
Pazaret e prishura Rama-Vuçiç-Grenell-Thaçi për shitjen e Veriut i kanë vënë flakën çështjes kosovare dhe trojeve shqiptare

SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90 dëshmitarët e mbrojtjes, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe 71 dëshmitarë të akuzës për aferën e “Gërdecit”

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë Shkëlzen Berishën, ja çfarë pritet të thotë dëshmitari “kyç” i tragjedisë së Gërdecit

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria pas sinjaleve të shërbimeve të huaja

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe “Sky” me kriminelët, Balla paralajmëron "tërmet" në Policinë e Shtetit

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i pjesëmarrjes të deputetëve, nis dezertimi nga aksioni politik i ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën në veri të Kosovës, ja dokumenti që zbërthen prapaskenat e bujshme

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025

Të gjithë në ankth! A gjeti Edi Paloka biletë në tribunën VIP?!

Shkruar nga Nga Bardhyl Bejko 12 Shtator 2023

Prej ditësh , jo pak nga miqtë e mi në rrugë, lokale, kudo që takohemi, pyetja e parë ishte: -Mësove gjë , more ndonjë informacion nga të njohurit e tu në Federatën e Futbollit. Dëgjove ndonjë lajm? Aaman. o vëlla, a u gjend ndonjë biletë në tribunën qendrore të “Air Albania ” për ndeshjen Shqipëri – Poloni për Edi Palokën? Nuk e kuptoj tërë këtë interesim e ankth dhe bombardimin me shqetësimin e thellë se si kishte shkuar puna me biletën e Edi Palokës për këtë ndeshje të madhe, e cila ishte përcaktuese për pjesëmarrjen e Shqipërisë në kampionatin europian të futbollit. Një ëndërr e madhe për tërë shqiptarët, natyrisht edhe për deputetin tifoz që prej fëmijërisë , siç thotë vet ai pas futbollit. Pavarësisht rezultatit , ndeshja me Poloninë ishte një event kombëtar. E gjithë Shqipërisë, sy e vesh në atë stadium, ku djemtë kuq e zi luajtën për nderin dhe dinjitetin e vendit tonë. Do ishte vërtet bukur që stadiumi, aq shumë i anatemuar, i ndërtuar mes revoltash pa fund nga partia e tifozit Paloka të kishte dyfishin e kapacitetit të vendeve dhe atje të kishin mundësi të shijonin lojën e kombëtares të gjithë tifozët e zjarrtë që e ndjekin në çdo cep të Europës. Si tifoz, zemërimi i deputetit Paloka për rezervimin padrejtësisht të biletave VIP për njerëzit e qeverisë nga Edi Rama, funksionarët e saj nuk janë të qortueshme. Si politikan edhe ai ka tërë të drejtën qytetare të ketë mundësinë ta shijojë ndeshjen nga tribuna qendrore pasi mban goxha funksione në partinë e tij. Ajo që është non sens ka të bëjë me alarmin që shpalosi dhe akuzat që bëri sikur ndaj tij ishte bërë plani mafioz i lënies jashtë tribunës qendrore. Edhe në betejën për pushtet Paloka nuk ka qenë kaq agresiv. Po këtë herë opozitarizmi i tij ka një valencë tjetër. Është shumë personale. Ky sherr më kujton militanten beratase në vitet e betejës, Nano - Meta, e cila me sinqeritet deklaroi: Nuk duam as bukë, asgjë, veç ata të pajtohen ata të dy. Po kështu më kujton edhe “grindjen” që bënin bashkëqytetarët e mi kur kërkonin të udhëtonin për në Sarandë. Të gjithë donin në vend të parë. Makina që u shërbente udhëtarëve në 50 kilometër rrugë ishte një mjet Zis i mbuluar me mushama dhe me stola druri. Udhëtimi në një rrugë me gropa e paasfaltuar, kuptohet troshitja dhe lodhja të dërrmonin. Ishte kjo arsyeja e pretendimit për të udhëtuar në vend të parë, të cilit udhëtarët i thonin në klasë të parë. Drejtuesi i mjetit, i gjendur ngushtë, një nga ditët në vijim i lodhur nga kërkesat për udhëtim vetëm përpara e ktheu makinën mbrapa dhe iu drejtua udhëtarëve: “Tani hipni të gjithë përpara se unë do qëndroj mbrapa”. Qeshën të gjithë me humorin e shoferit të shkathët e hokatar. Që nga ato vite kjo mbeti si kujtim gazmor, shoferi i vendosi të gjithë në vend të parë. Kjo histori si shaka me pak thumb brenda të vjen ndërmend kur dëgjon ankesën e Palokës për mbetjen jashtë tribunës për fare pak vetëm se ai i gjati i qeverisë i mori tërë biletat për vete. Dhe