
Kërkohet dëshmia e Shkëlzen Berishës, SPAK merr vendimin për gjyqin ndaj Fatmir Mediut

BE demaskon “zarin” e Berishës, Gazment Bardhi drejt përjashtimit nga PD për shkeljen e statutit, mashtrimit të aleatëve dhe mbështetje të linjës anti-amerikane të Berishës

Ja si Sali Berisha pritet të marrë me vete në “listën e zezë” Ilir Metën, Gazment Bardhin dhe 26 deputetë të tjerë, zbardhen prapaskenat e bujshme nga mesazhi i SHBA

McGonigal vetëdeklarohet fajtor dhe pranon aferat me Edi Ramën para gjykatëses Kotelly, sot ish-agjenti i FBI paraqitet në gjykatën e Uashingtonit, rendohen pozitat e kryeministrit shqiptar

Fatos Klosi: Ja pse Ilir Meta dhe Sali Berisha po sulmojnë prokurorët e SPAK dhe si emrat në ‘listat e zeza’ nga SHBA po shkaktojnë “gjëmën” në Shqipëri

Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri, aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

Të gjitha çfarë ndodhin në Shqipëri, fajin e ka ai, i gjati!

Shkruar nga Nga Bardhyl Bejko 9 Qershor 2023

Nuk ka më asnjë iluzion në radhët e opozitës dhe tërë atyre që e shikojnë kryeministrin si individin që luan fijet për gjithçka ndodh në skenën politike në Shqipëri. Absurdi arrin deri atje sa edhe një bari në majë të malit të Milesë, një natë të errët pa hënë, ujku i shqeu disa krerë dele. I alarmuar për humbjen iu tha bashkëfshatarëve se nuk e kishte fajin ujku, po ai i gjati i Tiranës që ua ka bërë peshqesh ujqërit që nuk organizon eliminimin e tyre. Po të dëgjosh rubrikat e mëngjesit të habit fakti se shumica e atyre që kërkojnë t’u dëgjohet zëri se, breshëri u dëmtoi prodhimin apo se ka rënë çmimi i trangullit, domateve, fasuleve apo bostanit, të gjithë fajin ia hedhin Ramës. Në se fermerët apo barinjtë, taksistët, që rritjen e çmimit të naftës, konsumatorët e energjisë,ujit, bukës, ushqimeve mund të tolerohen në opinionin e gjerë shoqëror pasi kërkojnë të gjendet një fajtor, për politikanët, ata që kërkojnë të na udhëheqin dhe drejtojnë në vitet që vijnë, fajtor për çdo dështim me akuzat kundër Edi Ramës, janë zhvlerësim total, jo vetëm i strategjive të tyre dhe mënyrën e të bërit politikë, por edhe si një shkelje e rëndë e çdo morali dhe logjike elementare në marrëdhëniet mes politikanëve, partive politike dhe atyre që i mbështesin, pasi kori i tyre zhurmon dhe përpiqet të argumentojë me “prova” dhe “fakte” që prodhon mendja e tyre se politika është vërtetë në krizë të thellë identiteti. Duket se opozitarizmi kërkon dështimet e veta t’ia faturojë qeverisë dhe së pari kryeministrit, ministrave, drejtorëve veç ata të mos mbajnë asgjë mbi supe. Nga mënyra si veprohet, të krijohet përshtypja se politika ka në majë të gjuhës si parafabrikate të ndërtuara nga subjektivizmi ekstrem. Ç’lidhje ka kryeministri i Shqipërisë kur akuzohet si përçarës i opozitës dhe tutori dhe krijuesi i lobingjeve brenda PD-së? Po të ishte kaq e lehtë që ai të lëvizte fijet në gjirin e opozitës dhe t’i drejtonte faktorët brenda saj, ku dhe si të dëshironte, atëherë cila është opozita dhe sa reale është ajo në skenën tonë politike? Sa peshojnë opozitarët tanë dhe sa u ngjit fjala? Një përpjekje e tillë është justifikimi më absurd pas të cilit fshihet paaftësia e opozitës për të bërë politikë efikase. Është opozitarizmi pa strategji, që nuk ka asnjë fuqi për të ndryshuar qytetarët dhe drejtuar atje ku synon opozita. Pafuqia e saj është vërtetë e patolerueshme dhe e pafalshme. Nuk mund të pranohet logjika që çdo dështim në këto dhjetë vite të pushtetit të Ramës të shpjegohet me ndërhyrjen dhe prapaskenat e tij. Në këtë mënyrë, vetë opozita luan mbi një teh thike, si ekuilibristët në fije të telit, ku zbehet roli i saj si alternativë e ardhshme qeverisëse. Nuk mund të justifikohen humbjet radhazi në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore me rolin përçarës të kryeministrit, sepse siç perceptohet prej politikanëve opozitarë dhe vetë kryeministrit i jepen përmasa magjike, gati si të ishte vetë zoti fuqiplotë. Realiteti nuk është kështu. Në të vërtetë, opozita luan me pafuqinë e vet dhe mungesën e ideve përbashkuese, krijimin e frymës së bashkimit në rrugëtimin për të marrë pushtetin. Beteja e opozitës për ta spostuar në llogore të tjera dështimin e saj permanente nuk është aspak reale, as objektive. Partia Demokratike nuk është ndarë sa erdhi Rama në pushtet. Përçarja e ka shoqëruar ndër vite edhe atëherë kur Rama ishte një emigrant në Francë dhe relaksohej në plazhet e lira të bregdetit francez. Atëherë fajet i kishte Fatos Nano. Mbi të hidheshin tërë dështimet