BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Të jesh trashëgimtar i traditës pozitive, nuk do të thotë se je anakronik

Të jesh trashëgimtar i traditës pozitive, nuk do të

Miku im pensionist, që ka qenë oficer dhe është rritur me një disiplinë të fortë e një jetë përgjithësisht të ashpër, nëpër dasma kërcen vetëm valle dyshe me daulle, ose nuk ngrihet fare. Kur ulet në sofrat e gëzimit dhe ua thotë me shpirt atyre këngëve të vjetra tërë nerv burrëror e patriotik si, “ke leu dielli, perëndoi hëna/theren burrat si kurbana”, apo “ndalu hasëm se këtu ka burra/ta shtrojmë vendin pllam me plumba”, duke e mbyllur si zakonisht me vargjet e këngës kundra pleqnisë se “robi s’plaket kur vjen mosha /robi plaket kur do vetë”, jo vetëm të moshuarit, por edhe të rinjtë i ulen pranë, e ca mundohen ta ndihmojnë me zërin e tyre, e ca të tjerë heshtin e dëgjojnë plot seriozitet. Janë valle me taban e këngë që nuk kanë vetëm figuracion emocionues e simbolikë të fuqishme, por përcjellin edhe kulturë, traditë, histori, burrëri e frymëzim. Kur ulet në biseda me mosha të ndryshme, ish oficeri përmend shpesh edhe disa gjëra të mira të socializmit, si rregullin e disiplinën, respektin reciprok e sedrën burrërore, por edhe kritikon shumë gjëra të atij sistemi, ashtu siç nuk pajtohet me mjaft prapësira të kësaj kohe që e quajmë demokraci. Mirëpo nipi, që ka jetuar këtë periudhë tranzicioni jashtë shtetit, e që është kthyer këto muajt e fundit, shpesh bën debat të ashpër me të, duke e quajtur anakronik, anadollak, nostalgjik i së kaluarës. Edhe në gëzimin që patën kohët e fundit, përsëri debati dajë e nip ishte i ashpër. “Sa anakronik që je o dajosh –nisi vërejtjen nipi. Akoma kërcen valle me daulle si në kohën e qepës. Këngët që pëlqen janë të mesjetës, ora të ka mbetur tek rregullat e Enverit. Merr gazetën dhe lexon vetëm ata artikuj që kanë të bëjnë me historinë, traditën e politikën. Behu pak më modern, kuptoje kohën”. “Ti nipçe dhe disa shokë si puna jote, jeni bërë servilë të kohës-nisi argumentimin qetë e thjeshtë dajo. Për çdo gjë të mirë apo të keqe që ndodh, thoni shkurt: “i ka ardhur koha”! Koha nuk e sundon njeriun, por njeriu e vë kohën në dispozicion të tij. A je në gjendje ta nënshtrosh kohën e ta bësh historinë ashtu siç është realisht, jo ta deformosh, por të harmonizosh traditën me të sotmen. Ti, që më quan mua anakronik, nuk je në gjendje të bësh as dallimin midis anakronikut dhe trashëgimtarit- vazhdon dajo, e të gjithë e dëgjojnë. Anakroniku është kundra kohës, mundohet të pengojë rrjedhën e natyrshme të saj, depërtimin e normave e sjelljeve të reja që janë të nevojshme, kurse trashëgimtari e do modernen brenda caqeve të saj, por ama ruan e përcjell nga e kaluara atë që është e mirë, e kulturuar, e ndershme dhe që i shërben zhvillimit të modernes. Unë mundohem të ruaj vijueshmërinë e traditës së mirë në rrjedhën e kohës moderne dhe them se kështu bëjnë shumica e shqiptarëve. Tjetër është të jesh anadollak e tjetër të jesh nostalgjik për të bukurën, apo të mirën që nuk e ke shfrytëzuar sa duhet, sepse nuk i ke patur mundësitë. Tjetër është injoranca, primitivizmi e tjetër është nostalgjia njerëzore për të mirën. Kishim një shtëpi të bukur në fshat, dy katëshe, ndërtuar me gurë të gdhendur me dritare të vogla, të harkuara nga ana e sipërme, shkallët ishin të drunjta, tavani gjithashtu po prej druri. Të kënaqte me aromë pylli e ngrohtësi njerëzore. Brenda, si në dimër e në verë, kuqëlonte zjarri bubulak. Po sot, o nipçe, a nuk po i kthehen shumica po asaj tradite. Dikur kuzhinën e kishim ndërtuar me mur guri, në njërën faqe të murit varnim sofrën e bukës, përballë kishim oxhakun dhe vargun ku vareshin kusitë. Shikoji sot shumicën e lokaleve, a nuk po imitojnë kuzhinat tona të dikurshme. Oda e pritjes ishte shtruar me qilima, e mbi to hidheshin postiqet e deles, oxhaku me gur të gdhendur për merak, hijeshonte në ballë të dhomës. Shikoji sot, a nuk po i rikthehen atij komoditeti të dikurshëm dhomat e qytetarëve modernë. Biles edhe në turizëm, edhe tek Rogneri ke të tilla anekse shtruar me qilima dhe postiqe. Atëhere të gjithë këta, sipas teje t’i quajmë anakronikë, injorantë, që nuk e kuptojnë kohën. E ke gabim shumë nipçe. Mëso ta shijosh modernizmin nëpërmjet afeksioneve të së kaluarës. Pse, gjithë këtë ringjallje të traditave të vjetra që nuk u humbet vlera kombëtare asnjëherë, si t’i quamë injorancë e anakronizëm? Biles, mirë thonë se moda e re nuk është gjë tjetër, veçse përsëritje e së vjetrës”.

