BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Të kaluarën mund ta fshehësh nga të tjerët, por kurrë nga vetja!

Të kaluarën mund ta fshehësh nga të tjerët, por

Opozita jonë është çoroditur plotësisht dhe jo vetëm që nuk paraqet asnjë alternativë, por partitë që e përbëjnë atë, të dominuara nga nepotizmi dhe pragmatizmi, nuk po gjejnë gjuhën e komunikimit as me njëra -tjetrën. Kështu gjysma e opozitës me Bashën në krye, nuk e njeh dhe nuk pranon dekretin e presidentit për të zhvilluar zgjedhjet me 13 tetor, dhe tjetra e njeh këtë datë si të ligjshme, edhe pse vetë presidenti, kur ka kaluar çdo afat ligjor, nuk e përmend më këtë datë. Disa parti të kësaj opozite pranojnë të ulen në dialog me Edi Ramën si kryetar partie, por Basha nuk pranon asnjë lloj dialogu dhe kompromisi. Disa nga këto parti deklarohen e kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor, ndërsa Basha, që përfaqëson partinë më të madhe opozitare, kur bie fjala për këtë problem themelor të demokracisë, nuk prononcohet fare. Po pse opozita jonë pëson dështim pas dështimi dhe ka gjashtë vjet që nuk po e merr veten? Fakti që opozita jonë po dështon në opozitarizmin e saj, nuk është thjesht mungesa e alternativave për të qeverisur efektivisht vendin, por përgjithësisht edhe e kaluara e errët me plot gjynahe e liderëve të saj. Sado që të hiqen si patriotë, që mendojnë për atdheun dhe të mirën e popullit, se “luftojnë” kriminalizimin e duan “konsolidimin” e demokracisë së vërtetë, drejtuesit e opozitës së sotme përgjithësisht i tradhton hapur e kaluara që mbartin në ndërgjegje. A mund ta besojë populli Sali Berishën, që edhe pse mundohet të hiqet si një lider historik i partisë kryesore opozitare, mbart mbi supet e tij një të kaluar plot hile, mashtrime, anti-kombtarizëm, servilizma e prirje të theksuara bajraktariste. E kaluara e tij nxin, jo vetëm me pjesën rinore të jetës që ai e kaloi si komunist fanatik ekstremist, në luftë për formimin e njeriut të ri, por ai e sterrosi akoma më keq meso-burrërinë e tij, duke djegur e shkatërruar dy- tri herë Shqipërinë. Me përjashtime të vogla, qëndrimi i tij si politikan e pushtetar, është përgjithësisht antikombëtar e antidemokratik. Formimi i tij i djeshëm me koncepte të palëkundura komuniste, e bëri atë të papajtueshëm me pluralizmin dhe alternativat konkurruese demokratike. Sado që mundohet ta fshehë të kaluarën dhe të marrë pozat e liderit të demokracisë, aq më shumë Sali Berisha dekonspirohet në sy të popullit. Po ashtu edhe Lulzim Basha, që erdhi nga KOP-i në politikë, u mundua të bëjë një makiazh evropian në fillimet e karrierës së tij, por sot e kaluara e tij 14 vjeçare në politikë dhe ajo para se të hyjë në politikë, i rrinë si shpata e Demokleut mbi kokën e tij. Ai mundohet ta fshehë të kaluarën e tij në Holandë dhe veprimtarinë e tij si nëpunës në UNMIK, në Kosovë, me lobimet e mëvonshme me kancelaritë botërore, për të fituar kredibilitet para opinionit të brendshëm dhe të jashtëm, por edhe pse ai mundohet t’ia maskojë ato prapsi popullit, përsëri është ndërgjegjja ajo që nuk e lë të qetë e që ia dëshmon ato në çdo hap që hedh. Ai as mund t’i fshehë kollaj dhe as mund t’i pastrojë dot nga ndërgjegjja, as shitjen e detit dhe as vjedhjet në rrugën e Kombit, as vrasjet në bulevard dhe as manipulimin e votave për tu bërë kryetar bashkie e kryetar partie. Pavarësisht se duket sikur Luli këta ia fsheh popullit e çirret në podiume për demokraci të kulluar, por ndërgjegjes nuk mund t’i shmanget kurrë. Ajo e godet përditë si çekan i padurueshëm për ta nxjerr në shesh të vërtetën. Ilir Meta dhe Monika, kanë të përbashkët si të kaluarën e errët, ashtu edhe opozitarizmin e sotëm, plot mllef ndaj PS dhe veçanërisht ndaj kryeministrit Rama. Të gjithë e dinë, se nëse nuk do të ishte shkëputur si fraksion LSI nga PS, kjo nuk do të rrëzohej aq shpejt nga pushteti, dhe qeverisja do të kishte qenë shumë më efektive dhe mirëqenia e popullit do të ishte në nivele të disa vendeve të tjera evropiane që e kanë nisur demokracinë njëkohësisht me ne. Politika e saj pragmatiste, me një të kaluar duke iu kacavirrur pushtetit, sa majtas e djathtas, për të krijuar privilegje edhe aty ku nuk i takojnë, e ka bërë LSI dhe liderët e saj, jo vetëm të papranueshëm, por edhe të urryeshëm. Sot për LSI mund të flasin mirë vetëm ata që ende u ka mbetur ndonjë copë e paprekur pushteti apo privilegji të fituar prej saj, se për ideale e moral politik nuk bëhet fjalë më në këtë parti. Edhe liderët e LSI mundohen t’ia fshehin