BREAKING NEWS

Spastrimet në PS, Rama fut në lista ministrat jo deputetë, zv/ministra, drejtorë e ish-anëtarë të LSI, zbulohen emrat që spostojnë veteranët

Spastrimet në PS, Rama fut në lista ministrat jo deputetë,
x

Opinion / Editorial

Të ëndërrosh pushtetin mbi fatkeqësi është marrëzi

Të ëndërrosh pushtetin mbi fatkeqësi është

Kambanat e alarmit të çiftit opozitar PD-LSI, s’kanë të pushuar, duke akuzuar, komentuar e kërcënuar, për paaftësinë që po paraqet kjo qeveri, në dy fatkeqësi, në vitin e tërmetit dhe në pandemi. Ç’mrekulli! Ëndrra për të marrë pushtetin me çdo çmim sipas strategut Berisha, të përmbysjeve edhe me mjetet e violencës, është zgjuar me tërbim te kampi opozitar, duke menduar se si asnjë herë tjetër, këtë radhë ju ka ardhur gjahu në shteg, kur Shqipëria është goditur nga dy fatkeqësi, njëra natyrore dhe tjetra njerëzore. Rrallë ndodh që të buzëqesh fati, që vendi të preket nga dy fatkeqësi madhore në të njëjtën kohë, që liderët e opozitës po mundohen me të gjitha metodat dhe mjetet, t’i menaxhojnë si paaftësi qeverisëse nga Ai, i “gjati”. Kur dëgjon akuzat ndaj qeverisë, duke lozur me fatkeqësitë e njerëzve, që për çdo ditë ka humbje jete, trishtohesh dhe të merr frika nga politika. Ata kanë treguar me fakte se dinë të torturojnë ata që i kanë denoncuar dje për bëmat e tyre me agjenturat serbe, të shtypin demonstrata si në ‘97, të organizojnë grushte shteti si në ‘98 dhe s’duan të dinë veçse të vijnë në pushtet “ i shenjti”, Berisha, “engjëlli” Basha dhe “shenjtorja” Monika. Ata, kanë treguar me fakte se dinë të vrasin protestuesit në mes të bulevardit, të djegin një fshat të tërë si Gërdeci dhe ta mbushin fushën me viktima të pafajshme, të burgosin kundërshtarët politikë dhe s’duan të dinë çfarë solli tërmeti apo Corona, për ta u bëftë qameti, vetëm të fitohet pushteti. Nisur nga filozofia makiaveliste se qëllimi justifikon mjetin, për të marrë pushtetin, e kanë shkrirë talentin, me intriga, shpifje, manipulime e sajime, që në fund të ditës as vetë nuk i besojnë, por duan që opinionin ta helmojnë dhe dezinformojnë. Kur i dëgjon në mediat e deformuara e manipuluara se si luajnë me sofizma për shumë jetë njerëzish që humbasin nga pandemia, natyrshëm të lind pyetja: “se ku dallojnë këto specie nga kafshëria”? Përballë kësaj tragjedie të kujtohen përgjigjet e Sokratit të lashtësisë, kur e pyetën se kë urren më shumë dhe ai iu përgjigj: “në kafshët e buta servilin, në kafshët e egra shpifësin”. Opozitarët e sotëm të verbuar nga etja për pushtet, të befasojnë, kur dalin disa mostra në ekranet televizive të shpërfytyruar, duke shpifur e kërcënuar. Me sjelljen e tyre arrogante dhe antinjerëzore, tregojnë se janë kthyer në shtazë, që veprojnë instinktet, se arsyeja ju ka lënë shëndenë. Ata, i besojnë vetes dhe propagandës së liderëve të tyre partiakë, duke harruar se populli nuk ka inteligjencën dhe moralin e tyre dhe fatmirësisht nuk i ka shuar nga kujtesa për bëmat e tyre aventureske sa herë kanë ardhur në pushtet. Bashën e kujtojnë si kukull të bukur, që ka “shkëlqyer” dhe ka treguar talent, sa herë që ka ardhur në pushtet. Katër vjet kryetar bashkie, qëndroi në hije. Si ministër i Jashtëm mbahet mend për nënshkrimin e marrëveshjes së detit me Greqinë, që i dhuroi 344 km sipërfaqe nënujore, me resurse përrallore. Kur ishte ministër i Transportit, kujtohet për aferat e rrugës së Kombit me 230 milionë euro të përvetësuara dhe si Ministër i Brendshëm, ka meritën direkte për katër viktimat e protestuesve që u vranë në mes të bulevardit, para Kryeministrisë. Berisha dihet kombëtarisht, për gjithë tragjeditë njerëzore që kanë ndodhur në Shqipëri, kanë meritën dhe dorën e tij. Basha, po të mos ishte ushtar besnik i Berishës, nuk do ishte në krye të njërës prej forcave kryesore politike në vend. Dihet, që te Partia Demokratike, nga themelimi i saj e deri më sot ka shumë intelektualë me kontribute të vlerësueshme, që mund të ishin në drejtim të saj. Basha u katapultua për kontributet e tij në Kosovë dhe si mik i familjes Berisha. Këto dy premise e ngjitën atë në majat e piramidës politike dhe me ëndrrat aktuale, për t’u ngjitur në majat e pushtetit, që imiton liderin e tij shpirtëror kur thotë: “qeveria ime”, do ju shpëtoj nga varfëria dhe nga tërmeti e pandemia, “lum” Shqipëria”. Treshja, Berisha, Basha e Monika, janë tërbuar e u ka hyrë frika, se kanë dalë nga orbita dhe nuk i beson më as Amerika. Basha, sipas porosive të atit të tij shpirtëror, ka ndezur dy kandilat e shpresës për rrëzimin e qeverisë, me fatkeqësinë e tërmetit e pandemisë, që i mban të mbërthyer fort, njërin në dorën e majtë dhe tjetrin në të djathtën dhe vrapon çdo ditë duke bërtitur para elektoratit të vet, që kjo qeveri, nuk ka aftësi të përballojë këto fatkeqësi. Do të ishte një gjest spektakolar, sikur Rama të jepte dorëheqjen dhe ta linte këtë “kollovar”, të qeveriste ca ditë, për ta parë, se qeverisja nuk është tellallisje për të sharë, por një përgjegjësi e madhe ndaj popullit, që s’matet me kandar, mor qyqar. Shqipëria s’ka për të gjetur kurrë rehat, përderisa në skenën politike Berisha është ngjallur lugat dhe kërkon që të ketë stofin e deputetit dhe një mandat, s’ka për të ndryshuar kjo situatë. Përsa ndjekim situatën e tensionuar politike, në këtë kohë me trazira e prapësi tragjike, më vijnë në mend vargjet poetike të madhit Dritëro Agolli, që shkruante: “Në vendin tim, në vendin tënd, një kokë e çmendur një vend e çmend”.