BREAKING NEWS

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia, zjarrfikësit shpëtojnë mrekullisht...

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia,
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë për ish-efektivin e policisë: Na del të jetë...

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset
x
BREAKING NEWS

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit
x
BREAKING NEWS

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës dosjen e spiunit, dekretimi i Begajt, flirtet me Ramën dhe ambasadoren Kim xhindosën kreun e “Foltores”

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës
x

Opinion / Editorial

Të kaluarën e errët nuk mund ta fshehësh me zhurmë politike

Të kaluarën e errët nuk mund ta fshehësh me zhurmë

Cilido personalitet apo  njeri i thjeshtë, i akuzuar me të drejtë apo jo, nuk e ka pranuar sinqerisht prapësinë e tij. Kështu ndodhi edhe me ish presidentin Meta,të cilit iu hap dosja si spiun  i Sigurimit të Shtetit. Ai ,në vend që tu drejtohej organeve të drejtësisë, të vërtetonte ligjërisht pozicionin e tij në të kaluarën, doli në disa konferenca shtypi, duke u vetëdeklaruar se ”është e do të jetë gjithmonë i pastër në ndërgjegjen dhe të vërtetat e tij” dhe  anatemoi ashpër Autoritetin e Dosjeve dhe Kryetaren e Parlamentit. A është apo nuk është Ilir Meta spiun i sigurimit të shtetit, është gjë që do të vërtetohet,por disa fakte flasin në disfavor të tij:

 1. Së pari  Autoriteti  i Dosjeve,sado që të jetë i përdorur këto vite nga politika, nuk mund të bënte kurrë një akuzë të tillë me përgjegjësi  të plotë ligjore,pa  fakte konkrete të dokumentuara. 

2. Për ç’arsye Iliri e ka ndërruar  mbiemrin nga “Metaj”  në regjistrin e gjendjes civile, në “Meta” në  formularin e dekriminalizimit që ka plotësuar,si dhe në shumë dokumente të tjera zyrtare?

3. Pse, ende pa u ftohur karrigia e Presidentit, vrapoi të  shkrinte  LSI dhe të krijonte  Partinë e Lirisë,duke  i mbytur mediat me konferenca shtypi?

4. Pse u turrën dhe deklaruan shumë përkrahës të tij, se “Meta  është i pastër”, se “ashtu si Berisha janë viktima dhe shënjestra   të Edi Ramës!” dhe me tymnajën politike për ta larë Metën, kalojnë në akuza për Ramën, për “korrupsion e tradhti kombëtare”.Nga e dinë ata që Meta është i pastër?

5. Pse u shqetësua shoku i tij i spiunuar, të shkojë të kërkojë dosjen, nëse nuk ishte fjala për Ilir Metën, pa  ia kërkuar kush, dhe pa ia  përmendur  emrin?Përse nuk e sqaron kush është I.M

6. Pse kur  është hartuar  ligji i ri dosjeve në parlament, Ilir Meta e ka lidhur votën e LSI  me kushtin  që të mendonte një pikë të tij,  që ” kush ka marrë dëshmi nga Komisioni Mezini-Bezhani ,të mos verifikohet më”. A nuk  të çon logjika se ky është një  amendim për veten e tij? 

7. Vetë Berisha  ka deklaruar në konfidencë , kur  ish-kryeministri  Meta e shoqëroi  një natë në Komisariatin e Policisë, se “Meta  është  vënë në provë nga sigurimi i shtetit . Ata i kanë dosjen”. Përderisa  denoncimi  i Autoritetit të Dosjeve mundohet të mbulohet me zhurma politike,me akuza  ndaj Qeverisë dhe Edi Ramës, dhe Meta nuk u drejtohet zyrtarisht organeve të drejtësisë,do të thotë se në atë dosje qëndron e vërteta. Autoriteti  i Dosjeve ,i pa ndikuar nga presionet politike të Metës dhe Berishës,përgjigjet qetë: ”Autoriteti nuk ndikohet në ushtrimin e veprimtarisë së tij për informim dhe vijon punën, bazuar në ligjshmëri, transparencë, mbrojtje të së drejtës për jetën private dhe të dhënave personale”. Kurse për ata që thonë se pse akuzohet pikërisht tani  Ilir Meta, kjo nuk është thelbësore. Personalitete botërore,kanë kryer detyra të larta shtetërore dhe janë zbuluar edhe pas 50 vjetësh  si shërbëtorë të agjenturave të huaja dhe janë  ndëshkuar  sipas ligjeve. Ka ardhur koha të pastrohet skena e politikës shqiptare, ca nga politika amerikane, ca nga presioni i intelektualëve dhe njerëzve të ndershëm brenda vendit. Nuk është problem fare se del  nga skena politike një individ si Ilir Meta. Fenomene të tilla kanë ndodhur për personalitete të shquara në  botë, por askush nuk ka mundur ta stonojë të ardhmen e vendit. Më në fund  po vijnë sinjale se edhe skena politke shqiptare  do të çlirohet nga tutela 30 vjeçare e drejtuesve me të kaluar kriminale. Askush nuk mund ta fshehë më të kaluarën e tij,as  Sali Berisha dhe Ilir Meta.