BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Të gjithë prozhektorët dhe radarët mbi të premten, dhjetë shtator!

Të gjithë prozhektorët dhe radarët mbi të premten,

Shtatori ishte i tëri në lupën e politikës dhe shoqërisë prej kohësh. Disa nga opinionbërësit, analistët, kuriozët prisnin t`u dilnin bastet. Dhe shumë nga pritshmëritë u realizuan. Kuriozët mësuan dhe memorizuan ndryshmet në këshillat drejtuese dhe sekretariatet e dy partive më të mëdha, PS, PD. Pas relaksit të gjatë të verës dhe nxirjes nën rrezet e diellit saç të korrik-gushtit, energjitë dhe fantazitë e politikanëve muskëtierë, u shkarkuan pikërisht në zgjedhjet në dy partitë, që mbajnë përherë në ankth tërë faktorin politik në Shqipëri. U bënë parashikime. U hodhën në treg kuice. Njëlloj si gërvisht dhe fito. Prognoza të shumta si të luhej roletë në kazino apo lloto. Nga shumë media, disave prej të cilave u dolën ca nga profecitë dhe parashikimet e tyre, të cilat prisnin sipas klaneve dhe interesave të grupimeve që mbështesin. Kështu nga kampi i PD-së, u parashikua fati i kritikëve të Bashës dhe cili prej tyre nuk do mbetej në drejtim të Kryesisë apo sekretariatit. Prognozë që doli e suksesshme. Pothuajse për të gjithë bastexhinjtë e politikës. Kritikët u përjashtuan. Për ta nuk pati asnjë vend në tavolinën e të mëdhenjve. Kështu humbën fronin. Kryetari i asamblesë së PD-së, ish-presidenti Bujar Nishani. Parashikimet për Bujarin dolën njëqind për qind të sakta. Për të vendimmarrja ishte e paracaktuar. Mbeti vetëm ekzekutimi dhe vendimi i asamblesë që deri dje e kishte në krye. Bile u kapërcyen pritshmëritë. Ai kishte trazuar folenë e grerëzave dhe si i tillë kishte prekur në dinjitetin e korifenjve të drejtimit të partisë. Kishte cënuar vetë atë, Lulzim Bashën dhe natyrisht pozicioni i tij do ishte jashtë funksioneve. Nuk ishte e mundur që kritiku dhe kundërshtari i Bashës, bukëshkali për sa i përket analizës së mënyrës së drejtimit të partisë dhe humbjeve të njëpasnjëshme nuk mund të ishte në të njëjtin podium me kryetarin dhe me të tjerët që janë në të njëjtën orkestër me të. Po nuk ishte parashikimi i vetëm që doli i saktë. Nishani hoqi zvarrë pas vetes, Kadillin, Harxhin, Shehajn edhe pse ishte renditur i dyti pas kryetarit në zgjedhjet për kryesimin e partisë. Seleksionimi i tyre, fshirja e emrave, ishte detyrë numër një parti. Dhe objektivi u arrit plotësisht. Ata u përjashtuan. Ujërat u qetësuan. Plangprishësit, të dyshuarit që ia kishin me hile partisë u flakën tutje, larg vendimmarrjes. Partia shpëtoi nga çibanët që mund t`u kundërviheshin interesave të demokratëve dhe mbështesnin si delfinët partitë kundërshtare. Prognozat e shtatorit, u bënë edhe për mazhorancën. Ajo u vendos në syrin e ciklopit të analistëve dhe politikanëve. U parashikuan kandidatët për ministra. U hartuan shumë lista. U nominuan ministra nga Kosova. Pastaj nga diaspora. U përmendën si të mundshëm, shkencëtarë e filozofë me mjekër. Burra dhe gra me emër. Të dëgjuar. Të parapëlqyer. U larguan disa dhe u parashikuan shumë të tjerë. Po dy shtatori, u dha fund hamendësimeve. Në përfundim, dymbëdhjetë gra, aq sa janë muajt e vitit dhe pesë burra u nominuan nga i