BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Të gjithë janë më të mirë se dyshja humbëse, por e pamerituar mbi PD!

Të gjithë janë më të mirë se dyshja humbëse,

Tashmë dhe pse në padrejtësi, në një mungesë demokracie të brendshme “legjendare” që ka PD, në një vend ku demulojnë kundërshtarin dhe i vjedhin deri votën, katër individë demokratë po dalin përballë një “shqytari” Sanço Pançist si Basha! Kanë bërë shumë mirë dhe pse në atë parti nuk ka kushte për konkurrim! E para, nuk është lejuar as mendimi ndryshe, as moral politik ndryshe nga ai i dy familjeve prej 30-të vitesh. Po i asaj Berisha dhe tani për fat të keq Basha! E kur partia është aset familjar, ka marrë fund si demokracia dhe liria. E dyta, zullumi i krijuar për vite e vite dhe kohët e fundit me të zezën e përgjegjësisë të mos analizës dhe transparencës mbi humbjet e vet krijuara dhe dizenjuara, ka krijuar një aleancë morboze mes pikërisht zullumqarëve që shikojnë zotërimin e PD-së për t’u mbrojtur dhe ligjërisht. E treta, kanë nisur kursin tragjik anti-perëndimor sidomos anti USA në pjesën më konservatore dhe folklorike në të cilën shtjella politike ka përfshirë dhe Bashën, sa që nuk dalin dot më prej saj. E katërta, “perfidia e humbësve” groteskë si piramidë e rehatshme e opozitës, ka brenda dhe marrëveshjen me maxhorancën për të mos luajtur asgjë në kursin korruptiv të shtetit, institucioneve të tij dhe vetë shoqërisë shqiptare. E pesta, ndryshimin e pushtetit “humbësit dhe të pamerituarit mbi PD” e shikojnë si aftësi për të humbur Rama dhe jo aftësi e tyre për të qenë më të mirë se ai! E gjashta, duan tashmë pushtetin e “amshuar” dhe të përjetshëm, që iu mban asetet financiare dhe ekonomike korruptive dhe për këtë kanë organizuar në mbrojtje të kësaj kupole “setë satanike” televizione, site, portale “Brryla” dhe militantë komikë dhe luftarakë, kundër të katërt atyre që kanë shkruar emrin për të garuar! Po po, në një garë që në fakt nuk lejohet nga Berisha dhe Perandoria e tij anti USA, por dhe antidemokraci në PD dhe nga “marmalata holandeze” asgjëbërëse, korruptive dhe humbëse e përjetshme e shpërndarë si vaji në lakra në PD! Në këtë pikë dhe pse të katër paladinët e përballjes me Bashën e dinë se është e pamundur, kanë dalë përballë. Por kanë bërë më mirë se sa humbësit e groteskut të partive të “reja” me njerëz të vjetër alla “Patoz, Murriz dhe Topall”! Kanë bërë mirë, sepse në PD duhet t’iu rrish aty, përballë dhe të presësh dhe sulmet klasike të një partie që i ngjan PPSH. Por mos të formosh parti tjetër dhe as të ikësh. Përballë një njeriu që humbjen në garë politike në Shqipëri e ka sublimitet dhe garën në parti një sublimitet si fitore familjare politike mes tij dhe Berishës janë Kadilli, Harxhi, Elezi dhe së fundmi Agron Shehaj! E padyshim asnjë prej tyre nuk ka fajet dhe përgjegjësitë e Bashës! Nuk kanë bashkëpunimet e tij në një anë me Berishën dhe anën tjetër me Ramën. Nuk kanë përgjegjësitë korruptive të qeverisjes së Bashës dhe nuk kanë përgjegjësitë deri penale të tij me 21 janarin. Në këtë rast, janë absolutisht më të mirë se dyshja humbëse e pamerituar mbi PD-në. Po pra, shumë më të mirë se sa Basha dhe Berisha, tashmë dhe pse konsiderohen si njerëzit që janë “ndryshe” njëri-tjetrit, por që në fakt mbajnë njëri-tjetrin. Sot PD ka në fokus të rinj që janë prodhime Berisha-Basha dhe pothuaj pak prodhim demokracie rritur nga vetja! Të gjithë janë katapultime irracionale dhe pothuaj imorale të lidershipit humbës! Si në pothuaj gjithë partitë shqiptare përfshi dhe Rilindjen në majë të PS! Por të katër, kanë bërë mirë dhe sikur ndonjëri të jetë i porositur – që të bëjnë garë qoftë dhe të pamundur me një humbës politik deri në “amshim” si Basha! Nuk ka mënyrë tjetër edhe pse është pothuaj e sigurtë që nuk do ta luajnë – gardën e vjetër të dyshes “Don Kishot i Mançës dhe Sanço Panços” pse (SB plus LB)! Po po, pa iu dhënë meritat e ndershmërisë e dy klasikëve të kohës së kalorësisë Servanteske. Tani sulmin e kanë mbi Shehaj-n. Nuk kanë lënë pervers portalesh pa subvencion për ta sulmuar! E dinë se ai përveç origjinës ndryshe ish-komunistëve në PD, ka dhe meritën që është bërë vetë. E sulmojnë për pasurinë kur ai e ka me punë dhe këta humbësa imoralë e kanë me grabitjen e shqiptarëve me shtet dhe taksa. Po duke i pasuruar familjet e tyre në mënyrë sublime. E sulmojnë se ka moshën e tij të re. Se ka artikulimin ndryshe tyre. Se është nga jugu dhe Vlora - për të larguar idenë idiote të PD-së krahinariste dhe “çetë folklorikësh” vetëm nga veriu i thellë i Shqipërisë. Jam i bindur se Shehaj i vetëm, nuk mundet të largojë nga pushtimi i partisë, përdorimi i saj, të tillë maniakë pushteti. Por Shehaj sigurisht është ndryshe! Nuk e di sa ka mbas vetes nga kundërshtarët e mungesës së lirisë dhe demokracisë në PD në krahasim me kundërshtarë tipikë të Bashës! Po sepse PD nuk ka kundërshtarë politikë dhe filozofikë, por personalë dhe individësh! E kjo i prish punë zotit Shehaj. PD ka pjesë që bëjnë luftë jo vetëm me “mullinjtë me erë, por dhe Amerikën” dhe besoj se Shehaj e di, por që t’i largosh ato, nuk mjafton shumica politike, sepse pikërisht këtë shumicë në PD nuk e pranojnë. Shehaj e di se PD nuk ka asnjë lidhje me demokracinë në bolshevizmin misionar dhe korruptiv të saj në zotërimin, që i bëjnë dy familjet personale Berisha dhe Basha! Por përballja duhet bërë. Absolutisht po, sepse përndryshe ajo parti nuk del nga “burgu politik” që i ka bërë vetes dhe që pëlqen të qëndrojnë duke demek akuzuar Ramën, të cilit i shërben një elitokraci korruptive sipër partisë. I shërben, sepse ai iu siguron mirëqenie dhe lavdi politike ndoshta më mirë se sa po të ishin në pushtet. Kadilli, Harxhi, Elezi dhe Shehaj, bëjnë mirë që dhe në padrejtësinë e turpshme deri statutore po i dalin përpara një humbësi politik si Basha! Do ishte mirë të bashkoheshin bashkë te një figurë, por dhe kështu sërish mirë është. Ata sigurisht janë më të mirë se dyshja humbëse, por e pamerituar mbi PD.