politike dhe zënkat e sherret mes konkurrentëve të opozitarizmit shqiptar për ndarjen e tortës opozitare apo qeveritare kur vinte në pushtet. Po zhurma e sotme për të fajësuar Ramën për ç’ka ndodh në opozitë, është përpjekja më idiote, e cila ka krijuar edhe kultin Rama. Nuk është naiviteti opozitar që ushqen këtë filozofi, as padija e liderëve të përçarë të opozitës shqiptare. Është mendësia dhe logjika se në jemi shumë të mirë, po ai nuk na lë të ecim përpara. Kur shikon qëndrimet opozitare dhe përleshjet mes foltoristëve dhe PD zyrtare të vulës dhe logos dhe rikthehej në tetë janarin e një viti më parë, duke sjellë në kujtesë përleshjet për pushtimin e selisë së PD nuk habitej aspak për retorikën se fajin e ka ai, i gjati i qeverisë. Ne jemi të bashkuar, po nuk na lë të qetë kryeministri që na hedh kundër njëri - tjetrit. Nuk ka lëvizje politike, nuk ka asnjë skenar, që vepron brenda kësaj partie, as një humbje si ajo e 14 majit që mos të argumentohet me fajin e ka Edi Rama. Iku pas zgjedhjeve të dy viteve më parë, Lul Basha nga kryetar partie, u fajësua Rama si aktrim i tij se Basha bënte ortakun e kryeministrit, ndiqte linjën e tij. Qëndroi larg politikës dy vjet, përsëri u akuzua si zar i Ramë,e si oksigjen i tij, si lojtari që trajnohet në çdo hap nga Rama. Sot kur Basha vendosi të rikthehet, ai shigjetohet me të njëjtat slogane dhe i vishet i njëjti kostum, ai i ortakut të kryeministrit, që bën lojën e tij. Çdo lëvizje e Lulzim Bashës interpretohet si lojë e të gjatit, si të ishte kukulla që kurdiset nga ai dhe hidhet në sulm për t’i bërë nder dhe për t’i lënë pushtetin sa t’i dojë qejfi për të mbretëruar. Edhe sherret më të fundit mes demokratëve gjatë analizës për të riformatuar partinë dhe bërë zgjedhje mes atyre që duan apo urrejnë Bashën, palët polemizojnë, duke iu referuar bëmave të Ramës, si të ishte vet Mesia. E vërteta është se tharmin e përparjes, sherret dhe intrigat e luftës për të drejtuar opozitën për ta pasur mjet dhe instrument për të zgjidhur hallet personale të lidershipit e kanë brenda vetes, në mes tyre. Janë Berisha me të tijtë që në vend të analizave objektive dhe të thelluara, ku qëndrojnë shkaqet e humbjes së opozitës dhe mungesës së kredibilitetit të tyre, e kërkojnë fajin te kryeministri. Po të jetë për Ramën si kundërshtar politik, ai e do opozitën siç është sot. Të copëtuar dhe të ndarë. Nuk do që opozita të jetë solide dhe me fuqi ndryshimi. Tek e fundit kërkon kundërshtarë të dobët. Po vetë opozita çfarë kërkon me lojën që bën për të justifikuar gjithçka me rolin negativ të të parit të qeverisë. Kështu siç sillet,nuk ka asnjë shans që opozita të vijë në pushtet deri sa nuk do ta shikojë të vërtetën në sy. Nuk mund ta mbështesë populli një opozitë të bërë copash, aq më pak opozitën që prej kohësh ka hyrë në konflikt me aleatët tanë perëndimorë. Shqiptarët e dëgjojnë zërin e miqve të vërtetë dhe nuk mund t’i shkojnë pas një force politike që kërkon ta vërë Shqipërinë përballë SHBA dhe perëndimit, BE-së dhe Anglisë. Ishte ky pozicionim që jo pak demokratë i kthyen shpinën Sali Berishës dhe opozitarit të fundit, të freskëtit fare, Ilir Metës, të cilët edhe pse pas humbjes katastrofike kërkojnë ta shesin këtë humbje si fitore. Slogani se ne nuk ikim pasi votohemi, është vërtetë ironi e kulluar. Ky qëndrim është po aq papërgjegjshmëri ekstreme, i cili është një pengesë e jashtëzakonshme për të parë të vërtetat në sy. Nuk është Rama e keqja e opozitës. Edhe një vështrim sipërfaqësor nga qytetarë të zakonshëm kupton shumë mirë ku i pikon çatia opozitës së Berishës, Metës dhe Bashës. Strategjia politike opozitare për të fajësuar Ramën për humbjet e sherret, që e kanë mbërthyer prej gryke, nuk janë as më shumë, as më pak po mjerim i opozitës tonë të hallakatur, që ecën pa busull dhe gjendet si anija në mes të oqeanit pa orient me busull të prishur totalisht.
Më të lexuarat


Frederik Stamati: Piano e Tefta Tashko Koços objekt i një rëndësie të veçantë, por kërkohet financim për të përfunduar punimet restauruese

Somnabulismi i somnabullve

Shkolla cvajgiane

Gazment Bardhi me kompetenca madhore, dikton bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore

Nazmi Rushiti dha jetën nga torturat fashiste

Hemorragjia e rinisë sonë drejt Perëndimit vazhdon – deri kur?

Apologjia kundrejt faljes

Lindita Nikolla, si vazhdimi i linjës Zhukri, Celibashi…Rama!

Lindita Nikolla, oksigjeni i fundit për Sali Berishën

Lindita Nikolla, vegël e “Trekëndëshit të Bermudës” kundër PD si forcë politike euro-atlantike
