BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Opinion / Editorial

Të integrojmë më mirë Europën në Shqipëri

Të integrojmë më mirë Europën në Shqipëri

Kemi qysh nga vitet 1990-të që kërkojmë të integrojmë Shqipërinë në Europë. Kjo është karota e çdo fushate të partive politike. Dhe fatkeqësisht Europa pas refuzimit të fundit për hapjen e negociatave na duket më e largët se kurrë. Pa mohuar problematikat tona të shumta me standardet e reformave dhe implementimin e demokracisë, kjo mbetet thelbësisht çështje e gjeopolitikës. Ashtu si edhe integrimi në NATO. Vetë fakti se Serbia që përgjaku Ballkanin shihet më favorite në çdo aspekt flet qartë për këtë, për ringjizjen e aleancave të vjetra nga ana e të mëdhenjve në rindarjen e zonave të influencës. Edhe i ashtuquajturi Mini-Shengeni Ballkanik u gatua në Beograd. Me problematikat që sot ka vetë BE-ja, mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve anëtare dhe me Brexit-in anglez, ka të ngjarë që pas disa vitesh të mos ekzistojë më si projekt, apo të modifikohet në atë farë feje sa që të mos e njohin as vetë ata që e gatuan. Në këtë kontekst jo shumë entuziast, duhen rishikuar prioritetet, alternativat. Ngjan paradoks, por personalisht dhe në mënyrë alegorike, do sugjeroja që Evropa të integrohet në Shqipëri! Në kuptimin që Shqipëria i ka të gjitha potencialet, resurset për t’u zhvilluar në një kohë relativisht jo të gjatë, për të mos qenë e varur nga askush. Zhvillim që sheh nga “brenda-jashtë” dhe jo e kundërta. Jemi vendi i tretë në botë për frymë popullsie për sasinë e ujërave për frymë, kemi klimë për t’u pasur zili, ku 300 ditë janë me diell, një vijë bregdetare të konsiderueshme për turizëm (pa llogaritur atë malor) dhe transport mallrash, tokë bujqësore dhe blegtorale me rentabilitet, që me politika agrare të mirëstudiuara dhe kredi të maturuara mund të konkurrojnë rajonin. Meqë jemi këtu, bujqësia ka mbetur peng i ligjit 7501 dhe mentalitetit të mbajtjes së pushtetit (votave lokale -qendrore) duke mos vendosur rentën për tokën, gjë që do ta nxiste fshatarin ta bënte të gjithë sipërfaqen të punueshme, ta fuste në kushtet e ekonomisë së tregut, ku të falimentuarit kthehen në argat (krah i lirë) në fermat e atyre që janë të suksesshëm, njësoj siç ngjau me punëtorët në zonat urbane pas shkrehjes së uzinave, fabrikave, kantiereve të ndryshme. Pra, për ta nxjerrë nga kolapsi, ku sot punon ngastra të vogla për interesin familjar dhe nuk e konsideron tokën si pasuri kombëtare që duhet të gjenerojë zhvillim. Në vijimësi, kemi një popullsi të re në moshë, vitale, që zotëron gjuhë të huaja e mund të afeksionohet kollaj me teknologjinë dhe të rejat e shkencës. Imediate është mirëarsimimi, rritja e cilësisë. Jo masivizimi, por përkrahja e individualiteteve, krijimi i strukturave, hallkave që përzgjedhin talentet në çdo fushë, i mbështesin financiarisht dhe ndjekin hap pas hapi ecurinë e tyre. Zërat në buxhetin për arsimimin në vendet e mëdha të industrializuara janë gjithnjë në rritje. Kjo do frenojë edhe rrjedhjen e trurit, një dëm i pallogaritshëm i yni, pasojat e të cilit do ndihen në vitet dhe dekadat e ardhshme. Që pas vitit 1990, kemi një fluks emigracioni diku tek një milionë, që gjithmonë kanë dërguar valutë (pavarësisht sasisë) dhe nuk na kanë kërkuar asgjë në këmbim. Po t’i shtojmë kësaj edhe numrin e të moshuarve, të sëmurëve kronikë, fëmijët, pjesa që mbetet dhe kërkon të “punësohet” këtu, mbetet diçka mbi një milionë. Pra, megjithë ç’përmendëm, kjo duhet të ishte diçka e tejkaluar. Dhe nëse renta për shumë vite nuk do ishte në nivele të krahasueshme me atë të vendeve të zhvilluara, shumë shqiptarë do preferonin të hanin bukën në vatrën e tyre. Ajo që përbën emergjencë është lufta kundër korrupsionit, një sistem drejtësie funksional, institucione model, zbatimi i parimit të meritë-preferencës larg militantizmit partiak. Kjo përbën edhe zgjidhjen e “detyrave të shtëpisë” që na kanë vënë BE-ja dhe ndërkombëtarët në përgjithësi. Çka varet katërcipërisht nga ne, është çështje vullneti, predispozicioni dhe dakordësie. Dhe ezauron kurbën e integrimit, e zbret në nivel më bazik (nevojë, opsion, aspirat apo domosdoshmëri), e lë të hapur edhe si mundësi referendare.

Nga Luan KURTI