BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Të gjithë ish-ët drejt Presidencës për shtetin e hiç-ëve

Të gjithë ish-ët drejt Presidencës për shtetin e

Këto ditë Presidenca përngjan me Mekën. Po me një ndryshim thelbësor. Nëse në Mekë, vendin e shenjtë, paqtimit e besimit, shkojnë për ta vizituar miliona besimtarë për të përmbushur detyrimin shpirtëror për të qenë të paktën njëherë në jetën e tyre në vendin e shenjtë dhe pastrojnë shpirtrat duke u kthyer më të bashkuar e vëllazëruar, në Mekë-presidencën tonë, të gjithë të ftuarit kanë parashtesën ish dhe dalin andej më të egërsuar. Në njoftimin e zëdhenësve të Presidentit mësohet se ishin ftuar në një takim konsultativ të gjitha partitë ish-parlamentare dhe jo parlamentare të opozitës. Një ditë më vonë ftesa ka shkuar për të gjithë ish-presidentët. Radha vijon nga Sali Berisha, Rexhep Mejdani deri tek më i fundit. I vetmi në detyrë pa ish para, po që kërcënohet për t’u bërë edhe ai ish në të ardhmen, është Presidenti i vendit, Shkëlqesia e Tij, Ilir Meta. Mikpritësi, zoti i shtëpisë. Personalitetet e ftuara nga Presidenti nuk kanë asgjë për t`i qortuar. I thërret i pari i vendit për t’u këshilluar për problematika të mëdha të vendit. Kriza politike dhe mënyra e zgjidhjes së saj. Me sa është publikuar dhe ka deklaruar Presidenti deri sot shkaktarë të kësaj krize janë kryeministri dhe organet që sabotojnë reformën në drejtësi?! Me shpejtësi rrufe, faktorëve që pengojnë progresin dhe thellojnë krizën i është shtuar edhe veprimtaria e institucionit kushtetues, KED dhe vet kryesuesi i këtij institucioni Dvorani. Dhe janë shpallur shpëtimtarë progresistët që i kanë vënë gjoksin reformës, të gjithë ish-ët. Kjo nuk është vetëm për të qeshur, po edhe për të qarë. Në parantezë: Sapo u njohëm me mënyrën e trajtimit të rastit Dvorani nga ana e presidentit, gjuhën, fjalorin, etiketimet, mllefin dhe argumentat e përdoruara prej tij, si dhe padinë në drejtim të trefishtë, i pasigurtë se cila prokurori do ta trajtojë këtë çështje për të vënë nën hetim për shpërdorim detyre, mësuam për betejën më të re presidenciale.Në minutën e fundit u kursye publikimi i video-skandalit që premtoi Presidenca. U njohëm edhe me reagimin e kryesuesit të KED, Dvorani. Me një gjuhë të pastër juridike, me fjalor të zgjedhur, elokuent, qytetari, larg etiketimeve dhe fyerjeve, shumë larg gjuhës së urrejtjes, si zyrtar që njeh ligjin dhe i nënshtrohet atij, Dvorani shpaloset para opinionit si shembull përgjegjësie, intelektual dhe njohës i thellë i ligjit, i edukuar pa bërë të fortin apo agresivin, siç jemi mësuar me debatet mes institucioneve në vendin tonë. Në ballafaqim të dy reagimeve, President-Dvorani mund të them se kreu i KED ishte në pozicionin institucional dhe lartësinë që kërkon kjo detyrë e lartë kushtetuese. Po le të vijojmë me ushtrinë e ish-ave. Pragun e Presidencës e kapërcyen ish-deputeti Duka, Nard Ndoka, Petrit Vasili. Të dy ish-ministra të Shëndetësisë. Në zyrën ovale, u paraqit ish-nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Vangjel Dule, i cili zbriti nga podiumi i Kuvendit sapo në krah të tij zuri karrigen një tjetër ish, Shpëtim Idrizi. Në tavolinë nuk mungoi ish-zëvendëskryeministri, Dashamir Shehi. Në Presidencë u diskutua si rrugëzgjidhje zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore në një ditë. Fill pas këtij njoftimi në unison nga takimi i ish-ave me presidentin, zëra të njohur të PD-së, deklaruan prerë se nëse nuk do ketë zgjedhje të parakohshme deri në mars të vitit 2020 atëherë Shqipëria do bëhet tym e flakë. Nga dialogu dhe bisedat në tavolinën e thirrur nga kreu i shtetit, ku pritej të dilej me platforma pajtimi, pasi presupozohet që nga ajo zyrë të orientohemi, si do ecim në të ardhmen në drejtimin e duhur, paqësisht, na u ofrua si rrugëdalje lufta. Ish-shtabi i koalicionit të protestave të dhunshme kërkon replay të betejave për të na bërë gogolin e botës, të na ekranizojnë tërë TV-të prestigjoze, se si turma e drejtuar nga këta ish-a të ftuar në Presidencë, digjnin me molotov. Për të shfaqur flakët në institucionet më të rëndësishme të vendit. Duan një rifresh për të treguar edhe njëherë, si me zjarr dhe të gjitha armët goditet Kryeministria, Kuvendi, Kryesia e Kuvendit. Të shfaqim para botës, trimat që vihen në