gjithëfuqishmi, Edi Rama që do menaxhojnë shtetin shqiptar, ekonominë e financat, mbrojtjen e shëndetësinë, ata që do na çojnë drejt BE-së apo do zhvillojnë beteja të ashpra kundër korrupsionit. Pastaj zinxhiri, zgjatet pa fund. Në radhë janë drejtorët. Ende vijojnë prognozat dhe hamendësimet. Bëhen parashikime. Janë vende pëllumbash. Atje është paraja dhe kredibiliteti. Më mirë drejtor e ç`të duhet ministër! Cili do iki nga drejtorët? Kjo është dilema në debate. Kush do vijë? E kështu me radhë. Partitë e vogla politike janë në vëmendjen e faktorit opozitar pasi flitet se do shkëputen nga partia që i shuguroi dhe i bëri deputetë me votat e militantëve të PD. Interesi i tyre është që të kenë grup parlamentar të vetin për t`i dhënë më shumë peshë vendimmarrjes dhe për të pasur më shumë përfitime e privilegje. Jo vetëm kuriozët, të gjithë presin. Cili do jetë kryetari i grupit parlamentar të partive të vogla nëse dalin shtëpi me vete, numër dy? Zoti Dule? Zoti Shehi? I nderuari Idrizi? Apo më i vjetëri, kryetar i PR, dora vetë, Fatmir Mediu? LSI nuk është se ka ngelur në harresë. Po për të nuk ka ndonjë kuriozitet. I kanë rënë aksionet. Është mpakur. Është zverdhur. Nuk ka më valencën e viteve më parë. Ato i sqaron nënkryetari Petrit Vasili në mungesë të zonjës Monika. Tani pasi java e parë e shtatorit e shkroi historinë dhe i zgjidhi kureshtjet, tërë prozhektorët, indikatorët, radarët, lakmuesit, matësit e temperaturave politike, sondazhet, statistikat, llogaritë, janë fokusuar në një ditë të vetme. Është kryedita e madhe. Është dhjetë shatori 2021. Duket si e premtja e zezë. Si rrallë herë më parë, fokusi i tërë politikës dhe medias, analistëve dhe opinionistëve, si dhe liderëve të partive politike, mazhorancë e opozitë, pasi mësuan qeverinë dhe kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, presin me shumë ankth cilët nuk do ta kapërcejnë pragun e godinës së tempullit të demokracisë. Po nëse për fillim shtatorin, vëmendja ishte shumë e shpërndarë, sot është fokusuar, pykëzuar, vetëm në një drejtim. Tek një emër i vetëm. Sali Berisha. Deputeti për tridhjetë vite mbirë në Kuvendin e Shqipërisë. Lideri historik i PD-së, kryetari faktik i kësaj partie edhe sot si ditën e themelimit dhe në tërë këtë periudhë të gjatë kohore ose individi politik më rezistent i politikës shqiptare dhe asaj europiane pasi ata që rrëzuan sistemet në vendet e tyre ose janë larguar nga politika dhe bëjnë gjyshin e shkruajnë kujtime ose kanë ikur nga kjo botë. Berisha, fal zotit gëzon shëndet të plotë dhe këmbëngul se do jetë në ballë të betejës për demokraci dhe në dhjetë shtator do jetë në sallën e Kuvendit edhe pse është shpallur non grata nga SHBA. Sali Berisha është sot në një betejë të madhe me DASH dhe ka hapur një gjyq në Paris kundër Sekretarit të Shtetit të SHBA, duke deklaruar se është i pafajshëm dhe se dënimi i tij është vepër e Soros dhe Ramës, duke u dhënë atyre përmasa gati planetare si të jenë prokurorët e globit dhe i vënë direktiva dhe bëjnë propozime deri në vendimarrjen e SHBA gjë që i bën të gjithë të qeshin me të madhe. Pikërisht në dhjetë shtator, këtë të premte, është fokusuar tërë opinioni shoqëror shqiptar, po jo