BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Të kritikosh është kollaj, vështirë është të japësh alternativa zgjidhjeje

Të kritikosh është kollaj, vështirë është

Duke parë situatën në të cilën gjendet vendi dhe duke u mbështetur në sugjerimet e shumta të prindërve dhe nxënësve, ministrja e Arsimit, Kushi udhëzoi shtyerjen e fillimit të vitit shkollor me dy javë, nga 13 në 27 shtator. Me zgjatjen e këtij afati u krijohen kushtet dhe mundësitë nxënësve që të plotësojnë boshllëqet dhe dobësitë e krijuara në lëndët kryesore, shkaktuar nga pandemia për vitin shkollor që u mbyll. Të gjithë e dinë, se sa i vështirë ishte viti që u mbyll për nxënësit dhe mësuesit dhe ç’përpjekje u bënë nga kolektivat mësimore dhe MASR për të përballuar situatën dhe për të kapërcyer  pengesat dhe vështirësitë e krijuara. U kalua nga mësimi fizik në gjendje normale, në zhvillimin e mësimit në dy e tre ture, duke i ndarë nxënësit në grupe për të respektuar distancimin social. Pastaj për një periudhë kohe mësuesit e zhvilluan mësimin online, sipas një programi special nga shtëpia. Kur gjendja e pandemisë filloi të përmirësohej në sajë të masave të marra nga Qeveria, u përdor forma e kombinimit të mësimit online me atë fizik në klasa, duke zbatuar rreptësisht masat anticovid në çdo shkollë. Por si gjatë vitit shkollor, kur pandemia kërcënonte seriozisht shëndetin e nxënësve dhe mësuesëve dhe tani kur nxënësve iu është lënë kohë e mjaftueshme për të plotësuar boshllëqet në lëndët ku e ndjejnë të nevojshme dhe kur po kërcënon një valë tjetër e Covidit, opozita ngrihet e ulëret duke akuzuar me ç’i vjen për gojë MASR dhe ministren Kushi. “Gjendja në shkolla është katandisur si mos më keq”, deklaronte një drejtues i PD. “Qeveria ka dështuar plotësisht  në menaxhimin e situatës në shkolla”, deklaronte një tjetër i LSI. Opozita që nuk di të bëjë asnjë lloj pune, nëpërmjet një përfaqësuesje që as nuk e ka haberin nga reformat në arsim, doli në podium e deklaroi: “Shtyrja e vitit shkollor dëshmon se Ministria e Ç’arsimit ka dështuar me mësimin online dhe mësuesit ndihmës për familjet me fëmijët me aftësi të kufizuara. Boshllëqet nga dështimi i mësimit online dhe mangësitë në mësues ndihmës nuk mund të zgjidhen duke shtyrë datën e nisjes së procesit mësimor”. Po si moj opozitë e dashur, na jep ndonjë rrugëzgjidhje tjetër më efektive dhe ministrja është gati të bashkëpunojë. Rrugët që ndoqi Ministria e Arsimit si për vitin që mbyllëm ashtu edhe masat që ka marrë për këtë vit shkollor, mund të kenë mangësitë e veta për kushtet që po kalojmë, por opozita si më e mençur, të na japë rrugëzgjidhje dhe alternative të tjera më të suksesshme. Se sa e vështirë është gjendja e krijuar nga pandemia dhe ç’luftë është bërë për kapërcimin e saj, nuk mund ta kuptojë dot opozita që tund shaminë në hije, por armata e madhe e mësuesëve dhe nxënësve, që me praninë e përhershme të kujdesjes së ministrisë dhe të drejtuesve të tjerë të arsimit, hartuan plane e programe specifike, morën të gjitha masat e duhura dhe përballuan me sukses situatën e krijuar. Fakti që nuk pati asnjë vdekje në nxënës dhe qenë minimale vdekjet në mësues, si dhe vlerësimet pozitive që bëjnë prindërit e nxënësve dhe komuniteti, janë dëshmia më e mirë e punës së bërë nga kolektivat mësimore në tërë vendin. Por opozitës sonë të dështuar i pëlqen rrëmuja dhe kërkon të hedhë shashka e të krijojë tymnaja sa herë vendi përballet me situata