garë, harkëtarët, shigjetarët, “ujkun e Cërrikut”, “njeriu merimangë” për t’u kacavierë fasadave të godinës së ish-KQ. Ish-krerët e protestës na dhanë sihariqin menjëherë pas takimit presidencial se beteja do rifillojë deri në përmbysjen e rendit kushtetues dhe qeverisë. Prisnim paqe. U shpall lufta. Këtë herë edhe me frymëzim presidencial. Të gjithë ish-ët, duke e kthyer realitetin përmbys me arsyetime fantaziste nga baballarët e pengimit dhe sabotimit të reformës dhe veçanërisht të Gjykatës Kushtetuese, pasi fituesi e ka frikë funksionimin e pavarur të saj, se tek e fundit ajo do vërë në provë drejtësinë e dekreteve të nxjerra prej tij, do legjitimojë ose jo zgjedhjet e 30 qershorit apo dekretimin e të katërtës në listë, zonjës Xhaferllari, në kundërshtim me vendimin e institucionit që e ka detyrë kushtetuese renditjen e garuesve për të zënë vend në këtë gjykatë, që është maja e drejtësisë në vend. Presidenti pasi u konsultua gjatë e gjerë, me ish-koalicionistët, udhëheqës të protestave, ish-deputetë të Kuvendit, ish-pjesëmarrësit në zgjedhje, si e vetmja zgjidhje u vendosën zgjedhjet. Po në kohën kur mësuam këtë sihariq që e mbështet i pari i vendit dhe faktorët e tjerë, shumica janë vënë në llogoren përballë, të etiketuar armiq të vendit, banditë, kriminelë që duan fundosjen e shtetit dhe bllokimin e reformës në drejtësi. As naivi më i fundit nuk e merr seriozisht, përjashtuar analistët e akredituar nga partitë në ekranet e televizioneve. Presidenti vazhdoi me axhendën e takimeve konsultative me ish-presidentët. Nuk është pak të marrësh përvojën e vyer të zgjidhjes së krizave institucionale e politike, mënyrën e zhvillimit të zgjedhjeve nga ish-presidenti, Sali Berisha. Ai është etaloni nga ku duhet të merret shembulli si zgjidhen paqësisht krizat edhe kur ato janë të provokuara nga ish-at që sapo përcolli presidenti. Nëse shtihemi edhe më tej në kohë nuk është e paktë edhe mënyra e zgjidhjes së konflikteve para Kryeministrisë. Sa paqësore ishte qeveria e tij me protestuesit. Si “shmangu” gjakderdhjen në 21 janar?! Nuk po shkojmë më tutje me përvojat e Berishës. Të gjitha dihen. Mjafton të ndjekë këshillat e tij dhe menjëherë krizat marrin fund. Një tjetër ish-president u futua për të dhënë edhe ai përvojën e tij, zoti Rexhep Mejdani, ish-president i socialistëve. Edhe ai nuk ka pak përvojë. Porta e Presidencës është e hapur për të gjithë ish-presidentët, Moisiun, Nishanin, Topin. Ndoshta dikush edhe mund ta këshillojë për t`iu kthyer dashurisë e qetësisë. Të përdorë etikën njerëzore, si shtetari më i lartë dhe të na i kursejë fyerjet. Të zbusë etiketimet dhe të largojë sharjet dhe presionet me video-përgjime. Aq më shumë se ka edhe vet një përvojë të hidhur mbi shpinë me këto video. Të ndal kthimin e presidencës në seksion të SHISH-it. Mos ta lejojë shndërrimin e institucionit më të lartë të shtetit në kinostudio dhe sallë montazhi video-skandalesh e përgjimesh. T`i thonë se e ka zbritur piacën nën zero. Ndoshta dikush do ta qortojë për gjuhën e rëndë të etiketimit të ambasadorëve të huaj. Të uli pak tonin. Të jetë më pak agresiv. Besoj se në ditët që vijnë të tjerë ish-ë do kapërcejnë atë prag. Do vijojnë radhazi, ish-kryegjyqtarë, prokurorë, avokatë, noterë, aktorë të humorit, editorialistë, skenaristë, komisionerë zgjedhorë, ish-kryeministra, ish-kryetar Kuvendi. Të gjithë ish-ët në rresht te presidenti për t’u “konsultuar”. Në atë zyrë do mungojë ftesa vetëm për palën armike. Do mungojë qeveria. Deputetët aktualë. Ata janë non grata. Bashkëngjitur ambasadorëve të vendeve perëndimore. Nuk do jenë të ftuar, banditët e kryeministrisë, rrugaçët e drejtësisë, vagabondët e Perëndimit. Anti-sovranistët. Të blerët me paratë e krimit. Presidenca, tash e tutje do jetë strehëza e të virgjërve e të ndershmëve, tërë ish-ëve. Ata do jenë themeli i Republikës së re. Republika imagjinare Presidenciale, projektuar nga ish-ët. Do ketë kjo republikë, presidentin e saj, kryeministrin e ri, kreun e Kuvendit. Organet ligjzbatuese. Kushtetuesen e ish-ëve. Gjykatat e ish-ëve. Prokuroritë e tyre. Ushtrinë e ish-komandantët, policinë. Dhe ish-ët do shtohen e shumohen përditë e më shumë, duke i dhënë Shqipërisë, republikën e re demokratike dhe popullit shqiptar shtetin imagjinar të hiç-ëve! 

Nga Bardhyl BEJKO