BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Të dua sa më shërben mua, ndryshove të hedh në përrua

Të dua sa më shërben mua, ndryshove të hedh në

Në historikun e jetës së partive tona politike, sistemeve që kemi kaluar, është evidentuar plotësisht pragmatizmi dhe mbajtja pranë e individëve, derisa i zgjedhuri, i emëruari, militanti, zyrtari, politikani, kontributori dhe cilidoqoftë të mbahet nën sqetull, të mburret e të ngrihet në qiell për merita të shquara sa i shërben partisë. Përkëdhelja vijon derisa i shërben me besnikëri kauzës. Sapo del nga vatha dhe kërkon të sillesh ndryshe, të kesh idetë e tua, mendimin dhe gjykimin tënd të pavarur, atëherë duhet t`i bësh llogaritë mirë, të përgatitesh për gijotinë, për qeli, për kamxhik, për syrgjynosje e sakatosje. Ke shkelur në kallo partinë dhe askush nuk të fal. Ke cënuar liderin. Ke tradhtuar kauzën. Mund ta pësosh me të gjitha dhe nga i preferuar dhe i respektuar bëhesh brenda natës armik me liderët, udhëheqësit, ministrat e zyrtarët e çdo rangu. Kjo vijë sjellje nuk është ekskluzivitet i një forcë të vetme. Nuk është punë ditësh apo vitesh. Ky sidrom është natyrë e vijë sjellje e gjithë atyre që vijnë në pushtet. Është një sëmundje nga e cila, kush më shumë e kush më pak vuajnë tërë forcat tona politike në pushtet dhe opozitë. Po shkalla e qëndrimeve ekstreme dhe presioni që bëhet është i ndryshëm nga një parti tek tjetra. Nga një qeveri tek qeveria e radhës. I pandryshueshëm mbetet hedhja përmbys e cilitdo që guxon për të qenë vetvetja. Është e habitshme sa shpejt nga miq e të afërm, shndërrohen në armiq, figura të cilat kanë fituar respektin e gjerë të partisë e shoqërisë. Në jetën politike të vendit tonë, në periudha të shtrira në kohë, kemi njohur luftën e egër që është bërë për të spostuar figura të spikatura, shumë prej të cilëve janë bërë pre e urrejtjes dhe ndëshkimit, duke humbur, jo vetëm postin dhe privilegjet, po edhe vetë jetën. Janë burgosur. Janë vrarë, janë dërguar në qeli. Koha e Mbretërisë. Ahmet Zogu ka bërë kurbanët e vet. Viktima të shumta të cilët sapo kanë dalë kundër vijës e politikës së Mbretit, janë dërguar në botën tjetër. Kanë shijuar burgun. Janë pushkatuar nëpër prita, shtigjeve, pabesisht me plumb në ballë. Kanë ikur nga kjo botë përmes vrasjeve në errësirë. Në periudhën e komunizmit, ndëshkimet e vrasjet u kthyen në platformë. U bënë si buka e ajri. Dënimet për të gjithë ata që e “drodhën” ishin pafund. Secili prej nesh ka të ngulitur në kujtesë qindra episode. Kemi përjetuar dhimbjen se si intelektualë e njerëz të zakonshëm, poetë, komunistë, ish luftëtarë të orëve të para, inxhinierë të shquar, profesorë, fizikantë, oficerë madhorë, ministra, Antarë të Byrosë Politike, shokë armësh, student, njerëz të penelit, shkrimtarë për dy vargje poezie, janë ndëshkuar vetëm se kërkonin të ishin vetvetja të vepronin të pavarur që kërkonin më shumë liri dhe demokraci. Lista e atyre që u ndëshkuan në diktaturë është e pafund. Mijëra dosje qëndrojnë në arkiva të pluhurosura. Plagët që u krijuan nuk kanë numërim. Dhimbjet që përjetuam nuk kanë krahasim.

