BREAKING NEWS

Pandemia e COVID! Rama publikon të dhënat dhe jep lajmin fantastik: Krenarë, por kujdes se shikoni ç’po ndodhet në... (Foto)

Pandemia e COVID! Rama publikon të dhënat dhe jep lajmin fantastik:
x

Opinion / Editorial

Të lëvizësh teorinë e Marksit, është e njëjtë sikur të lëvizësh “Himalajet”

Të lëvizësh teorinë e Marksit, është e

(E-mail, për paqartësinë e një mikut tim)

Miku im! Ju i indinjuar më shkruanit madje dhe me nota zemërimi se përse unë i isha kundërvënë njërit prej “emblemave të kurorës socialiste” sikurse e konsideroni ju mikun tuaj. Natyrisht, pikë së pari më duhet t’ju sqaroj se dhe një polemikë e thjeshtë kur bëhet në publik, merr karakter shoqëror. Kjo do të thotë se shtresa të caktuara të shoqërisë tonë, në çfarëdo shkrimi redaktorial mbajnë pozicione të ndryshme, që lidhen jo vetëm me botëkuptimin e tyre, por dhe me interesa të caktuara. Me “idhullin tuaj filozof”, nuk kam asgjë personale, madje edhe para se të tradhtohej socializmi nga ai dhe bashkudhëheqësi i tij shpirtëror Ramiz Alia, kisha një respekt dhe shkrimet e tij patjetër që i lexoja me kënaqësi. Por dhe kur shprehem kështu nuk e kam fjalën te individi, por te thelbi i publicistikës së tij në fushën e “marksizëm -leninizmit”. Është interesant se “profesori i filozofisë” i cili pati studiuar në B.Sovjetik si duket ka qëndruar në një dilemë të madhe ideologjike, midis qëndrimit konseguent e mbrojtjes me besnikëri ideologjisë marksiste të kohës së Stalinit, por dhe midis pikëpamjeve ultra revizioniste e gjoja reformiste nën maskën e “zhvillimit krijues të marksizmit” nga Nikita Hrushovi. Por ju mik i dashur s’duhet ta kuptoni se problemi tashmë nuk është më te individët, por te ideologjia që përfaqësojnë. Madje idhulli juaj ideologjik avancon dhe më tej, sepse edhe pse hiqet sikur ai është një dashamirës i tij e atakon Marksin dhe gjithë filozofinë e tij në çështjet më thelbësore të tij. Por që të atakosh Marksin, kur 80% e universiteteve botërore në fushën e filozofisë dhe të ekonomisë politike është një guxim i madh, është një rrugë tejet e mundimshme e njëjtë sikur të lëvizësh dhe spostosh Himalajet. Do thoni ju, po mirë, ti çfarë ke ma të që i kundërvihesh kaq rreptësisht? Pra sikurse të thashë dhe pak më sipër nuk kam asgjë personale madje ai as nuk më njeh e as nuk e njoh, por të dy nga ana tjetër më duhet të pohoj se njohim aq shumë njëri-tjetrin sa që me të vërtetë dukemi miq të njohur prej kohësh, por dhe armiq të lindur, pikërisht për Marksin. Armiq?! Mos vallë tingëllon si ashpër dhe tejet ekstremist ky etiketim?! Jo miku im, nuk është aspak ekstremist, sepse të thuash të vërtetën kur atë e kanë shtrembëruar duke e propaganduar dhe bërë gënjeshtër, ashtu edhe sikurse dhe nga ana tjetër gënjeshtrën e paraqitin si të vërtetë, është një detyrë qytetare për këdo dhe në çdo aspekt të jetës që të mos të heshti. Pak më sipër theksova se “profesori” dikur i imi, por tashmë i yti, e ka atakuar Marksin dhe marksizmin në çështjet më thelbësore duke e bërë tërësisht të pavlefshëm “Manifestin komunist”, i cili për popujt e shtypur që vuajnë sundimin e kapitalit dhe të borgjezisë ka qenë e do të ngelet deri në shoqërinë komuniste “si kënga e