BREAKING NEWS

“Kjo është mrekulli”/ Tre orë kontroll me radarë në aksin Sauk-Teg, policia përballet me atë që nuk pritej (VIDEO)

“Kjo është mrekulli”/ Tre orë kontroll me radarë
x

Opinion / Editorial

Të gjithë ata që thonë "mediat pranë Tij janë gazetarë afër Atij"!

Të gjithë ata që thonë "mediat pranë Tij janë

Sigurisht që ajo e ashtuquajtura "pandemi" do të imitonte me masa drastike Kinën si te ne dhe gjithkund tjetër. Ose vendin me Partinë Komuniste që i tregoi Perëndimit se "ju dini dhe jeni", por dhe ne "jemi dhe dimë". Ju tregoi se si merren masat dhe si përballet virusi, që vërtet nuk vret më shumë (statistikisht) se sa një grip normal, por është i pa besë shumë më tepër se një epidemi gripale e zakonshme. Godet pabesisht më të dobëtit në aftësinë e tyre imunitare. Tani shteti po fillon të sillet për të mirën sigurisht të shtetasve të vet dhe sidomos nga padituria se si do të vijojë pandemia - në kufizim të të drejtave të tyre. E para, është e drejta e lëvizjes dhe pastaj fillojnë këshillat kufizuese mos këtu, mos atje, mos në lokal, mos në shëtitje, mbyllu në shtëpi, mos shko te gjyshja në qytetin tjetër, mos dil kot në rrugë” etj. etj. Ky "lezet diktature" po na gjen dhe ne dhe unë në fakt kam diçka për "avullimin" e këtyre të drejtave të mohuara përkohësisht, të cilat duhen bërë me ligj të mbështetur mirë dhe qartë me Parlamentin e Shqipërisë, por nejse të shohim. Kur janë për shëndetin e shqiptarëve duhet të pranohen nga të gjithë dhe pse shkelin liritë të vendosura me ligj. Pra e kam fjalën kur vendosen me ligj, duhen larguar po me ligj qoftë dhe përkohësisht dhe me pikërisht kohë të caktuar. Ajo që mund të bëj vërejtje është se kur merren të tilla masa drastike të izolimit absolut të qytetarëve, duhet sëpaku dhe në qytetet e mëdha të pastrohen qendrat dhe rrugët kryesore dhe të dezinfektohen ato përditë. E kam fjalën jo vetëm në Tiranë dhe Durrës, por dhe në Shkodër bie fjala, ku demokratët dhe socialistët bashkë në Bashkinë e Shkodrës "dashurohen" kaq shumë, sa nuk bëjnë asgjë në këtë drejtim. Nuk bëjnë asgjë në përgjithësi, por sidomos për "pandeminë" jo e jo! Por tema për sot është për ndonjë korife demokracie mediatike e pedagogjike, por dhe në borde përfitimi ekonomik e politik (sëpaku deri para pak kohësh) që kontrollojnë median, i cili bën si gjithmonë përçarësin jo thjesht të fshehur religjionar si gjithmonë, por dhe atë shqiptar me shqiptar. Po pra politikisht si është zakon i mbrapsht i të tillë individëve me origjinë folklorike ekstra urbane, prej shekujsh në Shqipëri! Të këtillë rrondokopëve pedagogjie dhe akademizmi rural që modeli i "doktorit" të demokracisë së qelbur shqiptare, ju imponoi elitave tashmë idiote politike në Shqipëri. Sot të tillë kopukë mediatikë vijojnë me fjalinë: sot ai sulmon kryetarin e opozitës dhe vazhdon - po ashtu edhe mediat pranë tij. Për pjesën e parë është e kotë të flas sepse as ja vlen, as ka rëndësi dhe as që i plas kujt pse njëri sulmon tjetrin apo jo. Por kur thua - po ashtu dhe mediat pranë tij, do të thotë se fillon përçarjen dhe atë luftën e klasave në demokraci që sigurisht e ka të mësuar nga "doktori", që të tillë individëve ju dha lirinë dhe pasurinë e bordeve idiote nga dje deri sot. Ja ka mësuar partia më trashëgimtare e PPSH-së që edhe në kohë koronavirusi ku njerëzit bëhen si në diktaturë, të gjithë të varfër dhe të gjithë në fatkeqësi, kërkon t’i ndajë në: me biografi të mirë dhe afër partisë apo larg saj. Në fakt, kështu është dhe kështu ka qenë dhe kështu do të jetë në partinë (sepse është në kryesi) e një gazetari të tillë. Ai dhe partia e tij, ndajnë në media pranë "tij" sepse realisht janë prej kohësh dhe gjithë jetës së tyre anemike kulturore dhe mbushur me "dhjam filozofik folklorik politik" brenda në një media dhe gazetar afër "atij". Që kanë marrë tituj dhe paga në saj të "atij" dhe që kanë bërë dritë mbi dhe në saj të "Atij" dhe që tani duan që e keqa të jetë vetëm te media pranë "tij"! Kur në fakt nuk është se nuk shkon dhe nuk flet apo nuk rri me mediat "pranë tij", por ja do filozofia idiote e mbajtjes së pushteteve mediatike duke folur si e "ëma e Zeqos majë thanës" për të mbajtur luftën e klasave ndezur, sepse vetëm kështu ka privilegjet si nga ana e “tij” dhe nga ana e “atij”. Po dhe kjo bëhet kundër realisht gazetarëve dhe mediave, që kanë bosht kurrizor dhe që njohin qartë e mirë, se kush është "lartësia e Tij dhe madhështia e Atij". Po pra, që i njohin që të dy mjaft mirë dhe po ashtu dhe bishtat e tyre në pushtete, politikë dhe media. Të tillë tipa të "korona-rizuar" trush prej kohësh dhe përfitues të dhje... ë pagash dhe punësh, janë dhe njerëzit më lëtyrë politikë dhe mediatikë në Shqipëri. E ka shumë prej tyre! Po - janë prodhimi fals dhe idiot i post diktaturës mediatike në Shqipëri. Kanë zënë ekranet dhe një pjesë të testatave që nuk ka aspak rëndësi n se janë të "tij apo atij" sepse shërbëtori i neveritur është njësoj si kur punon për lartësinë e tij dhe për madhërinë e atij. Po ky tip mbetet një shërbëtor dhe njeri që nuk jeton o pa lartësinë e "Tij apo madhërinë e Atij"!