BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Opinion / Editorial

Të gjithë në kërkim të racionit të vet nga protesta studentore

Të gjithë në kërkim të racionit të vet nga

Ashtu si në çdo lëvizje e protestë të viteve të fundit apo pas ndonjë skandali të shpërthyer në Shqipëri, edhe protesta e studentëve, e cila për hir të së vërtetës deri sot është paqësore, të gjithë vrapojnë të kërkim të racionit të vet. Gjithkush zgjat duart dhe ka ngritur megafonët deri tek buzët për t’u “solidarizuar” me kërkesat e studentëve, të cilët duan zgjidhje, jo me dialog në salla e zyra po në mes të sheshit. Bile përmes ultimatumeve dhe orëve fikse sikur duan jo zgjidhje efektive, po betejë në shesh të mejdanit. Eksperimenti i parë për të folur mes tyre, ajo e ministres së Arsimit u refuzua. Bile ministrja u lançua. Kështu po vijojnë refuzimet me të gjithë. Edhe me Kryeministrin e vendit, Edi Rama. Edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë u kërkoi studentëve miqësisht të pranojnë të ulen në tryezë me qeverinë. Kryeministri foli jo për negociata, po të ulen si të barabartë për të dialoguar dhe debatuar për gjetjen e zgjidhjeve më të arsyeshme. Rëndësi ka që t’u jepen zgjidhje shqetësimeve të studentëve, të cilat nuk është se janë të gjithë në një mendje dhe kanë dalë në shesh se u mungon të gjithëve buka. Dhe interesat e tyre me të drejtë janë shumë më lart e më të shumta. Dhe kjo është pozitive në këtë lëvizje. Në realitet, studentëve siç e dinë ata më mirë se gjithë ne të tjerët u mungon kualiteti në mësimdhënie dhe i vret korrupsioni dhe mospërfillja e vetë trupave pedagogjikë, senatet e dekanatet, rektoratet e gjithë ata që janë atje, jo për pagat e majme, po për të bërë punën. Po profesorati dhe trupat mësimore në universitetet tona nuk mund të qëndrojnë jashtë kësaj revolte në kuptimin e përgjegjësive. Po kur protesta vijon, vihet re si me gjithë format e metodat të dukshme, ilegale, me krahmarrje nga afër e larg, faktorët politikë e gjithfarë faktorësh duan të evidentohen sot për të dalë në krye dhe fituar nga protesta studentore, tundin kartat e idealeve të rinisë e lirisë, demokracisë dhe pastërtisë së administratës. Si të kenë rënë nga qielli në krye të këtij kori, janë vetë protagonistët e PD dhe LSI-së, të cilët kërkojnë me ngulm që ti japin tonin politik vetë lëvizjes së studentëve. Duke dalë me radhë në podiume, herë drejtpërsëdrejti e shumë herë tërthorazi dhe me marifete të trashëguara nga dhjetori 1990, të gjithë duan të futen mes studentëve dhe ti orientojnë andej nga kanë interesat e tyre.

LSI, përmes Ylli Manjanit u flet studentëve sikur të jetë edhe vetë njëri prej tyre. Si pa të kaluar politike e administrative, Sikur të mos ketë qenë deputet, ministër, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. U flet studentëve si të ketë vetëm një ditë në politikë, bile si të ketë zbritur sot nga auditoret. E njejta gjuhë me Bashën e Monikën. Dhe u sugjeron, jo dialog me qeverinë po me LSI-në.

Të njejtën gjë edhe Malltezi, i cili nga pozitat e pedagogut, po si dorë e zgjatur e PD-së ku ai është në forumet më të lartë drejtues të saj, si i brendshëm që vjen nga auditorët është i pezmatuar që studentët nuk e lejojnë të jetë në krye të protestës me idetë e gjykimet e tij.

Si për ti dhënë edhe një mbështetje më të gjerë protestës dhe për ti dhënë drejtim politik deputeti i PD-së, presidenti i universitetit privat, Veliaj në emër të PD-së kërkon ti shtjerë pak adrenalinë vetë studentëve të universiteteve publike për t’u bashkuar me ta edhe studentët e universiteteve private. Ata që studiojnë në këto auditorë. Dhe kjo thirrje nuk e dimë ku e gjënë veten në kërkesat e studentëve pasi ata vet kanë zgjedhur një shkollim më të kushtueshëm dhe këtë e kanë bërë me dëshirë. Atëherë, veç përfitimit politik përse duhet tu bëhet thirrje edhe privatëve ti bashkohen lëvizjes apo për të marrë racionin e vet politika të fitojë pjesën më të majme në sloganin se tani deti po bëhet kos dhe oburra të rrëmbejmë lugët për të fituar maksimumin? Të mësuar me përvetësimin e çdo produkti nga lëvizjet e secilit që ka marrë përsipër të mbroj një interes të caktuar, politika është në ballë të kësaj lufte. Jo për studentët, po vetëm për pasurimin e tyre për kolltuqet që i qajnë qyshkurse i kanë humbur nga vota e popullit.

