BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Opinion / Editorial

Të gjithë janë palaço, të pështirë, vetëm Petritit Vasili është burrë i mirë!

Të gjithë janë palaço, të pështirë,

Nuk ka një rast të vetëm që Petrit Vasili, nën kryetari i partisë presidenciale, të dalë në podiumin e selisë së LSI-së apo kudo që i vihet përpara një mikrofon nga çdo media, në takime të lira, biseda, studio, kudo që ngarkohet me detyra të posaçme, të flasi në emër të partisë, të mos përdori si kamxhikë, fjalorin më të ashpër, të egër, mbushur me fyerje, akuza, etiketime, mallkime, hiperbolizime, mjafton të bëj ushtarin e mirë, të besueshëm, të bindur të partisë. Zoti Petrit Vasili, është mjek në profesion. Si i tillë duhet të reflektonte, etikë, dhimbsuri dhe maturi dhe kurrë urrejtje për askënd pasi ka bërë betimin e Hipokratit që presupozon t`u shërbejë njerëzve me përkushtim, mirësi dhe jo të shpallë si devizë urrejtjen apo fyerjet pa limit. Para çdo folësi në të gjitha rastet qëndrojnë individë, familje, qytetarë, fëmijë, të rinj, votues. Të gjithë kanë pas vetes nënat, baballarët, miqtë, kanë dinjitet personal dhe nuk mund të etiketosh sipas dëshirës, t`i denigrosh, t`i bësh pis, t`i pushkatosh përmes fyerjeve, t`i nxish, t`u hedhësh baltë se mendojnë ndryshe nga ty apo janë të pavarur në gjykimet e mendimet e tyre. Nëse bën një historik të shkurtër në këto dhjetë vitet e fundit, mbetesh i habitur, si ka mundësi një funksionar politik i një partie mund të mbajë qëndrime kaq të ashpra, të denigrojë me kaq zell dhe përkushtim kundërshtarët e vet politikë, apo zyrtarë që kryejnë detyra të ngarkuara nga ligji. Me fyerjet dhe fjalorin permanent, Vasili mund të klasifikohet në top elitën e kampionëve të politikës shqiptare për fjalorin denigrues që përdor. Në fjalorin e Petrit Vasilit mund të gjenden aq shumë fjalë që nuk përfshihen në asnjë fjalor të gjuhës shqipe. Ato janë të huazuara nga fjalori i rrugës. Me to mund të hartohen dhjetëra fjalorë pasi Vasili pasuron shqipen me fyerje dhe gjetje të rralla që ia vlen të zënë vend fjalët e reja. Më të zakonshmet kanë qënë: I pashkolluari, pisi, banditi, sharlatani, tradhtari, i superkorruptuari, arrogant, legen, servil, palaço, vulëhumbur, mahmur, shkatërrues i demokracisë, paçavure e mijëra etiketime për të cilat do duheshin qindra faqe për t`i reshtuar. Po le të ndalemi vetëm në dy-tre momente më të fundit, të freskëta që do mjaftonin të krijonim bindjen si zhvlerësohet fjala dhe mendimi në gojën e Petrit Vasilit që nuk flet në emrin e vet, po të partisë, duke i dhënë akuzave dhe përçmimeve karakter zyrtar. Një politikani, jo të ri as të futur rishtazi në skenën politike të Shqipërisë, ish-ministër i Drejtësisë dhe Shëndetësisë, ish-kryetar i LSI për një muaj, aktualisht nënkryetar i kësaj force politike, person publik të lëshoj gjuhën në atë farë feje, sa duket sikur nga goja lëshon plumba dhe jo fjalë. Sa mllef dhe pak argumenta. Sa urrejtje, sa pak qetësi dhe dashuri, siç është edhe deviza e partisë së tij! Mes individit dhe politikanit Petrit Vasili dhe zonës nga ka origjinën, ka kontrast aq të thellë sa mbetesh pa frymë. Thonë, se mjedisi të gdhend disa tipare. Po në rastin Vasili nuk ka funksionuar. Në bregdet, në Vuno, kujt