BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për drejtorin e Kadastrës, u arrestua pas hetimit prej 9 muajsh nga SPAK në bashkëpunim me Policinë

GJKKO merr vendimin për drejtorin e Kadastrës, u arrestua pas hetimit
x

Opinion / Editorial

Të gjitha ata që kujtojnë se për delimitacionin kanë fuqi ta luajnë “kokat e mëdha” Shqipëri – Greqi!

Të gjitha ata që kujtojnë se për delimitacionin kanë

Ka shpërthyer sërish problem i madh i kufirit shqiptaro-grek, por te ujërat ndërkombëtare. Duke u përdorur politikisht si nga palët që janë në pushtet dhe ato jo në pushtet për arsye politike. Dhe ishte Berisha dhe Basha të cilët me Karamanlisin dhe Bakojanisin tentuan të bëjnë atë paçavuren e fshehtë të pastudiuar për të përfituar politikisht dhe u kundërshtuan nga opozita që e lejoi, por e ndaloi Gjykata Kushtetuese dhe sot është medemek marrëveshja e socialistëve me dikur Syrizën dhe sot me Nea Demokracia dhe që kundërshtohet nga opozita e Bashës dhe Berishës shto dhe Metën. Nuk e kam fjalën te lojërat politike që bëjnë folklorikët në Tiranë dhe gjysmë folklorikët në Athinë, sepse kështu janë ballkanikët, por e kam fjalën për aftësinë e të këtij lloji folklorikësh që e shesin këtë veprim si në pozitë dhe opozitë si aftësi të tyre për të delimituar kufi detar akoma të pakryer për rregullat strikte ndërkombëtare. Po pra të një procesi që është në shkallë botërore dhe europiane me parametra të qartë se si mund të ndahet deti sidomos për një shtet me shumë ishuj si Greqia. Ajo që të bën të vjellësh është se duan ta shesin si bashkëpunim duke qenë e qartë praktika dhe rregullat dhe sidomos kontrolli ligjor i këtyre veprimeve nga ato që kanë bërë dhe delimitacionin e kufijve tanë në dekada që me krijimin e shtetit modern shqiptar. Të vjen keq ta thuash, por kufirin shqiptar e kanë bërë të huajt. Është veprim i tyre dhe pse i padrejtë në disfavor të trevave shqiptare në mënyrë agresive dhe të padrejtë. Por ato e kanë bërë duke filluar që nga viti 1913-të dhe deri sa ka ardhur qeveria e Enver Hoxhës dhe padyshim dhe fillimit të demokracisë kur ujërat territoriale shqiptare në një farë mënyre ishin qartësisht të krijuara po nga ndërkombëtaret përfshi dhe 12 miljet e famshme. Unë më tepër e kam fjalën për folklorizmin e shqiptarëve dhe grekëve që kujtojnë se mund të bëjnë ndonjë marrëveshje qoftë dhe të drejtë pa konsulencën dhe qartësinë e atyre që kanë delitimuar kufirin shqiptar dhe që janë fuqitë e mëdha. Nuk mund të ketë marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë pa dakordësinë e atyre që kanë vendosur vulat dhe firmat për kufirin shqiptar dhe pse jo dhe atë grek. Kështu është kur shpërfill historinë dhe nuk do të kuptosh se çelësat e kashtës kanë dhe grekët dhe shqiptarët për punë kufijsh. Edhe po të duan të bëjnë diçka në kokë të tyre, prapë do të korrigjohen dhe kthehen mbrapsht nga ndërkombëtarët ose ligjet e mirë caktuar për delimitacion detar të tyre. Sepse kufiri ynë është vepër e tyre dhe kjo është historike. Na kanë rënë në qafë, por kështu është realiteti dhe nuk mund të ndryshohet kaq kollaj. Por fuqitë e mëdha mund të duan të na bëjnë një rënie në qafë ata, por jo ne t'i biem vetes në qafë (pa lejen e tyre) dhe kjo dhe në kohë të diktaturës