BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Të gjithë fitues, po humbësi cili është?

Të gjithë fitues, po humbësi cili është?

Nën vorbullën e mbisundimit të frikës, shqiptarët arritën të ngrenë strukturat e reja të pushtetit vendor. Votuam kryetarët e rinj dhe këshillat e reja të bashkive. Me shpresën se shumëçka do të ndryshojë prej tyre. Edhe pse më shumë dyshime se shpresë kemi. Sepse, ende rrumpallosja është karakteristikë e këtij gjysmë shteti që kemi mundur të ndërtojmë. Ndoshta kështu do të vazhdojë edhe për shumë kohë. Veçanërisht në pushtetin vendor. Por edhe në atë qendror që tashmë duket I përfshirë nën një vdekje klinike. Votuam, por çfarë zgjidhëm? Gjithçka ka nisur të bëhet qesharake. Nuk pati ngatërresa, vetëm kënaqësi. Shumë u kënaqën dhe u gëzuan , kur panë se, pjesëmarrja në votime ishte vetëm 21 për qind. Dhe kjo hale – klasë politike menjëherë bën llogaritje sipas qejfi të saj. 85 për qind e shqiptarëve, ose rreth 3 milion votues nuk morën pjesë në votime duke mos përfillur socialistët. Kësisoj, menjëherë opozita i llogariti si përkrahës të saj. Një përllogaritje që vetëm matematika e kësaj opozite të çuditshme që braktisi votuesin e saj. Një përllogaritje qesharake e kësaj klase politike që edhe matematikën e ka kthyer kokëposhtë që t’i shërbejë asaj. Dhe opozita pa u lodhur nisi t’i bjerë fanfarave të fitores. Se përllogariti rreth 3 milion përkrahës të saj. “Arritëm fitore që radhë herë i kishim parë deri tani”, u gëzuan opozitarët. Nuk u shënuan sherre e grindje. Ndërsa votat na erdhën si me magji. Edhe pse nuk kishim kandidatë të tjerë. Ne nuk përzumë kënd. Po askush nuk erdhi të matej me ne.

Është e vërtetë që listat zgjedhore kanë të shënuar rreth 3,5 milionë zgjedhës. Po sa të sakta janë ato? Në to janë të shënuara ende disa mijëra votues që kanë ndërruar jetë. Janë disa mijëra të tjerë që prej vitesh janë azilantë në vende të ndryshme të botës dhe as u shkon mendja të vijnë ndonjëherë e të votojnë. Aq më pak në këto votime që janë shoqëruar me aq grindje e shamata.

Të paktën zyrtarisht brenda territorit të vendit nuk ka më shumë se 2,6 milion banorë. Të paktën sipas specialistëve të statistikës. Nga ana tjetër vazhdon të jetë I lartë fluksi I largimit të shumë banorëve drejt azilit. Në kushtet kur varfëria vazhdon të ketë tendencë rritjeje, shqiptarët do të vazhdojnë të kërkojnë mjedise të tjera më të mira për të organizuar jetën e tyre. Pavarësisht cfarë brockullisin palo politikanët tanë që kanë një matematikë idiote që cdo përllogaritje e bën sipas interesave të tyre. Kjo matematikë vërtet e ka bërë hale – klasën politike qesharake, po nganjëherë llogaritjen e bën në interesin e tyre. Edhe pse tashmë pjesëmarrja në votime ka rënë nën 50 për qind. Po ashtu duke qenë se opozita nuk merrte pjesë në votime, shumë prej përkrahësve të shumicës nuk dolën në votime duke e ditur se fitorja ëështë e tyre morën, a s’morën pjesë në votime. Ndaj nuk e prishën terezinë dhe qëndruan plazheve për të mposhtur vapën e madhe të këtyre ditëve. Nga gjithë çfarë thamë më lart, është krejt qesharake konkluzioni se 85 për qind e shqiptarëve sot janë përkrahës të opozitës. Pyesim: Të cilës opozitë? Të asaj që braktisi në mënyrën më qesharake parlamentin? Pa pasur as edhe ndonjë kauzë të besueshme ? Sepse tregu i shitblerjes së votave ishte i shtrirë në gjithë vendin. Të paktën deri tani. Dhe këtë treg e kanë në eficencë të gjitha forcat politike dhe jo vetëm njëra. Kaq gjë e dinë të gjithë shqiptarët brenda e jashtë kësaj Shqipërie, banorët e së cilës po rrallohen gjithnjë e më tepër.