këngëve të marksizmit”. Dhe këtë nuk e them unë, por janë filozofë ata që e kanë vlerësuar si të tillë. Me një të rënë të lapsit ky miku i juaj nga një ithtar i mësimeve të partisë e të shokut Enver, për çudinë time (por jo tënden) na kthehet në apolegje i “Social-borgjezisë” apo më saktë i “SHQUP- borgjezisë” së re shqiptare. Duke mohuar kontradiktat kryesore midis punës dhe prodhimit, ose më saktë midis forcave prodhuese dhe marrëdhënieve në prodhim. Ai në këtë rast i bën shërbimin më të madh borgjezisë shqiptare pse jo duke marrë me të mirë dhe Berishën e Ramën, sepse borgjezia n/kombëtare ka revizionistët e saj dhe nuk presin t’i japë mend revizionizmi shqiptar. Pikërisht në këtë pikë ai jo vetëm me dashje, por dhe artificialisht bën pajtimin klasor midis dy klasave që kanë interesa krejtësisht të kundërta, por dhe që janë antagoniste me njëra-tjetrën. Sigurisht ithtari juaj për t’u bërë një “server” i borgjezisë së re shqiptare, e cila ka karakteristikën e veçantë se nuk e ka trashëgiminë nga ish-klasat shfrytëzuese të mëparshme, por nga socializmi, nga djemtë e tij plangprishës e të çoroditur, pra për këtë qëllim ai jep dhe argumentat e veta duke na vërtetuar... se koha të cilën jetojmë si rezultat i zhvillimit të vrullshëm të ekonomisë dhe hopit të madh teknologjik, do na çojë në shuarjen e pronës private (duke na kapërcyer si me magji -shënimi im) prej nivelit të shfrytëzimit në nivel konsumi. Vëreje me kujdes miku im, prej nivelit të shfrytëzimit në atë të konsumit. Pra as më shumë e as me pak nga gjithë revizionistët, të cilët propagandojnë stratifikimin e shoqërisë njerëzore si rezultat i konvergjencës klasore pra bashkohen në një pikë borgjezë dhe proletarë duke u vëllazëruar me njëri-tjetrin. A nuk është kjo çudia dhe utopia më e madhe?! Dhe këtë bashkim na e bën shoqëria e konsumit të madh e cila na i zhduk hallet e shtresave të vuajtura. Kjo sipas “mendjes së ndritur” të profesorit, i cili e ka mbajtur Marksin në tavolinë, le të kuptojë se dhe proletariati i organizuar si klasë, tashmë, nuk ka më aspak nevojë për të luftuar dhe aq më pak për revolucionin proletar, i cili zgjidh një herë e përgjithmonë vargonjtë e skllavërisë ekonomike. Natyrisht ai nuk e deklaron hapur, por indirekte me anë të shuarjes së pronës private. Dhe kuptohet nëse prona private shuhet gradualisht si rezultat i rritjes së masës së prodhimit barazohen shtresat e shoqërisë apo të paktën shkojnë drejt tyre, atëherë ç’u dashka revolucioni proletar?! Dhe sigurisht në të tilla kushte e për rrjedhojë, mbërrijmë në përfundimin se ky proletariat tashmë ska nevojë të luftojë sepse Trampi, Berluskoni, Bill Geiti, Mc.Danaldi Fordi, dhe shoqëritë apo oktapodet e mëdha multinacionale, janë dhe do të jenë ato që do mendojnë për shtresat e varfra dhe në nevojë... Në këto kushte rezulton dhe rrjedhimi tjetër se përse u dashka Partia Komuniste?! Hoplaaaaa profesori. Profesori ia kaloi dhe Brauderit të Amerikës. E di ti miku im se kush ishte E.Brauder? Ai ishte sekretari i P.K. amerikane, i cili meqenëse ra në bollëkun amerikan (pa e vrarë mendjen se nga vinte ky bollëk) menjëherë dha deklaratën shokuese më 1946 se: “Komunizmi nuk është gjë tjetër veçse amerikanizmi i