
Pas arrestimit të Vangjush Dakos, reagon për herë të parë kryeministri Rama

Urdhër arresti nga SPAK për ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako vetëdorëzohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

Urdhër-arresti nga SPAK për Vangjush Dakon, gazetarja zbulon si paraqitet situata pranë banesës së tij

Pas rinumërimit të votave në Belsh, KAS del me njoftimin e fundit

SPAK urdhëroi arrestimin e Vangjush Dakos, gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje të reja: Gjithçka nisi nga një pallat i dëmtuar nga tërmeti, hetimi përfshiu edhe...

Mbledhja e Kryesisë së PD, vjen menjëherë reagimi i Roland Bejkos

“Alibeaj mori 2 mln euro nga Rama”/ Plas keq në emision, deputeti demokrat ‘përplaset’ me gazetarin

Lajm i trishtë/ Ndërron jetë këngëtarja e famshme (Emri+Foto)

Të gjithë të gëzuar, pagat pas fitores të Berishës kanë për t’u trefishuar

Shkruar nga Bardhyl Bejko 25 Mars 2023

Edhe premtimet elektorale për të mashtruar qytetarët shqiptarë, për t’i joshur, për t’u marrë votën dhe fituar, kanë një kufi. Është e papranueshme dhe fyerje e inteligjencës dhe mençurisë së shqiptarëve që pas tri dekadash t’u tundësh si erashkë për t’u bërë fresk çekun e bardhë, si të ishin në ditën e parë pas rënies së sistemit komunist me premtimin për trefishimin e pagave. Sali Berisha në turin e prezantimit të kandidatëve, dalë nga primaret për kryetarë bashkie, zgjodhi qytetin e Selenicës, atje ku poshtë themeleve të pallateve nxirret ari i zi, sera e famshme me të cilën janë shtruar bulevardet e Parisit dhe Romës, një minierë qindravjeçare për të na dhënë sihariqin e madh se pas zgjedhjeve të majit, vetëm dy muaj më pas do u mbushin xhepat shqiptarëve, duke u’a rritur buxhetin trefish. Shumë premtime janë bërë prej tij deri sot, po ky mbetet kryepremtim, që në të vërtetë nuk është asgjë tjetër veçse një kryemashtrim. Bashkitë kanë mundësi të kufizuara dhe resurse të pamjaftueshme për t’i rritur pagat trefish e katërfish. Kjo është njëra arsye që e pamundëson konkretizimin e këtij premtimi butaforik. Pamundësia tjetër është se Berisha flet për trefishim të pagave në një kohë kur buxheti i shtetit është kompetencë e qeverisë dhe zgjedhjet e përgjithëshme janë ende larg që të ketë mundësi të materializojë premtimin, i cili është tymnajë për të mashtruar cilindo që mund ta hajë sapunin për djath. Nuk duhet të jesh specialist i ekonomisë, po mjafton të bësh një llogari të thjeshtë për të kuptuar sa miliona euro do duheshin për të rritur pagat në këtë farë feje, duke kaluar, jo vetëm Gjermaninë që e kemi rivalizuar kohë më parë kur Berisha ishte në pushtet, po edhe vendet lider të botës. Po ç’rëndësi ka ekonomia dhe pse duhet bërë llogari, ku dalin dhe si, shifrat marramendëse për të përmbushur këtë premtim!? Kjo është detyrë e premtuesit dhe ai nuk deklaron pa baza. I ka bërë hesapet dhe i dalin treguesit që paga minimale të jetë 150 mijë lekë. Paga mesatare të kalojë tre milion dhe deputetët e ministrat të arrinë në gjashtë e shtatë milion në muaj. Nuk dihet ende sa shifrore do jetë paga e kryeministrit! Me këto paga fantastike, shqiptarët do ngjiten në çatinë e botës dhe piramida globale e pagave do ngjajë si një kodër e vogël. Me këto paga astronomike shqiptarët do jetojnë në kamje pa kufi dhe lumturi që do kapërcejë edhe Finlandën shpallur së fundi si vendi ku qytetarët janë më të lumturit e globit. Po të arsyetojmë pak më larg, vetëm pensonistët do kapin shifrat mbi njëqind mijë lekë e sipër. Me këto paga merr fund fukarallëku dhe ne renditemi në vendin e parë në botë. Vetëm ka një rrezik se mundet që tërë punëtorët e globit, pa folur për shqiptarët e larguar do dynden në portet e aeroportet tona, do shqyejnë pikat e kalimit kufitar, do hynë nga kufiri i gjelbër duke përsëritur marshimet në kërkim të arit në Alaskë për të përfituar nga bumi i pagave që do jenë të pakrahasueshme me tërë globin.Kërkohet vetëm pak vlerësim dhe kujdes nga shqiptarët të mos e lënë këtë shans t’u rrëshqasë nga dora.Shkurt të votojnë kandidatët e primareve se pas fitores do dëgjohet urdhëri: Hapu Susam nga ku do vërshojnë si me magjinë e llambës së Aladinit, milionat e monedhave të floririt dhe sa hap e mbyll sytë të gjithë do gëzojnë dhe do përfitojnë nga trefishimi i pagave, siç e tha vet lideri i “Rithemelimit”. Nuk ka pse të vihet në dyshim ky premtim se nuk na mungon përvoja kur paratë rriteshin në degët e rrapit, kur lulëzuan piramidat e famshme të kapitalizmit shqiptar dhe ku vet premtuesi i sotëm, ishte, jo vetëm arkitekti i tyre, po edhe mbrojtësi më i madh i gjetjes gjeniale që pasuria binte nga qielli dhe askush nuk kishte nevojë për të punuar. Pas deklaratës së Berishës nga Selenica për trefishim të pagave janë surprizuar qytetarët dhe të gjithë në lokale apo shëtitje, komentojnë vetëm këtë deklaratë. Një militant u thoshte bashkëbiseduesve të tij: -E dëgjuat liderin tonë? Nga 15 maji e tutje, borderotë do përmbysen. Pagat do tre e pesëfishohen. Një bashkëbisedues tjetër, tundte kokën, duke rrufitur kafenë dhe nuk fliste. Me sa duket ai hyn në grupin e të pabindurve, ata që vënë në dyshim fjalën e liderit. Ai nuk e merr seriozisht këtë deklaratë dhe kërkon më shumë garanci. Po nuk ka pse mos të besojë se historia do tregojë sa shumë para secili prej shqiptarëve do fitojë. Të gjithë duhet të mos bëjmë nihilistin, të dyshojmë, po të jemi të gëzuar, pagat pas fitores të Berishës në 14 maj kanë për t’u shumëfishuar.
Më të lexuarat


Për sa kohë do ta kërkoni humbjen nga Rama, e keni te sigurtë opozitën

Evropa – rikthim në vitet `30?

Debat i shkurtër me disa “mendimtarë” që japin versione si të bashkohet Partia Demokratike

Problematika të Vlorës në lidhje me turizmin

Histeria e neoballistëve, nuk mund të errësojë epopenë e lavdishme, LANÇ

“Valkyrie” e mitomanëve post komunistë, si atentatorë “guerrilas” të pandreqshëm!

Shëtitorja në Sarandë është për qytetarët apo për të garuar skutera dhe motorë?!

Ne duhet të shërojmë vetveten, po si...? !

Apeli që apelon

Është për të ardhur keq, kur në vend te ligjit, sundon maliqi
