregon emrin e personit që do të ekzekutohej nga Nuredin
x
BREAKING NEWS

“Në dhomë ndodhej gruaja dhe dy fëmijë të vegjël”, Dumani rrëfen grabitjen e dështuar në shtëpinë e Talo Çelës: Shkuam për 500 mijë euro por morëm vetëm...

“Në dhomë ndodhej gruaja dhe dy fëmijë të
x
BREAKING NEWS

Klodiana Lala zbulon se çfarë përfiton Nuredin Dumani pas dëshmive që tronditën botën e krimit: Kjo është vetëm një pikënisje

Klodiana Lala zbulon se çfarë përfiton Nuredin Dumani pas
x
BREAKING NEWS

SPAK zbulon krahun e djathtë të Nuredin Dumanit, kryenin krime bashkë (Emri)

SPAK zbulon krahun e djathtë të Nuredin Dumanit, kryenin krime
x

Opinion / Editorial

Të dashuruarit pas simbolikës, “Trekëndëshi i Bermudës”

Të dashuruarit pas simbolikës, “Trekëndëshi i

Për trekëndëshin e Bermudës , kanë dëgjuar të gjithë nga cepi në cep të globit. Fenomeni është fiziko-kimiko-gjeografik dhe mitik. Kjo ka bërë kureshtar shumëkënd, i ka nxitur të lexojnë qoftë edhe disa radhë për këtë trekëndësh magjik, i cili përmendet për fenomenet që ndodhin në të, pasojat për njëmijë arsye të cilat janë bërë subjekt studimor i shumë gjeografëve dhe shkencëtarëve të botës. Referimi tek trekëndëshi mitik dhe pasojat e krijuara nga kalimet përmes tij ndër shekuj, kanë lindur shumë versione dhe kanë shpërthyer imagjinata e fantazi të panjohura nga mendjet njerëzore. Pikërisht trekëndësh i së keqes, ose i djallit, ky fenomen përdoret gjerësisht edhe në fjalorin politik të atyre që mbahen me dije të mëdha, të shumëkulturuar që njohin mirë fenomenet gjeografike, kimike, biologjike, fantastiko-shkencore që ndodhin në botë dhe përpiqen t`i përforcojnë dhe sqarojnë, duke sjellë në ndihmë trekëndëshin e Bermudës. Duke e përdorur, vend e pa vend për të shpjeguar politikën dhe karakterizuar politikanë të veçantë, të cilët sipas akuzuesve janë brinjë të këtij trekëndëshi famëkeq ata godasin përmes simbolikës kundërshtarët politik që i barazojnë dhe njësojnë me djallin fatkeqësinë dhe gjithë të këqijat e kësaj bote. Ashtu si udhëtimet përmes këtij trekëndëshi në vendet e largëta të oqeanit të Atlantikut të veriut në një sipërfaqe mbi një milionë kilometër katrore, politikanëve që u veshin këtë kostum simbolik, për ta na thënë se janë po njëlloj të dëmshëm sa me fenomenet që ndodhin në këtë hapësirë oqeanike. Ashtu siç e pësojnë anijet dhe avionët që përshkojnë këto trajektore të prirë nga hapësirat ujore, po ashtu e pësojnë qytetarët dhe popujt nga ata që përbëjnë brinjët e këtij trekëndëshi, nga politikanët në politikën e vendit tonë. Po në se në përdorimi i kësaj simbolike nga politikanë të botës përdoret me kujdes dhe vendoset në kontekstin e padiskutueshëm, si një krahasim me masë,këtu në vendin tonë, politikanët e gjithditur, të shumë kulturuar,enciklopedistë në shpjegimin e fenomeneve shoqërore dhe politike, kohët e fundit e kanë futur këtë gjetje në propagandën e tyre të përditshme,duke i dhënë ballin e vendit në debat dhe përcaktimet e etiketimet për të fyer e dëmtuar palën kundërshtare. Deri kohë më parë, Lulzim Basha që është edhe ndër të parët politikanë i dashuruar me trekëndëshin famëkeq të Bermudës, as guxonte ta përmendte këtë simbolikë aq më pak