Po nuk është vetëm politika në kërkim të bonusit të saj. E ashtuquajtura shoqëri civile, edhe ajo do që të jetë një nga përfituesit e revoltës së studentëve. Të mësuar me fitime për çdo punë fiktive edhe sot ata duan që të tregojnë se janë gjallë. Janë faktorë dhe duhet ti marrin seriozisht. Në kërkim të racionit janë të pavlerësuarit, ata që gjykojnë se duhet të ishin në majë të piramidës shtetërore, po që fatkeqësisht janë spostuar nga padrejtësitë që u janë bërë. Ata e mendojnë veten se duhet të jenë deputet e ministra të përjetshëm. Të kenë akses në qeveri dhe së pari në ekonomi. Pra ta spostuarit nga preja që qëndron në sofrën e madhe të Shqipërisë ,ku duan të rrëmbejnë pjesën e vet, e cila në mendjen dhe dëshirat e tyre u takon veç atyre. Racionin e vet kërkojnë ish të persekutuarit të cilët duan edhe ata të kenë një vend në mes të studenteve, jo me mendim e ide po fizikisht. Shtresa më e vuajtur e shoqërisë shqiptare në realitet deri sot është vlerësuar dhe shoqëria jonë të gjithë ne japim pjesën tonë me taksat tona në dëmshpërblim të asaj për atë që ata kanë vuajtur. Po nëse ky dëmshpërblim dhe integrim në shoqëri u takon nuk dimë pse sot duan edhe ata një vend në mes të studentëve. Të jetë thjesht solidaritet? Një mori strukturash studentore pjesë të bordeve dhe këshillave shkencore, edhe ata duan racionin vet sikur nuk kanë pasur asgjë deri sot ndër duar dhe si të ishin lënë mënjanë për të përfituar. Sapo studentët nisën protestën filluan edhe pedagogët të kërkojnë paga më të larta, kushte më të mira. Nuk e dimë se çfarë duan pedagogët më shumë kur janë ata vetë fabrika që deri sot ka nxjerrë mall fals, mësues që nuk dinë të japin mësim, inxhinierë që nuk i merr kush në ndërtim urash e rrugësh, ekonomistë që si pranon asnjëri për t’u drejtuar bizneset. Keni parë si shumë pedagogë me fjalime e në kërkim të megafonëve duan edhe ata që të llogariten si faktor. Edhe pse universitetet tona janë në autonomi të gjerë dhe kanë vetë kompetenca për të zgjidhur, shumë nga problemet e studentëve dhe kanë përgjegjësi që problemet janë trashur e janë mahisur deri sa të shpërthejë dufi studentor. Po edhe pedagogët me dorën shtrirë që kanë përfituar nga hallet e studentëve duan edhe ata paga dyfish e më shumë. Në kërkim të rrëmujës mbeten të larguarit për korrupsion nga administrata dhe gjyqësori e prokuroria për arsye të vettingut në drejtësi. Edhe ata janë në prapaskenë për të fituar atë që mund të fitojnë mjafton të jenë pjesë e bonusit që mund të prodhojë protesta studentore. Në hije, në errësirë, presin të fitojnë prenë e vet edhe ata që sot janë kontigjente të drejtësisë që i kanë punuar këtij populli dhe këtij vendi një mijë e një të zeza. Dhe jo vetëm ata që vijnë nga radhët e popullit. Po deri lart. Ata, llogaritë i bëjnë ndryshe. Secili lutet që të plasi rrëmuja dhe ashtu si në 1990, në 1997, në 1998 fituan, vende pune, morën grada, u bënë shefa e kryeshefa nga grabitjet e bëra pasurisë kombëtare dhe dolën në fund të pasur. Shumë prej tyre i kanë sot sytë në Tiranë. Ata rrinë sy e vesh. Do zoti thonë ata nën zë të shpërthejë revolta dhe në vend të luleve të rrëmbehen levat e pushkët dhe t`ia bëjmë fora se tani ekonomia është shëndoshur dhe pasuria është shtuar për të përfituar nga rrëmuja dhe për tu bërë brenda ditës edhe ata të pasur si shumë të tjerë që ndoqën rrugën e grabitjes vite më parë. Po nuk janë vetëm këta që luftojnë për të marrë racionin që e gjykojnë se është pjesë e tyre. Janë të shumtë ata që duan të përfitojnë nga studentët nga sinqeriteti dhe idealizmi i tyre. Ndaj edhe i shtrëngojnë, jo dialog, jo takime. Pra rrëmujë në mes të shesheve. Transferim të zyrave atje ku gjenden ata. Dhe në fund më shumë duan të përfitojnë disa që edhe pse në mesin e studentëve duken sikur ka zbritur mes tyre “RENEA” me fytyrë të mbuluar. Cilët janë ata? Pse nuk duan të tregojnë asgjë deri edhe fytyrën? Janë komanduesit, liderët, apo disa persona që edhe në se shkelin ligjin nuk janë të evidentueshëm? Vetë studentët duhet ti largojnë anonimët. Protesta është e lirë, askush nuk u ka cënuar lirinë, deri sot asgjë nuk ka ndodhur që të fshihet identiteti. Ndaj edhe ajo pjesë e mbuluar duhet llogaritur si një faktor që kërkon të marrë më shumë nga tavolina e protestës studentore. Zgjidhjet për studentët duhen të bëhen dhe shteti duhet të jetë në këmbë në plotësimin e kërkesave të tyre. Po edhe vetë studentët si pjesa e përparuar në ide e mendime e shoqërisë tonë duhet të jetë në debat e dialog në tavolinë me qeverinë me status të barabartë për t’u dhënë udhë shqetësimeve të tilla. Ndryshe protesta do mbet vetëm një pre e faktorëve të shumtë që duan bonusin, rrëmujë e jo zgjidhje e atyre që fërkojnë duart e duan llokmat nga kjo lëvizje. Së paku deri sot askush nuk mund të qortojë studentët për qetësinë dhe dinjitetin që reflektojnë. Po nëse qëndrohet në shesh si në llogore pa pranuar debat e dialog, atëherë nuk e dimë se cili mund të përfitojë! Sigurisht studentët jo!

Nga Bardhyl BEJKO