Ndaj është qesharake që kjo opozitë t’u bjerë fanfarave të fitores. Po as socialistëve nuk u takon t’u bien këtyre fanfarave. Pasi tamam fitoren e kanë shumë të largët. Nuk patën konkurrentë, po as ndonjë seriozitet nga vetë votuesit që janë shumë të pakënaqur me mënyrën si po e drejtojnë këtë vend, ku varfëria është në rritje të vazhdueshme. Të paktën nuk duhet të heshtin po duhet të na tregojnë pse në mënyrën më idioteske na thonë se, kemi rritje ekonomike 4,2 për qind, ndërsa varfërinë e ndjejnë në sofër shumica e shqiptarëve. Kësisoj nuk ndodh askund në tjetër vend. Është kjo varfëri që i detyron të madh e të vogël t’ia mbathë drejt azilit Ndaj nuk ka arsye që socialistët t’u bien fanfarave të fitores. Nuk u shënuan sherre e grindje. Ndërsa votat, aq sa u erdhën i shënjuan fitues.  E vërteta është se, oligarkët e politikës prej ditësh vazhdojë t’u bien fanfarave të fitores. Po çfarë fitore kanë arritur? Një fitore që ka çuditur të gjithë miqtë tanë. “Deri tani nuk kemi parë demokraci ku të votohet pa asnjë kandidat rival. Të paktën në diktaturë pjesëmarrja ishte thuajse pa asnjë mungesë. Si për të treguar seriozitetin për votën. Ndërsa tanë pjesëmarrja ishte vetëm 21 për qind. Ndaj fitorja e secilës palë është qesharake dhe groteske.

Të gjithë flasin për arritje e suksese. Edhe pse janë bërë më shumë se qesharakë. As u shkon mendja se duhet të pajtohen për të mirën e gjithë shqiptarëve. Jo, të gjithë nga Presidenti, Kryeministri, opozita në rresht shahen e grinden pa u ndalur.

Flet gjithë ditën PD për shumatoren e gabimeve të kryera nga PS gjatë zgjedhjeve. Kur vetë PD ka humbur si vaji në lakra dhe askush sot nuk ia fërshëllen. Ku e gjen sot PD-në? Në Parlament, në ndonjë këshill bashkiak, në drejtimin e ndonjë bashkie, apo të ndonjë fshati? Mazallah, askund. Është një parti së cilës i ka humbur vula. Atëherë ç’na broçkullisin për sukses, apo për zbulime, se çfarë ka bërë PS-ja? Bëjnë zbulime, ndërsa vazhdojnë të mos flasin me njëra tjetrën. Për secilën, dialogu është i huaj. Zvarritet edhe ngritja e Gjykatës Kushtetuese, apo e SPAK-ut që mund t’i japin goditjen e duhur korrupsionit, që tashmë është bërë i gjithpushtetshëm në këtë Shqipërinë tone, duke ua zënë frymën shumicës së shqiptarë.

Të tjerë politikanë që prej dekadash janë kryetarë partish që nuk i njeh asnjëri vazhdojnë të vegjetojnë në politikën shqiptare. Sa herë ka zgjedhje, ata braktisin partitë e tyre dhe regjistrohen në listat e PD-së. Kësisoj ia kanë arritur të mbeten deputetë të përjetshëm, deputetë që nuk i njeh as familja e tyre politike. Si bie fjala, Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Dashamir Shehi e ndonjë tjetër. Ehe, halle halle kjo dynja, halli, hallit nuk i ngjan. Vetëm hallet e hale- politikës sonë janë më shumë se neveritëse. Janë shumë gjëra të tjera që e bëjnë groteske çfarëdo lloj festimi të kësaj klase politike që sa herë bie lodra e curlja e gjen duke festuar. Është sa herë një fituese e gënjeshtërt që prej 3 dekadash shqiptarët e durojnë mbi kurriz. Në këto zgjedhje që tingëlluan jo pak qesharake, të gjithë u vetshpallën fitues. Po asnjëri nuk na e tregoi se cili ishte humbësi I vërtetë? Shqiptarët e dinë mirë se cili është humbësi I vërtetë. Është kjo hale – klasë politike që po na sundon prej 30 vitesh duke na përcjellë nga humbja në humbje. 

Nga Riza Hoxha