të bashkonte dhe dy politikanët e shumë vlerësuar prej tij, Sali Berishën dhe Ilir Meta, i pari mentori politik dhe ati shpirtëror i Bashës dhe i dyti deri në 25 prill edhe pse Presidenti i vendit, koalicionisti më me peshë në koalicionin opozitar të drejtuar nga Lulzim Basha, i vetëshpallur në krye si qeveritar edhe pse vota e popullit nuk ishte llogaritur ende dhe zgjedhjet nuk ishin bërë. Në pranverën e vitit që lamë pas, secili prej tyre që sot vizatohet si një nga brinjët e trekëndorit dhe tjetri hipotenuzë e trekëndëshit famëkeq, ishin dy vija paralele që asnjëherë nuk priteshin dhe përbënin dy shinat përmes të cilit do të udhëtonte trami i Bashës i propaganduar si një nga gjetjet më të mëdha me të cilin do fitonte mbështetjen e qytetarëve të Tiranës, të cilët për herë të parë në histori do udhëtonin brenda rrugëve të kryeqytetit përmes vagonëve ashtu si në Bruklin,e Londër apo qytete e mëdha të botës. Deri atëherë këto dy vija ishin shpresa dhe besimi se do i shërbenin Lulzim Bashës si rruga e hekurt përmes të cilës do udhëtonte drejt e në kryeministri në zyrën e qëndisur me piktura nga kryeministri aktual, ku sigurisht do ndryshonte brenda natës dekori dhe do zëvendësohej me bojëra të ndritshme të gjitha blu. Pas zgjedhjeve të 25 prillit, po veçanërisht pas shpalljes së Sali Berishës “non grata”, edhe pse një kohë të gjatë, Basha priti si do rridhnin ujërat, duke afruar nëntë shatori, ku më në fund nga vijë paralele dhe një nga senset e rrugës mbi shina Berisha do ishte jo më i lavdishmi, ati që e respektonte dhe e blatonte çdo arritje, po njëri nga brinjët e trekëndëshit të Bermudës, bile si brinjë e kuqe e sinjalit “Stop”. Njëherësh si brinja tjetër u shpall edhe Presidenti, Ilir Meta. Sa për Edi Ramën, ai atje ishte, po kishte mbetur një vijë e drejtë e pa mundur që të formonte trekëndëshin e të kaluarës, sipas etiketuesit dhe gjetësit të kësaj simbolike, Lulzim Bashës. Të tre këta musketerët, sipas Bashës e kanë mbajtur Shqipërinë në periudhën e gjatë të tranzicionit, duke e tërhequr zvarrë. Askush nuk ia ndalon Bashës të vizatojë, jo vetëm një figurë gjeometrike, por të qëndisi tërë fushat e malet e atdheut me trekëndësha e drejtkëndësha, trapeza, piramida, katrorë, paralelopipeda e figurina të tjera, mjafton të t`i përdori si slogane këto figurina që ndryshojnë sipas stinëve politike dhe emocioneve të përdoruesve në takimet me mbështetësit dhe ata që e votojnë apo që i bashkohen foltoristëve. Askujt nuk i bën më përshtypje, simbolika e këtij trekëndëshi çudibërës. Cilido ka të drejtën ta përdori në propagandën e vet politike. Bile ta trajtojë njëherë si trekëndësh me brinjë të barabarta, nesër këndngushtë, këndgjerë apo kënddrejtë. Kjo do varet nga interesi i politikë së ditës të zotit Basha. Ajo që të bën përshtypje, është fakti që ky trekëndëshi mitik, është marrë si simbolik nga tërë oratorët e PD-së. Më së fundi nuk kishte si të mos e merrte dhe përdorte si gjetje magjike për të habitur tërë shqiptarët me erudicionin e tij edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi. Edhe zoti Bardhi më në fund e shpjegoi mospyetjen e tij dhe partisë së opozitës për datën e zgjedhjeve si tendencioze