BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Të gjithëve u rri “macja në bisht”, të gjithë kundër të gjithëve...

Të gjithëve u rri “macja në bisht”, të

...Edhe kjo, është një veçori e shqiptarëve, ajo që të gjithë “kanë të drejtë”, të grinden me të gjithë e për të gjitha edhe pa patur adresë. Askush nuk bën gabime! Po cilët akuzojnë këta të gjithë? Akuzojnë të gjithë, pa përjashtim. Po pse Shqipëria ka mbetur në fund të “kolonës”? Sepse, janë të gjithë me faj, të gjithë janë përgjegjës, që nga kreu i shtetit që “vetëquhet” president, nga Parlamenti si organ ligjvënës, që ka mbetur në kohën e “Klubit të Selanikut” nga Kreu i qeverisë dhe qeveria e deri tek qytetari më i thjeshtë. Po t’i dëgjosh kur “kacafyten” në pamje duket sikur kanë të drejtë, kur edhe “kacafytësit” edhe të “kacafyturit”, kanë “të drejtë”! Secili qëndron në “bunkerin” e vet, të gjithëve u qëndron “macja në bisht”, thonë në një fshat, ç’ka nënkupton ata që në çdo moment janë gati për të “sulmuar” dhe asnjëherë për ta kthyer njëherë të vetme nga vetja. Nuk them në “pozicionin e zjarrit” sepse me kalimin e viteve, apo më mirë, të shekujve, “pozicioni i zjarrit” do të kishte pësuar ndryshime, kurse “bunkeri” mbetet i palëvizshëm, siç qëndrojmë ne, në bindjet tona, si në kohën e anadollakëve! Edhe qysh më herët e kemi patur këtë veti dhe “armën” e mbajmë plot të mbushur me fishekë dhe kur gjejmë rast, i zbrazim plumbat me “breshëri” qoftë edhe sikur të shkojnë havadan. Ama, qoftë edhe një të vetëm, “sakën se mos e marrin plumb me të vërtetë”, nuk e kthejmë nga vetja, i cili ky do të ishte shumë herë më i efektshëm nga shumë breshëri “plumbash” ndaj të tjerëve... Ja të marrim atë që është i pari i shtetit dhe ta dëgjojmë: “Ai që do të vjedhë votën, do t’i pres dorën”. “Ndërkombëtarëve, do t’i pres veshin, në qoftë se ndërhyjnë në punët tona të brendshme apo ndihmojnë Edi Ramën”! “Unë jam qytetari më i përgjegjshëm”! Çfarë “patrioti” i madh, do të thotë ndonjë që e kupton dhe sa njeri i “ndershëm” që është. Mirë thotë po si nuk u preu jo dorën, por as majën e thoit atyre “hajdutëve” të shumtëve që i kanë ikur nga partia dhe atyre që kanë vjedhur me grushta kur kanë qënë në funksione, herë me njërin e herë me tjetrin? Më parë se t’u presë veshin dhe duart ndërkombëtarëve dhe Ramës, duhej të kishte “vetëprerë” veshët dhe duart e tij! “Unë, thotë, jam presidenti Ilir Meta nga Skrapari”! Ndonjë “i mençur” që nuk e kupton, e mendon që meqë skraparllinjtë janë shquar për trimëri edhe ky, e fut veten e tij në “trimat”, pavarësisht që nuk është shquar ndonjëherë për trimëri. Të mos e kuptojë vallë ky që edhe skraparllinjtë, janë trima si të gjithë shqiptarët e tjerë? Pse ky përçmon myzeqarët, veriorët, jugorët etj. Edhe Nishani, nuk tha ndonjëherë “Unë jam Bujar Nishani nga Libohova”, sepse, i takonte që të ishte modest, apo Topi nga Tirana etj. Ky lloj Presidenti, as nuk e kupton që as posti as karrigia, nuk të jep dije sepse nesër kur të mos e ketë karrigen, do të jetë “budalla”, larg qoftë. Po të kërkonte atë “çikë” falje do të ishte shumë i nderuar dhe falja, mbi të gjitha është shprehje e nivelit kulturor, është kulturë, është autoritet, por këtë ai nuk e kupton sepse, është nga Skrapari. Ja ç’thotë për kreun e qeverisë: “Ramaforma, ka penguar