BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Të injorosh Kushtetutën, që në “Preambulën” e saj!

Të injorosh Kushtetutën, që në “Preambulën”

Dhe këtë e bëjnë socialistët, autorët e hartimit të Kushtetutës së Republikës dhe miratimit me referendumin e vitit 1998. Kjo nuk është sajesë “kazani”, siç ka dëshirë të artikulojë herë pas here kyeministri, por deklarim i qartë i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla, mbështetur edhe nga ministri për Diasporën, Pandeli Majko. Dy tre ditë mbas zgjedhjeve politike në Republikën e Kosovës, gazetarët e “Euronews”, iu drejtuan me mikrofona dhe pyetje fituesit të këtyre zgjedhjeve, kryetarit të VV, zotit Albin Kurti. Pyetjes së gazetarit, nëse vijon ta ketë në program bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, Kurti iu përgjigj qetësisht: “Nëse do të bëhej një referendum për këtë problem, unë do ta votoja pa hezitim”. Ende pa u fiksuar në lajme kjo përgjigje e shkurtër, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, nëpërmjet mikrofonave të televizioneve të tjera, reagoi duke deklaruar: “Qëndrimi i Partisë Socialiste lidhur me këtë çështje mbetet i pandryshueshëm. Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen vetëm në Bashkimin Europian”. Dy ditë më vonë, shokut Taulant do t’i vinte në mbështetje ministri për Diasporën, Pandeli Majko, i cili, në një intervistë dhënë Tv Euronews Albania, “i tërheq vëmendjen Kurtit”, të mos e ngacmojë këtë problem që bie ndesh me vendimet e ndërkombëtarëve. “Unë mendoj se z. Kurti, nuk ka pse krijon lidhje të natyrave të çuditshme me ide që kanë ekzistuar në shekullin e kaluar, e kam fjalën në vitet ‘80 e ‘90 për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”. Përforcimi që i bën ministër Pandeliu, sekretarit të partisë së tij, na tregon tashmë se jo vetëm partia, por edhe qeveria e socialistëve, e kanë hedhur në Lanë Preambulën e Kushtetutës, që patën miratuar me bujë e tamtame të mëdha në vitin 1998. Në Preambulën e Kushtetutës, janë shënuar gjashtë pika, që përbëjnë dhe “palcën” e saj. Në njërën prej këtyre pikave, thuhet tekstualisht: “Me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar”. Hartuesit e Kushtetutës, ku ishin edhe Taulanti e Pandeliu, kur vendosën këtë pikë, kishin parasysh aspiratën shekullore të shqiptarëve, materializuar në përpjekjet vigane rë rilindasve tanë për bashkimin e kombit, të copëtuar nga fuqitë e mëdha në pesë shtete të ndryshme. Ky formulim u bë në vitin 1998, kur BE ishte tashmë një institucion i konsoliduar dhe shqiptarët me politikanët e pushtetarët e tyre, kishin plot tetë vjet që thërrisnin, “E duam Shqipërinë si Europa”! Në këto kushte, Kushtetutë-hartuesit, shumë mirë mund të kishin shkruar në Preambulën e saj, se “Bashkimi Kombëtar do të ndodhë kur të bëhemi anëtarë të BE-së”. Nisur nga ky fakt, për çështjen në fjalë mbeten dy rrugë: Ose Kushtetuta duhet të korrigjohet në “Kreun” e saj, ose Taulanti dhe Pandeliu i socialistëve duhet të dalin nga “livadhi” “pa bar” i deklarimeve dhe të pranojnë të shkruarat e Kushtetutës, të cilat nuk janë paçavure të fushatave elektorale, por program aktual dhe perspektiv i jetës së shqiptarëve në trojet e tyre të lashta. Çështja e Bashkimit Kombëtar, siç dihet nga