stadiumi të mos kishte asnjë vend tjetër as anësore as klasë “A”, “B“ as përballë tribunës. Vërtet ka vende të tilla , po si mund të ulej politikani Paloka në një qoshe bashkë me të pavlerësuarit. Ato janë ndenjëse për popullin, jo për klasën e fisnikëve!Ai nuk është për plate. Vendin e ka në tribunë dhe s’mund të barazohet me ata të tjerët, të rëndomtit për një karrige dhe aq. Vendi i tij ose është në tribunë ose hiç fare. Kur dëgjon për këtë sherr me të drejtë gjykon: Ky kryeministri ynë nuk ka punë me se të merret , po është bërë së fundmi edhe menaxher biletash. Me të drejtë adashi i Ramës i kujtoi se ai për pak e mori nën sqetull edhe të vetmen kala që ende është jashtë tutelës qeveritare për ta shkatërruar edhe futbollin me të cilin nuk e lidh asgjë paçka se edhe është marrë pak me sport dhe u akuzua për shkatërrimin e stadiumit dhe ndërtimit të këtij të riut me kullë?!Ankesa e Palokës këtë herë nuk është për krimet qeveritare, vjedhjet dhe inceneratorët, as për varfërinë dhe largimin e shqiptarëve apo për politikat e ditës. Nuk ka në themel betejën mes Bashës e Berishës, as zgjedhjet e Kukësit në prag. S’ka lidhje me grandet apo me sterilizimin. Është akuzë për luks. Për një problem vërtetë shumë madhor. Është ankesa më specifike e deritanishme. Mbetja jashtë tribunës ku mblidhen tërë personalitetet qeveritare e funksionarët e futbollit dhe sporteve të tjera nga tribuna VIP është hata e jashtëzakonshme. Dhe ky përjashtim nuk është pak, nuk është gjë e vogël. Si mund të mbetet një figurë kaq dimensionale ,”kalorësi i fjalës së lirë “siç e ka cilësuar doktor Berisha, jashtë vendit të VIP-ve. Kjo është vërtet për të ulëritur për të ngritur zërin në qiell. Është thjesht keqdashje dhe nënvlerësim i qëllimshëm. Për më tepër që vjen si aksion i vetë të parit të qeverisë, që më së fundi gjen kohën për t’u bërë menaxhues i tribunës së stadiumit , duke vënë në vështirësi tifozët politikë si Paloka që e ka ndjekur futbollin që kur ishte ende fëmijë. Si të gjitha prapësitë edhe kjo falë ndërhyrjeve dhe operacioneve trafikuese të kryeministrit, Edi Rama. Ai është përgjegjës për të gjitha. Kjo nuk ka nevojë fare për të vrarë mendjen. E tha vetë Paloka me shkrim dhe deklarim në shtyp. Me të drejtë ,jo pak qytetarë dhe tifozë u treguan të gatshëm t’i falnin biletën e tyre Palokës , mjafton të ulej në tribunë. Dhe mundësisht , tersi i kombëtares për faj të të cilit mund të humbisnim të mos ishte fare në stadium. Kamerat e fiksuan portretin. Paloka ishte mes VIP-ve në tribunë. Të gjithë u qetësuam dhe morëm frymë lirisht. Edhe këtë herë,Paloka Edi e mundi, Rama Edin! Kështu u zgjidh më në fund halli i madh i Palokës që për fare pak mbeti jashtë tribunës. Edhe pse ishte në tri unë edhe pas fitores historike 70 vjet pas fitores së parë Palokën nuk e kishte lënë të qetë zemërimi. Edhe pse fituam, sipas tij, Edi Rama u pezmatua shumë. Ai donte që kombëtarja të mos fitonte. Ndaj nxiu i tëri. I njëjti avaz. Humbjen e shkakton ai por edhe fitorja e hidhëron Edi Ramën?! Analizë më të thellë dhe portretizim. Më objektiv zor ta bëjnë njëqind analistë të marrë së bashku. Po Paloka ia del edhe i vetëm. Gjithësesi më në fund të gjithë të relaksuar. Paloka zuri vend në tribunën qendrore. Ndodhi në stadiumin “Air Albania” në 10 shtator nga ora 20.45-21.45 ,ku kombëtaret e futbollit, Shqipëri- Poloni, u ndeshën për një vend në kampionatin Europian të Gjermanisë 2024 dhe Shqipëria bëri histori!
Më të lexuarat


Nëse thirrja bëhej nga një progresist, unë do isha i gjashtëqindmijë e njëshi idealist

Gjithmonë kam porositur se Kosova duhet të armatoset

2 tetori, fillimi i vitit të ri akademik dhe dështimi i politikave arsimore të qeverisë

Uzay Bulut, analiste apo atentatore politike?

Në SPAK ka plasur sherri për datën e arrestimit të Ilir Beqjas

3 Tetori gjerman dhe bashkimi Shqipëri – Kosovë

Greqia nuk mund të konsiderohet dado e Shqipërisë

Do shkojmë në Beograd dhe do e mundim Serbinë në mënyrë paqësore

Vizioni i shqiptarëve dhe paradoksi i demokracisë

SHBA dhe mbështetja për Kosovën