së Enverit. Kufiri shqiptaro-grek kishte protokollin përfundimtar të kufirit shqiptaro-grek i nënshkruar më 27.1.1925 në Firence nga komisioni ndërkombëtar i kufijve: gjeneral Pietro Gazera (kryetar), nënkoloneli britanik F.Giles, koloneli francez J.A.Ordini. Bazë për këtë protokoll ishin caktimi i vijës kufitare në marrëveshjen e Londrës në vitin 1913; vendimi i qeverive britanike, italiane, franceze e japoneze i 9 nëntorit 1921; vendimet e konferencës së ambasadorëve në datat 1 shkurt dhe 10 nëntor 1922; vendimi i konferencës së ambasadorëve më 27 korrik 1923. Por grekët dhe atëherë nuk ishin dakord. Marrëveshjes iu lidhën 5 anekse që kishin të bënin me të dhënat për ndërtimin e shenjave kufitare, përshkrimi i shenjave kufitare, përshkrim i përgjithshëm i kufirit, 7 fletë të hartës së kufirit dhe deklarata të përfaqësuesve të dy qeverive. Të nënshkruarit e qeverive përkatëse, d.m.th. të asaj shqiptar përfaqësuar nga Mehdi Frashëri dhe asaj greke nga nënkolonel Avramides nënshkruan deklaratat e aneksit 5. Delegati shqiptar u shpreh dakord me protokollin përfundimtar. Ndërsa për përfaqësuesin tjetër gjenden këto fjalë: “Delegati grek deklaratën mbi një çështje të tillë e konsideron si të panevojshme, meqenëse qeveria greke në kohën oportune ia ka bërë të njohur vërejtjet e saj konferencës së ambasadorëve dhe pastaj iu nënshtrua vendimeve të konferencës”. Deklarimi i përfaqësuesit grek ishte në vazhdim të qëndrimit të qeverisë greke, e cila nuk e kishte njohur kufirin me Shqipërinë. Greqia ishte detyruar nga fuqitë të ishte pjesë e nënshkrimit të aneksit të protokollit. Askush as në Shqipëri dhe as në Shqipëri nuk kishte mundur të “vizatojë” kufirin e vet. Sepse, nuk kishin leje dhe nuk kanë pasur kurrë leje as për detin, i cili ka një legjislacion tashmë të qartë ndërkombëtar dhe aq më tepër një kujdes të madh europian që ruhet po nga fuqitë e mëdha dhe sidomos Gjermania, Britania, Italia (dikur kur grekët vranë Gjeneral Telinin që po caktonte kufirin shqiptar Duçja pushtoi dhe bombardoi Korfuzin) Franca dhe padyshim SHBA-të sot. Kush është ai që sot si folklorik shqiptar kryeministër dhe po ashtu e ndoshta jo folklorik, por shejtan kryeministër grek, mund t’iu bjerë ndersh interesave të tyre në kufijtë mes Shqipërisë dhe Greqisë?! Hëëë a thua ka kaq burra të fortë në Greqi dhe Shqipëri që të bëjnë pazar kufijsh pa “kontrollin e atyre që kanë delitimuar kufijtë e Shqipërisë dhe Greqisë vetë”? As ka ndodhur në diktatura komuniste dhe monarko fashiste greke dhe as që mund të ndodhë dhe sot. Sepse nuk na pyet kur të vijë puna për plasje lufte dhe mos marrëveshje të thella etnike dhe territoriale në Ballkan askush nga fuqitë e mëdha dhe pse në padrejtësinë e tyre kanë bërë të mundur kufijtë respektivë. Shitjet dhe blerjet politikisht, mund të jenë në kokat idiote në Ballkan, por kjo nuk mund të kalojë te kokat normale në Europë dhe SHBA. Ne shesim mend si folklorikë në pozitë dhe opozitë, por vetëm kaq. Asgjë më tepër se sa kaq. Pronarë për fat të keq të kufijve janë ndërkombëtarët, por për fat të mirë përjashtojnë pazarxhinjtë folklorikë në Ballkan. E sidomos ne grekët dhe fqinjët e tyre shqiptarë që në përgjithësi janë aty që kanë humbur më shumë territore etnike.