të vështira emergjente. Ajo për çdo gjë vetëm nxin e hedh baltë, sa për të thënë se po bën opozitë, por në fakt nuk jep asnjë rrugëzgjidhje, apo model tjetër organizimi, se si mund të bëhet më mirë. Ndodhi fatkeqësia nga tërmeti i 26 nëntorit duke shkaktuar një gjendje katastrofale në disa rrethe dhe opozita, në vend që të solidarizohej me masat e marra nga qeveria e të jepte kontributin e saj për të dalë nga situata, mundohej të bënte politikë me fatkeqësinë e të tjerëve dhe të sabotonte  masat e marra e punën e mirë që bënte në terren vetë kryeministri Rama. Edhe pse vetë lryeministri rrinte në krye të menaxhimit të situatës, për drejtuesit e opozitës ishte “shqetësim” fakti se “Kryeministri mbeti në ekrane” dhe ligjëronin leksione politike nga vilat e tyre komode. Filloi pandemia dhe tërë qeveria u ngrit në këmbë dhe mori masat e duhura, nëpërmjet  Komitetit përkatës që u formua për këtë qëllim, kurse opozita vazhdonte avazin e saj të përbaltosjes. Kur, në varësi të situatës së krijuar, jepeshin urdhërat për mbyllje të aktiviteteve e qarkullimit, opozita ulërinte: “Sa keq! Po mbyllemi për tekat e Edi Ramës, se nuk ka asnjë rrezik për jetën”. Madje liderja e LSI doli hapur kundër masave të qeverisë, sidomos kundër mbajtjes së maskave në ambientet publike. Po kur qeveria i zbuste masat anticovid, gjithmonë në varësi të situatës, përsëri liderët e opozitës me zell të papërmbajtur gërthisnin: Ç’bën ky kryeministër kështu, popullit i rrezikohet jeta, kurse ky heq kufizimet”. Po kështu ndodhi edhe kur gjithë vendi, për shkak të temperaturave shumë të larta, u përfshi nga një valë masive zjarresh, që qe shqetësues për shumë vende të tjera të botës. Edhe pse masat ishin në maksimumin e mundshëm, opozita fërkonte duart dhe akuzonte qeverinë se “krihej, ndërsa vendi digjej”. Edhe aktualisht, kur kryeministri Rama iu përgjigj pozitivisht kërkesës së SHBA për strehimin e refugjatëve afganë në vendin tonë, opozita hipokrite, ndonëse tregohej si proamerikane, përsëri shpërtheu: “… duket se shqiptarët dhe vetë kryeministri i ka zgjidhur të gjitha problemet dhe hallet që ka vendi dhe është fokusuar vetëm tek ardhja apo mosardhja e refugjatëve afganë. Natyrisht, me nuhatjen e tij, ai ka kuptuar se prozhektorët e medies, jo vetëm vendase, por edhe asaj ndërkombëtare, do të fokusoheshin te kjo histori dhe do liheshin mënjanë problemet e përditshme dhe të gjitha fenomenet negative”. Pra i gjithë halli i opozitës është tek lufta kundër kryeministrit apo anëtarëve të tjerë të kabinetit të tij dhe jo të ndjehet ndonjë shqetësim prej saj e të japë ndonjë mundësi tjetër zgjidhjeje. Se kur i bëhet ofertë për bashkëpunim dhe të japë alternativën e saj për zgjidhje efektive, opozita tërhiqet në rehatinë e saj të vazhdueshme duke u shprehur: “Vetë e ke marrë përsipër të qeverisësh, tani vrafsh veten!” Është e qartë, se në gjendjen që është katandisur opozita jonë sot, nuk di se nga t’ia mbajë për vete, e jo më të shtrojë alternativa për të mirë të vendit e t’u japë mësim të tjerëve.

Kështu ka bërë vazhdimisht opozita jonë, për çdo punë e organizim të qeverisë, sado perfekt që të jetë ai, ajo do të thotë gjithmonë të kundërtën. Edhe kur ndodhin aksidente në rrugë edhe kur bëhen privatizime edhe kur zhvillohen tendera për ndërtimin e shkollave dhe pallateve, kur hapen lulishte, parqe e kënde lojërash, opozita e shushatur asnjëherë nuk thotë “puna e mbarë”, por vetëm “ lësho qetë”.