vetëm. Autorët e vendimmarrjes për ta shpallur “non grata” Berishën, presin që të zbatohet ligji i dekriminalizimit. Që asnjë “non grata” të mos futet në Parlament. Po sa më shumë kërkon dhe këmbëngul SHBA, zbatim të ligjit aq më shumë mbështetës të Berishës, zhvillojnë betejën me mullinjtë e erës. Duke qenë një ditë e ndriçuar tërësisht, data dhjetë, dita e premte, është bërë si kryedita e vitit. I është shtuar shumë peshë dhe pritshmëritë janë të jashtëzakonshme sikur do ndodhë apokalipsi. Pikërisht prozhektorët dhe radarët kanë treguar se PD deri sot nuk ka lëvizur asnjë milimetër për të zbatuar ligjin e dekriminalizimit, produktin më të rëndësishëm të vet kësaj partie. Kur ishte fjala për Tom Doshin, topat e baltës, tonelata me bomba balte deri sa përbaltën jo vetëm Tomën, po tërë Shqipërinë. Beteja kundër tij si “non grata” ishte pa fre. Dhe Doshi iku nga deputet, duke treguar dinjitet dhe burrëri. Ai zbatoi kërkesën e ligjit për dekriminalizimin. Tani me Berishën rolet u ndryshuan. Kritikët dhe parimorët e mëdhenj, brenda forumeve të PD-së deri tek funksionarët periferikë të saj, analizojnë me hollësi pse nuk duhet të largohet Berisha nga Kuvendi, duke u mbështetur edhe në analizën e vet atij që deklaron se është atje në emër të sovranit. Të votave të marra nga populli?! Sa për votat e marra, ato janë të njohura dhe nuk është se janë ndonjë shifër sinjifikative. Po janë diçka më shumë se deputeti Dule. Pastaj nisin e flasin, analizojnë e bëjnë arbitrin pasionant dhe avokatin, drejtuesit e PD në radhë. Edhe Bujar Nishani që duket si më kritiku nuk e ndan qartë mendimin e tij. Përkundrazi. Deklaron se PD nuk do ketë asnjë konsenguencë nga mos përjashtimi i Sali Berishës për shkak të dënimit amerikan. Ai thotë se, SHBA nuk bën dënime kolektive. Po nuk është vetëm Nishani. Tërë ata që marrin fjalën për të thënë diçka në lidhje me qëndrimin e Berishës në raport me qenien “non grata” dhe hyrjes në Kuvend qëndron asnjanës Lulzim Basha. Bile ky i fundit nuk ka nxjerrë nga goja asnjë fjalë deri sot dhe nuk merr pjesë në debatin më të zjarrtë të këtyre muajve. Vetëm dy ditë para mbledhjes së Kuvendit në legjislaturën e re, ai nuk do jetë as në Parlament pasi ka arsye. Ka babanë sëmurë. Po askush nuk priste që Basha të mos prononcohej për qenien e Berishës në Kuvend pas shpalljes i padëshirueshëm nga SHBA. Ai që duhet të ishte i pari që duhet të merrte një vendim nuk e bëri. Vetëm disa zëra kritikë e të kurajshëm folën troç për deputetin Berisha, i cili betohet se do jetë më aktiv si deri sot se do flasi në emër të partisë dhe do mbrojë sovranitetin e Shqipërisë dhe do luftojë për forcimin e demokracisë funksionale përmes podiumit të kuvendit dhe në veçanti të qytetarit dixhital, bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë. Për deputetin Sali Berisha askush nga PD që sot është në funksione drejtuese të partisë nuk ka një mendim të prerë, të pavarur. Të gjithë flasin me doreza. Askush nuk ka kurajon të deklarojë një të vërtetë të madhe e të thjeshtë. Të thotë sa e ndershme është që një deputet non grata të zërë një kolltuk në sallën e Kuvendit dhe të demaskojë gjithë të tjerët si armiq e tradhtarë, bukëshkalë, hajdutë