reformën në drejtësi”; “Edi Rama, po e çon ekonominë e vendit në humnerë”; “Të mendohet mirë “Gruaja e Bilalit” se me cilin ka të bëjë”. Edhe Edi Rama, nuk gjen udhën e faljes, por është në unison me këtë të “paudhë” që ka marrë “udhën e lopëve”! Që të dy, nuk ia thonë njëri-tjetrit në “shesh të burrave”, por i thonë “kaçakçe”, përpara simpatizantëve të tyre që ata të duartrokasin dhe t’u rritet “prestigji”! Edi Rama, po të ishte ndryshe nga ai, nuk do të gjente rrugën e zgjidhjes tek batutat, por tek përgjegjësia e tij, tek posti që mban sepse edhe unë di shumë mirë të bëj batuta, por askush nuk më pyet sepse jam rrafsh me të tjerët dhe nuk dal mbi të tjerët. Kjo mënyrë e Ramës, për të treguar se “kush është më i zoti”, ai duhet ta dijë që më i zoti është ai që është me ligjin, por jo si Ilir Meta që Kushtetutën e mban për “mburojë’” për të fshehur “çapaçulllëqet e tij”! Zbresim nga “maja e Piramidës” dhe shkojmë tek qytetarët e thjeshtë. Në disa emisione të mëngjesit, bëjnë telefonata; “Edi Rama, na ka katandisur si mos më keq”, “Ç’është ky kryeministër hajdut që mendon vetëm për xhepin e tij”. Na është prerë asistenca nga Edi Rama, me çfarë do jetojmë ne”. “As rrugë nuk kemi në fshat, të harrojë Edi Rama se do të marri ndonjë votë”. Të gjithë vazhdojnë në këtë linjë, për “kusuret” që ka Rama, sikur të mos kishte pushtet vendor, sikur të mos kishte përgjegjës direkt. Një drejtues emisioni të mëngjesit, ka gjetur një mënyrë origjinale që atyre që flasin në favor të Ramës, ua mbyll telefonin dhe lejon të flasin ata kundër tij. Nejse, kjo është zgjidhja e tij sipas “midesë” së afendikoit sepse në të kundërt... Po shkoj tani me qytetarët e thjeshtë në një fshat të largët, ku kisha shkuar tek disa të afërm të mi. Në qendër të fshatit, fshatarët, bëjnë konkluzionet e ditës dhe pika e parë është “Si ka punuar kryeministri dhe ministrat për fshatin e tyre”. Aty merr pjesë edhe kryeplaku, por ai është “në rregull” sepse e kanë nga fshati dhe nuk e prishin me të, e “prishin” me Ramën që nuk i dëgjon. Midis të tjerëve, takoj edhe një mikun tim dikur të klasës. E dëgjoj që fliste me pasion kundër Kryeministrit për atë ç’ka kishte thënë edhe në telefon në orën e mëngjesit. “Nuk i lashë gjë ta thënë Kryeministri, e bëra për një lek. Por ama të tërë duhet të flasim, jo vetëm unë”. E dëgjoj deri në fund me gjithë të ftohtin në orët e mbasdites. Aty mësova që ai e bënte këtë punë herë pas here jo se do të zgjidhte gjë, por që të dilte e të mburrej para bashkëfshatarëve të tij. Mbasi e bëri “për një lek” kryeministrin, më ftoi për një kafe. E pranova megjithëse isha vonë. Sapo hyn në derë, me duar në xhepa dhe serioz, më kujtoi kryeministrin. “Lopa, pëlliste në ahur për ushqim”! “Lopës, nuk i keni shpënë të hajë?” “Jo akoma, nuk kam patur nge, jam marrë me darkën”! “As darkën nuk e keni bërë ë”, i drejtohet bashkëshortes. “Jo akoma edhe zjarr nuk ka sepse drutë ishin të qullëta (lagura)”. “Hë, as zjarr nuk kemi, po nuk e di ç’keni bërë gjer tani”! “Hë mo, më drejtohet mua”! Megjithëse nuk e njihja bashkëshorten, i them: “Kjo është detyra e “kryeministrit” të shtëpisë, të kërkojë llogari! “Për mua mos e vrit mendjen i them, pa e vazhduar më tej ato që kisha në mendje për t’i thënë, sepse e kam dhe duhet ta mbaj mik. “Unë po largohem