
Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve shoqërohet në polici (emri)

Stuhi, erëra të fuqishme dhe breshër, parashikimi i motit për gjatë javës, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

Tensionet në Veri, vjen reagimi i PDK pas deklaratave të Kurtit

Familjarët gjejnë pa shenja jete të moshuarin, dalin detajet e para (emri)

Rritja e menjëhershme e pagave, kreu i Konfindustrisë zbulon pasojat e rënda ndaj bizneseve

Analisti i njohur nuk përmbahet ndaj deputetes: Ti nuk e di me cilën parti je

'Ndizen' shpresat për azilkërkuesit shqiptarë në Britani, Home Office del me njoftimin urgjent

Tensionet në Veri, vjen reagimi i minutës së fundit nga Albin Kurti

Të gjithë që “shohin në ëndërr” pushtetin, premtojnë parajsën!

Shkruar nga Besi Bekteshi 31 Mars 2023

Ka filluar realisht fushata! Por kanë filluar dhe marrëzitë folkpolitike të premtimeve sa idiote dhe jo thjesht të pa realizueshme, por të një imagjinate kaq absurde, sa në fakt, duhen studime të mirëfillta për të bërë dhe konkluzionin e saktë se kujt i bëhen këto premtime. Ose kush duhet ti hajë këto premtime ose në fund të fundit, çfarë tregojnë këtë premtime! Në rëndësinë e fjalës ai më fantastiku ( që hapi thesin) në madhësi politike të konsiderueshme është ai i Këlliçit me “bashkinë e tij me autobuzë falas”! Sigurisht me një majtizëm akut, me një populizëm ekstrem dhe me një delir divijat nga e djathta “konservatore” e harruar e Berishës me të majtën e autobuzëve falas në Tiranë! Është e pa besueshme si mund të degradojë deri këtu tallja elektorale! Si mund të arrihet në një pikë që guxon të premtosh një diçka që jo vetëm nuk e realizon (nuk ka numra që dalin normalisht) por është dhe kundër filozofisë politike të krahut që përfaqëson medemek- them unë! Them unë, sepse bolshevizmi në fakt është filozofia e atij njeriu në krah të Këlliçit ish model komunist i PPSH! Ata (komunistët e Enverit pra) dhe nuk e premtuan urbanin në Tiranë falas! PPSH e Berishës të merrte 3 lek për urban! PPSH e Berishës është më pak bolshevike se PDSH e foltores së Berishës që premton “urban” falas në Tiranë! Në dhjetra linjat e Tiranës dhe ku autobuzi ndalet në çdo 100 metra nga trafiku i rrëmujshëm - aty po mendoj unë! Si mund të ndodhë kjo! Po dikush tjetër kishte premtuar investime rrugësh ku njëra prej tyre bënte më shumë dy herë sa buxheti i Bashkisë që ky kandidati do të “realizonte”! E këtë e premtonte kur thoshte se “qeveria e Edi Ramës është armike jona dhe nuk do ti shikojë me sy bashkitë demokrate”! Ky premtonte “hënën ta ulte në tokë”! Një tjetër, po premtonte të vendoste rendin për dy ditë!? Se çfarë kishte lidhje kryebashkiaku me rendin dhe krimin në fuqinë e tij administrative këtë gjë vetëm ai e dinte! Një tjetër po premtonte investime infrastrukture turizmi të projekteve qindra miliona euro dhe bënte llogari buxhetesh që ka vetëm shteti dhe jo ai shqiptar, por Gjerman! Pak shumë pak premtime shërbimesh dhe kujdesjeje tipike bashkiake! Premtime politike ndryshimi rrënjësor dhe jo premtime pranë qytetarit si zgjedhje vendore! Pyetja është e qartë! Çfarë dreqin po premtojnë? Pse delirojnë kështu disa? E përgjigja është e shpejtë! Këta tipa premtojnë kështu, sepse janë të bindur se nuk fitojnë! Nuk ju kushton asgjë të premtojnë “hënën në tokë”! Po, po e ulim thonë! Premtojnë investime që nuk janë në arritjen dhe aftësitë e një buxheti bashkiak dhe të tjera si këto. Nuk premtojnë projekte por investime dhe nuk premtojnë shërbime që janë detyrat e bashkisë dhe përmirësime infrastrukturore të kushteve buxhet bashkie! Nuk premtojnë qytet urban dhe rregull të tillë, por investime që përbëjnë sasi impresionante fondesh që janë paraprakisht të pa arritshme dhe sikur të kesh buxhetin e shtetit! Fantazmagoria është projekt i tyre për të bërë zhurmë elektorale dhe boshllëk fjalëmbajtës! Por kur e di që nuk mund të fitosh arrin të bësh me kollajllek një marrëzi të tillë premtuese elektorale! Është kollaj, sepse nuk të thotë kush – hë mor ti, ku e ke investimin dhe ku e ke urbanin dhe ku i ke rrugët “autostrada” urbane më të gjëra se qyteti vetë! E filloi Këlliçi dhe tani o burra mbas tij e kanë filluar dhe ndonjë socialist i premtueshëm si model që ka qeverinë pas tij që punon po sipas tij vetëm për të! Ka plot ideatorë të qeverisë personale dhe majtas! Gjithsesi dy janë kategoritë e këtyre premtimeve! E para ajo që sapo thashë që e dinë se humbin dhe prandaj premtojnë “hënën në tokë” dhe kategoria e dytë, janë sharlatanët që e dinë popullin e tyre 100% idiot! Po, po, që nuk duan tja dinë se mund të ketë diku nëpër këtë përqindje disa që po kuptojnë delirin e tij, delirin e tyre! Këta tipa janë edhe më marrëzi politike, por ja që janë. Gjithsesi të gjithë – mirësevini në kohë premtimesh fantazmagorike për 14 maj 2023!
Më të lexuarat


Mësime nga muzetë historik

Rinia dhe pensionistët në periudhën e tranzicionit shqiptar

Kush i kërkon njeriut të 26 majit 96 fakte, beson pa dashje te sistemi geocentrik!

Berisha kërkon komision hetimor për zgjedhjet e 14 majit

Zoti Rama, zgjedhjet i fituat, tani fitoni edhe administratën!

Politikbërësit dhe shoqëria shqiptare

Rektori Luan Përzhita: Projektvendimi i qeverisë për Akademinë e Studimeve Albanologjike e çon atë drejt shkrirjes, ligji i ASH nuk ia lejon atyre të marrin institutet

Në emër të cilit popull flet ende “non grata”?!

93-vjet nga testamenti i rilindasit të fundit Mit'hat Frashëri për themelimin e Institutit Albanologjik meret vendimi i zi për mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike

LANÇ – deri kur Baltosje?