të kaluarën e tyre popullit, të hiqen si luftëtarë për të ardhmen e popullit, por qortimit të rreptë të ndërgjegjes së tyre dhe ndëshkimit të kohës që po vjen, nuk do t’i shpëtojnë kurrë. Opozitarizmi i ndershëm, nuk është përpjekje e ethshme për pushtet, por ballafaqim i ndërgjegjshëm me të djeshmen dhe të sotmen, duke u bërë realisht i besueshëm për ata që pretendon të realizosh. A mund ta besojë kush më Kaç Islamin, që shfrytëzoi deri në maksimum PS, si përfaqësues i shtresave të varfra sociale? Provoi të gjitha karriget e pushtetit, duke kërcënuar oborrin e Berishës me “ thyerje kafkash”, dhe sot ulet në podiume përkrah Berishës, e jep leksione demokracie si një djathtist ekstrem! E si mund të jetë i besueshëm ai deputet që kalon sa majtas djathtas, duke ngritur e poshtëruar parimet, sipas llokmës që i jep pushteti?! E si këta politikanë të paskrupuj e fshijnë kaq shpejt me gomën e paturpësisë të kaluarën e tyre të pistë dhe marrim pozën e partisë që ka në dorë pushtetin! “Të kaluarën mund ta fshehësh nga të tjerët, por kurrë nga vetja”-shkruan Kim Mehmeti. E keqja e liderëve të opozitës sonë nuk qëndron thjesht në faktin se këta dje kanë qenë komunistë, apo pinjollë të familjeve që nuk e njohën kurrë fukarallëkun. E keqja e tyre qëndron në faktin, se këta liderë e politikanë mundohen të fshehin të kaluarën e të marrin poza si personalitete të larta e demokratë të kulluar, si politikanë patriotë të flaktë, që u digjet zemra për Shqipërinë. Çdo njeri që jeton mbi këtë tokë, njeri i zakonshëm apo pushtetar i lartë, i pasur apo i varfër, e ka një të kaluar, dhe në qoftë ajo e errët, të paktën nëse nuk pastron dot, të mos shesë moral. E kaluara është tradita, është koha që ikën dhe nuk kthehet më, është biografia e shkruar nga të tjerët, ose që ke shkruar vetë. Dhe nëse nuk vlerësohet drejt e kaluara, nëse nuk ballafaqon ndërgjegjen tënde me të, nuk mund të jetohet siç duhet e tashmja dhe nuk mund të ëndërrohet seriozisht për të ardhmen. Kush i futet rrugës së pushtetit, patjetër duhet të ballafaqohet me të kaluarën e tij, duke bërë katarsisin, duke i treguar popullit sinqerisht se kush ke qenë e nga ka ardhur, se ndryshe është krejtësisht i pabesueshëm, e në udhën ku ecën do ta sundojë gjithmonë hipokrizia. Intelektuali i vërtetë, jo vetëm që nuk duhet t’i fshehë bindjet e tij, por duhet të jetë edhe konseguent në mbrojtjen e tyre. Mjaft interesaxhinj, biles edhe disa që e heqin veten si intelektualë të ndershëm, i ndërrojnë bindjet sipas ndërrimit të pushteteve dhe e masin inteligjencën e tyre me fitore të çastit. Gynter Grasi, novelist dhe poet i shquar gjerman, fituesi i Çmimit “Nobel”, nuk i fshehu bindjet e tij edhe kur kërcënohej fizikisht. Ai është shprehur hapur: “Jam socialist, biles jam një revolucionar, një socialist i pagdhendur, për derisa të ketë të pasur dhe të varfër”. Nëse Dritëro Agolli mbetet ikonë, jo vetëm e letërsisë shqipe, por edhe një figurë e respektuar e popullit shqiptar, kjo ndodh edhe për faktin se ai për asnjë çast nuk e fshehu të kaluarën dhe bindjet e tij dhe u foli njerëzve sinqerisht. Ka shumë të zgjedhur të tjerë, si këshilltarë e deputetë, që marrin votat nëpërmjet partisë që përfaqësojnë, por e braktisin atë e shiten shpejt tek partia që merr pushtetin, për të bërë karrierë. Ka disa në PS që vijnë nga parti të tjera e janë kthyer në vemje të pështira, në matrapazë e langaraqë politikë, sepse jo vetëm bëjnë tregti me bindjet e tyre, por edhe kërkojnë të japin leksione, si të funksionojë kjo parti e madje kanë marrë edhe poste drejtuese në PS. Këta janë rreziku më i madh për PS, sepse këta jo vetëm që janë pa moral e ideale, por ata i braktisin shpejt socialistët e vërtetë e i fusin thikën partisë, sa herë tu jepet rasti, apo kur ta shikojnë se ajo po merr tatëpjetën. Kjo e tashme me plot matrapazë politikë, që bëjnë sikur e kanë harruar të kaluarën e që shesin moral e bindje për një çikë pushtet, të kujton kohën e fillimit të demokracisë, kur ish sekretarë partie, drejtorë ndërmarrjesh e kryetarë kooperativash, flakën teserat e komunistit dhe siguruan dokumente si të persekutuar, duke fituar kështu privilegje të mëdha nga koha që erdhi. E kaluara nuk të shqitet lehtë; ajo nuk është xhaketë që e heq dhe e lë të varur në gardërobë, ajo është pjesë e ndërgjegjes, që e shkruan secili me veprën e tij, dhe ajo të shoqëron deri në varr. “Ai që nuk përballet me turpin që i ka ndodhur, nuk mund ta kthejë kurrë krenarinë”-shkruan një shkrimtar bashkëkohës.

Nga Ramazan Sherja