shekullit të 20-të”, teksa amerikanët ia menderosen dhe teorinë e tij, sepse filluan luftrat në Kore, në Indokinë dhe mbushën globin plot me baza ushtarake. Ja pra sa e ngjashme teoria e utopike e proff. shqiptar me “origjinë mendore amerikane”, pse jo dhe “euro-komuniste”. Përveç këtij faji të rëndë ideologjik që në fakt është një tradhti ndaj interesave të punëtorisë, ai na bën dhe gafën apo më saktë lajthitjen tjetër, sepse taktikat rrugët dhe drejtimet ekonomike në kapitalizëm dhe fazën e tij më të lartë në imperializëm, qofshin ato me masa shtrënguese apo dhe liberale si në kapitalizmin klasik, por dhe sot në periudhën e “globalizmit”, thjesht bëhen për interesat e tyre dhe jo të proletariatit dhe për më tepër sundimi i sotëm nuk është në dorën e 10-15 apo dhe 100 oligarkëve qofshin këta dhe manjatët më të mëdhenj të ekonomisë, por në dorën e gjithë asaj klase e cila ushtron pushtetin e vet ekonomik duke i vjedhur në mënyrë rafinuar pagën për orën e punës punëtorit. Doni shembuj për këtë? Sot pikërisht në masat e të ashtuquajturës të “izolimit për shkak të pandemisë” oligarkia e madhe financiare e botës, ka patur një fitim më shumë se 3 trilionë $, teksa masat e gjera të popujve vuajnë papunësinë dhe rënien drastike të nivelit të jetesës. Ja pra i tillë është realiteti objektiv, është ai që vërteton drejtësinë e ideve të Marksit mbi natyrën e kapitalizmit dhe nuk jam unë. Unë thjesht bëj ballafaqimin e filozofisë së tij me pseudofilozofët e sotëm, të cilët me kokën nën tavolinë e paksa me turp deklarojnë se: “për mua Marksi, nuk është i pagabueshëm, por është i pashmangshëm” dhe që në fakt qëllimi i tyre është te gjysma e parë e shprehjes që Marksi është i gabueshëm sepse këto gjëra do na i zgjidhë shkenca dhe “zëri i moralit” i “elitokracisë”. Po mirë or miku im, ti a e di se dhe morali i shoqërisë ka karakter klasor?! Kjo do të thotë se në shoqërinë kapitaliste dhe morali është i tillë, ai kalon jo vetëm në bursën e New Yorkut dhe në multinacionalet e mëdha dhe se këto ecejake, ky moral bastardesh i bën ata të llogaritin dhe “centezimat”, madje është një moral që shitet e blihet si në supermarketet e sallamerive të derrave, sepse është “zoti kapital” ai që e përcakton dhe natyrën e moralit, pavarësisht se morali proletar është dhe i kundërvihet vazhdimisht. Pra sikurse e vëren sundues nuk është morali proletar i punëtorisë, por është ai i kapitalizmit dhe i borgjezisë, është pikërisht ky moral, ai që bën çmos të degjenerojë të gjithë shoqërinë njerëzore sepse është moral i një shoqërie që dialektika e ka dënuar moralisht. Por ja që shoqëria njerëzore ka ligjet e veta të dialektikës dhe për këtë të jesh i bindur se ajo nuk pyet askënd madje ajo ose i vërteton në mënyrën më të drejtë e të sinqertë ose ndëshkon pa mëshirë të gjitha teoritë dhe pseudo teoritë e filozofëve. Marksi ka gati një shekull e gjysmë, por ja që ai jeton dhe ke parë ti se është i gjallë ende, për inatin tënd, por dhe të profesorit tënd që e tradhtoi atë paçka se na hiqet dashamirës i tij. Nëse ti i referohesh Havelit se “nuk ka më të këqij se komunistët antikomunistë”! Unë do thoja ndryshe se: Nuk ka më të këqij se antikomunistët të cilët dikur i kishim komunistë!