dhe të korruptuar, shpifës e mijëra etiketime që rrjedhin si diarre nga podiumi i Kuvendit të Shqipërisë. Që tani antenat e opinionit shoqëror qëndrojnë në gadishmëri të plotë. Mbi to janë drejtuar prozhektorët me dritat e tyre verbuese, radarët kanë lëshuar antenat e ndjeshme dhe kanë ndezur tërë sinjalet për të thithur në kohë reale ato që do ndodhin në dhjetë shtator. Dhe prognozat janë që tani të lexueshme. Fantazitë po ashtu,Parashikimet edhe më të njohura. Dita e dhjetë shtatorit që përkon edhe me njëzetë vjetorin e rrafshimit të kullave binjake në Neë York me një ditë diferencë, ka shumë mundësi të eklipsojë gjithë ngjarjet e tjera. Le të ndodhë çdo gjë në ditën e premte. Të gjitha janë të padëgjuara. Janë nul. Pa zë. Pa fytyrë. Pa emër. Thjesht simbolika dhe numra. Tërë vëmendja është drejtuar vetëm tek qëndrimi i PD-së, deputetit Sali Berisha si i shpalluri “non grata”. Si do vendosë lideri fuqiplotë Sali Berisha? Do marrë një vendim burrëror apo inatçor? Do tregojë se ka qenë në krye të lëvizjes për përmbysjen e sistemit komunist apo burrin e fortë që do provoj sentencën popullore: Muri luan, burri jo? Apo do na thotë se, unë jam, Sali Berisha ore, a e dinë që nuk luaj nga istikami se këtu më ka sjellë sovrani?! Po nëse Sali Berisha është në të drejtën e tij kanunore të vetëmbrohet dhe të kapet me thonj e dhëmbë pas kolltukut të deputetit për të qenë sa më imun, duke lënë pas krahëve burrërinë dhe dinjitetin e politikanit dhe mjekut, qytetarit dhe shtetarit që për tri dekada ka qenë faktor që na ka folur për ndershmërinë dhe zbatimin e ligjit do bëjë me kokë të vet, do qëndrojë stoik pa përfillur vullnetin e faktorit ndërkombëtar, duke u fshehur pas sovranit dhe sovranitetit apo do të thotë me zërin plot: Tani boll më! Siç bëri Ruçi që edhe pse një dekadë më i ri, la Kuvendin dhe shkoi në shtëpi. Në opinionin shoqëror, i cili është jashtë çdo interesi dhe politikës, është mbisundues mendimi se Berisha duhet t`ia lërë mandatin e deputetit dikujt tjetër pasi është i shënjestruar nga ligji mbi dekriminalizimin, ligj i cili ka qenë arma më e fortë e shkatërrimtare kundër kundërshtarëve në këto katër vite dhe që PD e ka shitur si kryeligj dhe sukses mbi sukseset e demokracisë dhe partisë së progresit kundër atyre që si kundërshtarë politikë janë anatemuar e dënuar si të inkriminuar, banditë dhe organizatë kriminale. Është për këtë pritshmëri të jashtëzakonshme pasi qëndrimi i Berishës është ndarje mes dy filozofive. Asaj të zbatimit të ligjit dhe luftës kundër tij. Është kjo arsyeja themelore që prozhektorët e radarët i kanë drejtuar dritat dhe indikatorët në dhjetë shtator. Le të presim dhe besojmë. Po jemi edhe pesimistë e mosbesues se PD do mbajë qëndrim korrekt me ligjin dhe të vërtetën. Qytetarët presin. Dhe janë sy e veshë në sallën e Kuvendit kur ora të shënojë hapjen e siparit të legjislaturës së re, ku deputetët do ulen në sallën e demokracisë për të drejtuar Shqipërinë. Po këtë herë duhet ta fillojnë nga vetja. Shqiptarët presin. Të gjithë janë të fokusuar në atë sallë dhe në një emër të vetëm, Sali Berisha. Çfarë do bëjë ai këtë herë? Prozhektorët janë duke ndriçuar ditën e premte, dhjetë shtator 2021!