të gjithë, ka qenë e mbetet aspirata kryesore e shqiptarëve, të paktën që nga Lidhja e Prizrenit e vitit 1878. Pas çlirimit të Kosovës në vitin 1999, kjo aspiratë ishte më tepër se kurrë afër realizimit. Nëse ato ditë të fitores, do të bëhej një referendum, zor se gjeje ndonjë shqiptar në Shqipëri apo Kosovë që të mos e votonte bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ndërsa sot pas 21 vitesh nga ajo ditë, fatkeqësisht përqindja e nxjerrë nga testimet ka rënë në shifrën 60-65%. Pse kjo rënie e dëshirës së një kombi unik në gjuhë, në tradita dhe në territor, për të jetuar në një shtet të vetëm? Dy janë arsyet kryesore të kësaj rënie: Veprimtaria e fshehtë, por dhe e hapur e agjenturës politike serbe dhe e dyta: Më e pakta që mund të thuhet, negligjenca e politikanëve tanë, këtej e matanë kufirit artificial shqiptar-shqiptar. Pjesë e propagandës gënjeshtare, që e kanë nxitur armiqtë e përhershëm të Shqipërisë dhe e kanë “asimiluar” politikano-pushtetarët tanë, ka qenë dhe është ende varianti se “Bashkimi Kombëtar”, qoftë edhe i Kosovës me Shqipërinë, do të ndodhë pas futjes në BE. Këtij varianti të “bashkimit”, që Taulanti dhe Pandeliu e deklarojnë si qëndrim të partisë së tyre, unë do t’i vija përballë përvojën e historike: Shqiptarët, dy herë provuan (më saktë u detyruan) të integroheshin në perandoritë e kohës, atë romake dhe otomane. Madje arritën dhe qendrat e tyre me poste, gjer tek ajo e perandorit, apo vezirit, pa zënë në gojë postet ushtarake. Por kur këto perandori ranë, ato ruajtën qendrat e tyre, duke shitur anët (ku ishin trojet e shqiptarëve), të cilat u bënë plaçkë e ndërluftuesve. Madje, me rënien e perandorisë otomane, shqiptarët përfunduan në pesë shtete të ndryshme. Pasojat e këtij copëtimi të dytë, ne po i vuajmë prej plot 143 vite (1878 – 2021). Tani le të vijmë tek perandoria e sotme, me emrin zyrtar “Bashkimi Europian”. BE-ja, pavarësisht pelerinës blu me yje të bardhë që ka veshur, është një perandori në formim e sipër, e cila siç ka një kulm, do të ketë edhe një zbritje gjer në rënie. Dhe kjo rënie do të ndodhë shumë më shpejt se rënia e simotrave të saj të kaluara, sepse sot jemi në kohë moderne, ku ndryshimet vijnë rrufeshëm. Nëse ne do të veprojmë ashtu siç na thotë Taulanti i socialistëve dhe sivëllezërit e tij në PS, apo të subjekteve të tjera politike, të shpërfytyruara nga shqiptarizmi, atëherë me ne shqiptarët do të përsëritet cikli i dy perandorive të mëparshme. Më konkretisht, kur të bjerë BE-ja dhe kjo do të ndodhe një ditë, atëherë Kosova, apo shqiptarët që ndodhen në Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut, me apo pa dashje, do të rikthehen në strukturat shtetërore të para integrimit në BE. Ose akoma më keq, do të detyrohen të rikthehen në një “Jugosllavi të tretë”, si në vitin 1878, dhe në vitin 1913. Se, kur prishet “Kasollja”, bujtësit e saj rrëmbejnë secili ndonjë material dhe ikin për të ngritur kasollen e tyre. Sasia e “rrëmbimit” varet nga forca e bujtësit. Nuk besoj se në rastin hipotetik të shembjes së “kasolles” së BE, ne shqiptarët të jemi më të fortët midis bujtësve. Nga ana tjetër, Europa është e sigurtë se do të veprojë me shqiptarët, si në rastin e rënies së Perandorisë Otomane në vitin 1878.