i bie rasti të kalojë, qoftë edhe njëherë të vetme do gjendet në një oaz të gjelbëruar, buzë detit që përkundet në këmbët e tij, duke i dhënë fshatit dhe tërë Bregut pamje mahnitëse. Bukuri që në rallë vende mund ta hasësh. Të kesh kaq pranë detin, hapësira pa fund, malin, luginat, pyjet, plantacionet me ullinj e agrume, shtëpitë e bardha që i japin zonës pamje fantastike dhe vlera të jashtëzakonshme turistike do të thotë ti kesh brenda vetes gjatë tërë jetës. Pikërisht prej këtij fshati me histori që lexohet kudo dhe në lapidarin kushtuar dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare, ku lexon emrat e djemve dhe vajzave që kanë dhënë jetën për lirinë e atdheut, ndihesh krenar për këta bashkëkombës që i kanë dhënë Shqipërisë gjithçka kanë pasur, së pari krenarinë dhe atdhetarizmin e spikatur. Jo vetëm në vitet e luftës për liri, po edhe pas çlirimit edhe pse nën një sistem komunist kanë shkëlqyer. Nga Vunoi nuk kanë qenë të paktë ata që janë shquar në rindërtimin e vendit dhe pas vitit 1990, po kështu për instalimin e pluralizmit politik dhe demokracisë në vendin tonë. Kush ka kaluar përmes Vunoit dhe nuk i kanë mbetur në sy, pamjet fantastike, ajo hapësirë e pamatë që i jep Bregdetit madhështinë si mbretëresha e turizmit elitar shqiptar. Po askush nuk heq paralele me faktin se këtej ka nisur rrugëtimin edhe politikani Petrit Vasili. Nuk kemi asgjë me individin Vasili. Po me fenomenin dhe filozofinë nga e cila udhëhiqet, si njeri publik në politik. Askush në këto vite nuk ka parë tek Vasili një rrëfimtar të shtruar, debatues korrekt. Ai ka folur gjithnjë me shumë mllef. Për një grup të kufizuar militantësh dhe eprorësh. Nuk kemi hasur një individ të urtë. Të qetë. Një bregas që të bëjë analiza gjakftohta, t’i zërë vend dhe t’i ketë peshë fjala, të jetë vetvetja, të mos flasi e arsyetojë si i kurdisur dhe porositur. Që të vërë logjikën e fakteve dhe jo urrejtjen dhe sharjet. Të mos përdorë fjalorin e pistë kundër gjithë atyre që nuk gjenden në vathën e tij politike. Nuk është fjala këtu vetëm për etiketimet që ka përdorur për Edi Ramën. Edhe pse të habit fakti,si është e mundur që të mos frenohet sadopak edhe nga qenia e tij me të njëjtat rrënjë nga Vunoi, fakt ky që do ishte një faktor plus për respekt të ndërsjelltë, jo për anësi, krahinizëm aq më pak për provincializëm. Të ruante së paku etikën në komunikim. Petrit Vasili nuk e ka luajtur asnjëherë këtë rol. Nëse, kritikën dhe debatin do e bënte brenda kornizave të etikës dhe dialog të frytshëm, atëherë askush nuk do të çuditej, përkundrazi do thoshin: Bravo, sa parimor është ky Petrit Vasili! Po asnjëherë nuk ka kritikuar bazuar mbi fakte e prova. Nuk ka mbajtur qëndrime parimore. Më shumë ka bërë grindavecin, kritizerin. Ka barë politikë pa sens, ka përdorur armën e delegjitimimit dhe denigrimit. U ka uruar deri edhe ikjen nga kjo botë kundërshtarëve. Nuk ka folur mjeku, po engjëlli i vdekjes. Në realitet nën kryetari i LSI-së, Petrit Vasili këtë mënyrë të foluri, të sjelluri, të debatuari e ka filozofi të vetën. Natyrë të dytë, nuk ka bërë ndryshe kurrë në këto vite. Nuk është shtruar njëherë të vetme për të na dhënë argumenta për ata që damkos. Duket se ndjenë kënaqësi kur kundërshtarin