i them sepse jam vonë”! Ika, dhe mendoja ato që duhej t’ia thosha: “Fajin e ka kryeministri i cili duhet “ndëshkuar” rëndë për papërgjegjshmërinë e tij, i cili nuk ka ardhur dhe nuk ka marrë masa të sillte ushqim për lopën që pret. Ai nuk ka marrë masa as për të sjellë një plastmas e të mbulonte drutë me plastmasë që të qëndronin të thata e të mos qulleshin nga shiu. Çfarë do t’i kushtonte atij që të merrte me vete disa druçka pishe që zjarri të ndizej kollaj, apo të mbushte ujë në çezmën e fshatit, por i ka lënë të gjitha këto pas dore? “Këto duhej t’ia kishit thënë kryeministrit, desha t’i thosha, sepse këto ju interesojnë dhe më pas, vijnë hallet e fshatit, të rrugëve, të qendrës shëndetësore që i ngjan një kasolleje të ndërtuar qysh në shekullin e kaluar e shumë e shumë të tjera”! Jo duket, por as më shumë e as më pak, në këtë vend, janë të gjithë të një “mase” të gjithë një “prerje”, të gjithë kanë të zhvilluar vetëm “valën” në dhënie për të tjerët dhe askush nuk e kthen njëherë nga vetja. Absolutisht nuk e kam fjalën që qeveria nuk ka faj, ka që çke me të dhe t’i dalë zot vendit. Kërkojnë qytetarët për rritjen e asistencës, apo më keq akoma kur këtë, ia presin me pa të drejtë familjeve në nevojë. Është qesharake të jetosh me një asistencë 7000 lekë të reja, sepse, ky është sistemi qesharak. Por a nuk është më shumë se qesharake që të tërë kërkojnë vetëm asistencën për të jetuar në një kohë që me këtë shumë, mund të shkosh vetëm tre ditë me bukë. A e vret kush mendjen a bën kush përpjekje që të gjejë të paktën një punë që të nxjerrë bukën e ditës, të nxjerri ato minimalet sepse qoftë edhe 1000 lekë të vjetra, që nuk janë asgjë, por nga zeroja, ato janë shumë dhe më keq akoma, kur të rinjtë e kalojnë gjithë ditën në kafene apo të rejat, vajzat që kur e ëma i thotë të fshijë oborrin e mbytur nga “balgat” ajo i përgjigjet: “Ç’ja keni ngenë juve. më keni pyetur ndonjëherë që unë nuk kam Wireless në telefon”? Pa guxo moj nënë e bëji vërejtje vajzës që ka parë Europë! Halle halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngjan. Faji është gjetkë, ai ndodhet diku larg, “jashtë” secilit, ai qëndron i “fshehur” në “vendin e djallit” të cilin të gjithë e kërkojnë, të gjithë e sulmojnë dhe asnjëherë nuk e gjejnë, në një kohë që ai qëndron në ndërgjegjen e secilit dhe qëndron në një “zonë të vdekur” nga syri, nga mendja e të gjithëve dhe nuk “duket”. Do të vazhdojmë siç kemi vazhduar në rrugën tonë të derisotme, duke i kërkuar fajet, duke i drejtuar akuzat dhe sharjet ndaj të tjerëve. Kemi tridhjetë vite që vetëm akuzojmë dhe shajmë. Shajmë kundërshtarin politik e të gjithë së bashku, shajmë atë “qerrata” komunizëm që “na la kaq prapa” në një kohë që komunizmi dhe partia shtet, na la shumë herë më mirë nga “jeniçerët” e këtij sistemi që komunizmit, i marrin të keqen dhe duke i hequr “ujin e fëlliqur”,ai “foshnjën” e la të “shëndetshme” sipas mundësive që kishte dhe këtë, ua “dorëzoi” të “babëziturve” që nuk kanë ngopje. Faji është i të gjithëve që mundohen ta gjejnë tek të tjerët, është i “Tirepartive”, i Institucioneve “Alldervisha” dhe mbi të gjitha, i sistemit “Allishverish”! Këto, i kanë infektuar keqazi qytetarët që edhe ata, si janë mësuar në këta tridhjetë vite, e kanë të vështirë që të ulin kokën për punë...