Po kjo e keqe, fatkeqësisht nuk u mbyll me vitin 1990. Ajo vazhdoi në këto tre dekada me të njejtin ritëm. Ndryshoi vetëm forma, u stërholluan e u ambalazhuan metodat të cilat u shitën si luftë për thellimin e demokracisë dhe mbrojtjes së lirisë, ekonomisë së tregut e forcimit të lirive të njeriut. Po në thelb e njejta luftë e në përfundim të njejtat viktima të sistemit të atyre që drejtojnë qeveritë dhe opozitën në këtë vend. Në çdo hap është zbatuar motua: -Je me mua, më shërben, më qëndron pranë, bindesh, je kokulur, nuk më kundërshton, nuk më kundërvihesh, rreshtohesh në ushtrinë time në emër të kauzave që përqafoj si forcë politike, je i mirë. I nderuar. I vlerësuar. Të duam shumë. Të gradojmë. Të pasurojmë. Të mbrojmë. Të bëjmë të lumtur. Të pasur. Sa më pranë ideve të partisë, qëndrimeve të liderëve, tekave të tyre, pasioneve, midesë, shijeve, sjelljes, mbështetës pa rezerva të aksioneve që ndërmerr forca politike, je burri më i mirë, gruaja më fisnike, artist i përmasave kombëtare e botërore, opinionist i shquar, ideolog i pakrahasuar, njeri me përmasa kozmike e biblike. Pra i ke të gjitha. Të bëjmë ministër. Drejtor. Ambasador. Fiton tendera. Fëmijët i ke të garantuar. Me bursa. Jashtë shtetit. Nuk të mungon asgjë. Po puna ndryshon sapo t`i zgjohesh dhe kupton se nuk është kjo rruga që duhet të ndjekësh. Se duhet të kesh zërin tënd, të jesh i pavarur, indipendent, njeri me mendje e shpirt, me zemër e ide, me objektiva dhe ambicie, të cilat nuk ka pse t`ia nënshtrosh tërë jetën partisë apo udhëheqësve të tyre që të duan të jesh një mekanizëm i pashpirt, i ftohtë,ngjitur pas karrocës partiake. Shkurt të jesh një hije. Një hiç! Po nëse vlerësimi për individët, qofshin militantë, burra shteti, drejtues të rëndësishëm, të cilët e kanë pësuar kur kanë vendosur të dalin nga rreshti në këto tre dekada, shembujt për qëndrime poshtëruese dhe denigruese të mbajtura ndaj gjithë atyre që kanë vepruar me kokë të vet, kanë arritur kulmin. Janë bërë më të mprehta e më të shpeshta. Janë shtrirë në tërë poret e shoqërisë tonë. Qëndrimet atipike dhe sjellja më flagrante e hedhjes poshtë, e denigrimit, përçmimit dhe poshtërimit të individëve që për një moment kanë dashur të qëndrojnë larg tutelës së PD-së dhe kanë folur me mendjen e tyre atëherë, breshëria e akuzave dhe epiteteve nuk kanë mbaruar kurrë. Dhe një individ edhe pse i shquar, brenda një dite është transformuar nga idhull në djall. Nga bukurosh në dordolec. Nga hero në anti hero. Kur guxoi të fliste si Azem Hajdari e jo si demokratikes, shigjetat vërshuan nga çdo anë. Sillni ndërmend Majkon. Përfytyroni Ilir Metën. U fye. U burgos. U qëllua si ai. U sha. U diskreditua. Dhe sapo foli për qeveri mirëbesimi i tundi paksa dafinën PD-së, u shpall idhull. E njejta edhe me Aleksandër Meksin. Nga burrë shteti u flak si leckë. U degjenerua nga politika e PD-së.

 