Me siguri, ndonjë lexues i “kualifikuar”, apo politikan i konvertuar nga nacionalist në globalist, përveç teorizimeve për kohët moderne, do të më përmendë edhe pamundësinë e realizimit të Bashkimit Kombëtar përpara hyrjes në BE, qoftë edhe të një pjesë të këtij bashkimi, siç është unifikimi në një shtet i Kosovës me Shqipërinë. Kjo vështirësi njihet dhe për momentin mund të rezultojë e pakapërcyeshme. Por ne kemi një mundësi tjetër, që do të hidhte themele të sigurta për suksesin e bashkimit kur të integrohemi në BE. Kjo mundësi është: Përpara se të integrohemi zyrtarisht në BE, le të integrohemi mes vetes. Kombi ynë ka shekuj që jeton i ndarë në shumë shtete dhe ndonëse ka ruajtur me fanatizëm gjuhën, traditat dhe vendbanimet e tij në trojet amtare, në shumë fusha të jetës ka krijuar edhe diferenca. Këto diferenca duhen eliminuar përpara se të shkojmë në BE. Ne, e dimë nga historia, që Lidhja e Prizrenit u shtyp me dhunë dhe gjak nga ndërluftuesit e Ballkanit e të Europës, në momentin që “i sëmuri i Bosforit” po jepte shpirt. Po ashtu edhe Pavarësia e shpallur, por e pakonsoliduar ende më 1912, pas një viti u përgjysmua në territor, pikërisht prej Europës, ku kërkojmë të hyjmë “për të realizuar bashkimin tonë kombëtar”! Nisur nga këto mësime të historisë, pse të mos e realizojmë “Lidhjen e Prizrenit”, përpara se kjo “sëmundja bosforiane” t’i afrohet BE-së?! Që nga viti 1999 e gjer më sot, për rreth 22 vjet, koha ka punuar për ne shqiptarët, por ne nuk kemi ditur ta administrojmë atë si duhet. Përgjegjësia këtu është e politikanëve dhe pushtetarëve, që kanë kullandrisur punët tona. Pushtetin që u ka dhënë populli, nuk e përdorën për interesat e popullit, por për interesat e tyre. Nuk po i akuzojmë ata se nuk sollën parajsën, por shumë gjëra të integrimit mes shqiptarëve, veçanërisht midis Shqipërisë dhe Kosovës, do të kishin arritur parametrat më të lartë dhe referendumi i mundshëm për bashkim kombëtar, do t’i afrohej shumë 100 përqindëshit. Por kjo nuk ndodhi e nuk po ndodh. Madje, për ironi të fatit, kur shqiptarët e Kosovës e të Shqipërisë mendonin që pas “traut” të serbit, të hiqnin edhe atë të Euleksit në Doganën e Morinit, shtetarët e Shqipërisë, ngritën aty “traun e taksës” për Rrugën e Kombit. Deklarata e Taulant Ballës, se çështja e Bashkimit Kombëtar do të zgjidhet pasi të futemi në BE dhe deduksioni i Pandeli Majkos, se Bashkimi Kombëtar është ide e shekullit të kaluar, nuk na çudisin. Nuk na çudisin, sepse si Taulanti dhe Pandeliu kanë manifestuar edhe herë tjetër perversitete për çështjet tona themelore. Jo më larg se në vitin 2016, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, në replikë me Ben Blushin, që gatitej të braktiste partinë në fjalë, deklaruan pa iu dridhur qerpiku, se “Mes Shqipërisë dhe Partisë Socialiste, ne zgjedhim partinë”! Ndonëse personazhet e shkrimit tim janë dy figura të rëndësishme të PS-së, askush nuk mund t’i bëjë fajtorë ata dhe shokët e tyre të partisë, për pamundësinë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Nuk i bëjnë fajtorë, sepse ata dhe gjithë politikanët tanë aktualë të të gjithë ngjyrave, nuk kanë as kërçik, e as bythë, të realizojnë bashkimin kombëtar, pa lejen e “dajallarëve” euroatlantikas. Koha e burrave të tillë, si ajo e Enver Hoxhës, përkohësisht ka perënduar. Momentalisht ne jetojmë kohën e burrave të tredhur, ose thënë më butë, e burrecëve. Megjithatë, një gjë duhet ta dinë: Nëse nuk kanë burrni t’i dalin para hasmit dhe të madhit, të paktën të kursejnë fjalët e deklaratat që shkojnë në favor të tyre dhe në dëm të atdheut.

Do ta mbyll shkrimin me një episod nga filmi “Oshtimë në bregdet” (Familja e Peshkatarit): Personazhi i filmit, Jonus Bruga, i bërë vrer nga sjelljet e djalit të madh, Selimit, në një moment, kur ky i fundit po debatonte me vëllanë e tij për çështje të LANÇ, e ndalon dhe i drejtohet (Selimit): “Ti, nuk don njeri, përveç vetes... Dëgjo këtu mua mos më duaj, as këtë qyqe (tregon me gisht gruan e tij dhe nënën e Selimit), që u gdhi gjer sa të rriti ty. As nënën tënde o haram... Por Shqipërinë ta duash! Dëgjon?! Ta duash! S’ka rrugë tjetër në do të rrosh me nder”. Kjo thirrje nuk është vetëm për “Selimët”, por për gjithë vëllezërit e tij shqiptarë! Të thjeshtë apo politikanë e pushtetarë qofshin!