dhe vepër e njërit prej brinjëve të trekëndëshit, presidentit Ilir Meta. Edhe Bardhi më në fund nga politikanë klasik u kthye në gjeograf fantastik. Nuk kishte si të mos e përvetësonte edhe ai në fjalorin propagandistik,përcaktimin simbolikë të shefit të vet që fenomenet këtej e tutje e deri sa të zgjidhen hallet e PD-së dhe të ndahet shapi nga sheqeri midis foltoristëve dhe bashistëve, kjo puna e trekëndëshit do hyje kudo dhe do dominojë fjalorin e politikanëve tanë. Nuk është çudi që secili prej liderëve të partive tona politike të etiketojë një treshe tjetër si brinjë të reja të një trekëndëshi të ri që duhet parë dhe duhet matur që duhet përdorur, jo më si figurë gjeometrike, po thellësisht politike. Ndaj edhe Lulzim Basha, sa herë i referohet treshes së vjetër të politikës, e lidh gjithçka me këtë trekëndësh të njohur për fatkeqësitë që sjell dhe ato që ndodhin, duke kaluar mbi dhe përmes sipërfaqes së tij. Të vjetrit e trekëndëshit të Bermudës, deklaron Lulzim Basha, janë identik me trekëndëshin famëkeq. Pikërisht këtu është thelbi i arsyetimit të tij. Këtu nis dhe mbaron argumenti për të njehsuar fenomenet gjeografiko-fizike me ato politike. “Ata janë e kaluara”, thotë Basha, “Ne jemi e ardhmja”. Ashtu si do jetë PD sot, do jetë Shqipëria nesër?! Dhe kjo është fraza më e papritur dhe e çuditshme. Dhe shumë mirë e ka teorikisht. Po vetë Lulzim Basha meqenëse trekëndëshi ka tre brinjë dhe brinjët janë të zëna, ku e ka vendin kryeopozitari me parti të përgjysmuar përfshirë në një betejë pa fund kundër ish-miqve të tij? Nuk mund ta zvogëlojmë figurën dhe peshën specifike e ta quajmë një kënd çfarëdo zotin Lulzim. Tek e fundit, ai është vetë një nga brinjët e kësaj politike. Kështu, mirë do ishte t`i referohej një figure tjetër e cila të kishte katër a më shumë brinjë dhe katër e më shumë kënde edhe pse nuk do përkonte me trekëndëshin që i referohet Basha atë të Bermudës. Tek ne politikanët udhëhiqen nga një filozofi e çuditshme. Edhe pse kanë nga dy e tre dekada në politikën aktive sapo dalin në opozitë shpallen riosh, të sapo dalë nga veza si të ishin fillestar, si të kishin zbritur këtë mëngjes nga qielli i engjëjve drejt botës së djajve. Për ata nuk ka të djeshme. Ka vetëm të ardhme. Pse duhet të vetëpërjashtohet Lulzim Basha nga ky trekëndëshi famoz? Ai ka më shumë se njëzetë vite në politikën aktive në postet më të larta në qeveri dhe Bashkinë e Tiranës. Nëse do i numëronim postet që ka mbajtur dhe firmat që ka hedhur në marrëveshjen e detit më Greqinë. Në Ministrinë e Transportit me “Rrugën e Kombit“ apo Ministrinë e Brendshme me të famshmin, 21 janar, pa folur për katër vite nën hijen e kullës së sahatit, ai nuk është një fillestar dhe riosh i politikës tek ne. Nëse i llogarit tërë këto poste e vite, atëherë Lulzimi duhet patjetër ta ndryshojë figurën gjeometrike dhe t`i referohet, jo më trekëndëshit të Bermudës, po shumëkëndëshit të Bermudës. Me kaq dashuri sa ka rënë Basha dhe Gaz Bardhi pas trekëndëshit të famshëm, dalëngadalë, ky trekëndësh do përdoret për shpjegimin e çdo fenomeni politiko-shoqëror në Shqipëri dhe një vend ose si brinjë ose sipërfaqe e kënd do jetë në ditët që vijnë edhe i tij.