BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Të gjithë me aftësi provokative politike, e kjo e fundit, jo më domen i Ramës!

Të gjithë me aftësi provokative politike, e kjo e fundit, jo

Ajo banderola e ngritur mbi fushën e “Elbasan Arena” që thoshte: Taulant Balla, Elbasani ty të do, ishte dhe madhështia e një provokacioni politik që nuk është më në Shqipëri, si domen i Ramës! Sigurisht nuk ka askush krahasim me Ramën për “provokator politik” (krijues i momenteve mesazh politik për shoqërinë, që i luajnë parimet e political correct) dhe që e ka kthyer në art qeverisjen e tillë. Por ka filluar tashmë si në politikë dhe në PS, të bëjnë të gjithë provokatorin si të ngritur lart artistikisht dhe ulur poshtë banalisht si profesion. Një banderolë e tillë, sigurisht nuk ishte thjesht respekt për Ballën, por dhe aspak në respekt për Ramën dhe Gjiknurin që po e zëvendëson! Po kë po zëvendëson? Ballën pra, atë që Rama e krijoi si filozof të së majtës shqiptare. Ai që zëvendësoi socialistët akademikë post komunistë si Servet Pëllumbi dhe Rexhep Mejdani. Rama si provokatori më i madh politik në Shqipëri, kështu e ngriti Ballën e Librazhdit mbi të gjithë lidershipin e majtë të dikurshëm socialist të mbas 1991-shit në Shqipëri! Ballën që lëvizte dhe luante rolin e njeriut numër dy të partisë dhe të Elbasanit pavarësisht se ishte jo qytetar i këtij qyteti kulturor, por nga Librazhdi gjithmonë me ndryshim targe makine dikur nga EL- Elbasan në LB ose Librazhd, për të cilën ka dhe një si batutë për inicialet! Balla u bë njeriu numër një i majtizmit shqiptar gati gati si një “Qemal Staf-ist” ekselent në akademizmin e sotëm Rilindist! Por dhe këtë akademizëm Rama kësaj radhe ia dha një personi tjetër nga Shkodra që padyshim ka të përbashkët, jo vetëm edukimin qytetar kulturor si të Stafës, por dhe të trashëgimisë së sojshme si familje dhe traditë që është Bushati! Por Ballën, zoti Rama e ngriti mbi të gjithë.

Sot i largoi Elbasanin dhe Sekretarin e Përgjithshëm që do të thotë nuk ke punë më ti në kontrollin e partisë dhe emërimet. Në këtë rast u çua banderola që shprehte dashurinë e Elbasanit për Ballën nga Librazhdi. A thua është provokacion? Po dhe ka disa teori – konspirative! E para është që ta ketë bërë Balla vetë me dëshirën e tij për të treguar dhe forcën e dashurisë së Elbasanit. E dyta, mund ta kenë bërë vetë të tijët të pakënaqur sepse Gjiknuri nuk ka për t’iu bërë nderet, sepse ka të vetët. E treta, mund ta kenë bërë socialistët dhe demokratët e mërzitur bashkë, që kësaj parulle t’i përgjigjeshin thirrjet – Rama ik e Rama ik! E kjo është dhe përllogaritja e mrekullueshme e një provokimi fantastik në stadium! Ka mundësi që gjatë kohës së mjaftë si ideologu i majtë i PS-së, Balla ta ketë studiuar dhe provokimin si mënyrën për të bërë (marrë) hov në politikë, për të bërë karrierë të bukur! Ai sigurisht ka studiuar shefin e tij të madh Ramën! Ka kuptuar se provokacioni i tij politik e mban jo vetëm në majë të politikës, por dhe të fortë filozofikisht dhe politikisht! Besoj se ka plot aftësi provokative në PS dhe bazën qeverisëse të saj Rilindjen, shpikur dhe vënë në punë të Ramës! Realisht për mua nuk ka asgjë të keqe përveç mungesës së ndershmërisë. Po kush dreqin ka ndershmëri në politikë që të kemi ne në Shqipëri? Ndershmëria dhe politika për shqiptarin, janë si uji me zjarrin! Nuk mund të qëndrojnë kurrë bashkë! Nuk mund të ndodhë një moment i tillë bashkëveprues dhe administrues. Sot provokojnë kudo në studiot televizive, në rrugë, në shtyp dhe në biseda politike. Bazohet politika mbi provokacionin aty për aty dhe të mirëpërgatitur përpara. Provokacioni politik përjashton njerëzit me respekt ndaj vetes. Njerëzit me karrierë të gjatë dhe të ndershme profesionale. Provokacioni politik nuk do individë me “amor propio” dhe me parime në jetë. Jo nuk duhet askush aty, ku provokacionin e ka mënyrën më të lartë të të bërit politikë! E Taulant Balla u bë profesionist në këtë drejtim. Mesa duket, i duhet kjo aftësi dhe në përdorim te partia e tij. Mbase i është dashur dhe ajo – Rama ik! Mbase i duhej scoob-i me batutën “Taulant Balla Elbasani ty të do” dhe protesta me thirrjen “Rama Ik”! Mbase dikush nuk ka ditur se si të protestonte këto ditë që kanë mbaruar pushimet dhe kjo dashuri e Elbasanit për Ballën e Librazhdit në ajër do ta ndizte dhe tifozët të bërtasin – Rama Ik! Mbase them dhe pse e kuptoj se është një vepër provokative politike sidoqoftë e mirëmenduar. Tashmë ka shumë provokatorë në PS dhe Rilindje, por dhe në PD. Mbase është koha e tyre. E padyshim që është. Ky është momenti i tyre. Që nga fillimi deri në fund. Është momenti i provokatorëve që duke u përsëritur tregojnë se janë “replikantë” të zot. Rama nuk e ka më domen provokimin. Ai tashmë ka krijuar një dorë replikantësh të tij, pavarësisht aftësive jo të njëllojta! Njëri është ekselent dhe quhet Taulant! Jo nuk them se ka ngritur dronin! Mendoj se ka shpikur parullën!