Kjo bisedë në formë debati midis dajës dhe nipit, në një ambient publik, mu duk me vlerë dhe më nxiti të bëj këtë shkrim, si thirrje për ruajtjen e një raporti të drejtë midis tradicionales dhe modernes, që të kuptohet drejt nga të rinjtë e t’i shërbejë më së miri kulturës së zhvillimit. “Atdheu shkatërrohet-thoshte Balzaku -kur shkelen me këmbë etërit”. Pra, tradita janë etërit dhe gjyshërit, këngët dhe vallet, dasmat dhe vdekjet. Nga fundi i viteve ’80, disa krijues që u vetëquajtën modernë, u munduan t’i kundërvihen letërsisë së traditës, sidomos poezisë duke lënë në harresë sonetin, testinën, trioletin, hajkun e rimën tetëshe, por në fakt nuk qullosën gjë se një traditë e tillë nuk zhbëhet kollaj, pasi ajo i ka rrënjët që tek Homeri, Anakreonti e Safo, Fishta e Naimi, dhe kështu ata mbetën po anonimë. A mund të quhet anadollak e kundra rrjedhës së kohës sot një që bën një dasmë të thjeshtë, me daulle e currla të kombinuara edhe me orkestrën moderne. Ka gjë më të bukur se kombinimi i traditës me modernen, i folklorit tonë të mrekullueshëm me instrumentet popullorë të kohës. Të ndalemi pak vetëm tek kërcimi i valles dyshe. Sa kolorit temp e burrni ka në interpretimin e saj. Ajo përcjell ndër breza rregull, disiplinë, burrëri e besë. E si mund ta quash anakronik një ish oficer që kërcen me aq mjeshtëri vallen dyshe, apo një gjysh 70 -vjeçar, i cili ndoshta mezi hedh këmbët në rrugë, por ama në vallen dyshe bëhet me fletë! Gjatë rregullit në kërcim shprehet edhe një farë kulture e respektit për moshën e kontributin familjar, por mbi të gjitha duhet vlerësuar e respektuar talenti i atij që merr përsipër të kërcejë vallen. E kjo shkëlqen vetëm në vallen dyshe. Dikur në dasma, rrallë ngriheshin të gjithë në ato vallet rrethore që i quanin “saramaçe”, e kërcenin sipas një melodie, pavarësisht se padija e tij që nuk dinte të hidhte këmbët, mbulohej nga ata që tërhiqnin vallen me talent. Tradita është një gjë e bukur dhe ajo merr akoma më shumë vlerë kur kombinohet natyrshëm dhe estetikisht me modernen. A nuk është diçka e bukur, që nuset nga transporti me kalë për në derë të dhëndrit, u ngjitën në “Benz-a” luksozë e gjer në avionë, tani përsëri po rikthehen tek pajtonet. Ne nuk duhet të marrim nga tradita e dasmave tona, apo e ceremonive përkujtimore shpenzimet e mëdha. E çfarë kuptimi ka një dasmë, ku shpenzohen miliona, apo në një drekë përkujtimore ku bëhen shpenzime që e kalojnë një dasmë të zakonshme. Traditë e respektueshme , humane, është pjesëmarrja e sa më shumë njerëzve në varrimin e të ndjerit,e cila me keqardhje duhet thënë se po zbehet. Një zviceran, para ca kohësh u ndodh në fshatin tim, kur kishte bërë një vaki. Tek pa gjithë atë grumbull njerëzish që shoqëronin xhenazen, i habitur pyeti se ç’kishte ndodhur, duke pandehur për protestë e miting. Dhe kur ia sqaruam arsyen e atij grumbulli të madh njerëzish, nuk i mbajti lotët. “Ja një mrekulli njerëzore, që nuk ndodh tek ne –mërmëriti ai. Këtu sot mësova se ç’do të thotë të jesh njeri e respekt njerëzor. Atje në vendin tim nuk ndodh kështu, nuk është kurrë ky ngushëllim e kjo ngrohtësi njerëzore. Ceremonitë bëhen ftohtësisht në kishë e pastaj shërbimet funerale të çojnë në varr. Më shumë se dhembja për të vdekurin, tek ne vret ftohtësia e njeriut”! Qëndrimi i tij ishte më shumë se sa vlerësim për një traditë e ndjenjë shqiptari, që jo vetëm duhet ruajtur, por duhet zhvilluar më tej. Mos vallë është anakronizëm të respektosh të moshuarin e të mos flasësh shumë para tij!? Mos vallë është modernizëm t’i thuash nënës “plakë”, apo babait t’i drejtohesh “o plako”, sikur me qenë një jabanxhi fatkeq! E kaluara, që s’kthehet më duhet respektuar për çdo gjë të mirë. Nëse vrasim të kaluarën me kapriçot e modernizmit, atëhere kemi mbyllur rrugët e së ardhmes sonë.

Nga Ramazan SHERJA