Po ajo që shkëlqen e verbon më shumë është qëndrimi i paprecedentë që mbahet sot nga lidershipi i PD dhe LSI-së me artistët e shquar. PD sillet me ta si të ishin ca militantë. Për një periudhë jo të shkurtër, shumë nga aktorët mbajtën qëndrime refraktare dhe u bënë zëri i fuqishëm që kundërshtoi shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin në vendet të tij të një teatri modern, siç evidentohet në projektin e ekspozuar. Në betejën e gjatë mes palës “pro” teatrit të ri dhe “kundër” për të ruajtur atë që është sot, u përfshinë edhe artistë të njohur. Njëri prej tyre është Bujar Asqeriu. Një artist i përmasave kombëtare. Ishte ai që ngriti zërin dhe akuzoi me forcë nismën e shembjes së teatrit të vjetër dhe ndërtimin e të riut. Ishte zëri që fliste nga brenda shtëpisë. Dhe efekti kuptohet. Aktori i njohur fshikulloi me tërë arsenalin e fjalëve, me debate, batuta, humor, nismën qeveritare dhe ishte nga zërat më me peshë kundër kësaj nisme qeveritare. Dhe nuk kishte deklaratë apo konferencë shtypi të PD-së, radhazi, natë për natë të mos mburrej dhe ngrihej në qiell Bujar Asqeriu. Të lavdërohej e ti visheshin merita të mëdha në luftën pa kompromis kundër atyre që kërkonin një teatër të ri. Anatemoi qeverinë. Bashkinë. Edi Ramën dhe kryebashkiakun Erion Veliaj. Të gjithë në SHQUP i kishim sytë tek Bujar Asqeriu. Ai u bë i lakmuari i madh. Militantët dhe pasionantët politikë kërkuan që ai të ishte lideri opozitar për karizmën dhe guximin antiqeveritar. Çfarë thoshte ai, si fliste, si etiketonte, fjalët e tij, gjestet, toni, zëri u përdorën si një argument i fuqishëm në mbrojtje të kauzës së PD e cila si kurdoherë e përvetësoi në emër të luftës për pushtet, në emër të mbrojtjes së teatrit ekzistues që në realitet nuk ishte një qëndrim i sinqertë. PD dhe aleatëtve nuk iu plas fare për teatrin. U intereson vetëm zhurma. Protesta. Revolta. Shpirti i aktorëve. U ngrit në qiell Bujar Asqeriu. U bë yll Ndrenika. U lartësua Arbana. Asqeriu deri sa ishte në një linjë me betejën opozitare të udhëhequr nga PD, LSI dhe disa aktorë që u rreshtuan si të ishin partiakë, po që partitë opozitare ua morën flamurin e protestës siç kanë vepruar historikisht sa herë ka pasur lëvizje, duke e kthyer atë në një protestë qesharake se në vend të lirisë u përqafua ideologjia dhe në vend të shoqërisë civile u vendos partia. Pikërisht, kjo sjellje bëri që aktori i njohur Bujar Asqeriu të dilte hapur kundër marifeteve politike të opozitës, që kërkonte t`i mbante aktorët nën hyqmin e vet dhe t`i përdorte si mish për top. Të tjera ishin qëllimet e aktorëve e të tjera të opozitës. Ndryshe i matin punët artistët e krejt të kundërtën llogarisin politikanët. Në një anë qëndron Lulzim Basha e Monika Kryemadhi, Sali Berisha e Fatmir Mediu, Kokëdhima, Manjani, Petrit Vasili e në kahjen tjetër aktorët e intelektualët. Njëra palë me vështrim nga perëndimi. Tjetra nga lindja. Politika ngre në qiell llaçin e tullat. Kullat e fitimet, artistët hymnizojnë ligjin, zgjidhjet për artistët. Po aktorët nuk mund të bëhen njësh me hilen dhe nuk mund t`ia lejojnë vetes të përdoren. Politika le të bëjë punën e vet, artistët kanë programet e tyre. Njëra palë zgjedh betejën për pushtet, tjetra artin dhe rrugëtimin për t`i shërbyer qytetarëve me artin e tyre fisnik. Pikërisht ky motiv i madh, ky shpirt human, kjo e vërtetë bëri që Bujar Asqeriu të dal, nga “rreshti” ku kërkonte ta mbante PD. Dhe foli. Me mendje. Me zemër. Me dinjitet. Ai nuk mund ta qëndronte në një front të së keqes dhe të pranonte manipulimin e përbaltjen. Ndaj deklaroi se për teatrin duhen dëgjuar arkitektët. Të flasin ata. Ky teatër është sëmundje. Këtu vdiqën shokët e mi. Këtu më duket se jam sëmurur edhe unë. Le të behët një teatër i ri, i denjë për kombin shqiptar. Mua nuk mund të më manipulojë as PS as PD. Pikërisht, ky qëndrim e revoltoi PD. E zhveshi nga manteli i hipokrizisë. Përmes deputetit biznesmen, Agron Shehu u sulmua, duke e quajtur sipas traditës si gjithë ata që kërkon ti demaskojë, si pa dinjitet, i pafytyrë, i shitur, te kryetari i bashkisë Erion Veliaj. Nga një korife e aktor i madh, nga një artist me botë të madhe, kurajoz, i mençur, guximtar, u vesh me vellon e poshtërisë sikur të ishte një djall. Nga i përkëdhelur i partisë u bë i anatemuari i saj. Tabelë qitje, ku goditet me gjithë arsenalin e shpifjeve dhe sharjeve. Si u shndërrua kaq shpejt, ky korife që u ngrit në qiell në një figurinë që nuk llogaritet tanimë as si artist fshati?! Po jo vetëm kaq, aktori Asqeriu nuk është më as qytetari Bujar. Ai ka humbur çdo konsideratë të PD-së. Tani është i përdorur nga e majta. Është viktimë e pazareve. I blerë. I shitur. I varur. I lidhur. E tërë epitetet që i vendosen përsipër. Dhe të gjitha se shkeli mbi kauzën e opozitës. Ky trajtim ndaj një artisti, është jo vetëm denigrues dhe i pamoralshëm, po edhe fytyra e vërtetë e liderëve tanë që të mbajnë sa je në rrugën e tyre dhe ta flakin sapo ke një qëndrim ndryshe. E njejta politikë edhe me shumë emra të tjerë. I njëjti përçmim për Altin Bashën, Laert Vasilin, Ndriçim Xhepën i cili u shit sipas opozitarëve për t’u bërë administrator pallati?! Apo siç në filozofinë e PD-së, ka rënë në rrjet jo vetëm aktori Asqeriu, po qindra personalitete e analistë deri edhe militantë të sprovuar, të cilët janë flakur në kosh sapo kanë kërkuar të jenë vetvetja. A nuk u flak si pupël Topalli!? U poshtërua e u denigrua Bregu? U syrgjynos në qoshet e harresës Patozi? Dhe për ta denigruar sa më shumë një individ edhe kur është intelektual i njohur, thirren në ndihmë analistët, opinionistët, gazetarët, gjithë “Demokrat” të cilët i hedhin në sulm për t`u zënë frymën atyre që dalin nga tutela e partisë. Dhe për të gjithë ata vepron e njejta teknologji, zbatohet e njejta strategji: “Të dua sa je me mua, ndryshove, dole nga rreshti, të vras e të vërvit në përrua”.