politik, zyrtarin që bën detyrën e denigron, e poshtëron, e etiketon me fjalët më të ndyra, të denja për t`i përdorur në sherret mes rrugaçëve problematikë të rrugës. Ka ditë, që pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 prillit, ku partia e zotit Petrit Vasili humbi thellë në zgjedhje, u tkurr pesë herë nga rezultati i vitit 2017. Në vend të analizojë përse ndodhi, të gjejë shkaqet, e kësaj rënie drastike, të korrigjojë shënjestrën, ku veç të tjerëve ai ka përgjegjësi institucionale përpara elektoratit të vet që mbeti i zhgënjyer dhe ka peshën e fajit, është një nga përgjegjësitë që duhet të jepte dorëheqjen se kjo nuk është vetëm përgjegjësi e kryetares Monika Kryemadhi, merr guximin të fyejë anëtarët e KAS, të cilët marrin vendime në pavarësi nga palët. Fituesi do të donte që kjo puna e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të mbyllej prej kohësh dhe mos të sorollateshim me kërkesa pa bazë për ribërje zgjedhjesh, për shpalljen të pavlefshme në të gjitha zonat, ku ka humbur LSI apo PD. KAS në zbatim të Kodit Zgjedhor dhe transparencës, është duke marrë në konsideratë kërkesat e palëve në proces. Po, Petrit Vasili nuk i vlerëson qëndrimet dhe vendimet e KAS, duke i cilësuar ato si të influencuara apo urdhëruara nga lart me mesazhe. Po kjo nuk është asgjë kundrejt etiketimit të anëtarëve të KAS që janë të zgjedhur dhe përfaqësojnë atje, vullnetin e forcave politike dhe ligjin t`i quani palaço. Si është e mundur që një person që e mban veten të supershkolluar, me kulturë, etikë t`i quajë kolegët e tij, palaço,vetëm se nuk bëjnë atë që do Petrit Vasili dhe partia e tij? Si është e mundur që politikani, Petrit Vasili ta shkeli me të dyja këmbët etikën dhe të flasi me këtë fjalor që të fyen deri në palcë? Sikur mos të mjaftonte kjo në analizën që i bëri vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rastin Cakaj ta interpretojë subjektivisht. Iu kthye fjalorit të zakonshëm që ka përdorur kurdoherë. Kryeministrin Edi Rama e cilësoi humbës përballë Metës. “Matufllëku i Rames mori shuplaken, që meriton si çdo sharlatan, që kërkon në mënyrë haluçinante të rrëmbejë çdo pushtet? Sa fjalë aq edhe fyerje? Çfarë bilanci brilant! Sa fjalor epik! Fjalori i pistë, larg çdo etike dhe kulture që Petrit Vasili përdor kundër Ramës, qeverisë, ministrave, rilindjes, është një damkë që realisht i është kthyer mbrapsht. Ka dëmtuara atë dhe LSI-në! Duket se Vasili ka vetëm një detyrë partie. Të fyejë. Të shajë. Të etiketojë me fjalorin më vulgar, të padenjë që edhe me pullë të kuqe është i patolerueshëm për çdo politikan të këtij vendi. Kjo mënyrë komunikimi është baras me: Të gjithë në Shqipëri, janë palaço, të pështirë, vetëm Petritit Vasili është burrë i mirë. Ky fjalor, etiketimet, kjo logare e llahtarshme në realitet veç e zvogëlon dhe e bën gjithnjë e më të padëshirueshëm në skenën politike dhe opinionin e gjerë shoqëror të vendit politikanin Petrit Vasili e të gjithë të ngjashmit që nuk kanë kuptuar asgjë edhe nga mesazhi i 25 prillit që u dha populli shqiptar, LSI-së, Vasilit me kompani. Është në dorën e tij të flasi si deri më sot. Vlerësimin natyrisht e bëjnë ata që e dëgjojnë, populli. Dhe notën populli di ta vendosi me shumë dinjitet! Provën sapo e dha!