BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Të jetosh ditët e pastërmetit

Të jetosh ditët e pastërmetit

Kaluam një tragjedi të madhe, me humbje jetësh e materialesh, që nuk përshkruhen dhe as nuk harrohen lehtë. Kushdo ndien dhimbje, por jo si ata, që u ra në kokë kjo fatkeqësi e rëndë. Jeta do të rifillojë, dielli do të lindi si zakonisht, përsëri fëmijët do shkojnë në shkollë e njerëzit në punët e tyre të përditshme, por ata që humbën të afërmit, gjakun e gjakut të tyre, nuk do të harrojnë kurrë tragjedinë e 26 nëntorit. Kujtesa, ndoshta do ta përcjellë atë dhimbje të madhe edhe ndër brezat pasardhës. Ndaj është detyrë e të gjithëve, por sidomos e shtetit, që në ditët e muajt që do të pasojnë, të bëjnë gjithçka që ta zbusin sa më shumë dhimbjen e tyre të madhe, e të papërballueshme për çdo zemër njerëzore. Po, a do të jemi të zot, që ditët e pas tërmetit, t’i jetojmë e t’i përcjellim po me atë solidaritet e qëndrueshmëri, humanizëm e bashkëpunim, që manifestuam në ato ditë tragjike të fund nëntorit? I kemi mundësitë. T’i lëmë sherret e grindjet mes njëri-tjetrit, të kujtohemi edhe një herë, se nuk jemi të përjetshëm këtu në këtë botë, ndaj të bashkëpunojmë e të ndihmojmë shqiptarçe, e të bëjmë më të mirën e më të pranueshmen që jeta shqiptare e tronditur, t’i kthehet sa më shpejt normalitetit. Duhet patjetër që çdo gjë që humbën vëllezërit tanë nga kjo fatkeqësi e natyrës, me përjashtim të jetëve njerëzore, t’i rikuperojmë siç ishin, e jeta të rinisë aty ku u ndal e të vazhdojë si më parë. Shumë gjëra varen në dorën tonë, përveç jetëve njerëzore, që e ka në dorë vetëm ai që ua ka dhënë ato. Prandaj të mos bëjmë sikur harrojmë, se fatkeqësi natyrore do të ketë, e ato nuk na pyesin ne kur bien, por të fillojmë rikuperimin e çdo humbjeje, duke nxjerrë dhe përgjegjësitë përkatëse. Është e domosdoshme të diferencohen përgjegjësitë subjektive, që për arsye abuzive e korruptive morën jetët e 51 njerëzve, duke qenë në hallin e tyre, nga gabimet njerëzore e pasojat objektive të tërmetit. Gjithë kjo dhimbje tragjike nuk duhet të mbesë thjesht statistikë, për t’i treguar njëri- tjetrit e botës, se jemi solidarë, por të kthehet në një apel të fuqishëm për shtetin dhe çdo përfaqësues të biznesmenëve ndërtues, që të përgjigjet ligjërisht kushdo që është fajtori. Së pari duhen shmangur nga ekranet televizive, nga shtypi dhe bisedat e përditshme komentet që mbajnë ndezur tronditjen dhe psikozat rrëqethëse të tërmetit. Duhet krijuar një mjedis optimist, që njerëzve t’u hiqet stresi i krijuar. Nuk ka pse të ndeshim më në media, ende biseda e intervista që dashje e padashje mbajnë gjallë atë atmosferë të zymtë të atyre ditëve tragjike. Ka akoma gazetarë të veçantë të medias që ndërtojnë intervistat e tyre me pyetje të tilla si: Ku ishe ti ku ra tërmeti, si e përjetuat tërmetin në familje? Ç’bënë fëmijët atë natë të tmerrshme, si reaguan? Dhe pas këtyre pyetjeve, të intervistuarit nisin të tregojnë historira plot tmerr, duke shtuar dhe ca nga vetja, se si kanë ulëritur, si kanë dalë zhveshur nga dhoma, se si fëmijët janë ngritur nga krevati të tromaksur e u janë hedhur në krah, si kanë parë të afërmin e tyre të shtrirë nën rrënoja e të tjera si këto, që nuk bëjnë gjë tjetër, veçse mbajnë gjallë makthin e makabritetin. Në rrjetet sociale hasim deklarime të tilla si: “ Është bërë katastrofë e pandreqshme”, “Ka dhe më viktima të pagjetura”, “Këtu nuk jetohet më, duhet ikur të shpëtojmë kokën”, “ Kemi parë e po shohim tmerrin me sy”. Plakat e lagjes, akoma dalin në ballkone me sabah dhe gërricin faqet duke klithur: “Qyqja, medet ç’është bërë! Vdiq edhe një tjetër! Medet, u shuan familje e do të shuhen dhe të tjera, do bëhet qameti o njerëz!” e të tjera klithma si këto, duke harruar se fëmijët që janë në rrugë e në oborr, i lënë lodrat e vrapojnë të frikësuar në shtëpi. Disa na kujtojnë tërmetet e 1967 dhe 1979 dhe më tepër tregojnë tmerrin që përjetuan ato ditë, se sa mobilizimin dhe solidaritetin e madh shqiptar, me të cilët u përballuan ato dy tërmete të fuqishëm. Është momenti që kudo të krijojmë një mjedis solidar, optimist, frymëzues, rezistent, duke treguar se jemi në gjendje të përballojmë çdo vështirësi që mund të na bjerë, mjafton të jemi bashkë. Së dyti duhet bërë një evidentim i saktë i të gjitha dëmeve njerëzore dhe materiale të shkaktuara duke u dhënë një ndihmë korrekte e të sinqertë, pa “o burra”, kryesisht nga shteti, por edhe nga gjithë shoqëria. Familjet që pësuan humbje në njerëz, të mbijetuarit e kësaj tragjedie, duhet të jenë primare në vëmendjen e shtetit e shoqërisë, me planifikime të sakta, jo vetëm këto ditë, por përjetësisht. Ata duhet të gëzojnë një status të veçantë e nuk duhet të ndjejnë mungesa në financim, strehim, punësim e shkollim. Vetëm kështu do t’ua zbusim sado pak dhimbjen e madhe të shkaktuar nga fatkeqësia natyrore. Duhet sidomos një kontroll i rreptë dhe menaxhim perfekt në administrimin dhe shpërndarjen e ndihmave financiare dhe materiale, që ata të shkojnë vërtet tek ata që janë në nevoja emergjente, sepse nuk janë të paktë zërat që flasin për abuzime. Duke bërë evidentimin e të gjitha humbjeve njerëzore e materiale, të bëhet patjetër edhe një hetim tërësor nga ekspertë ligjorë lidhur me shkaqet e këtyre dëmeve dhe shkaktarët të mbajnë përgjegjësinë e duhur morale e penale. Së treti duhet bërë një ekspertizë e saktë ligjore e gjithë banesave ekzistuese, në gjithë Shqipërinë, por sidomos në tre qarqet që u prekën më shumë nga tërmeti, me qëllim që të vërtetohet qëndrueshmëria e tyre, që të mos na humbin më jetë njerëzore. Përvoja e 21 shtatorit, sidomos për Thumanën është e hidhur. Të gjithë shqiptarëve të tronditur, që jetojnë në pallatet e ndërtuar nga ndërtues të panjohur, u duhet dhënë garanci për banueshmërinë e tyre. Së fundi politika duhet bëhet sa më njerëzore, bashkëpunuese, arsyetuese, por jo sentimentale ndaj shkelësve të ligjit, duke shfrytëzuar të gjitha potencialet për të rikuperuar gjithçka që është e mundur e për të krijuar të gjitha hapësirat për të ecur përpara. Bota ka përjetuar tragjedi edhe shumë më të mëdha dhe i ka kapërcyer, jo vetëm në saj të solidaritetit social, por edhe të tolerancës, konsensusit e bashkëpunimit politik. Nuk është koha për të përfituar kredibilitet politik me fatkeqësitë, as për t’u mburrur se “a u thashë unë”, e të profetit se “e dija unë, kështu do të ndodhte”, as për të gjurmuar me mikroskop ndonjë vogëlsirë apo deklarim pasionant, se jemi në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, e shumë gjëra edhe falen. Është koha të shikojmë përpara. Kokën pas duhet ta kthejmë vetëm për një gjë: të ndëshkojmë ata që patën mundësinë për ta parandaluar katastrofën njerëzore e materiale dhe me dashje apo padashje, nuk e ndaluan atë. Kurse për gjithçka tjetër që iku, as duhet të qajmë dhe as të mbajmë ndezur trishtimin, se asgjë nuk rikthejmë më. Të përpiqemi të krijojmë një mjedis që të jetë burim frymëzimi, të rinisin aktivitetet, koncertet, të rinisin punët e të rifillojnë shkollat me zërat gazmorë të vogëlushëve, duke dhënë mesazhin e madh për të gjithë, se jeta prapë vazhdon dhe ajo e meriton plotësisht të jetohet. 

Nga Ramazan SHERJA